Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 156
  1. #61
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une kam degjuar se virusi HIV kohet e fundit eshte ne terheqje dhe rrezikshmeria e tij po bie.Kjo i detyrohet nje sere faktoresh, qe une nuk i mbaj mend.

    So HIV is going down !

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anëtarësuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    AIDS eshte nje semundje shume e keqe por po te kesh kujdes nuk e ze. Keshtu qe per mua kur te gjendet nga se te ze dhe se si kurohet Cancer atehere do jete mrekulli me e madhe se sa mrekullia e sherimit te AIDS.
    Per nje arsye e them kete. Sepse per Cancer nuk di as se si te ruhesh as nga se te vjen. Thone qe duhet te kesh kujdes cfare han, exersise etj por ka njerez nga me te miret per regjime te tilla dhe prap i ka zene Cancer. Ky eshte mendimi im.

  3. #63
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Fatkeqesisht (apo fatmiresisht per te) doli ne pah qe diagnoza per SIDEN e pacientit ishte e gabuar. Me pak fjale, nuk mposhti SIDEN sepse nuk e kishte qe ne fillim.
    http://www.upi.com/ConsumerHealthDai...6-015251-1581r

    Kjo teme nuk ka me kuptim te mbetet e hapur.
    When in Doubt, Act Stupid!

  4. #64
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Paska per te marr goxha konpensim ai fytyr-hardhucka nga Skocia tani...eh ta lumsha or mik!

    Teme e mbyllur! (dakort)

  5. #65
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kaloi nje vit nga dita qe hapa kete teme..... dhe ku jane ndryshimet?

    Ah po njerin vendosi ta sheroje Zoti, keshtu pa ilac fare!


    Tre-kater ore dje ne MTV te gjithe nje muhabet kishin : vishni persevativa!
    Gjithe keta njerez te zgjuar dhe me mend thonin 4 ore : vishni persevativa!

    Po si nuk doli njeri more vella te thote uljani cmimet ketyre persevativave se na nxorret dificit! Sa per ata te Botes se Trete persevativi eshte thjesht nje lluks i paaritshem!

  6. #66
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    40 000 000 njerze jane te infektuare me HIV ne bote.
    Afrika e jugut kryeson listen.
    3 000 000 kan vdekur nga SIDA ne kete vit.

    Nje kompani suedeze beni te ditur sot se kishin testuar nje vakcine qe ishte me esigurta nga te gjithat gjer me sot.
    Te shpresojme.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    AIDS, shtohen gratë e infektuara nga burrat emigrantë.

    AIDS, shtohen gratë e infektuara nga burrat emigrantë

    Nga 25 raste të deklaruara për 2005, 11 prej tyre janë femra

    Esmeralda Keta


    Gjatë vitit 2005 në vendin tonë janë konstatuar 25 raste të reja të infektimit me HIV/AIDS. Nga këto, 11 raste janë evidentuar tek femrat, të cilat janë familjare të rregullta, por e kanë marrin virusin nga bashkëshorti i tyre. “Në të shumtën e rasteve kanë qenë emigrantë”, ka shpjeguar drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila apelon se nëse nuk tregohet një vëmëndje e veçantë, vendi ynë mund të përballet me një epidemi të kësaj sëmudjeje tek femrat. Ndërsa testet për HIV-in, në të shumtën e rasteve janë të përqendrur vetëm në Tiranë, ndërsa emigrantët janë nga i gjithë vendi. Rruga kryesore e transmetimit të kësaj sëmundjeje në vendin tonë vazhdon të mbetet ajo seksuale, me rreth 90 për qind të rasteve, ndërkohë që 4 për qind të rasteve janë transmetuar me anë të gjakut. Aktualisht në vendin tonë janë 174 persona të psrekur me HIV, nga të cilët 50 janë gra.

    Infektimi i grave

    Rastet e reja të infektimit me HIV/AIDS ka nxjerrë në dritë një tjetër fytyrë të sëmundjes së shekullit në vendin tonë. Atë të rritjes së numrit të grave të infektuara nga partnerët e tyre. Sipas statistikave, nëse në fillimet e saj kjo sëmundje shënonte raste të prekurish vetëm tek burrat, vitin e fundit ka pësuar një rritje të madhe edhe numri i femrave të prekura. Nëse asktualisht në vendin tonë janë rreth 174 persona të identifikuar me HIV, 11 prej tyre janë gra. Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ajo që është më kryesorja është se të gjitha këto gra nuk bëjnë pjesë në ato që quhen sjellje me rrezik, por janë familjare. “Shumica e këtyre rasteve të konstatuara te gratë, janë familjare të rregullta dhe pa sjellje të rrezikshme, por që e kanë marrë virusin nga partneri që në të shumtën e rasteve është bashkëshorti”, thotë ajo. Sipas drejtoreshës së ISHP-së, në të shumtën e rasteve burrat janë emigrantë dhe që e kanë marrë virusin në vendet ku edhe kanë qëndruar për disa vite me radhë. Sipas Binos, nëse nuk do të kemi një sensibilizim të grave atëherë në vitet e ardhshme vendi ynë rrezikon të përballet me një epidemi të kësaj sëmundjeje tek gratë.

    Testimet

    E ndërsa emigrantët janë nga e gjithë Shqipëria, mësohet se testet për HIV/AIDS-in në të shumtën e rasteve kanë për protagonistë banorët e qytetit të Tiranës. Mungesa e infrasktrukturës, por edhe informacionit ka bërë që jo vetëm në rrethet, por edhe në rrethinat e Tiranës bërja e një testi të tillë të jetë tabu. Edhe shoqatat e ndryshme që merren më problemin e AIDS-it e zhvillojnë aktivitetin e tyre vetëm në Tiranë dhe nuk kanë dalë jashtë kufijnë të saj, përveç disa seminareve sensibilizuese në shkollat e mesme. Ndërkohë që një studim i bërë në Tiranë tek 1640 persona, të cilat jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike dhe kanë sjellje me risk, kanë nxjerrë në dritë se 6 homoseksualë janë të prekur nga HIV-i. Megjithatë në 90 për qind të rasteve kjo sëmundje është transmetuar nëpërmjet seksit (heteroseksualë) dhe 4 për qind të rasteve nëpërmjet gjakut. Këtë vit janë konstatuar edhe raste të reja të infektimit me anë të gjakut të 4 fëmijëve talasemikë. Aktualisht trajtohen me atiretovirale nga shteti, 50 të sëmurë dhe 7 fëmijë, 2 prej të cilëve janë talasemikë, shpenzimet e të cilëve kapin vlerën e 15-20 mijë euro në vit për person.




    174 është numri i deklaruar i të prekurve me HIV në vendin tonë


    50 prej tyre janë femra ( që nga viti 1993 e deri më sot)


    25 është numri i të prekurve me HIV vetëm gjatë këtij viti


    11 prej tyre janë femra (raste të konstatuara gjatë 2005-ës)




    Ligji për të prekurit me HIV duhet të zbatohet

    Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik do të kërkojnë gjatë ditës së sotme në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të shëndetësisë dhe çështjeve sociale, që ligji për të prekurit nga HIV/AIDS-i të zbatohet. Ato thonë se ky ligj është miratuar që në vitin 2000, por nuk është zbatuar asnjëherë. Sipas këtij ligji këta të sëmurë si dhe personat që qëndrojnë pranë tyre duhet të gëzojnë shumë privilegje, por që në të vërtetë deri më tani nuk kanë marrë asgjë. “Të paktën të kenë përkrahjen e shtetit”, thonë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas këtij ligji shteti siguron çdo lloj kujdesi shëndetësor, barnat për mjekimin ambulator ose spitale, si dhe transportin falas të përcaktuar për nevojat e kujdesit mjekësor për të gjithë të sëmurët me HIV/AIDS. Ndërkohë që ligji thotë se njëri nga prindërit ose përfaqësuesi legal i një fëmije të infektuar me HIV deri në moshën 18-vjeç, përfiton udhëtim falas në rast shoqërimi për marrjen e ndihmës mjekësore, deri në institucionin shëndetësor dhe në kthim. Gjithashtu atyre iu ruhet edhe vjetërsia në punë për kohën që ai i shërbën fëmijës, kohë e cila përcaktohet nga institucioni shëndetësor dhe vërtetohet me raport mjekësor. Gjithashtu ata duhet të përfitojnë në mënyrë parësore fondet shtetërore të ndërtimeve, për të përmirësuar kushtet e banimit, kur ato gjykohen të domosdoshme.


