Close
Faqja 9 prej 24 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 236
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Kopshti

    Eshte kopshti ku kenga ime ka nje statuje.
    Luanet e thyer te feminise
    pine uje te pusi i vjeter,
    mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu.

    Shpesh nga mitet dalin satiret
    dhe hapin dyert e mbyllura te hijeve;
    Veshtron shtigjet e nates jasemini
    dhe drita e bardhe i rrjedh nga gishterinjte.

    Narcisi ncjerr supet nga gonxhet,
    i pikelluar nga magjia e vet.
    Hena dhe zanat fshihen
    dhe veshtrojne pas gjethesh.

    Eshte kopshti ku kam nje statuje
    bere prej ngjyrash e gjethesh;
    Ndiej ne balle dritat e pranveres
    qe, nga bari, syte e mi gdhend.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Oret e vona

    Si shtete te vogla kozmosi, tere sherre,
    hartat e reve grinden ne pellg.
    Statujat e legjendave zbresin nga druret
    qe vdesin ne muzg.

    Po une kujt t'i falem,
    kur nuk besoj ne asnje mbremje?

    Besoj qe zogj me nuk ka;
    Ka shume gjera qe vdesin ne muzg.
    Asnjehere nuk kam sosur ku dua,
    kur nata i rrezon urat nje nga nje.

    As trendafilat nuk u bene sivjet.

    Me duket se per kujen qe ngrihet dhe per mbremjen
    me duhet mua te pergjigjem.

    Kjo ndofta vjen se te deshta kaq shume,
    ne ato kohera kur mbremjet nuk kishin lindur akoma.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Lulekuqet

    A jane plage ato mes grurit?
    A ndonje dhembje e pakuptueshme e planetit,
    qe del herepashere mes ares me grure?

    Se vjen nje kohe,
    kur edhe lulet behen plage ne ajer.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Shkembi

    Qiriu i henes ne duart e ererave,
    pikon mbi pellgje magji;
    Rane kembanat ne fshat qemenate,
    rane ne te zi.

    Vjen gjaksi, ketu mpreh thiken e shkurter
    dhe qyqja thur kengen e vdekjes.
    Atje e kane kasollen mjegullat;
    Eh, c'trishtim, o Zot!

    Erdh nga pylli me pisha nje korb,
    epik si ne nje ballade.
    Ik, ik mallkim i zi!
    Nje kale i vdekur vrapon neper shpat.

    Jo, s'eshte vrasesi qe mpreh thiken e shkurter,
    po eshte dhembja ime per ty.
    Eh, c'rane kembanat ne fshat qemenate;
    Ik, ik mallkim i zi...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Kali

    U plak kali i bardhe, i lodhur qemoti,
    tere vdekje u rrezua ne fushen me shi.
    Renkoi ne heshtje dhe vec nje pike loti
    sec rrodhi me dhembje mbi dheun e zi.

    Jo, me nuk do te dale madheshtor ne korije,
    i bukur, krenar, me krifen stuhi,
    me hap elegant. Ne balle c'i kish hije,
    nje henez argjendi e lare me flori.

    Ah, ndofta se mbrami kujtoi me mall
    ate hene argjendi, korijen e gezuar.
    Si shpirti i gezuar i kalit te bardhe
    rrufeja vetoi, shkrepetiu dhe u shua...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Fenikasit

    Fenikasit arriten ne nje port te panjohur
    dhe mesuan se perendite qene nderruar.

    Ky vend quhej Evrope, per nder te motres se Kadmit,
    mbret i enkelejve, ilireve hyjnore.

    Pastaj iken tutje dhe u bene shpirtra ne qiell.
    Vetem anijet u kthyen ne mirazhe. Si dhe me perpara,
    zotat nuk i pranonin shpirtrat e anijeve.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Homeri ne te gjithe kohet

    I binte lires neper redaksite e keshtjellave,
    ati i fisit te lashte te poeteve,
    me gjoksin e shkallmuar nga talenti.
    Eh! Sa keq te behesh gjeni per nje gote vere.

    Homeri kishte dramen e syve,
    por kendonte dramat e botes.
    Kendo o muze iliaden e dhunes,
    iliaden e tiraneve akeas!

    Kendo, o muze, tek dyert e gazetave!
    Sa keq te behesh gjeni per nje gote vere!
    Ndodh qe edhe pa dramen e syve
    nganjehere gjenite jane te verber.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Shtegetar

    Hene s'ka, yje s'ka.
    Ecen vetmia me bijte e saj.

    Asnjeri s'me pret te porta, vetem trishtimi
    dhe trendafilat tere ankth.
    Nata dremit te ajri i dritares,
    ku jane gdhendur syte e mi ne moment pikellimi.

    Hene s'ka, yje s'ka.
    Ecen vetmia me bijte e saj.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Iso

    Endrra e kaut te zi vertitej mbi duna,
    nen qiellin e Ixhazit te trishtuar.
    Koka e trimit ne dhembet e eres,
    shpata ne duart e shiut.

    Shkerbete e reres, tutje Ures se Qabese,
    hengren syte e nizamit te ri.
    Dhe e Bukura ne Ballkanin me bore,
    ndjeu ne buze puthjen e shkretetires.

    Nje nate te fjetur, nje puthje ne sy...
    Iso per kontinentet: oi; oi!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Ai qe u kthye nga lufta

    U kthye nga lufta, te varret u ul.
    Vellezerit qene vrare egersisht.
    I qete, i trishtuar ne heshtje u lut,
    me dhembje njesoj per te gjithe.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 9 prej 24 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •