Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Faktet qe sjell KRYEPLAKU dhe fotot jane interesante.

    Do te deshiroja te shihja me shume po te kishte me teper informacion e fotografi.

    E si gjithe shqiptaret do deshiroja te shihja me shume foto e informacione nga kjo pjese e historise qe nuk na eshte mesuar ne shkolla e nuk na eshte treguar si duhet.

    Pashe ne lajme se dhe nje nga agjensite e lajmeve greke ka bere nje paraqitje per problemin cam tani qe ai eshte nderkombetarizuar.
    Kush e di adrese e ka informacione per kete mund ta shkruaj ne forum.

    Sa per lejen Anglo-Amerikane une mendoj se greket shfrytezuan momentin per te realizuar qellimet e tyre te kahershme.
    Ate moment qe ne nuk e shfrytezuam dote dhe nuk e beme per popullsine greke ne shqiperi.

  2. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Bledi eshte e vertete qe shteti grek qe ne momentin e pare te krijimit te tij ne 1831 filloj nje veprimtari asimilimi te minoriteteve qe ndodheshin ne siperfaqen e tij kryesisht te minoritetit sllav, vllehorumun dhe te atij arvanitas i cili cuditerisht luajti rol vendimtar ne clirimin dhe krijimin e Greqise se Re sepse mesa duket Arvanitasit nuk kishin ndergjegje kombetare-shqiptare por ndergjegje fetare-ortodokse e cila bashke me ndikimin kulturor grek i beri ata protagonist te revolucionit antiosman grek. Por e verteta eshte se nuk mund te shfajesohet shteti grek drejtperdrejt (megjithese une besoj se ka gisht te madh ne ngjarjen) per gjenocidin i cili filloi aty nga Gushti i 1944 dhe kishte mbaruar ne Dhjetor te te njejtit vit, kur ne Cameri nuk ndodhej me as edhe nje Musliman Shqiptar. Greqia u c'lirua me 18 Tetor te 1944 me ndihmen e forcave aleate (ne kundershtim me Shqiperine ku Tirana do ngelet si kryeqyteti i vetem i pushtuar i Europes i cili nuk u c'lirua as nga aletatet e as nga Ushtria e Kuqe por nga partizanet vendas). Kur u vendos qeveria greke ne Athine u shoqerua nga forcat aleate se nuk ekzistonte ndonje ushtri shteterore greke kur u krijua ushtria greke kishte mbaruar gjenocidi i Cameve. Por megjithate sic e permenda me siper shteti grek kishte lidhje te ngushta me organiztat nacionaliste te EDES dhe EOEA, te cilat perbeheshin nga ish-ushtarake grek. Saper shtetin shqiptar, shteti shqiptar ishte gjithmone i pafuqishem perpara Greqise e cila here pas here u ngatronte ne punet e brendeshme te tij. Nuk duhet te harrojme gjithashtu se gjate gjithe periudhes, qe nga pavaresia e Shqiperise deri me 1945- kur do vine ne fuqi Komunistet- shteti shqiptar ka qene perhere i percare ose nen udhezimin e te huajve. Keshtu edhe gjate gjenocidit fillimisht Shqiperia ishte akoma e pushtuar (deri me 28 Nentor 1944) dhe pastaj do vijojne perleshjet e brendeshme nje here me nacionalistet dhe pastaj komunistet me njeri tjetrin deri sa te perfitoj Enver Hoxha. Pra Greket i gjeten Camet pa asnje mbeshtetje dhe ketu duhet te shenojme rolin e Turqise (sepse fuqite e Europes Qendrore, Itali-Gjermani-Austri te cilat perkrahnin perhere Shqiptaret ne kete kohe kishin problemet e veta) e cila nga njera ane akuzohej se kishte ndihmuar fsheurazi Gjermanet kurse nga ana tjeter kishte nje qeveri antifetare - me "Qemaliket"- e cila nuk i vinte rendesi me Muslimaneve te Ballkanit- tradicionalisht edhe ne ditet e sotme Turqia shfaqet si mbrojtese e minoriteteve muslimane ne Ballkan. Mund te duket pak teori e cmendur por une jam i mendimit se gjithe vitet e meparshme Greket nuk mund te benin gjenocid te hapur ndaj muslimaneve te Greqise - kryesisht ndaj Cameve- sepse i frikesoheshin Turqise, nuk them se i behej vone shume Turqve por ishin te gatshem per te gjetur pretekst kundra Greqise dhe besonin se midis nje minoriteti musliman ne zone mund te kalonin interesat e tyre, dhe tani me Turqine e menjanuar ata gjeten rastin me te mire. Ne fund ngelen vetem Aleatet, te cilet jo qe nuk e ndaluan por armatosen doren e vrasesve dhe kurren e kurres nuk pranuan propozimet e Shqiperise ne OKB per gjenocid cam. Kushtet e asaj kohe ishin me te veretet te veshtira per Aleatet te cilet kerkonin ndihme te gjitheanshme kundra Nazizmit por thenjet e Gunt'hauzit dhe mos pranimet e propozimeve shqiptare mbas luftes jane me te vertet te pajustifikueshme. Gunt'hauz ishte gjeneral i forcave anglezoamerikane qe ndermoren clirimin e Greqise dhe midis atyre qe permenda me siper kishte thene edhe se "Camet pesuan ate qe meritonin", ngase disa burra Came kishin luftuar pro Gjermaneve ( e keqja eshte se nuk e pesuan ata qe bashkpunuan me Gjermanet por gjithe popullsia came, me pleq, femije e gra).
    Saper rolin e Cameve ne lufte une besoj se me te vertet shume prej tyre bashkpunuan me Gjermanet dhe Italianet me perpara- ky ishte edhe nje nga shkaqet qe Komunistet shprehnin perbuzje ndaj Cameve-, megjithese i urrej Fashistet edhe Nazistet nuk mund te them se Camet ben gabim fatal. Dikur Napoleonti kishte thene se "Historia e nje populli varet nga pozita gjeografike e tij", pra pozita e tyre i detyronte Camet qe te ishin kundra e jo aleate me Greket dhe keshtu u bashkuan nje pjese e tyre me Gjermano-Italianet e njejta gje afersisht ndodhi edhe me nje pjese Kosovaresh.



    Saper fakte historike per Camerine e verteta eshte se literatura shiptare reth kesaj teme eshte shume e varfer ose nuk shtjellohet ne menyre objektive por perben besimin e plote te autorit reth temes. Cuditerisht ne Greqi kan dalur shume libra per Camet kohet e fundit, por sigurisht permbajne me shume propagande brenda, sidoqofte besoj se ne arshivat greke mund te gjenden me shume te dhena per Camet sesa ne arshivat shqiptare dhe keshtu jam munduar midis arshivave greke te gjej foto nga Camet ose thenje te atyre Grekeve qe ben gjenocidin. Fotot qe gjeta i solla me siper, po gjeta te tjera do i sjell.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Per periudhen revolucionit grek per pavaresi ndaj turqeve nuk eshte se shqiptaret e arvanitasit kishin ndergjegje ortodose e per kete luftuan kundra turqeve.
    Shqiptaret si cdo komb tjeter ne ate perandori nuk i donin pushtusit.
    Revolucionit grek i parapriu lufta e turqeve qe donin te nenshtronin Ali Pashen per dy vjet e ku kishin prezent ne Janine 50,000 forca ne menyre te perhershme duke ulur ato ne greqi.
    Aliu nuk qe ortodoks po i luftoi turqit si shqiptar dhe grekerit dhe sot e permendin kontributin e tij.
    E ne fitoren e greqise role primar luajti Rusia e pa mbeshtetjen e te cilen si nje fuqi e madhe greqia nuk do kishte fituar pavaresine.

    Ajo qe theksova une me siper qe madhesia e popullates shqiptare ne greqi qe nje arsye qe ata nxoren gjithe ata heronje e luftetare ne kete lufte e qe ata e bene per arsyen e thjeshte se qene kunder pushtusit turk.

    Se po te mos ishin shume ne numer nuk do kishin rol.

    Faktori shqiptar ne kete lufte qe per te vetemen arsye se ne kufite e greqise se asaj kohe ata perbenin nje shumice te konsiderushme.Kontributi i tyre i madhe shpjegohet vetem nga numri i madh i shqiptareve ne ate zone.


    Shteti grek kur u krijua futi ne themele karakterin fetar se dhe per kete arsye u be nga rusia.Per karakterin etnik te tij te gjithe e dine se greket e sotem jane nje amalgam popujsh e nuk jane nje etni trashegimtare e grekerve te vjeter.
    E vetmja gje qe i lidhe me ata eshte gjuha greke e te cilen e kane mare nga feja ortodose se greqishtja qe gjuhe syrtare ne te.

    Me erdhi per te qeshur kur pashe qe pasi fituan kupen e evropes i pari zyrtar qe i priti qe kryepeshkopi ne aeroport .Kete nuk e sheh ne asnje vend te europes po vetem ne vendet arabe pavaresisht ne vend te nje hoxhe del nje prift.
    Mund ta quajm GREQIA SAUDITE

    Keto vite duke lexuar per historine jame befasuar e kemi nevoje te mesojme shume pasi vime nga nje kohe kur shume gjera qene te ndaluara e te politizuara.

    Egziston nje vendim i gjykates se janines per nje numur te madh Camesh ne ate periudhe.Kete e kam marre nga nje publikim i shoqates Cameria. Pas ketij vendimi u zbua nje sasi e madhe e popullsise Came.
    Qeveria greke kur vjen te ky Gjenocid nuk thote se ate e kane bere disa grupe ekstremiste .
    Ajo perserit frazat qe ata qene bashkepunetor te pushtuesit dhe per kete u zbuan kur dihet ne gjithe boten NUK KA FAJESI KOLEKTIVE.
    Dhe foshnja came 1 vjec edhe ai bashkepunetor.

    Ata thjeshte shfrytezuan momenti dhe ajo qe ndodhi qe vazhdim i asaj qe greket po benin pake e nga pake qe nga krijimi i shtetit te tyre.
    E nga ne veri me shumice dermuse shqiptare ne shekullin e 19-te ne shekullin e 20-te na deklarohet 100% greke.

    Ne historine e shqiperise qe kam mesuar ne shkolle kur permendej lufta italo- greke theksohej me te madhe qe ne e sabotuam kete lufte e ndihmuan grekerit.
    Pa dhene nje tabllo te pergjithshme te saj.Une mund ta quaj ate paraqitje foshnjore.

    Po ta shikosh ne historine e shqiperise qe nga krijimi i shtetit grek, greket nuk kane lene rast pa perdorur per te grabitur sa te mundnin troje shqiptare.

    Po te qe e kunderta te qe sulmuar shqiperia nga nje fuqi e huaj nga greqia ca do benin greke?Kete e kuptoni te gjithe.

    Gjithe veriu i greqise se sotme qe i banuar nga shqiptaret e gekerit pake e nga pak e zbrazen i larguan ose i detyruan te nderohin gjuhen dhe emrat.

    Tragjetia Came e paseluftes qe kapitulli i fundit e me i dukshmi i ketij gjenocidi qe u zhvillua ngadal e ne menyre te panderprere qe nga krijimi i shtetit greke.
    Largime te cameve e shqiptareve ka pasur dhe para kesaj date po ato duke qene nje e nga nje e nje familje ketu nje atje nuk binin shume ne sy.
    Qeveria e Zogut ka protestuar ne vitet 30 per kete e dhe ne ato vite ky qe nje problem i madh.

    Po kujtoj ketu ne lajme degjojme Gjenocidin e Armeneve nga Turqit dhe sot pase shume vitesh i kerkojne Turqise si shtet te mbaj nje qendrim.

    Dhe ne duhet ti kerkojme shtetit grek te mbaj nje qendrim per Gjenocidin ndaj Shqiptareve te ngelur ne kufite e greqise qe nga krijimi i asaj si shtet.
    Kjo ka shume rendesi.
    Se sic e shikojme sot Greqia jo vetem qe nuk e njeh kete po ate qe beri me shqiptare brenda kufijve te saj por kerkon kete ta bej dhe me ata brenda kufijve te shtetit shqiptar duke kerkuar te ckombetarizoj e te paraqit si minoritet grek zona te pastra shqiptare.
    Ky mendoj une do ngelet nje kercenim i perhershem per shtetin shqiptar e prandaj ai duhet te ngrihet e te mbaj qendrim e vetem ne kete menyre e frenon ata.

    Pra ka ardhur koha dhe shqiptaret tani e kane pjekurin e mjaftushme ti thone ngal ketij gjenocidi [qe ne nje forme te shpjeguar mesiper vazhdon dhe sot ]e ta detyrojne shteti grek ta pranoj kete genocid e te ndaloj cdo forme shfaqie te tij.

    Nuk mund te kete mardhenie normale ne qofte se vete shteti gek ne menyre zyrtare te hedh poshte tere ato qe orgazatat ekstreme ne greqi propogandojne e punojne per to, e te na jap siguri qe kemi nje fqinj qe ka hedhur poshte politiken e vjeter te diskutimit te kufijeve te ckombetarizimit te shqiptareve nje fqinj qe njeh shqiptaret, njeh gjuhen e tyre, fene e tyre,kishen e tyre, teritorin e tyre e shqiptare te fitojne besim te shteti grek.
    Shteti gek ka mundesi ta bej kete.
    Deri tani ai se ka bere.
    Deri tani e kemi pare ne menyre indirekt te kete mbeshtetut qarqet ekstremiste e nuk ka mbajtur asnje qendrim kritik ndaj te kaluares e gjenocidit qe u ka shkaktuar shqiptareve.

    Do isha i interesuar se kush ka me shume fakte e fotografi ti paraqiti ne forum.

    Nje bashkebisedim i kendshem
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 15-07-2004 mė 18:19

  4. #14
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Woodhouse dhe e vėrteta e rolit tė britanikėve nė genocidin ēam

    Woodhouse dhe e vėrteta e rolit tė britanikėve nė genocidin ēam

    Debatet e kohėve tė fundit pėr rolin e misioneve ushtarake britanike nė Shqipėri gjatė Luftės II Botėrore sjellin nė vėmendje nevojėn e vlerėsimit objektiv tė veprimtarisė sė tyre. Nga largesia mėse 70 vjeēare kjo punė ndihmohet jo vetėm me hapjen e pashembullt tė arkivave, por edhe pėr faktin tejet pozitiv qė sot Britania e Madhe dhe Shqipėria janė vende mike dhe aleate tė ngushta nė NATO.
    Dihet se pjestarėt e misioneve ushtarake britanike nė Shqipėri luajtėn rol tė rėndėsishėm nė mobilizimin dhe asistencėn ndaj luftėtarėve shqiptarė tė angazhuar kundėr pushtueseve nazi-fashistė. Nė kėtė drejtim nuk mund tė mohohet ndihma e rėndėsishme materiale dhe monetare qė iu pėrcoll atyre.
    Nga ana tjetėr, misionet ushtarake britanike u gjendėn edhe nė pozitė tė vėshtirė nė Shqipėri pėr arėsyet e mėposhtme, disa prej tė cilave janė shtjelluar nė librin e gazetarit shqiptaro-amerikan Peter Lucas [OSS nė Shqipėrinė e LII Botėrore, Tiranė, 2010].
    -rreth viteve 1943-1944 roli i dyshimtė i qeverisė sė Ēėrēillit pėr kėnaqjen e orekseve shoviniste greke nė jug ngjalli dyshim dhe shqetėsim nė mbarė opinionin publik shqiptar, pavarėsisht nga anėsia ideologjike. Kjo e dėmtoi sė tepėrmi rolin dhe prestigjin e ushtarakėve britanikė tė atashuar pranė luftėtarėve shqiptarė;
    - me ardhjen nė malet e Shqipėrisė tė Misionit Ushtarak Amerikan jo rrallė u vėrejtėn fėrkime midis dy misioneve, qė lidheshin kryesisht me prirjet dominuese britanike ndaj kolegėve tė tyre amerikanė, por edhe me pėrdorimin e asistencės kryesisht amerikane nė ndihma financiare dhe ushtarake pa u dhėnė kredia e duhur - pėr avancimin e agjendės britanike nė Shqipėri;
    -pėr mė tepėr, krerėt e rezistenca shqiptare filluan tė vėrenin edhe njėfarė sjelljeje nėnēmuese tė britanikėve ndaj vendasve nė Shqipėri, ēka cėnoi sė tepėrmi frymėn e besimit midis dy forcave aleate;
    -sė fundi, aksionet ushtarake angleze nė Shqipėri, qoftė nėpėrmjet ajrit dhe qoftė tė nxitura nė terren, jo gjithmonė morėn parasysh apo shmangėn efektete kolaterale ose mundėsinė e raprezaljeve gjermane ndaj popullsisė civile.
    Mirėpo edhe mė problematik del sot roli i Misionit Ushtarak Britanik gjatė Luftės II Botėrore nė Epir ose Ēamėri.
    Misioni Britanik Ushtarak nė Greqi u lėshua nė vjeshtėn e vitit 1942 pėr ndėrmarrjen e akteve tė sabotimit nė prapavijat greke me qėllim dėmtimin e rrugėve tė komunikimit dhe furnizimit tė trupave gjermane nė Afrikėn Veriore. Aksioni mė i rėndėsishėm ishte pa dyshim shkatėrrimi i urės nė Gorgopotamo me 25 nėntor 1942.
    Mirėpo mandej ky Mision, fillimisht i pėrkohshėm, u kthye nė mision tė pėrhershėm dhe qėndroi nė malet e Greqisė Veriore deri nė fund tė Luftės.
    Nė krye tė tij nė fund tė vitit 1943 u vendos koloneli Christopher Montague Woodhouse. Zėvendės i tij ishte Nicholas Hammond. Nė mbarim tė luftės qė tė dy kėta u rrethuan nga njė brerore gati mitike respekti dhe lavdie. Tė shquar kahershėm pėr filo-helenizmin dhe anti-majtizmin e tyre tė theksuar, qė tė dy u shquan mė tej nė qarqet akademike dhe politike britanike, madje duke arritur nė nivelet nė majat mė tė larta. Hammondi madje mbahet sot ndėr autoritetet botėrore pėr studimet e lashtėsisė sa i takon Epirit dhe Maqedonisė.
    Debati profesional asokohe u dominua nga librat me kujtime tė tyre, dhe u ndikua jashtė mase nga ngjarjet e Luftės Civile Greke dhe nga Lufta e ftohtė. Filli i rrėfimit apo narrativės sė induktuar historike ishte se Misioni Ushtarak Britanik kishte luajtur rol themelor nė shpėtimin e Greqisė nga pushtimi gjerman dhe nga rreziku komunist dhe kjo ishte arritur nėpėrmjet mbėshtetjes thelbėsore tė dhėnė shefit tė EDES-it, Napolon Zervės, nė luftėn e tij ndaj gjermanėve.
    Mirėpo gradualisht, me kalimin e kohės, dhe me hapjen e arkivave, u shfaqėn krisjet e para ndaj kėtyre “tė vėrtetave”. U pa qartė se roli i Woodhouse-it dhe i Hammond-it kishte qenė shumė mė kompleks se sa dihej dhe se miti i krijuar pėr rolin e tyre nė malet e Greqisė ishte tejet larg realitetit.
    Gėrvishtja e parė qė filloi t’i nxjerrė kallajin historive tė Woodhouse-it dhe Hammond-it erdhi fill pas lufte, kur edhe pjestarė tė Parlamentit britanik ngritėn pyetje shqetėsuese lidhur me rolin e vėrtetė tė Zervės nė rezistencėn anti-gjermane, ēka implikonte indirekt edhe misionarėt britanikė.
    Kėtyre zėrave koloneli Woodhouse iu pėrgjigj me kundėrargumente shpotitėse, duke hedhur poshtė ēdo insinuate pėr lidhjet e Zervės me gjeneralin gjerman Hubert Lanz nė Janinė [Shih librin e C. Woodhouse “Molla e Sherrit”, Londėr, 1946].
    Mirėpo paqėsimi i Greqisė dhe fryma rishikuese e ngjarjeve tė Luftės Civile, sidomos nė vitet 1960-1970, si dhe dalja nė skenė e historianėve objektive gjermanė, qė kishin qasje tė plotė nė arkivat e Wermachtit, e pasuroi debatin me tė dhėna tė tjera qė vėrtetonin nė mėnyrė tė padiskutueshme bashkėpunimin e Zervės me gjermanėt nga shtatori 1943 e deri nė gusht 1944, madje deri nė evakuimin e Janinės nė tetor 1944.
    Debati shkencor – deri atėherė i kufizuar brenda literaturės gjermane dhe greke - u pėrcoll pėrfundimisht edhe nė gjuhėn angleze me njė studim me vlerė tė jashtėzakonshme tė historianit gjerman Heinz Richter nė njė revistė shkencore nė fillim tė viteve 1990.
    Historiani gjerman atje vėrtetoi me fakte tė pakundėrshtueshme se Zerva dhe gjenerali Lanz kishin lidhur njė marrėveshje xhentėlmenash pėr mos-sulmim ndaj njėri tjetrit dhe pėr shkėmbim informacioni. Kjo marrėveshje, sipas historianit gjerman – arrinte madje nė kufinjtė e tradhėtisė ndaj kauzės aleate.
    Tė mos harrojmė se Zerva dhe EDES-i ishin krijim i britanikėve dhe mbaheshin prej tyre me armė, ushqime dhe parą.
    Pra, tash vonė doli se Zerva nga njė anė mbante njė “armėpushim tė heshtur” me gjermanėt dhe nga ana tjetėr vilte miliona stėrlina ari ndihma nga anglezėt. Dhe kjo ndodhte nėn hundėn e ushtarakėve britanikė.
    I ndodhur para faktesh tė pakundėrshtueshme, Woodhouse gjeti njė rrugėdalje aspak fatlume nė pėrgjigjen e tij ndaj historianit gjerman: njėlloj si Hrushovi, qė pėr mospajtimet me udhėheqjen komuniste shqiptare nė Moskė nė vitin 1961 ua hodhi fajin pėrkthyesve, edhe Monty Woodhouse bėri tė njėjtėn gjė: ai u pėrpoq tė shpjegoiė me vėshtirėsi se Tom Barnes, ushtaraku neozelandez i atashuar direkt me shtabin e Zervės, nuk dinte greqisht; rrjedhimisht ai duhet tė ishte keqkuptuar nė komunikimet e veta me Zervėn, etj.
    Por cili ishte roli i Woodhouse-it nė ngjarjet dhe masakrat nė Ēamėri? A ishin ai dhe kolegėt e tij thjesht dėshmitarė asnjanės, qė e pane veten krejt tė pafuqishėm pėr tė penguar valėn e terrorit tė Zervės?
    Eshtė e vėshtirė tė pranohet se ajo ēka ndodhi ndaj popullsisė sė pafajshme civile nė Ēamėri nė periudhėn qershor 1944 – mars 1945 nuk pėrbėnte kurrfarė shkeljeje tė sė drejtės ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi, dhe tė asaj ndėrkombėtare humanitare nė veēanti.
    Mirėpo pjesėtarėt e Misionit Ushtarak Britanik nė malet e Greqisė ishin tė detyruar tė zbatonin tė gjitha konventat ndėrkombėtare nė fuqi nė atė kohė qė rregullonin trajtimin e popullsisė civile gjatė konfliktit tė armatosur.
    Duhet thėnė se sot ka njė prirje edhe nė qarqet studimore britanike pėr ta ēmitizuar rolin e Woodhouse-it nė ngjarjet e asaj kohe. James Pettifer ėshtė njėri ndėr studiuesit britanikė qė ndjek kėtė hulli. Ky madje pėrmend se nė librat e tij Woodhouse nuk shquhet pėr ndonjė simpati pėr popullsinė ēame, qė ai e quante me pėrēmim “turko-shqiptare”.
    Disponimi i Woodhouse-ndaj komunitetit ēam pėrcillet gjerėsisht nė dy librat e tij me kujtime [“Molla e sherrit” dhe “Diēka e sprovuar” – Something Ventured], ku ai i akuzon nė tėrėsi ēamet pėr bashkėpunėtore tė gjermanėve, ndėrkohė qė anashkalon lidhjet e vėrtetuara tė Zervės me pushtuesit.
    Mirėpo nė raportet sekrete dėrguara qendrės nė Londėr Woodhouse ėshtė edhe mė eksplicit
    Vlerė tė veēantė ka njė dokument i datės 16 tetor 1945 me titull “Njė shėnim pėr Ēamėt” [A Note on the Chams] me tė dhėnat arkivale F.O. 371/48094/18138. Ai ėshtė zbuluar e shfrytėzuar thuajse njėkohėsisht pėr herė tė parė prej historianit amerikan Mark Mazower [After the War Was Over, Princeton University Press, 2000] dhe atij grek me prejardhje shqiptare Vasil Kondi [Basil Kondis) tek “Epirus, 4000 Years of Greek Civiliation, Botzaris, Athens 1997. Kėtu Woodhouse jep si me thėnė njė justifikimi operacional pėr shpėrnguljen e dhunshme tė popullsisė ēame nga shtėpitė tyre.
    Mė konkretisht Woodhouse-i raporton se: “…Zerva, i nxitur nga Misioni Aleat nėn drejtimin tim, i ndoqi ata [Ēamėt] prej shtėpive tė tyre nė vitin 1944 pėr tė lehtėsuar operacionet kundėr armikut…” [nė origjinalin nė anglisht: …Zervas encouraged by the Allied Mission under myself, chased them [Chams] out of their homes in 1944 in order to facilitate operations against the enemy…”.] Edhe historian shqiptar Beqir Meta e ka shfrytėzuar kėtė dokument.
    Ky pohim i pashembullt, i Woodhouse pėr shefat e tij nė Londėr, flet vetė. Kėtu del fare pastėr dhe qartė pėrgjegjėsia tė paktėn e tėrthortė e Woodhouse-it dhe e kolegėve tė vet tė Misionit Ushtarak Britanik nė masakrat ndaj popullsisė sė pafajshme dhe tė pambrojtur ēame.
    Ka rėndėsi tė theksohet se data e “Shėnimit” tė Woodhouse-it, pėrkon me pėrpjekjet e para pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes ēame nga ana e OKB-sė dhe e qeverisė shqiptare, dhe me siguri duhet tė ketė ndikuar nė formėsimin apo ngurtėsimin e qeverisė britanike ndaj kėsaj krize tė pashembullt humanitare nė rajonin ballkanik.
    Nė fund nuk mund tė mos vėrejmė evoluimin nė qėndrim dhe intepretim qė i bėjnė ngjarjeve studiuesit dhe historianėt grekė. Pozita e Vasil Kondi-it, pėr shembull, nėnkuptohet qartė: ai ia hedh britanikėve pėrgjegjėsinė e asaj ēka i ndodhi popullsisė ēame pasi, sipas tij, Zerva thjesht po zbatonte urdhėrat e Misionit Ushtarak Britanik.
    Studiuesja greko-amerikane Elaine Thomopoulos shkon edhe mė tej: Ajo pranon se “edhe pse Woodhouse besonte se ata bashkėpunonin me pushtuesin, burime tė tjera pėrmendin se njė grup ēamėsh u bashkuan me organizatėn e rezistences ELAS”. Thomopoulos madje pėrmend me guxim akademik krimet e kryera nga Zerva, duke theksuar se “trupat e Zervės masakruan edhe …njė numėr tė papėrcaktuar civilėsh tė pafajshėm, pėrfshirė gra dhe fėmijė”. Nė fund ajo thekson se ēėshtja mbetet e hapur edhe nė vitin 2011 “duke vazhduar t’i ndėrlikojė marrėdhėniet shqiptaro-greke”. [Elaine Thomopoulos, History of Greece, Greenwood, ABC-CLIO, LLC, Santa Barbara, California f. 123,].
    Thomopoulos nuk ėshtė e vetme. Ka edhe studiues tė tjerė nė Greqi qė po marrin qėndrim kritik ndaj asaj ēka ka ndodhur, si p.sh. Sevasti Trumbeta.Georgia Kretsi, etj.
    Nuk besojmė se aksioni tragjik i nxitur dhe i miratuar nga Woodhouse nė Ēamėri u bė me miratimin e qeverisė angleze tė asaj kohe. Woodhouse-i jo rrallė vepronte thjesht me kokėn e vet dhe dilte jashtė kuadrit tė porosive dhe urdhėrave tė mara nga qendra. Gjithsesi, roli i tij dhe i kolegėve tė tij nė shkeljet e pashembullta tė sė drejtės ndėrkombėtare nė Ēamėri gjatė periudhės nė fjalė duhet hulumtuar mė tej.

    Agron Alibali*

    *Autori ėshtė studiues nė Universitetin e Masaēusetsit. Ai po shkruan njė liber pėr ēėshtjen ēame dhe aspekte tė sė drejtės humanitare ndėrkombėtare tė lidhura me tė.

    Shqiptarja.com
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2010
    Postime
    121
    Duhet pare dhe se nga ishte Napolon Zerva.A s'ishte dhe ky qen nje Arvanitas i lindur ne Sul?
    Shqiptaret kan nje fillozofi, tja fusin njeri tjetrit.Per fat te keq eksperiencat i kemi pa fund.

  6. #16
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga PELL-AZGAN Lexo Postimin
    Duhet pare dhe se nga ishte Napolon Zerva.A s'ishte dhe ky qen nje Arvanitas i lindur ne Sul?
    Shqiptaret kan nje fillozofi, tja fusin njeri tjetrit.Per fat te keq eksperiencat i kemi pa fund.
    Eshte hera e pare qe une degjoj qe Napolon Zerva ka qene suljot. Je i sigurt ti per kete. Se nuk eshte shume e veshtrie per greket te falsifikojn nje certifikat lindjeje. Edhe sikur ai te kishte lindur ne Sul, a e ben kjo ate arvanitas?
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #17
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Napolon Zerva, nje gjakprishur nga dera e Bithgureve.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Napolon Zerva, nje gjakprishur nga dera e Bithgureve.
    I mbushur me urrejtje ndaj atyre qe jetonin ne pellemben e pushtuesit. Urrejtje qe u shnderrua ne rrealitiet!

    Komuniteti mysliman duhet te mbaje pergjegjesi per mjerimin e mbare popullit Shqiptare (perfshire dhe ato) te cilet ato e udheheqesin dhe vazhdojne!

  9. #19
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Po sigurisht qe pergjegjesia i bie komunitetit mysliman. Shumica e te tjereve tashme jane asimiluar dhe kane kaluar ne anen e armikut.. nuk egzistojne me(si shqipe) per t'ju kerkuar llogari.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  10. #20
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    E paskan pase fajin camet qe suliotet ortholesha i urrenin ata .

    Epo edhe kete se kisha degjuar ndonjehere me pare .

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. veshjet e cameve
    Nga Elian70 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 15:18
  2. Grekėt tregojnė... Ēamėt myslymanė tė Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  3. Njė tezė greke: Problemi i ēamėve myslimanė
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Reprezalja Greke dhe ndėrkomtarizimi i ēeshtjes Ēame
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 00:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •