Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Mali zi ndryshon flamurin( tani ka shqiponjen dykrenare si ne)

    Montenegro picks national symbols
    Montenegro's parliament has voted to adopt a new flag, national anthem and national day, as part of a push for the republic's independence from Serbia.

    Parliamentary speaker Ranko Krivokapic, said the road to Montenegro's independence was now irrevocable.

    There was no immediate reaction from Serbia to Monday's vote. Serbia and Montenegro stayed together after the former Yugoslavia broke up in 1991.

    But the initial federal interdependence became a loose union last year.

    Both republics now enjoy control over almost all policy areas.

    Serbian leaders are said to favour a continued union with Montenegro but have suggested they would accept the independence of Montenegro, according to the Associated Press.

    "For the first time in history we have all three symbols of a nation," said Mr Krivokapic.

    "The road to Montenegro's independence is irrevocable."

    Uprising

    The flag approved by MPs to replace the current red, blue, and white flag will be red with a golden coat-of-arms depicting a two-headed eagle under a royal crown and carrying a shield with an engraved lion.

    The national day of 13 July marks the date in 1878 when the Berlin Congress recognised Montenegro as the 27th independent state in the world.

    It was also the day in 1941 when Montenegrins staged an uprising against Nazi occupiers and sided with the partisan communist guerrilla movement.

    Parliament selected the popular "Oh Bright Dawn" as the national anthem.

    Serbia and Montenegro can stage referendums on independence after 2006 under the European Union plan which transformed Yugoslavia.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    Po ku ta di une. Diku ne bote nese nuk gaboj.
    Postime
    55
    Flamuri i ri i Malit te Zi eshte njekohesisht edhe flamuri i vjeter i Malit te Zi. Sepse kete flamur e ka patur mbreti i Malit te Zi para se te bashkohej me Serbine dhe Republikat e tjera ne nje Jugosllavi te perbashket.
    Shume njerez thone se tashti ne flamurin e Malit te Zi paska edhe simbole shqiptare, por kjo nuk eshte e vertete, sepse aj flamur ka qene gjithemone flamuri i Malit te Zi (por nje kohe te gjate ka qene flamuri jo-zyrtar).
    "HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
    SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.

  3. #3
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    malazezet kane qene me ne kunder turqve por ndryshuan shume qe nga koha e skenderbeut....kosova do jete e pavarur se shpejti!
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Me sa duket, nisma e presidentit Rugova per tu rikthyer identitetit te vjeter dardan, si nje hap i domosdoshem per mundesimin e lindjes se nje shtetit te pavarur ne Dardani, ka dhene rezultatin e duhur edhe ne Malin e Zi. Ne nje fare menyre, Mali i zi dhe Dardania ndajne te njejtin fat pasi ne te dy krahinat e ish-jugosllavise, deshira e shumices se publikut eshte jeta e pavarur nga Beogradi. Shqiptaret e kerkojne pavaresine pasi me Serbine i ndan nje lume gjaku, kurse malazezet e kerkojne pavaresine pasi Beogradi jo vetem qe nuk eshte nje shtet i fuqishem rajonal, por eshte kthyer ne nje pengese te madhe per zhvillimin e Malit te Zi. Mali i Zi vuan te njejtat sanksione sic vuan edhe Serbia pas luftes ne Kosove, vetem e vetem se Mali i Zi ben pjese ne unionin Serbo-Malazez qe u diktua me force nga Bashkimi Evropian. Ndryshe nga serbet, malazezet nuk moren pjese ne genocidin ne Dardani por njesoj si serbet, malazezet po vuajne pasojat e ketij genocidi.

    Serbia nga ana tjeter, nuk mund te toleroje dot kollaj nje ndarje perfundimtare me Malin e Zi pasi Mali i Zi i siguron Serbise te vetmen dalje ne Mesdhe ne portin e Ulqinit. I vetmi skenar i mundshem qe mund te bente qe unioni serbi-mal i zi te punonte, ishte demokratizimi i Serbise dhe decentralizimi i pushtetit ku Mali i Zi kish me shume autonomi nga Beogradi. Demokracia ne Serbi eshte tashme nje iluzion dhe 600 000 malazezet nuk u ngelet gje tjeter vetem referendumi per pavaresine.

    Faktori nderkombetar nga ana tjeter, si motiv kryesor te ndaljes se procesit te pavaresise ne Mal te Zi kishin pikerisht realitetin e ri ne Ballkan dhe thirrjet per pavaresi ne Kosove. Nese 600 000 malazezeve do tu njihej pavaresia, si mund tu refuzohej pavaresia 2.5 milion shqiptareve ne Dardani?! Bashkimi Evropian u mundua te negocioje kerkesat per pavaresi te Malit te Zi, me "Paktin e Zhvillimit te Evropes Juglindore". Ky ishte nje qetesues i momentit per situaten, por askush nuk pati iluzion se do te bente qe shqiptaret ne Dardani apo malazezet ne Mal te Zi do te hiqnin dore nga pavaresia. Edhe vete Rusia e pranoi nje gje te tille, duke terhequr te gjitha trupat e saj paqeruajtese nga Ballkani.

    Malazezet jane populli me i vogel ne numer dhe territor ne Ballkan dhe kjo e ben imperative qe ata te mbajne maredhenie te fqinjesise se mire me te gjithe fqinjet e tyre, Serbine, Shqiperine dhe Dardanine. Kjo eshte arsyeja qe cdo nisme qe ndermarin shqiptaret per te zgjidhur ceshtjen e tyre kombetare, riprodhohet ne nje menyre apo tjeter edhe ne Mal te Zi. Kjo u duk me mareveshjen e Ohrit ne Maqedoni, po duket edhe tani me nismen e presidentit Rugova qe riprodhohet edhe ne Mal te Zi. Kjo eshte nje tjeter prove qe Serbia e ka humbur tashme ndikimin natyral te saj mbi Malin e Zi. Malazezet i shohin sot per sot interesat e tyre me prane interesave kombetare shqiptare, se sa interesave serbe. Nje Kosove e Pavarur, do te thote nje Mal i Zi i pavarur.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Absurdi malazez

    Nėse diplomacia e Malit tė Zi kėrkon kushte pėr vėnien e marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn, a duhet qė diplomacia kosovare tė vejė kushte pėr malazezėt lidhur me pakicėn etnike shqiptare atje?
    Ulqin, 15 janar – Themelimi i marrėdhėnieve diplomatike midis dy shteteve tė posa pavarėsuara nė Ballkan, si Mali i Zi dhe Kosova, hapi njė ēėshtje qė nuk ishte llogaritur kurrė nga politika e rajonit e as nga Plani i Martti Ahtisaarit pėr shtetin e ri tė Kosovės dhe rregullimin e ēėshtjes sė pakicave nė kėtė terren.

    Menjėherė pas pavarėsimit tė kėtyre dy vendeve, fillimisht njė grup i pakicave nė Kosovė, dolėn me qėndrimin se dėshirojnė tė trajtohen si “malazez tė Kosovės” e jo si serb tė Kosovės.

    Pėr ēudi dhe befasi, ata kanė kėrkuar tė njihen si pakicė e veēantė edhe zyrtarisht nga autoritetet kosovare, dhe kurrsesi tė konsiderohen mė si serbė, apo ashtu siē i ngėrthen ata Plani i Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovės, e cila ia rezervon atyre (si serbė) edhe dhjetė vende nė Parlamentin e Kosovės.

    Mė pas kėtė qėndrim e pėrcolli edhe Kryeministri i malazez Filip Vujanivic, i cili deklaroi se “para vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve, malazezėt duhet tė njihen si pakicė dhe tė krijohen kushtet pėr kthimin e tyre nė Kosovė.”

    Mirėpo, njė propozim tė tillė Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi e quajti tė papranueshėm duke shtuar se “marrėdhėniet midis Malit tė Zi dhe Kosovės janė tė mira dhe se ato zyrtarisht duhet tė vendosen pa kushtėzime.”

