Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 156
  1. #1
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899

    1 Dhjetori dita nderkombetare kunder sides!

    Gjithkush prej jush ndoshta nuk eshte i informuar qe 1 Dhjetori eshte dita nderkombatare kunder Hiv;
    Dhe per kete ne cdo muaj ne shqiperi preken me shume se 3-vete nga ky virus vdekje prures:
    Po ne a duhet te mbrohemi dhe nqs po, si mund te mbrohemi nga ky virues kaq i keq ku thon qe jeta zvogelohet ndersa vdekja vazhdon te rritet;Jepni dhe ju mendimet tuaja per kete problem kaq te rendesishem!!!
    Feel the pump √

  2. #2
    PoEti ReBeL
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    71

    1 - Dhjetori . Dita nderkombetare kunder HIV/AIDS

    Sic e dini te gjithe , 1- dhjetori eshte dita nderkombetare qe sensibilizon gjithe qeniet njerezore ne luften kunder semundjes vdekjeprurese AIDS . Si cdo vit edhe sot shume shoqata , grupe shoqerore , shkolla dhe institucione te tjera mbarekombetare i kane thene te gjithe njezeri "JO" ketij "VRASESI" te mallkuar qe deri me sot ka marre me qindra-mijera jete njerezish , mes tyre dhe femije te pafajshem qe ende nuk e dinin se c'ishte jeta . Meqe me jepet rasti si anetar i komunitetit ALBASOUL dhe anetar i Qendres Rinore Vlore , dua tu bej thirrje te gjitheve qe te ndihmojme ATA qe sot vuajne , qofte dhe me kontributin me te vogel . Une personalisht , sot bleva nje lule karafili te nje shoqate qe i mblidhte te ardhurat per te semurit me AIDS , si dhe dhurova nje shume te vogel te hollash . Gjithashtu me lejoni te perfitoj nga rasti dhe te shkruaj disa adresa : (per tu ardhur ne ndihme shume te rinjve shqiptare ne Itali & Greqi- shpresoj dhe uroj te mos kete te tille te prekur nga kjo semundje)
    QENDRAT NE TE CILAT BEHET TESTIMI I GJAKUT PER HIV/AIDS DHE TESTIME PER INFEKSIONET SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME .

    ATHINE
    National Institute of Public Health
    196, Alexandras Ave
    Tel: 010 64 47 941 or 010 64 67 473

    Sexual Transmitted Infections and HIV/AIDS National Reference Centre
    "Andreas Sygros" Hospital
    5, Ionos Dragoumi St .
    Tel: 010 72 43 579 or 010 72 39 611


    SELANIK
    Northern Greece National Reference Centre for AIDS
    Science School - Medical Departament
    "Aristoteles University of Thessaloniki "
    Tel: 031 0999 061 or 003 031 0999 081


    JANINE
    Northwestern Greece National Reference Centre for AIDS
    Immunological Laboratory
    Pathology Section
    University of Ionnina
    45110 Ioannina
    Tel: 0651 097 608

    __________________________________________________ __

    ITALI

    LOMBARDIA-MILANO
    20100 Milano
    Poliambulatorio, Centro AIDS
    Via Masaniello, 23
    Tel : 02/4531425
    Prelievi LUN-VEN. 8.30-12.00


    EMILIA-ROMAGNA
    40133 Bologna
    OSP, Maggiore , Div . Mal . Inf .
    Largo B. Nigrisoli , 2
    Tel : 051/6478270


    RIMINI
    47037 Rimini
    OSP . Infermi , Div . Mal . Inf .
    Via L.Settembrini , 2
    Tel : 0541/705500
    Prelievi Lun.-Sab. 9.00 - 12.00


    __________________________________________________ __

    Duke e mbyllur ketu postimin tim, uroj ne emer te komunitetit ALBASOUL qe mos te kemi te semure me kete semundje dhe mbi te gjitha Shqiptare . Te perpiqemi te gjithe sebashku per ta luftuar kete semundje vdekjeprurese te shekullit .
    Me sinqeritet Auloni!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    HIV/SIDA: 1 dhjetori, dita ndërkombëtare kundër SIDA (AIDS)

    14 korrik 2004

    Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 2004 thuhet se është bërë përparim i rëndësishëm përsa i përket sigurimit të mjekimeve për një numër më të madh viktimash të SIDA-s dhe përsa i përket arritjes së përkushtimit më të madh politik dhe financiar në luftën kundër sëmundjes fatale. Megjithë këtë, në raport thuhet se nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit HIV dhe SIDA-s.

    Vitin e kaluar pati 5 milionë të infektuar të rinj me virusin HIV, shifër kjo më e madhe se numri i të infektuarve një vit më parë. Numri i të infektuarve ka arritur në 38 milionë vetë. Gati 3 milionë vetë vdiqën nga SIDA (AIDS) vitin e kaluar dhe virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi.

    Në Azi, ku jeton 60 për qind e popullsisë së botës, ka një rritje më të madhe se në çdo kontinent tjetër të botës të numrit të personave të prekur nga epidemia. Vetëm në vitin 2003 u infektuan më tepër se një milion njerëz me virusin HIV. Në Indi ka 5 milionë të infektuar. Pas disa vjetësh India mund të zëvendësojë Afrikën Jugore si vendi me numrin më të lartë të sëmurëve me SIDA. Ndërsa 10 milionë kinezë mund të infektohen me SIDA deri në vitin 2010.

    Në Afrikë ka 25 milionë njerëz të infektuar. Gati 40 për qind e të riturve në Botsvana dhe Suaziland janë të infektuar me virusin HIV.

    Rajoni i Karaibeve është më i prekuri në botë pas Afrikës.

    Virusi HIV dhe SIDA po vazhdojnë të përhapen në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, sidomos për shkak të përdoruesve intravenozë të drogës. Në Evropën Lindore vendet më të infektuara janë Estonia, Letonia, Federata Ruse dhe Ukraina. Virusi po shtrihet ndërkohë edhe në Bjellorusi, Kazakistan dhe Moldavi.

    Në Evropën Qendrore dhe Lindore, meqënëse statistikat vijnë nga shërbimi shëndetësor shtetëror dhe policia, HIV mund të jetë duke u shpërndarë në mënyrë të padiktuar në mesin e komuniteteve, që rrallë bihen në kontakt me autoritetet e mësipërme.

    Numri i të infektuarve është vazhdimisht në rritje në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Për këtë fajësohen kryesisht përdorimi në shkallë të gjerë në këto vende i ilaçeve kundër SIDË-s, për të cilat thuhet se i kanë bërë të bien në vetëkënaqësi disa prej njerëzve në këto vende të pasura.

    Nga programet për prandalimin e sëmundjes po përfitojnë më pak se një në pesë persona në të gjithë botën. Megjithatë veprimtaritë për parandalimin e sëmundjes në radhët e të rinjve, si dhe disa suksese të tjera, janë shtuar së tepërmi.

    Janë shtuar së tepërmi shpenzimet për SIDË-n, por nevojiten më tepër. Vlerësohet që vitin e ardhshëm do të duhen 12 miliardë dollarë dhe deri në vitin 2007, do të nevojiten 20 miliardë dollarë për parandalimin dhe kujdesin në vendet në zhvillim. Kombet e Bashkuara thonë se financimet për SIDË-n janë rritur së tepërmi gjatë viteve të fundit, pjesërisht për shkak të nismës së qeverisë amerikane për SIDË-n. Por ende janë siguruar më pak se gjysma e parave të nevojshme. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhuruar sasinë e të hollave të pritur, por se ato shpenzojnë miliarda dollarë në luftën kundër terrorizmit.

    15 milionë fëmijë jetimë prej SIDA-s

    Në konferencën ndërkombëtare për SIDA-n në Bangkok OKB-ja ka paraqitur një raport mbi pasojat e sëmundjes së dobësimit të imunitetit tek fëmijët. Në bazë të këtij raporti numri i jetimëve të SIDA-s gjatë dy viteve të fundit është rritur nga 11 në 15 milionë. 12 milionë syresh jetojnë në Afrikë. Ka të ngjarë që ky numër të arrijë në 18 milion deri në vitin 2010.

    AIDS-i do të krijojë shumë fëmijë jetimë në Afrikën sub-Sahariane deri në fund të këtij dhjetëvjeçari çfarë mund të destabilizojë rajonin ndërkohë që UNICEF-i ka paralajmëruar se stigma e AIDS-it rrezikon që të tjetërsojë fëmijët jetimë nga shoqëria.

    Burimet: marre nga raporti i ri OKB-së për SIDË-n,
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Po shikoja nje emision ne tv para ca ditesh ku tregonin se si ne Rusi, perqindja e te semureve me Sida po rritej me ritem me te shpejte se sa ne cdo vend tjeter te botes. Cdo muaj ne Rusi vdesin 500 njerez nga Sida dhe nese vazhdohet me kete ritem, brenda nje dekade do kete 20mije te vdekur/muaj vetem nga Sida.
    Tek intervistonin prostituta, ato tregonin qe pyetja e dites midis njera tjetres ishte "a je me side?" dhe kjo ishte kthyer ne nje dukuri teper normale.

    Ishte per te qeshur tek degjoje denglat e ruseve (paciente dhe mjeke) se si refuzonin te trajtoheshin me generic drugs sepse nuk donin te konsideroheshin si 'third world countries'.
    Rrufeja bika ne hale after all, kot thone te kunderten.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    kete ma dergoi me email nje ish profesor i sociologjise. ja c'eshte interesante....

    Some African Men Claim To Have AIDS When They Don't
    Sociologist: Some Malawian Men Misperceive AIDS Risks


    AIDS may be an undesirable disease in America, but many rural African men say they're infected even if they aren't, thinking it speaks well of their masculinity and sexual prowess, according to a new study.


    Amy Kaler, of the University of Alberta in Canada, studied the ways that young men in rural southern Malawi, Africa, talk about HIV and their own perceptions of risk.

    Kaler found that a high number of sexually active young Malawi men say they are HIV-positive without having any medical evaluation or signs of AIDS. And many of the men have misperceptions about how infecious AIDS is.

    "They assume, first, that it is everywhere and will eventually kill everyone and second, that AIDS is extremely infective and that if one has been exposed to the virus, one's days are numbered," said Kaler.

    For example, schoolboys argued with their teacher that there was no point in working hard in school because no one would "remain alive in the coming five years," Kaler said.

    The sociologist studied journals kept by people working with the Malawi Diffusion and Ideational Change Project, in which they wrote down every conversation, casual chat or passing reference about AIDS.

    Kaler found that not only did the men associate manliness with HIV, but one man went so far as to correct another by saying that he had slept with all the desirable girls in one particular village, so if anybody is going to be the cause of an AIDS outbreak, it would be him.

    In many settings, AIDS is associated with shame and guilt, but in other contexts, the virus may take on different meanings, said Kaler. She said that since men in many parts of the world emphasize sexual activity and taking risks in their daily conversation with one another, Kaler doubts that the Malawian men's attitudes are unique.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga Larsus
    Zuskat degjova gje une?
    Te doli emri ty? :-D

    aaaaaaaaa c'mu kujtua...."dear?"- no answer! "dear?"- no answer! "zuske?"- oh, deshe gje?

    C'te mos i kesh inat ruset mi DI-je goje qibarja (lol), po na qelbin ameriken me baxhellaneri, e tani dhe me sida

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Disa nga postimet u fshine nga une.
    Keto jane tema te rendesishme.Kerkoni te mos i prishni me replika te kota.
    leci.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Stina
    Nje rast ne Afrike, i thote gruaja dua mbrojtje. Burri, e merr per ofendim, e rreh dhe e debon perjashta nga shpia. Ca te beje e shkreta me perpara?
    Mendoj dhe jam i sigurte se bota e zhvilluar ka mundesi qe te siguroj mjete dhe ndoshta edhe luftohet ne kete drejtim per them kushtimisht mbajtje nen kontroll te shteteve te cilat kane probleme me te medha ne aspekt te semurjes nga SIDA.
    Tek e fundit,ne Afrike vet jeta eshte ashtu qe..hmmm nuk e di si ta them,jo qe e kane fajin vet ato,po e ka fajin vet bota e zhvilluar e cile nga shekujt e eksploatimit i ka lene te shkretet ne meshire te fatit,duke mos menduar fare se zjarri qe ndizet ne nje banese mundet ta perbij edhe krejt pallatin.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Të goditet tuberkulozi dhe AIDS-i


    Mandela bën thirrje për goditjen e tuberkulozit dhe AIDS-it
    Ish-presidenti afrikanojugor Nelson Mandela ka paralajmëruar se lufta kundër AIDS-it nuk do të fitohet nëse bashkësia ndërkombëtare nuk godet edhe sëmundjen e tuberkulozit.
    Zoti Mandela, i cili kapërceu me sukses sëmundjen kur ishte në burg gjatë kohës së aparteidit, tha në konferencën ndërkombëtare për AIDS-in në Bangkok se kjo sëmundje e mushkërive ishte shpesh dënim me vdekje për të sëmurët me AIDS.

    "Nuk mundemi ta fitojmë betejën kundër AIDS-it nëse nuk luftojmë në të njëjtën kohë dhe tuberkulozin," tha zoti Mandela.

    "Ne ditëm si ta kurojmë tuberkulozin për mbi 50 vjet, por na mungon vullneti dhe burimet për të diagnostikuar shpejt të sëmurët me tuberkuloz dhe për t'u ofruar mjekimin e duhur," tha ai.

    Tuberkulozi prek një të tretën e popullsisë së botës dhe është sëmundje e zakonshme që godet pacientët me AIDS pasi u është shkatërruar sistemi imunitar.


    bbc
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Sot ne bote ekzistojne shume institucione dhe organe shteterore dhe nderkombetare per te perballuar probleme te natyres ushtarake por nuk ekziston asnje institucion ose mikanizem i duhur i cili mund te perballoj ne mase te kenaqshme probleme epidemishe, virusesh si dhe probleme natyrore. Akoma edhe Organizata e Kombeve te Bashkuara per Shendetin nuk duket se eshte ne gjendje te sjelli rezultate ne kete drejtim. Pra bota nga momenti ne moment mund te gjendet perballe ndonje rreziku shendetesor ose natyror i cili do i kushtoje shume njerezise. Nje shembull i mire ishte SARSi i cili per pak sa nuk u be nje kercenim i madhe per njerezimin.

    Duhet me ne fund ata kokederrat e Stedipartmentit por edhe te cdo shteti tjeter te mendojne njecik per keto tema se jam i sigurte se nuk eshte larg dita kur te gjithe do kuptojme rendesine e shendetesise dhe mjedisit. Por duhet edhe qytetaret e cdo vendi te mos bien viktima te politikave fitimprurese te cilat e kthejne vemendjen e tyre reth temave qe nuk duhet t'i;u interesojne por duhet qe te organizohen me teper dhe ti bejne presion qeverive te tyre qe me ne fund te bejne dicka. Nese nafta dhe terrorizmi jane dy fenomene qe interesojne Perendimin ose nje pjese te tij shendeti dhe mjedisi jane fenomene qe lidhen me vet ekzistencen e njeriut.

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •