Ok !ma zbukurove momentin. Si gjithmone ,vazhdo ta mbash FREDIN te gjalle ne zemren e ne shpirtin tone .Si gjithmone faleminderit gazoza...
Ok !ma zbukurove momentin. Si gjithmone ,vazhdo ta mbash FREDIN te gjalle ne zemren e ne shpirtin tone .Si gjithmone faleminderit gazoza...
Gjithmone
Eshte gjithmone nje trendafil,
ndoshta edhe prej reje,
ose i bere nga zeri im.
Eshte gjithmone nje yll qe fle e gdhihet te dritarja ime
dhe nje zog qe iken nga kafazi i qiellit,
eshte edhe hija jote ngjyregri qe lulezon.
Hija jote gjithmone me ka kujtuar
ngjyren e aeroporteve braktisur nga avionet.
Eshte nje mesdite qe zhvendos horizontet
dhe une ngjyros ylbere,
qe shirat nuk i kane njohur kurre,
qe ne diten e pare kur linden shirat.
Eshte nje mbremje qe thyen muzgun e vet dhe behet dite,
eshte nje ajer qe tringellin; keputen telat
dhe une kurdis violina te reja,
sepse gjithmone eshte e diel,
madje edhe me vite, kur vjen ti.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
* * *
Ne vjeshten e brireve te drerit kendojne bilbilat
perpara bores se pare.
Pastaj nje stine e re bie nga qiejte
te xhamat e dritares se vjeter.
Feminia me kujton motet e shkuar,
asokohe kur isha ende gjalle.
Vertiten neper bar, dheut kaf,
pastaj kendojne neper drure.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Perse
Pergjaken kodrat ne perendim;
Gjak i zi ne gryken e demit te nates.
Cirret era dimerore mbi syte e tij,
e ti me vjen me zinxhire ari neper kembe,
sikur po shkon te Tagora!
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Tre jane arsyet qe duhet ta lexosh Fred Rreshpjen; Lirizmi poetik ,figuracioni,mjeshteria dhe brendia e fjales poetike qe ky mjeshter magjik i ka persosur e "lemuar" ne kudhren e shpirtit te mrekullueshem ,pertej te zakonshmes,pertej idilikes ne nje dimension iracional,me peshtjellim hyjnor ku fjalet ndrijne ne ameshim parajsor dhe vargjet behen epitafe perjetsie...
Ne rruge paqeje Fred..dhe kursesi ne harrese..!!!
Qielli i djalerise
Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu,
ra mbi korijen e fjetur;
Nga Kashta e Kumtrit bie dhe bie
terfil i arte i qiejve.
Kembanezat e yjeve lekunden me haré,
prere nga hena e majit.
Qiell i djalerise ne sqep te nje zogu
u zhduk pas portes se ylbereve.
Zhduket pas portes se ylbereve djaleria
dhe mua trishtimi me mbulon,
nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe,
ne nje bote qe nuk me kupton.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Det
Hena iken neper mjegulla
si varka e dhembjes sime.
Endrra ime per ishujt e kalter,
neper dhembje, neper hene!
Gdhenda ne breg te detit pikellimin tim.
Vijne dallget dhe behen lote,
si lotet e miteve te statuja ime.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Keto rubine te cmueshme jane me te vertete dhurata te vyera... flm!
Kur vdesin henezat
Xhindi i vogel i perralles
hedh yje ne pellgun e hijeve;
Te dritarja e gjetheve pashe
henen e shuar nga shiu.
Kur vdesin henezat, kur vdesin yjet,
jam si dikur femija i dhembshur:
Qellon qe qaj i vetmuar
mbi driten e duarve te henes.
Qellon qe qaj edhe per zogjte,
e trokas te germadhat e cerdheve,
pastaj u shpjegoj zogjve,
qe edhe une jam ne kete bote pa fole.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Lamtumire
Perendite ilire skalitur ne mjegulla
vdesin ne horizont.
Fati im prej duralumini,
neper vdekje perendish.
Fluturon neper iliaden e shkrepave
fati im tere gjeme.
Dhembja ime ulerin neper qiell,
sa tere avionet e botes.
Lamtumire! Fati im i rrezuar diku
do mos ngrihet kurre me.
Jo, une nuk desha te ik neper qiej,
une desha te ik neper kenge...
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Krijoni Kontakt