    Flet e sëmura me AIDS, nënë e tre fëmijëve të infektuar

    Rrëfimi: Më kanë braktisur të gjithë


    Nëse do ta shikosh në rrugë, as edhe për një çast të vetëm nuk do të shkojë në mendje se sëmundja e shekullit, AIDS-i, fshihet në atë fytyrë.... aq të qetë. Është rreth të 35-ve dhe, edhe pse HIV-i është ulur prej vitesh këmbëkryq në shtëpinë e saj, ajo ka vendosur të luftojë deri në fund. Për veten dhe për fëmijët e saj. Madje edhe për të gjithë ata miq, shokë dhe të afërm që i kanë kthyer shpinën. Jeta për të është kthyer tashmë në një sfidë, por ajo e ka fituar betejën më të rëndësishme: atë me ndërgjegjen. “Kam humbur plot miq e shokë, rrëfen ajo, por kam fituar plot miq e shokë të rinj, të vërtetë”, vazhdon më tej ajo që për arsye konfidenciale nuk do të shënohet as identiteti i saj. Le të mbetet një si gjithë ne të tjerët, sepse në fund të fundit ajo është e tillë.

    Rrëfimi

    Absolutisht nuk mund të mendosh që në një fytyre kaq të fisme të flerë një dramë aq e madhe. Ajo është krenare, inteligjente dhe për asnjë moment të vetëm nuk lejon që dëshpërimi të marrë në dorë situatën. Jeton me dramën e saj dhe sigurisht që e ka të vështirë të rrëfejë për jetën e saj, pasi fataliteti e ndjek në çdo çast të jetës. I është dashur shumë për të rrëzuar barrierat e ndërgjegjes, sepse ato të të afërmëve dhe të miqve nuk ka mundur t’i shembë dot. Ka vendosur të sfidojë fatin dhe po e përjeton sëmundjen e saj dhe të tre fëmijëve si të gjitha sëmundjet e tjera. “Gjatë këtyre dy viteve kam kaluar periudha shumë të vështira, rrëfen ajo, dhe kam humbur shumë gjëra të shtrenjta”. Ajo e ka marrë vesh se sëmundja e shekullit kishte vite që jetonte me të dhe fëmijët e saj vetëm pas vdekjes së të shoqit. Këtu ka nisur edhe drama pa kthim e saj dhe e tre vogëlushëve, të cilët janë bartës të HIV-it. “Kam jetuar për tetë vjet rrjesht me të pa ditur asgjë”. Jo vetëm ajo, por edhe tre fëmijët e saj janë të infektuar, ndërkohë që njëri prej fëmijëve është shëndoshë e mirë. Që në këtë moment gjithccka do të ndryshojë rrënjësisht. Dyer të mbyllura gjithkund, braktisje, humbje miqsh dhe të afërmish dhe mbi të gjitha... përbuzje. “Gjatë këtyre dy vjetëve kam përballuar gjëra nga më të tmerrshmet. Kam humbur shumë miq e shokë, por kam fituar edhe shumë miq e shokë të rinj, të vërtetë, pasi miqtë e vërtetë njihen kur ti ke me të vërtetë nevojë për ta”. E midis atyre që e kanë braktisur janë edhe familjarët e saj, të cilët që në çastin që mësuan sëmundjen i mbyllën serën përfundimisht, pavarësisht se ajo e kishte nderuar gjithmonë derën e prindërve. “Kanë ngrënë, kanë pirë dhe janë puthur me mua për tetë vjet rrjesht dhe në momentin e parë që morën vesh sëmundjen më braktisën”, thotë ajo. Megjithëse nuk do të japë asnjë shenjë emocionale, sytë herë pas here i marrin një dritë të veçantë, që i bën edhe më të bukur ata sy që kanë vendosur të mos dorëzohen. Për hir të fëmijëve të saj, por edhe për tu treguar të gjithëve se në fund të fundit ajo ka vendosur të jetojë jetën e saj dhe të ngrihet mbi ato gjërat e zakonshme që nuk i lejojnë të tjerët që ta shikojnë si të tillë. “Nëse gjërat në aspektin ligjor ecin shumë shpejt, gjërat në shoqëri dhe për të ndryshuar mentalitetin e atyrë që të rrethojnë duhen dekada”, thotë ajo. Më tej ajo rrëfen se për çdo gjë i është dashur të përballet me qindra vështrime përbuzëse duke filluar që nga dërgimi i fëmijëve të saj në çerdhe apo në kopësht, e deri tek infermierja që merret me kurimin e saj dhe të fëmijëve. “Më është dashur 2 muaj përpjekje për të dërguar fëmijën në çerdhe ndërsa ka 5 muaj që përpiqem për të dërguar fëmijën tjetër në kopësht por nuk po arrij të bëj një gjë të tillë”, thotë ajo. Kiështu që ajo është e detyruar të kujdset vetë për fëmijët, duke e kufizuar në një farë mënyre edhe orarin e punës, të cilën e bën me shumë dëshirë. Ajo bën apel që shteti të bëjë më shumë për këtë kategori të sëmurësh. Në fund të fundit kur dyert të mbyllen nga e gjithë shoqëria mos duhet ta bëjë një gjë të tillë edhe shteti? Ajo thotë se ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale duhet të jetë më e vëmendshme duke u siguruar këtyre personave jo vetëm punën, por edhe strehimin. “ Duke mos i kushtuar vëmendje një problemi, sic janë politikat e veçanta për trajtimin e këtyre të sëmurëve, mund të hapen probleme të tjera që kanë një ndikim shumë të madh në të ardhmen”. Sipas saj ajo njeh raste kur personave të tillë iu është mbyllur dera e shtëpisë dhe për të mbijetuar janë kthyer në prostituta. Ajo është një grua si gjithë të tjerat, vetëm në pamje të parë, sepse kurba jetës së saj ka shumë pak pika takimi me ato të mijërave grave dhe nënave të tjera. Por a mund të ndëshkohet një njeri vetëm sepse fati vendosi t’i mbyllte dyert dhe a mund të bëhet kjo në një kohë kur të gjithë bërtasin me të madhe për të flakur tej tabutë dhe paragjykimet? Shumica e kësaj shoqërie që përpiqet të kryqëzojë këta të sëmurë nuk ka as moralin ta bëjë një gjë të tillë, e vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i falenderojmë për mësimin që na japin.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #68
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    alarmi prek Shqiptaret:

    SIDA, 70 % të infektuar jashtë shtetit.




    Virusi HIV nuk ka shkaktuar ende epidemi, megjithate ne Strategjine Kombetare te Parandalimit te HIV/AIDS vleresohet se ne vitet e ardhshme do te kemi 20 deri 30 raste te reja te te semureve klinike dhe vdekjeve. Nderkohe po rriten ne menyre progresive rastet e grave te infektuara. Ministri shqiptar i Shendetesise Solis kerkon qe njohuri mbi SIDA-n femijet t'i marrin qe ne shkolle.

    Virusi HIV ne 70 per qind te rasteve eshte marre jashte shtetit nga personat e infektuar. Megjithate deri tani nuk ka nje transmentim te qendryeshem, apo te shtrire te ketij virusi midis heteroseksualeve. Nderkohe ka nje nivel te ulet te vleresimit te prevalences se infektimit, per shkak te informacionit te kufizuar. Megjithate ne baze te nivelit te sotem te te dhenave numri i rasteve klinike me AIDS dhe vdekjet do te rriten cdo vit me 10 deri 30 raste ne vit. Nderkohe ka nje tendece drejt feniminizimit te epidemise gjate viteve te fundit, ku numri i femrave te infektuara po rritet ne menyre progresive.

    Keto fakte u paraqiten dje ne Strategjine Kombetare per Parandalimin dhe Kontrollin e Perhapjes se HIV/AIDS ne Shqiperi. Ne prezantimin e kesaj strategjie ishte i pranishem dhe Ministri i Shendetesise, Leonard Solis, i cili theksoi se ne kete prezantim duhet te ishin te pranishem dhe speciliste te Minsitrise se Arsimit dhe te Minsitrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, ne menyre qe elemente te parandalimit te perhapjes se HIV-AIDS te mesohen dhe ne shkolla. Kjo strategji i referohet rasteve te identifikuara deri ne nentor te vitit 2002, ku shenohen 117 raste te personave te identifikuar me HIV-AIDS.

    Tashme kjo shifer ka arritur ne 122 raste te identifikuara nga viti '93, tek 44 veta po zhvillohet AIDS, kane vdekur mbi 37 veta, jane identifikuar me AIDS 34 gra dhe pese femije, nje prej te cileve ka vdekur. Sipas Strategjise nga viti 2000, jane identifikuar 75 raste te reja me HIV, numri it e cileve perben dy te tretat e numrit total te diagnostifikuar te raportuar deri ne nentor 2003. Transmentimi seksual vazhdon te dominoje ne menyrat e transmentimit. Numri i rasteve te raportuara me HIV eshte i vogel, por numri i rasteve ne Shqiperi mendohet te jete shume me i madh se shifra e raportuar.

    Megjithate prevalenca e vleresuar i rasteve qe jetojne me HIV-AIDS eshte ende relativisht shume e ulet. Duke u bazuar te dhuruesit e gjakut dhe te personat qe jane ne levizje, arrihet ne perfundimin se prevalenca e HIV ne Shqiperi eshte me pak se 1 per 1000 banore ne popullaten 15-49 vjec. Pra ne total numri i personave te infektuar, nga ata qe jane aktualisht te identifikuar si te tille, shkon deri ne 1 500 vete te infektuar. Megjithate vleresimi i prevalences, numrit te personave te infektuar nuk mund te jete i sakte, per shkak te te dhenave te kufizuara.

    Deri ne fund te vitit 2003 megjtihese infeksioni HIV eshte shfaqur te perdoruesit e droges dhe viktimat e trafikimit, ende nuk ka te dhena per ndonje transmentim epidemik te qendrueshem. Pervec rasteve kur virusi eshte marre jashte shtetit vihet re dhe nje tip perseri jo-epidemik i transmentimit heteroseksuale nga persoant e infektuar me HIV, te cilet e kane marre infeksionin nga perfshirrja ne sjellje me rrezik te larte, seks i pambrotjur, disa patnere seksuale dhe shkembimi i paisjeve te infektimit.

    SEE Portal

  9. #69
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kryetarja e shoqatës së të prekurve me HIV, e infektuar, nënë e tre fëmijëve të sëmurë, apel kundër stigmës

    “Po mbarojnë ilaçet për të sëmurët me SIDA”

    Ajo pranon se ka ilaçe për 5 ditë për vete dhe 1 muaj për 3 fëmijët: Fëmijët e mi nuk pranohen në kopsht

    Bruna Prifti

    Diskriminim i hapur, asnjë mbështetje sociale dhe probleme për trajtimin me medikamente. Këto janë vetëm tre nga shumë problemet që kanë të infektuarit me HIV/SIDA në vendin tonë. Probleme që janë bërë publike nga kryetarja e shoqatës së të prekurve nga virusi, një grua e infektuar, nënë e tre fëmijëve, gjithashtu të prekur nga virusi i rrezikshëm. “Kam vetëm 5 ditë medikamente për veten time, ndërsa për fëmijët e mi kam arritur të siguroj ilaçe për më pak se një muaj”. Kështu është shprehur ajo dje gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, duke kërkuar mbrojtje për këtë kategori të sëmurësh dhe respektim të të drejtave të tyre, të legjitimuara në një ligj të miratuar që në vitin 2000. Por që mjerisht, sipas saj, nuk ka gjetur kurrë zbatim, pasi ende nuk janë aktet nënligjore për zbatimin e tij. Për pasojë, tre fëmijët e saj nuk pranohen në kopsht, ndonëse arsimimi është një e drejtë universale.
    Medikamentet
    Sipas kryetares së shoqatës së të prekurve nga virusi HIV, situata për trajtimin me medikamente është kritike, për më tepër pas mbarimit të stokut që tashmë ajo pranon se ka krijuar. “Ndodhemi përballë një situate të tillë që në një nga farmacitë e QSUT-së medikamentet po skadojnë, ndërkohë që shumë të tjera mungojnë. Si do të bëhet pas kësaj? Kur fondi për blerjen e mjekimit është çelur që në janar, ndërkohë që marrëveshja me UNICEF-in është lidhur që në muajin shkurt”, - thotë ajo, duke kërkuar nga autoritetet zgjidhje të kësaj situate, që do të sjellë edhe trjatimin e të sëmurëve, të cilët duhet të bëjnë vazhdimisht terapi. Sipas saj, në buxhetin e shëndetësisë, tashmë të miratuar nga qeveria, duhet të parashikohet një fond më vetë posaçërisht për sigurimin e antiretroviralëve. Ajo ka kërkuar sigurim për aparaturat që do të bëjnë të mundur matjen e ngarkesës virale, pas të cilës do të vijë edhe trajtimi i mirë mjekësor. “Ka shumë fëmijë që vuajnë pas humbjes së prindërve si pasojë e sëmundjes”, - deklaroi ajo, duke shtuar se dikush duhet të marrë në dorë trajtimin e tyre, që tani nuk bëhet.
    Fëmijët, s’pranohen në kopsht
    Stigma, stigma e sërish mospranimi nga të tjerët. Kjo është vuajtja më e madhe që ka nëna për fëmijët e vet, po aq e madhe sa edhe dhembja për sëmundjen. “Jam munduar tre muaj me radhë që edhe fëmijët e mi të frekuentojnë kopshtin, por pas tre muajsh përpjekje, duke ndjekur të gjitha instancat më të larta, deri në Ministrinë e Arsimit, fëmijët e mi nuk janë pranuar të regjistrohen”, - thotë ajo, duke kërkuar zgjidhjen e problemit social që krijohet vetëm për shkak të sëmundjes. Ndërkohë që shkencërisht është provuar se bashkëshoqërimi me këta të sëmurë nuk sjell kurrfsrë rreziku në shëndetin e të tjerëve. Kryetarja e shoqatës deklaron se si rasti i saj janë edhe të tjerë që vuajnë të njëjtin diskriminim në institucionet arsimore. Të gjitha fjalët janë pak për historinë e një familjeje të infektuar me HIV. Ajo që mori guximin që fliste publikisht (ndonëse jo me fytyrë) e ka mësuar shumë vonë sëmundjen. E po aq vonë edhe sëmundjen e fëmijëve. Por nuk ka ngurruar të hedhë tej stigmën, për të siguruar të drejtën që u takon fëmijëve të saj, e bashkë me ta edhe të tjerëve që ndajnë të njëjtën vuajtje të madhe.




    02/12/2005 Shekulli

  10. #70
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kryeministri ka premtuar rritje të mundësive diagnostikuese dhe garantim të ilaçeve për për të sëmurët

    Berisha: Lufta kundër SIDA-s, përparësi e qeverisë


    E.AJAZi

    Dita ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s ka mbledhur dje në zyrën e kryeministrit Berisha përfaqësues të programit të luftës kundër sëmundjes së shekullit. “Ju jeni mesazherë të mesazhit të vërtetë të madh njerëzor, i cili në këtë ditë duhet të prekë zemrën dhe mendjen e çdo qytetari, çdo të riu, çdo prindi dhe çdo politikani”, - iu drejtua Berisha gjatë takimit përfaqësuesve të programit kundër sidas, duke e quajtur 1 dhjetorin si një datë reflektimi për të gjithë shoqërinë, për ata që vuajnë nga kjo sëmundje dhe për ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi. Nën moton “të mbajmë premtimin”, Berisha theksoi se është një moto shumë e goditur për një ditë si kjo, pasi kjo sëmundje ka si përgjigje më të mirë parandalimin e saj. “Në rast se çdo qytetar do të bënte një premtim për veten e tij që të përkujdesej, do të mund t`i shpëtonte në tërësi kësaj sëmundjeje, ndonëse format e transmetimit tani janë më të njohura. Në rast se çdo prind do të bënte një premtim, do të mësonte shumë mirë fëmijët e tij; në rast se çdo arsimtar do të mbante një premtim, do të këshillonte shumë më qartë nxënësit e tij; në këtë rast unë ju garantoj se do të mbajmë premtimin dhe nuk do të lëmë përpjekje pa bërë për të rritur vetëdijen për të gjitha masat parandaluese, të rrisim mundësitë diagnostikuese dhe të garantojmë të gjitha ilaçet për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, në mënyrë që të zvogëlojmë dëmet e saj”, përcolli Berisha mesazhin e ditës kundër sidës. “Unë bashkohem me ju në mesazhin e madh dhe ju siguroj të gjithë të rinjve shqiptarë, të gjithë shqiptarëve se lufta kundër kësaj pandemie do të jetë një përparësi reale e qeverisë që unë kryesoj dhe e sistemit tonë shëndetësor”, - tha Berisha.

    Shifra
    Në Shqipëri
    174
    të prekur me HIV/SIDA
    25 raste të reja këtë vit.
    40 të vdekur nga SIDA në vend.
    36 persona trajtohen me medikamente.
    1 000
    mendohet të jetë numri i të padiagnostikuarve me HIV
    92%
    e rasteve virusi transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale.
    64 % e të infektuarve, emigrantë.
    Në botë
    40,3 milionë njerëz që jetojnë me HIV/AIDS
    3,1 milionë njerëz të infektuar këtë vit.
    700 mijë fëmijë të infektuar këtë vit.
    3.1 milionë njerëz të vdekur nga AIDS këtë vit.





    02/12/2005 Shekulli

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •