Close
Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 236
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Femini

    Asokohe ngjyrat qene shpirtra.
    Ne fund te kopshtit ngrihej olimpi,
    mbi nje mitologji trendafilash.

    Ah, tere trendafilave te botes do t'u bie ne gjunje,
    por ata tinguj nuk do t'i degjoj me kurre.

    Tani jam nje perendi ilire e rrezuar,
    sepse olimpin e trendafilave e humba pergjithnje.

    Por, o Zot, me shume ka humbur
    ai qe nuk ka qene kurre femije.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Jubile

    Ketu cdo gje ka nderruar:
    Vjen feminija ime dhe nuk ka ku mbeshtet
    kryet.

    Cun i vogel dhe i trishtuar,
    a e ke ditur cfare pleqeri e mallkuar te priste?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Ekloge

    Po kthehen barinjte por henen e harruan ndezur ne mal.
    Yjet vene qirinj neper udhet e zogjve,
    mbi delet e heshtura.

    Kur isha femije bisedoja me delet,
    qe me flisnin gjera te mencura.
    Cudi! Kur rritemi dhente nuk flasin me.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Yjet e detit

    Shpirterat e anijeve, djemte e detit ne varre te kalter,
    mbuluar nga nata e ujrave...
    Tani jam bir i ajrit si ne diten e pare te botes,
    i mallkuar ne menyren biblike.

    Jo, nuk ka Itake ne kete bote.
    Tani jam bir i henes, tere ishujt e tjere jane te rreme.

    Shpirtrat e ujit te shtyre nga dhembja
    veshtrojne qe prapa shirave,
    por une s'kam per t'u kthyer me kurre;
    Me kurre nuk kam besim ne asnje breg.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Shtepia e kenges

    Shtepi e vjeter kulmrrezuar si fati im,
    shtegu i mbuluar me lule-harrese.
    Shkoi dhe bardi plak me lahute,
    me syte prej mermeri te verber.

    Tani edhe mua tek balli
    cdo dite me rendon nje mermer i verber;
    Po shkoj edhe une mbi lule-harrese,
    po shkoj edhe une ne shtegun e vjeter.

    O shtepi kulmrrezuar, c'qe ky fat?
    Syte e mermerte i kemi pase,
    por koha jone ka Kuaj Prej Druri,
    koha jone nuk ka Iliade.

    C'te kendojme iliada te stisura?
    C'te kendojme Akilet e genjeshtert?
    Homerin e bene heronjte,
    Homerin nuk e beri talenti.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Fund vere

    Vera qe shkoi i pikelloi qiejte,
    sic pikellohem une per ty.
    Mbi plazhet e shkreta, tere dhembje
    ulerijne rrufete, me kuje.

    Diku anes qyteteve me mjegull
    u shfaqen karvanet e tetorit,
    folklori i harruar i qeraxhinjve
    dhe mushkat ngarkuar me shi.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Ajer

    Eshte nje ajer qe tingellin. Keputen telat,
    dhe une akordoj violinat e reja ne ere.

    Eshte nje ajer plot shtigje qe i dine vetem zogjte
    dhe mbi shpine mban rete, shiun, avionet dhe stinet.

    Eshte nje ajer qe neteve ve vello te zeze
    dhe perserit zerat e te vdekurve qe mban ne kujtese,
    qe nga dita e pare e botes.
    Eshte nje ajer ku une ngjyros ylbere,
    qe shirat nuk i kane njohur kurre.

    Kam bredhur kudo neper bote,
    po nuk eshte e njejta gje.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Zogjte

    Gruri fle nen debore.
    Fusha tere dimer nen yjet e ftohte.
    Vetem zogjte sillen si avione te hutuar.
    Ku e keni aerodromin, o zogj?

    Trokiti ne dritare dimri i kontinentit,
    dhe ti kujtove se jam une qe po vij.
    Jo, dimri e ka shtepine ne fushe,
    vetem une e kam shtepine tek ti.

    Por, kur vijne zogjte mos harro
    te hapesh dritaret tejembane
    se, sigurisht, zogjte nuk jane dimer,
    as aerodrome nuk kane.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Shi hene

    Si arlekin qe del per shetitje,
    ne kopshtin e harruar te feminise,
    hena e pikelluar neper re
    shkel mbi deget e shirave.

    Liqeni i vetmuar ne breg te nates,
    shqetesohet ne krahet e eres
    dhe thelle sirena e dallges se kalter
    loton mbi fytyren e fjetur te legjendes.

    Yjet ne asfalt si perendim i thyer.
    Dhe plepat si murgjer te zinj.
    Fshehur pas drureve diku pergjon
    vrasesi i vjeter, trishtimi.

    Eh, mundet qe thika e trishtimit
    diku perdhe ka per te me lene,
    fshehur nen nje perendim te thyer,
    fshehur nen shira hene...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Motivi i gruas se kurbetlliut

    Po te pres ketu, te ky shelg,
    nen qiellin e zi qe mezi e mbeshtjell nata.
    Yjet e pare rane mbi duart e mia,
    qe i kam vene kryq te kryet e heshtjes.

    Kam kaq kohe qe rri ketu per ty, (bile me vite),
    si Statuja e Pritjes, gdhendur ne mermer te bardhe dhembjeje,
    duke degjuar ankthin e eres,
    qe therret dike hapesirave.

    Por ti nuk erdhe. Shume shira
    rrodhen mbi syte e mi qe u treten.
    Tani here pas here dal e pres nen qiellin e kengeve,
    si Statuja e Pritjes, gdhendur ne nje mermer te bardhe fjalesh.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •