Close
Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 156
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2007
    Postime
    8
    Muslimant bohen synet se Profeti Muhamed a.s ka urdheru me u bo per mi mbrojt popullin e tijj dhe ai e ka dit arsyen pse i ka urdheru dhe kjo asht vertetu tashh nga shkenca se asht mbrojtje nga virusi HIV sic ka vertetu shkenca gjithmon fjalet e tij qe i ka then para 1400 vjeteve. Dhe kjo nuk do te thot se duhet vec muslimant mu bo synet duhet te behet xhdo njeri per me u mbrojt nga semundjet e ndryshme dhe me mbrojt shoqerin.

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga advokatja Lexo Postimin
    Muslimant bohen synet se Profeti Muhamed a.s ka urdheru me u bo per mi mbrojt popullin e tijj dhe ai e ka dit arsyen pse i ka urdheru dhe kjo asht vertetu tashh nga shkenca se asht mbrojtje nga virusi HIV sic ka vertetu shkenca gjithmon fjalet e tij qe i ka then para 1400 vjeteve. Dhe kjo nuk do te thot se duhet vec muslimant mu bo synet duhet te behet xhdo njeri per me u mbrojt nga semundjet e ndryshme dhe me mbrojt shoqerin.
    a nuk eshte synetlliku tradite çifute?
    Muhamedi thjesht e adoptoi si praktike, dhe arsyet e te berit synetllik nuk jane fare per punen e semundjeve, eshte thjeshte nje praktike e vjeter per te zgjatur mardhenien seksuale, sepse ulet ndjeshmeria. Shiko postimin e dardajan.

  3. #113
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Syneti zvogëlon gjasat e infektimit me virusin SIDA-s

    Dy studime shkencore, të përfunduara, kanë dhënë rezultate mbresëlënëse – syneti zvogëlon mundësinë e marrjes së infeksionit HIV, te meshkujt heteroseksualë. Afro 8,000 meshkuj në Keni dhe Ugandë ishin përzgjedhur të bëhen synet menjëherë, apo të presin dy vjet para se ta kryejnë këtë. Që të gjithë kishin marrë prezervativë si dhe këshilla për marrëdhënie të sigurta seksuale. Në mesin e njerëzve të bërë synet, infeksionet me HIV ishin 53 për qind më të vogla se në Keni dhe 48 për qind më të ulëta se në Ugandë. Rezultatet ishin aq bindëse, saqë studimet u ndërprenë më herët dhe ia sugjeruan synetin secilit vullnetar të studimit. “Tani që kemi fakte, do të ishte amorale t’ua ndalojmë njerëzve mundësinë e synetit”, ka thënë, Robert Bailey, nga Universiteti i Ilinois i Çikagos, bashkëdrejtues i studimit për Keni. Studimet ishin mbështetur nga Qeveria e SHBA-ve.

    VENDIM I PRINDËRVE

    Ja çfarë thotë Akademia Amerikane e Pediatërve për synetin e djemve sa janë ende të rinj: Syneti mund të zvogëlojë rreziqet nga infeksionet e traktit të urinës, kancerit të organit gjenital dhe infeksionet nga virusi HIV. Por, këto përfitime nuk janë të mjaftueshme për t’ju rekomanduar synet rutinor. Vendimi duhet t’u mbesë prindërve, të cilët duhet të marrin “informacione të sakta dhe të paanshme”. Nëse fëmija veç bëhet synet, atij duhet t’i jepet një analgjetik. Syneti largon lafshën që mbulon kokën e penisit. Hulumtuesit sugjeruan disa arsye se, pse meshkujt që nuk bëhen synet, janë më të nënshtruar nga infeksionet e virusit HIV:

    • Sipërfaqja e pjesës së brendshme të lafshës përmban më shumë qeliza imune të cilat mund të preken më lehtë nga infeksioni me HIV.
    • Lafsha bllokon HIV-in afër sipërfaqes së penisit dhe në mjedis të lagët, virusi mund të mbijetojë më gjatë.
    • • • Gërvishtjet e vogla, që shkaktohen gjatë marrëdhënies, ofrojnë një mundësi hyrëse për virusin.

    Megjithatë, hulumtuesit kanë shprehur frikën se syneti mund të shkaktojë një ndjenjë false të sigurisë dhe sugjerojnë që me synetin njerëzit duhet të praktikojnë edhe marrëdhënie të sigurt seksuale për t’u mbrojtur nga infeksionet e mundshme.

    Eshte me se e sakte se syneti svogelon gjasat e ketij infektimi HIV .

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Pershendetje
    Syneti eshte preferuar edhe para hebrejve ,nuk eshte e thene se i perket vetem islamit por kjo eshte bere per shkaqe te higjienes dhe menjanimit te vendit qe mund te depoziton viruse qe jane te demshme per shendetin e njeriut ,nuk eshte i domosdoshem obligativ sepse ka raste qe ska nevoj te behet synet por e drejt eshte qe ta kryej kete obligim seicili mashkull i fes myslimane .Te feja islame per ata qe ju permbahen rregullave semundja e sides nuk qon pesh .Kjo semundje eshte pjell e ndyrsinave lavireve hipikve lesbeve pedofilve mardhenjeve sexuale ne grupe paramartesore etje.Para pak kohe kam ndegju , ne Indi behet nje kurorzim qe sduhej te ndodhte .
    Ku njeriu kurorzohet me qen edhe kjo ndodh para botes se civilizuar ku ishin organizatat per parandalimin e sides pse nuk ndermoren asgje se paku kunder ligjit te shtetit .
    Me posht kam postuar nje foto,edhe me pare kete foto e kam postuar por keta moderatoret e kan fshi.kjo foto eshte zbuluar ne nje varrez te lasht te faraonve ku shifet kjart se si behet kryhet ky obligim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 01-12-2007 më 12:54

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73

    SIDA, 15 te prekur ne tre muaj

    SIDA, 15 te prekur ne tre muaj
    Sonila Isaku
    E Diele, 20 Prill 2008


    Virusi vdekjeprures i HIV/AIDS ka prekur edhe 15 persona per vitin 2008. Sipas te dhenave te specialisteve Institutit te Shendetit Publik, vetem gjate ketij tremujori jane shenuar 15 raste te reja, ndersa per sa i perket rruges se marrjes se tij kryesisht ka qene ajo seksuale. "Shifrat e te prekurve nga virusi i SIDA-s vazhdojne te mbeten ne te njejtat nivele, ashtu si edhe gjate vitit te kaluar. Mesatarisht ne nje muaj regjistrohen kater apo edhe pese raste te reja, te cilet identifikohen me ane te analizave apo nevojes qe kane per trajtim", eshte shprehur specialisti i Institutit te Shendetit Publik, Klodian Rrjepaj. Sipas tij, perhapja me e madhe eshte te moshat e reja dhe ajo e mesme.

    Cdo muaj jane kater apo pese persona ne te gjithe vendin, te cilet ne momentin e kryerjes se analizave te virusit HIV dalin pozitive ndaj tij. Nderkohe qe, numri i te infektuarve gjate ketyre viteve te fundit ka ardhur ne rritje. E ndersa vite me pare infeksioni sillej nga vendet e tjera fqinje, dhe pikerisht emigrantet, tashme perhapja ndodh ne vend. Kjo per vete faktin se te infektuarit, te cilet jane ne periudhen dritare infektojne (kur virusi nuk eshte shfaqur), infektojne paralelisht edhe partneret e tyre. "Vetem gjate tre muajve te pare te vitit 2008 jane shenuar 15 raste te reja te personave te infektuar nga SIDA. Kurse per sa i perket perhapjes, ajo eshte e njejte ashtu si edhe gjate viteve te kaluara. Pra, ne te gjitha qytetet e vendit kemi te infektuar", eshte shprehur koordinatori i programit kunder HIV/AIDS, Klodain Rrjepaj. Sipas tij, per sa i perket shperndarjes se rasteve sipas seksit, ato jane pothuajse te njejta si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Por, gjate viteve te fundit eshte vene re se numri i femrave te prekura nga ky virus ka ardhur duke u rritur.

    Nga rasti i pare ne vendin tone, i identifikuar ne vitin 1993, numri total i rasteve te konstatuara me semundjen e SIDA-s ne Shqiperi eshte 261 te infektuar. Vetem gjate vitit te kaluar u konstatuan te pakten 42 persona te prekur nga semundja e HIV/AIDS, mes te cileve, 29 jane meshkuj dhe 13 femra. E ndersa vite me pare virusi vinte nga emigrantet, gjate ketyre viteve te fundit ai tashme ka hedhur rrenjet dhe qarkullon ne pjesen ne te madhe te rasteve brenda per brenda Shqiperise. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik per vitin e shkuar, 40 per qind e rasteve jane viti jane shenuar ne vendin tone kurse pjesa tjeter nga emigracioni ose nuk dihet burimi. Nje tjeter fakt eshte se 37 per qind te te infektuarve jetojne ne zonat rurale dhe pjesa tjeter ne ato urbane. Por, pervec ketyre fenomeneve, ajo qe vihet re eshte testimi i ulet dhe diagnostikimi pasiv i te prekurve me HIV/AIDS ne Shqiperi, ndersa trajtimi mjekesor i ketyre pacienteve ka nisur tre vite me pare.

    Vdekjet

    Personat, te cilet kane virusin AIDS, jane me te rrezikuarit nga vdekja, ndersa te prekurit me HIV mund te kalojne edhe vite te tera jete nen pranine e ketij virusi. Te dhenat e Institutit te Shendetit Publik tregojne se 95 persona ne prekur me AIDS, 55 prej tyre kane gjetur vdekjen gjate ketyre 14 viteve. "Shumica e rasteve jane ne stad simptomatik, nderkohe qe nje pjese tjeter eshte ajo e heshtura, ajo qe ndodhet nen majen e ajsbergut. Ndaj duhet te dyshojme se ka edhe me shume te prekur ne vendin tone, nderkohe qe ka informacion, por mungon vullneti per t'u testuar". jane shprehur mjeket infeksioniste.

    Korce, i riu homoseksual vdes nga AIDS

    Nje i ri homoseksual ne qytetin e Korces ka humbur jeten, rreth dy jave me pare, per shkak se ishte infektuar me virusin e SIDA-s. Por, turpi per te treguar kete virus e ka bere ate qe te mos kurohej ne qytetin e tij te lindjes, duke e lene pas dore marrjen e antiretroviraleve. Dy vjet me pare, i riu, nga qyteti juglindor, duket se ka marre virusin nga partneri i tij. Pas shqetesimeve te para qe ka hasur ne trup, ka kryer analizat, te cilat kane rezultuar pozitive ndaj ketij virusi vdekjeprures. Turpi per t'u treguar te afermve, por edhe shokeve te vet e ka bere qe cdo problem te vetin qe kishte ta perballonte pa pasur ndihmen e askujt. Nderkohe qe, jeta e tij seksuale ka qene aktive edhe gjate ketyre dy viteve te fundit, qe kur ka marre virusin. Per te gjithe ata qe e kane njohur, ekziston frika se mos rastesisht jane infektuar nga miku i tyre. Ende nuk dihen se cilet kane qene partneret e tij, gjate ketyre viteve te fundit, por mendohet se edhe keta kane marre te njejtin virus, ashtu si edhe i riu qe vdiq pak kohe me pare.

    Vetem dy vjet i eshte dashur virusit qe te depertoje ne te gjithe trupin e tij, ndersa ka mundur te shkaterroje te gjitha organet, derisa ka sjelle edhe vdekjen e plote. Te afermit, por edhe familjaret, gjate gjithe kesaj kohe nuk kane ditur asnje gje mbi semundjen e djalit te tyre, ndersa ky i fundit ishte shume i rezervuar ne veprimet dhe bisedat qe bente me ta. Lajmin per semundjen qe mbartte djali i tyre prinderit e kane marre vesh pak momente perpara se ai te nderronte jete, kurse te afermit e tjere, si dhe miqte, kane mesuar semundjen pas ceremonise mortore. Ndersa te vetmit qe kane qene ne dijeni te semundjes, qe i riu nga Korca mbartte, kane qene dy miqte e tij me te ngushte. Keta kane qene edhe personat te cilet kane folur mbi te dhenat dhe si e kishte marre virusin djali nga Korca te specialistet e shendetit publik te qytetit. Nderkohe qe kane treguar edhe arsyen se perse deri me tani rasti nuk ishte bere i njohur.

    Por specialistet e shendetit publik dhe mjeket infeksioniste pohojne se fenomeni i turpit dhe mentalitetit shqiptar ben qe shume persona, te cilet dyshohet se kane kete semundje te mos tregojne. Keshtu, sipas tyre, mendohet se ne vendin tone jane rreth 1 mije persona, te cilet jane prekur nga virusi i HIV/AIDS, por qe nuk kane vullnetin te testohen. Ndersa dyshohet se shumica e rasteve jane ne stad simptomatik, apo e quajtur ndryshe periudha dritare ku virusi nuk shfaqet, por qendron i fshehur.

    "HIV/AIDS, 5 raste te reja ne muaj"

    Specialistet e ISHP-se, dhe pikerisht ata qe studiojne rastet e te prekurve me AIDS, kane arritur te gjejne edhe nje mesatare te rasteve qe evidentohen cdo muaj. Keshtu, sipas te dhenave te tre viteve te fundit, rezulton se jane 4 deri ne 5 raste te reja ne muaj te te prekurve nga HIV/AIDS, ndersa po ne tre vitet e fundit numri i te shfaqurve eshte deri ne 30 apo 40 raste brenda nje periudhe 12-mujore. "Numri i te prekurve nga virusi vdekjeprures tashme ka nje mesatare mujore. Kjo varion nga kater deri ne pese raste ne muaj", ka pohuar Rrjepaj. Sipas tij, vetem gjate ketij tremujori te pare jane evidentuar 15 paciente te rinj, te cilet kane nevoje per trajtim mjekesor dhe asistence te mjekeve. Kurse, per sa i perket moshes, sipas Rrjepajt, ata jane kryesisht te rinj apo te moshave te mesme. "Nga te dhenat qe kemi rezulton se mosha me e prekur eshte ajo nga 33 deri ne 39 vjec. Por ka edhe mosha me te reja ndersa jane shenuar edhe raste te te prekurve te moshuar. Keshtu nje vit me pare eshte konstatuar nje i moshuar 74 vjecar" ka pohuar Rrjepaj. Nderkohe qe mohon faktin e infektimit te nje 80 vjecareje gjate ketij viti. Perhapja e epidemise, e krahasuar me vende te tjera, sipas specialisteve mbetet e ngadalte, nderkohe qe edhe numri i vdekjeve nga ky virus eshte i vogel ne krahasim me vendet e tjera. Specialiste pohojne se gjate dy viteve te fundit nuk eshte bere nje studim i mirefillte, nderkohe qe ne dy vitet e ardhshme do te kete nje te tille me te detajuar.



    Shifra

    3 persona te infektuarve SIDA, kane qene mbi 65 vjec

    1 person zbuluar vitin e fundit i perkiste moshes 75-vjecare

    1993 ka qene viti kur ne vendin tone eshte zbuluar rasti i pare

    42 persona rezultuan te prekur nga kjo semundje vitin e kaluar

    15 raste te reja jane shenuar kete vit

    55 persona kane humbur jeten nga SIDA

    37 per qind e rasteve te prekura jetojne ne zonat rurale

    17 prej te prekurve jane femije, qe jane infektuar ne rruge vertikale
    yep

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Me cuditi mosha e tre te prekurve,gjithsesi jane bere buje masat mbrojtese te ruhen se nuk eshte influenc e kalon me nje paracetamol. Per numrin e popullsise qe kemi jane shume.shqetesuese.

  7. #117
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Po keto 56 vjecarve ju behet mire.Ai eshte plak shkon e futet vend e pavend.Hemmmmmmmmm I shof ketu ne elbasan une ku pleqte rrijne neper stolat e plakut dhe presin tju vije nai k...
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  8. #118
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    ca do te thote qe femijet jan infektuar ne rruge vertikale? me falni po s'kuptoj.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  9. #119
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Jane infektuar nepermjet transfuzionit te gjakut, ( rasti i femijeve te semure nga talasemia)
    Nepermjet shiringave, ( ka mjaft raste te tilla ).
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  10. #120
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    ca do te thote qe femijet jan infektuar ne rruge vertikale? me falni po s'kuptoj.
    transmetimi i virusit HIV gjate shtatezanise.Pra infektimi i femijes se palindur nga nena shtatezene.Nje e semure shtatzane e patrajtuar mire ka mundesi mbi 26 %qe tia transmetoje virusin fetusit.Por nese trajtohet mire mundesite jane shume te vogla.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •