Ekspozite
Buze dhe sy dale nga puthja.
Skllever dhe perendi bashke, te gjithe te bukur.
Por origjinalet shiten per pese para.
Ekspozite
Buze dhe sy dale nga puthja.
Skllever dhe perendi bashke, te gjithe te bukur.
Por origjinalet shiten per pese para.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Lirike
Ti dole nga amforat e lashta te funddetit
flokembeshtjellura me ere.
Te rashe si skllav tek kembet
dhe u bera mermer.
Te kthehem ne lashtesi, te vritem nen
muret e Ilionit.
Te permbys tere iliadat per ty.
Nuk ishte Ulisi. Anes aerodromeve
hingellinin supersoniket.
Tutje therrasin shirat.
Nga njeri shekull tek tjetri
mbart mermerin tim te mallkuar.
Keshtu pra, ne kete bregdet te ballkanit
kerkoj emrin tend te alfabetet e vdekura
te amforave.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Stuhi
Heneza krahethyer pas cative
fshihet ne cerdhen e ujrave.
Veshtron si rendin mamuthet e nates,
nga varka e shiut, Noe i pikelluar.
Mamuthet e nates, te eger dhe madheshtore
u hapen rreth meje me buje.
Shthurret shiu si cader ciganesh
tendosur nga litaret e ujrave.
Jam cigan i shirave dhe stuhive,
jam Noe i zemeruar me tere peisazhet;
Me varken e shiut me ndjek pas kudo,
fati im prej shpate.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Ajkuna pas betejes
Me ruben e zeze mbi sy
thur ngadale
nen mjegullen e holle te yjeve, ne nje dekor guri
elegjite epike.
Dhe era therret me kuje neper shkembinj:
Omer!
Dhe orteket rrokullisen nga dhembja:
Omer!
Dhe vjeshta shkul floket e gjetheve me deshperim:
Omer!
Dhe rrufeja iken duke shtrenguar plaget:
Omer!
Dhe hena ben vetevrasje neper perrenjte malore:
Omer!
Shtyu tutje, bir! Beme vend ne varr, o shpirt...
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Vdekja e nje lisi
Ecen nje lis i vdekur ne pyll,
kryqezuar krahet si nje patriark,
krahet qe s'kane per te lulezuar me.
Keshtu vajtonin zogjte per nje lis te prere.
Kur te vdes, te me percjellin zogjte si nder balada,
pikellim qiejsh, shi bilbilash!
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Oremus
Nje zog i kalter kendoi mbi druret
kengen e arte te lamtumires.
Vetmia, mbi supin tim
rendon e behet dru.
Thuaje lamtumiren e zogut dhe te ujit!
Alo qiell i vjeshtes, alo!
Kendoj per tere ata qe ikin
dhe qe nuk do te kthehen kurre me.
Dhe per tere te braktisurit
dinjitoze deri ne dhembje.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Ode per detin
Do te vij atehere kur nje dore e fshehte
heq llozin e mesnates, qe shkelqen si tempulli i
Medaurit.
Atehere kur bie ylli duke klithur kengen e
lamtumires,
kur era e kalter ve ne gjume valet
dhe mizerine e perendive te detit,
qe dalin nga amfora e henes.
Kam fjetur tek kembet e tua si Tagora plak.
Det i dashur, at i lumenjve te eger e krenare!
Nga dashuria per ty
kam mbetur pagani i fundit.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Mane
Mane, te varrosen ne pyll:
Bari ka mbeshtjelle syte e tu,
vesa ka mbushur pike pike
qyten e kobures se komitit.
Mane te varrosen ne kenge:
Telat zgjaten permbi ty.
Mane te varrosen ne muzg:
Kali yt qe u be vjeshte
hengri gjelberimin e pyllit
edhe befas u be dimer.
Mane me ballin prej hene
ke mbuluar qiell e toke.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Pershendetje gazoza!
Sapo jam kthyer nga atdheu dhe midis te tjerash kam edhe Fredin ne valixhen time.
Ndofta ishte koincidence por u ndodha si dikur ne "strehezat" e Fredit.Aty ku ai ulej me ate canten e zeze te vjeteruar supeve,per te kthyer nje gote sipas rastit..Gjithashtu pata rastin te flas me njerez qe dinin edhe fakte dhe hollesira nga jeta e tij qe une deri atehere nuk i dija.Kjo ishte nje surprize e kendeshme dhe teper interesante per mua personalisht.
Por ajo qe me ligeshtoi se tepermi ishte mosdija e plote rreth Frederik Rreshpjes si nje nga poetet me te rendesishem te letersise shqiptare.Akoma edhe personat qe ndodhen ne institucione ku librat dhe poezia ne vecanti jane "feith" nuk dinin as se si shkruhej emri i tij (me nje "R" apo me dy"R")Kupto bibloteka kombetare ..Nje tjeter surprize e pakendeshme ishte mungesa e plote e librave te Fredit nga rraftet e librarive ...Dhe kjo pothuajse ne te gjitha librarite akoma edhe ne Shkoder ku megjithese eshte vendlindja e tij per te cilen pergjerohej e derdhte lote,as nuk e njihnin,as nuk e kishin lexuar dhe as librat e tij i mbanin ne librarite e tyre...(flas ketu per njerez qe interesohen per artin e letersine).
U trishtova shume qe dote largohesha nga atdheu pa merre me vehte edhe Fred Rreshpjen dhe ne momentet e fundit ,perpara se te nisem per ne aeroport,kthehem rastesisht,krejt rastesisht tek libraria e vogel,e vjeter ,nje kthine thuajse e padukshme tek Banka.Ne ate moment libraristi plak (kujto "BUKNISTI MENDEL" i Cvajgut) po largohej dhe per te me sherbyer e rihapi porten dhe pyetjes sime nese mund te gjeja aty ndonje liber te Fredit,ju pergjigj me nje gjest te thjeshte miratues dhe me nje zgjatje te lehte mori dy vellimet me poezi "VETMI" dhe"NE VETMI" nga rafti dhe mi leshoi ne dore.Ishte momenti me i lumtur per mua sepse me ne fund ,biles ne sekondat e fundit,arrita ta merr me vehte ne udhetimin tim edhe Fredin...
E dija qe Fredi shpesh i shperndante dhe i shiste vete librat e tij(me teper i dhuronte se sa i shiste)por eshte e papranueshme kjo indiference kriminale e shtetit shqiptar ndaj nje ylli te poezise boterore...
Por nuk dua te zgjatem me keto protesta qe ne cdo rast dote bien ne vesh te shurdhet e nuk ka per ti degju askush...Ajo qe eshte e rendesishme per mua ,sot kam ne bibloteken time nje thesar te cmuar qe megjithese ne vetmi dote ma ndricoje shpirtin e zemren cdo cast qe do ta marr ne dore....
Megjithate ti vazhdo te sjellesh ketu sic ke bere gjithmone vjershat e Fredit sepse asnjehere ato nuk zbehen,asnjehere ato nuk harroen ,asnjehere ato nuk vdesin...ato thjesht jane TE PERJETESHME...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 10-07-2010 mė 22:00
Hah ta kisha ditur mė parė kėtė informacion.
Dėrgova porosi tė mė gjenin disa libra kėtė verė nė Shqipėri dhe vėrtet i morra tė gjitha pėrveē ndonjė libri tė Frederik Rreshpjas.
Ndoshta herės tjetėr!
Krijoni Kontakt