    Ndėrsa, sa i pėrket kthimit tė malazezėve, Thaēi ka shtuar se ata trajtohen si qytetarė tė Kosovės dhe se Qeveria e tij, ēdo ditė ėshtė duke punuar nė pėrmirėsimin e kushteve pėr kthimin e tyre nė Kosovė, ashtu siē punon edhe pėr komunitetet e tjera pakicė.

    Por, ēėshtja ėshtė se a duhet tė ketė kushtėzime?

    Nė debatin e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike nė mes tė kėtyre dy vendeve, askund nuk ėshtė pėrmendur pakica shqiptare nė Mal tė Zi e cila pėrbėn rreth 7 pėr qind tė popullatės sė kėtij vendi.

    Shqiptarėt nė Mal tė Zi, pėr dallim nga malazezėt nė Kosovė, janė tė diskriminuar. Atyre ende ju mohohet e drejta themelore si pakicė, janė tė diskriminuar nė ēėshtjen e administrimit lokal. Gjė qė po ndikon nė vonimin e kthimit tė pronave tė konfiskuara gjatė sistemit tė kaluar dhe po i len jashtė loje nė planifikimin e hapėsirės ku ata jetojnė, e cila sidomos pėr shqiptarėt e brigjeve tė Adriatikut, vlerėsohet me miliona euro, apo rreth 70 pėr qind e potencialit ekonomik tė vendeve bregdetare tė banuara me shqiptarė, kryesisht nė Ulqin, Shtoj e rrethinė.

    Por pėr dallim prej pakicės malazeze, shqiptarėt e Malit tė Zi nuk janė duke gėzuar ndonjė mbrojte diplomatike nga Shqipėria. Por as nga Kosova, prej nga shqiptarėt e atjeshėm e ndiejnė njė lidhje mė tė afėrt.

    Shqiptarėt e Malit tė Zi


    Shqiptarėt nė Mal tė Zi, janė tė ndarė nė gjashtė parti. Gjė qė nga vendasit komentohet si ndarje shumė mė e madhe se sa e nevojshme. Njė pjesė ėshtė e grupuar me ndikim nga Malėsia e Tuzit. Njė pjesė ėshtė e tubuar rreth ndikimit tė Ulqinit, pėrderisa tė tjerėt, edhe kyēen direkt nė parti malazeze, sidomos nė atė tė ish Presidentit Milo Djukanovic, dukuri kjo qė nuk ėshtė prezente nė viset e tjera shqiptare, si nė Maqedoni apo Luginė tė Preshevės.

    Xhaudet Cakuli ėshtė nėnkryetar i partisė mė tė madhe nė Ulqin, e emėruar Forca Demokratike, parti kjo e themeluar nga komuniteti i biznesit kryesisht nga Ulqini e cila ka tendencė qė tė bashkohet edhe me influencėn e Tuzit, qė tė krijojė njė pėrfaqėsim mė tė madh shqiptar nė Mal tė Zi.

    Cakuli pohon se pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, nuk zbatohen tė drejtat themelore qė i parashohin konventat ndėrkombėtare e universale, nė kuptimin e tė drejtės sė administrimit lokal dhe njohjen e komunitetit shqiptar si pakicė.

    “Shqiptarėt e Malit tė Zi janė nė pritje tė anėtarėsimit tė shtetit tė Malit tė Zi nė Kėshill tė Europės dhe nė Bashkim Europian, prej nga edhe presim mbrojtje”, ka thėnė Cakuli.

    Por deri atėherė, ai pret edhe angazhim mė tė madh tė politikės sė pari tė shqiptarėve tė Malit tė Zi qė duhet tė bashkohen, pastaj tė politikės sė Kosovės dhe Shqipėrisė, qė tė ndikojnė nė ēėshtjen e mbrojtjes dhe pėrmirėsimit tė gjendjes sė pakicės shqiptare nė Mal tė Zi.

    “Ēėshtjet kryesore qė pengojnė nė zhvillimin e drejtpėrdrejtė janė e drejta e administrimit lokal. Sidomos nė Ulqin, atje ku administrata lokale, ėshtė lėnė anash sa i pėrket kėshillimit nė privatizim, planifikimit tė hapėsirės, tė mirave detare dhe kthimit tė pronave, tė shqiptarėve”, thekson Cakuli.

    Edhe pse Kuvendet Komunale me shumicė shqiptare kanė vendosur pėr kthimin e pronave tė Valdanosit, Shtojit, Shtodrės dhe Tuzit, kėto ēėshtje nuk janė shtyrė dhe zbatuar nga administratat lokale tė kryesuara tashmė e sa vjet nga vet shqiptarėt. Sidomos, nga ajo e Ulqinit e udhėhequr nga Kryetari Gėzim Hajdinaga, ish Ministėr pėr Pakica nė Qeverinė e Malit tė Zi.




    STANDARDET E DYFISHTA

    Parlamenti i Malit tė Zi e ka aprovuar njė Ligj pėr t’i rregulluar “Tė Mirat Detare” nė vitin 1992. Ky ligj pėrcakton ruajtjen e resurseve detare dhe shfrytėzimin e hapėsirave buzė detit. Ai ėshtė i pėrcaktuar qė t’i mbroj dhe tė mos hyjnė nė shfrytėzim hapėsirat prej 6 metrave qė preken nga vala mė e madhe tė detit, nė furtunėn mė tė madhe motit.

    Kjo hapėsirė kontrollohet nga shteti i Malit tė Zi, sipas ligjit, si pėr Budvėn, Tivarin njėsoj, pėrveē pėr komunėn shqiptare tė Ulqinit, ku hapėsira pėr shfrytėzim nuk bllokohet me 6 metra, por me 2 kilometra, nga prekja e valės mė tė madhe nė furtunėn mė tė madhe.

    Kjo nėnkupton, 18 pėr qind tė territorit tė komunės sė Ulqinit, apo 70 pėr qind tė potencialit ekonomik tė kėsaj komune me shumicė shqiptare, qė lihet jashtė shfrytėzimit.

    Pėr dallim nga Budva apo komunat e tjera me shumicė malazeze, qė ky ligj i bllokon vetėm 0.03 pėr qind tė hapėsirave buzė detit.

    Ky vendim ėshtė marrė ilegalisht nga Qeveria e Malit tė Zi me njė dekret qė ėshtė votuar edhe nga deputeti Dinosha, i cili pėrveē qė ėshtė kundėr shqiptarėve buzė detit, ėshtė edhe nė kundėrshtim me Ligjin ekzistues pėr tė Mirat Detare.

    Pėr fund

    Njė gjė ėshtė e qartė qė Kosova dhe Mali i Zi kanė interes tė pėrbashkėt qė tė krijojnė njė marrėveshje pėr rregullimin e statusit tė pakicave, por qė njė rregullim i tillė duket tė jetė i vėshtirė tė bėhet me ndryshime kushtetuese.

    Megjithėkėtė, respektimi i dyanshėm i pakicave mund tė zgjidhet midis Malit tė Zi, Kosovės, por edhe Shqipėrisė, pėr tu zbatuar nė nivelet komunale, ku pėrfaqėsimi i kėtyre pakicave nė dy anėt e kufirit ėshtė shumicė.

    E vėrteta ėshtė se shqiptarėt nė Mal tė Zi janė tė diskriminuar dhe se dikush duhet tė ndikojė nė pėrmirėsimin e gjendjes sė tyre dhe respektimin e tė drejtave qė ju takojnė si pakicė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-02-2009 mė 18:16

Tema tė Ngjashme

  1. Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 464
    Postimi i Fundit: 17-06-2023, 04:16
  2. Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2012, 19:52
  3. Legjenda e shqiponjės dykrenare nė flamurin Shqiptar
    Nga syembla nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 21-03-2011, 10:55
  4. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  5. Pafajesi skocezit racist me flamurin shqiptar.
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 02:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •