Syneti zvogëlon gjasat e infektimit me virusin SIDA-s
Dy studime shkencore, të përfunduara, kanë dhënë rezultate mbresëlënëse – syneti zvogëlon mundësinë e marrjes së infeksionit HIV, te meshkujt heteroseksualë. Afro 8,000 meshkuj në Keni dhe Ugandë ishin përzgjedhur të bëhen synet menjëherë, apo të presin dy vjet para se ta kryejnë këtë. Që të gjithë kishin marrë prezervativë si dhe këshilla për marrëdhënie të sigurta seksuale. Në mesin e njerëzve të bërë synet, infeksionet me HIV ishin 53 për qind më të vogla se në Keni dhe 48 për qind më të ulëta se në Ugandë. Rezultatet ishin aq bindëse, saqë studimet u ndërprenë më herët dhe ia sugjeruan synetin secilit vullnetar të studimit. “Tani që kemi fakte, do të ishte amorale t’ua ndalojmë njerëzve mundësinë e synetit”, ka thënë, Robert Bailey, nga Universiteti i Ilinois i Çikagos, bashkëdrejtues i studimit për Keni. Studimet ishin mbështetur nga Qeveria e SHBA-ve.
VENDIM I PRINDËRVE
Ja çfarë thotë Akademia Amerikane e Pediatërve për synetin e djemve sa janë ende të rinj: Syneti mund të zvogëlojë rreziqet nga infeksionet e traktit të urinës, kancerit të organit gjenital dhe infeksionet nga virusi HIV. Por, këto përfitime nuk janë të mjaftueshme për t’ju rekomanduar synet rutinor. Vendimi duhet t’u mbesë prindërve, të cilët duhet të marrin “informacione të sakta dhe të paanshme”. Nëse fëmija veç bëhet synet, atij duhet t’i jepet një analgjetik. Syneti largon lafshën që mbulon kokën e penisit. Hulumtuesit sugjeruan disa arsye se, pse meshkujt që nuk bëhen synet, janë më të nënshtruar nga infeksionet e virusit HIV:
- Sipërfaqja e pjesës së brendshme të lafshës përmban më shumë qeliza imune të cilat mund të preken më lehtë nga infeksioni me HIV.
- Lafsha bllokon HIV-in afër sipërfaqes së penisit dhe në mjedis të lagët, virusi mund të mbijetojë më gjatë.
- • • Gërvishtjet e vogla, që shkaktohen gjatë marrëdhënies, ofrojnë një mundësi hyrëse për virusin.
Megjithatë, hulumtuesit kanë shprehur frikën se syneti mund të shkaktojë një ndjenjë false të sigurisë dhe sugjerojnë që me synetin njerëzit duhet të praktikojnë edhe marrëdhënie të sigurt seksuale për t’u mbrojtur nga infeksionet e mundshme.
Krijoni Kontakt