Close
Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 236
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Ndofta tjeter here por duhet te kesh shume fat qe ta gjesh Fredin .Une i kerkova me kujdes e kembengulje te gjitha librarite e kryeqytetit dhe po te kesh parasysh faktin se me shumicen e personave qe merren me qarkullimin,shperndarjen dhe shitjen e librave ,te pakten ne kryeqytet,jene te njohur dhe miq te respektueshem te mij,ndjehem me shume fat qe rastesia me ndihmoi edhe kete rast....Megjithate nuk me mbetet vec te te uroj fat qofte ky edhe i rastesise si i imi...

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar andreas pėr postimin:

    brunilda_it (08-10-2013)

  3. #182
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Nate

    Flene fluturimet mbi drure
    flene rrufete ne thellesi te reve;
    Fusha ul supin te era.

    Gjithkush e ka nje dhembje ku te mbeshtese kryet.
    Gjithkush e ka nje mall qe vizatohet si vinjete
    mbi gjumin e botes.

    Por vjen ti dhe me zgjon te supi
    cdo nate me rrembim.
    Ah, s'e dija qe gishtat e kujtimit
    mund te shnderroheshin keshtu, ne thike...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #183
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vetmi

    I

    Nga doli kjo vetmi keshtu? Me perpara nuk ishte.
    Tani ngre mure
    dhe mbi ta pikon loti i henes.

    S'kam per t'i pare me druret qe behen shpirtera.
    As pulebardhat qe vdesin ne horizont.
    As xhadene e pikelluar ku baresin vrasesit e vdekur.
    As liqenin, as eren e zeze dhe te heshtur te muzgut.
    Kudo vetmija ka ngritur muret e saj.

    Nga doli kjo vetmi keshtu? Me perpara nuk ishte.
    S'kam per t'a pare me kete qytet me kalldremet e vjetra,
    ngrene nga patkonjte e legjendave.
    As keshtjellen e ngritur mbi syte e nje gruaje.
    As minarete e holla si klithma.
    As te gjallet dhe as te vdekurit.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    NDJESE
    Me mbeti pa vizatuar ajo fjale
    Ndoshta shkallet e kesaj nate, deri te hena
    Do t'i ngjisnim dore per dore

    Tani te hena shkoj i vetem

    Askush s'do te na shohi me doreperdore!
    Dhe vetem per nje fjale te pathene....

  6. #185
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    eshte marre nga vellimi VETMI e Frederik Rreshpjes 2004

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar andreas pėr postimin:

    brunilda_it (08-10-2013)

  8. #186
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vetmi

    II

    Del e me pret ne nje shkalle te nates.
    Del e me pret nen nje shelg lotues.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #187
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Ky shi sonte...

    Qerrja e shiut mbjell pellgje neper nate
    dhe iken pyjeve me vertik.
    Qerrtari i zi neper kodra
    i bie vjeshtes me kamzhik.

    Tere veres portretet tona vareshin neper gjeth.
    Edhe zeri im varej.
    Tani, bromuri i argjendit te diellit
    tretet i zbardhur ne shi.

    Lekundet qerrja e pikelluar e shiut
    tek lumi me brigjet e zhveshura
    dhe rrodhen tek varreza e detit
    gjethet qe harroi vjeshta.

    Qerrtari i zi neper kodra
    perze vjeshten pa meshire.
    Po vjen Perandoria e Ftohte e Dimrit:
    Oh! Sa do te ngrijme, zemra ime!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #188
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    „…Gjithė ē’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nėse rri me njerėz, kėtė e bėj vetėm pėr edukatė…Kohėn e kaloj nė dhomėn time, i vetmuar…“.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #189
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Shqiponja

    Nje avion iken diku dhe zogu suprem
    veshtron me perbuzje shpirtin prej duralumini
    qe renkon, nga nje dhembje metalike.

    Qetesohu, avion i lashte i rapsodive!
    Eshte ndarja njerezore qe ulerin qiejve
    ndjekur nga kavaleria e shirave.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  12. #190
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Troja ende s'kishte lindur

    Tamburxhiu i binte tupanit mes fshatrave te djegura.
    Askush nuk e degjoi.
    Njerezit shkuan ne varreza
    te pyesnin te vdekurit e tyre.

    Mirepo edhe varrezat i kishin djegur.
    Dhe te vdekurit silleshin ne ajer.

    Atehere dogjen fshatrat e huaja, po varret nuk i ngane.
    Ne fakt kjo ishte lufta e pare boterore,
    pas saj erdhen luftera te tjera zjarrvenese.

    Asokohe Homeri kendonte vetem per fshatra te djegura.
    Troja ende nuk kishte lindur.

    Me vone njerezit mesuan te vrisnin njeri-tjetrin.
    Dhe kete pune te ndyre
    ua lane ne dore gjykatave dhe gjeneraleve.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •