Close
Faqja 2 prej 24 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 236
  1. #11
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Qerret e lodhura si njė kor tragjedish antike

    Hans-Joachim Lanksch

    F rederik Rreshpja (a Reshpja, tė dhanat luhaten), i lindun mė 1941, a
    1940, āsht nji legjendė pėr sė gjalli. Njohėsit seriozė tė poezisė ia
    nisin kuvendit tė entuziazmuem sapo pėrmendet emni i Fred Rreshpes. Nė
    jetėn publike dhe nė skenėn letrare tė Shqipnisė, ai nuk āsht i
    pranishėm. Pėrmbledhjet e poezisė sė tij nuk gjenden mā nė shitje.
    Kritika letrare nė Shqipnķ, me sa ekziston, nuk e merr mā nė dijeni
    poetin Reshpja.

    Nga “Leksikoni i shkrimtarėve shqiptarė 1501 – 2001” i Hasan Hasanit
    (Prishtinė, 2003) e mėsojmė vendin e shkollimit dhe tė studimeve si dhe
    vjetėt e botimit tė librave tė tij, kurse nuk mėsojmė me asnji fjalė qi
    Frederik Rreshpja ka kenė burgaxhi politik pėr 17 vjet, mu nė moshėn mā
    produktive tė ēdo shkrimtari, mes moshės 30-vjeēe dhe 50-vjeēe, gjā qi e
    mėsojmė vetėm nga “Historia e Letėrsisė Shqiptare” e Robert Elsie-t
    (Tiranė – Pejė, 2003)…

    …Poezitė e Frederik Reshpes s'pėrmbajnė barra tė panevojshme, fjalė tė
    gzhollta. Ēdo element teksti āsht me funksion. Tekstet, megjithatź, nuk
    tė duken tė turnueme dhe tė mpira, por janė plot ngrohtėsi dhe jetė.

    Sa e paqetė dhe e trazueme tė jetė jeta e Frederik Reshpės pėr sė
    jashtmi, aq i pėrshkon poezitė e tij nji frymė e qetė dhe e rregulltė,
    ku rregullsia dhe qetėsia e vjershave tė tij aspak nuk tė bāhen sikur
    kapak artificial mbi nji vulkan vlues.

    Reshpja s'āsht poet i gazėllimit himnik, pa lėre ekzaltimin kombėtar.
    Temat e tij janė humbja, dhimbja, vetmia, qi i derdh nė vargje tė nji
    individualiteti dhe bukurie prekėse. Larg gjithė toposėve avazesh
    albanocentrike, poezia e Frederik Rreshpes āsht letėrsi e dorės sė parė
    tė kalibrit europian.

    Dita e gjahtarėve

    Na zuri mėngjesi nė udhe

    Moj kapelja ime e vjetėr



    Rrugė, re. Pėrpara hieroglifja e madhe e ditės.

    Kyēin e saj e mban nata.



    Lumi Je ėshtė shumė larg

    Po mua pse mė ze malli pėr toka qė nuk i kam parė kurrė?

    Vetėm zėrin e tyre e kam parė te Li Bo.



    Verės qė shkoi kisha njė stap qė u bė shelg te prroi i vjetėr.

    Do vinė zogjtė, do bėjnė fole

    Dhe ne nuk do tė jemi mė tė vetmuar

    Moj kapelja ime e vjetėr.

    Deri nė ditėn e gjahtarėve.

    Gjahtarėve tė mallkuar.



    Dimėr



    Bie dėborė. Rėnkojnė

    Qerret e lodhura si njė kor tragjedish antike

    Nė udhėn e fshatit

    Dhe mua m'u kujtua pabesia jote.



    Sigurish dėborėn e ka shpikur njė hyjni e pabesė

    Mėpastaj Zoti i tradhėtuar vėshtronte

    Fushėn ee mbuluar me qefin.

    Si pėr njė tė vdekur madhėshtor.



    Ah, si tė shkoi ndėrmend pabesia!

    Si tė shkoi ndėrmend dėbora!



    Mė ke dashur shumė.

    Por erdhi njė ditė qė shpike dėborėn.

    Tani udhėt janė zėnė.

    Dhe unė rri e vėrej fushėn ku vdes madhėrisht dashuria.



    Kronikė pėr zgjedhjet



    Njė gjethe u bė zog dhe vajtoi mbi ullishte.



    Nga fshati kundruall dolėn pleqtė,

    rendėn pas shpitrave qė silleshin nė ajėr

    drejt Kashtės sė Kumtrit.



    Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin DEMOKRACIA

    Mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrisė.



    Por shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme,

    tė lira dhe korrekte. Ashtu dhe TV-tė.



    Pastaj lanė gjakun

    Te ullishtja me drurėt e pėrdredhur nga dhembja.

    Eh! Ullinjtė e Shqipėrisė dhe paqa juaj e mallkuar!



    Deklaratė shtypi



    Skllevėr mosmirėnjohės, ju deri dje

    Te kėmbėt e diktatorit jeni shtrirė,

    Dhe mė keni quajtur mua skandaloz

    Pėr fjalėn time tė lirė.

    Enveri lėshonte urdhėr-vdekje

    Por prangat m'i keni vėnė ju

    Tani shkruani pėr mua parrulla nėpėr gazeta

    Dhe i varni si prangat nėpėr mure



    Skllevėr mosmirėnjohės dhe tė marrė

    Kope hipokritėsh servilė,

    Unė muret dhe prangat ii pėshtyj,

    unė kam lindur skandaloz dhe i lirė.



    Mike e vjetėr



    Jo, ti nuk je zbardhur mikja ime e vjetėr

    Por amalgami i ēmendur i pasqyrave

    Tė ka mbuluar nė dimėr.



    Ik nga pasqyrat,

    Pellgjet janė mė tė ndershėm

    Sepse tė bėjnė narēiz.



    Si ike kaq befas?

    Kėshtu tėrė ikje ke qėnė dhe nė rini...



    Tė kėrkova nėpėr hollet e hoteleve,

    Vetėm diku nė njė bar tė vjetėr,

    Si njė krah i thyer pulėbardhe,

    Kishte mbetur pak dimėr nga ti.

    Profetėt e rremė



    Dhe kemi qėnė tmerrėsisht tė persekutuar

    Dhe jemi biblikė me biografi tė mirė



    Mjer ju po i besuat ēdo tė kryqėzuari!



    Dhe vetėm ne mund t'u ēojmė nė parajsė.

    N.q.s. s'na besoni, ne mund tė marrim edhe masa.

    Injorantėt e dreqit!

    Amen!



    Vizatime



    I.

    Mos i beso magjisė sė mallkuar

    Tė telefonit tė zi

    Dėrgomė njė fjalė nėpėr telat e vetėtimave.



    II.



    Njė dorė plumba mbi xhamin e stendės.

    Metal vrasės! Atje te rrėnjėt e tėrmeteve.

    Vallė nuk e ke ditur qė nė kėtė botė ka edhe statuja?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    F.Rreshpja

    Rekuiem

    Noton ne perrua me gjethet mbeshtjelle
    Nje dite e vdekur vjeshte
    Dhe shterget e fundit shkuan te ngrire
    Mbi syte e verdhe ne heshtje

    Rrezohet nga druret trishtimi I bores
    Lugina me hene e lyer
    Dhe dreret e eres vene kujen ne dhembje
    Me binjet prej akulli thyer

    Me vdiq dhe kjo vjeshte, me shkoi dhe kjo dite
    Qefini me gjethe thare
    O dimri I drereve me briret ne ere
    Ke vjeshte te qaj me pare?



    Poezine e mesiperme e gjeta ne nje gazete ne Shqiperi para 2 vjetesh, edhe e hodha ne nje bllok qe kisha me vete pa i dit atehere permasat e autorit qe e ka shkruajtur.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Frederik Rreshpja: "Ja pse dua tė vras veten"

    Ja pse dua tė vras veten

    Tuesday, 01 November 2005


    Jeton i braktisur dhe ku ta zerė nata. Eshtė martuar dy herė dhe po aq herė ėshtė futur nė burg, padrejtėsisht. Gjeniu i letrave shqipe tani ka kaluar moshėn 65-vjeēare dhe ka nevojė pėr njė operacion nė zemėr, por nuk ka para qė tė paguajė spitalin. Ne, e takuam gjatė kėtyre ditėve dhe i morėm atij njė intervistė tė cilėn po e botojmė pėr lexuesit e gazetės “sot”.

    Ku banon Frederik Rreshpja, aktualisht?

    Unė banoj nė Tiranė. Kam pasur njė shtėpi kur dola herėn e fundit nga burgu, por atė e kishin marrė…

    Pse jeni burgosur?

    Gjithmonė politikisht, dhe gjithmonė nga miqtė e mi. Gjithmonė nga njerėzit e mi dhe interesant ėshtė se unė nė fakt, nuk kam pasur ndonjė problem. Kam qenė njė shkrimtar i angazhuar si gjithė tė tjerėt.

    Po ē’lidhje ka politika me shkrimtarin, qė duhet tė burgosej?

    Mė duket se ishte ēėshtje ambiciesh, sepse kapi tė gjithė shkrimtarėt gati, por ka disa emra shkrimtarėsh qė nuk i bėjnė mirė letėrsisė shqipe po i pėrmenda. Ndonjeri prej tyre ėshtė pėrfolė edhe nė parlament. Kisha edhe nga njerezit e mi qė mė hiqeshin se mė donin.

    Dhe aktualisht nė Tiranė, ku banon?

    Unė kam jetuar dikur nė njė hotel, pastaj kam pasur njė dhomė brenda shtypshkronjės time. Pastaj, jam transferuar nėpėr vende tė ndryshme herė- herė edhe gjysėm ilegal. Dihet qė gazetat, shtypi nuk mund tė paguajnė, dhe unė nuk kam ndonjė tė ardhur. Kjo ėshtė njė fatkeqėsi, prandaj unė vij e jetoj shpesh te shtėpia e vellait tė vogėl, kėtu nė Shkodėr.

    Po shėrbimet qė ju nevojiten kush ua bėn?

    Vetė unė.

    Ēfarė ndihmash ke pasur nga shteti?

    Asnjė, absolutisht asnjė ndihmė. Unė kam kėrkuar njė pension tė vogėl. Nuk arrij me e kuptuar pse shteti mė ka penguar dhe mė ka sulmuar gjithmonė. Une jam pėrpjekur tė hulumtoj, se unė si gazetar kam qenė mjaft i shkathėt, por tani unė jam e sėmurė dhe nuk mund tė investigoj, se ajo kėrkon shėndet dhe shumė para. E pastaj Pen Klubi me qendėr nė Londėr na akordoi njė pension, tė cilin e anulloi shteti shqiptar, me ndėrhyrje direkte.

    Dhe ai fond ku shkoi?

    Rri atje, nė Londėr, nė punėn e vet. Unė pension, kėshtu siē marrin tė gjithė qytetarėt shqiptarė nuk kam, pėr arsyen e thjeshtė se kur kam hyrė herėn e fundit nė burg, mė morėn librezėn e punės dhe ma grisėn. Tani mė kanė thėnė se diku ėshtė arkiva ku mund tė gjinden kėto gjėra po a jam nė gjendje unė tė shkoj e t’i bie mbrapa atyre punėve? S’jam, s’kam mundėsi. Unė kur kam qenė shėndoshė kam patur makina, tash jam i sėmurė, s’kam asnjė mundėsi pėr t’i rėnė mbrapa kėtyre punėve, se mė duhet patjetėr me nxjerr njė pension sado tė vogėl. Nano dhe Dokle pėrpara fushatės mė gėnjyen pėr njė pension special Pėrpara 3 muajsh muhabeti me tė dy u bė, po nuk u konkretizua, nuk mė dhanė asnjė shkak asnjė arsye, asnjė shpjegim. Ata i ndėrrojnė numrat e telefonit, unė nuk arrij me i gjetė numrat e rinj tė telefonit. Ndėrsa me drejtuesit e rinj ende nuk kam biseduar.

    Sa ėshtė numri i librave tė krijimtarisė tuaj?

    Janė me qindra libra. Tė gjitha zhanret,qė nga drama, romani, libra pėr fėmijė, poezi, etj. Poezinė e kam pasė pėr qejf shumė edhe kėtė jam kam pasionuar vetes, qė nė poezi me bėrė diēka, por unė nuk e kreva misionin tim nė jetė. Arsyeja ishte se gjysma e jetės mė ka shkuar burgjeve e spitaleve.Tani pleqėria mė erdhi keq shumė, por e keqja ime ėshtė se unė s’mund tė eci dot. Por unė jam katolik dhe vetvrasjen e kemi tė ndaluar se unė s’kam ē’tė bėj mė nė kėtė jetė.

    Pse, e mendon ndonjeherė tė vetėvritesh?

    Shumė herė e kam menduar, se ēfarė do tė bėj i tillė unė nė kėtė jetė?

    Kė nga shkrimtarėt e mėdhenj tė botės do tė imitosh?

    Nuk e di. Unė kam pasur njė femijė, po edhe atė e kanė vrarė dhe kur mė pyesin, “ti pse harxhon para, pse shėtit gjithė botėn, qė nga Australia e deri nė Nepal”, unė hesht. Sepse nė fakt, unė shkova se mė thoshin, qė “ēuni ėshtė gjallė”. Por nė tė vėrtetė e kishte mbytė babai i nėnės sė tij. Domethėnė, gjyshi i tij.

    Po nėna e djalit tuaj a ėshtė gjallė?

    Jo, e mbyti i jati. Nuk donte miqėsi me njė njeri qė ishte armik i partisė dhe i popullit, se unė rrjedh nga njė familje aristokrate. “Unė jam komunist” – thoshte ai, dhe mė nė fund vetė pėrfundoi nė burg se Enver Hoxha i kishte ndėrtuar kėshtu kėto punė. Kush i informonte, i vinte hakut kėtyre njerezve, po vetė atė nuk e informonin mirė siē thotė i biri Sokoli. Dhe e kam takuar njė ditė Sokolin dhe i thashė, “Po ty qė tė mbante afėr Enveri, pėrse nuk e informoje dot pėr tė vėrtetat”. Ai nuk foli.

    Ēfarė kujtimesh ke nga gruaja dhe djali?

    S’e kam pa…

    A ke fotografi?

    Jo. Sigurisht, tė Lorės, (gruas time) kam, ndėrsa tė ēunit jo, se isha nė burg.

    Sa ka ndikuar kjo gjėndje nė krijimtarinė tėnde tė mėvonshme?

    Ē’tė tė them. Heminguej thoshte, “shkrimtari duhet tė vuajė si shpata nė zjarr qė tė bėhet njė shkrimtar i mirė”, por pėr mua ishte e tepėrt se unė s’jam Jezu Krishti.

    Si sillen kolegėt, shkrimtarėt dhe gazetarėt me ju?

    Shumė mirė. Pėr ēudi vetėm Kadareja nuk sillet mirė. Unė e kam pėrkrahur dhe ndihmuar atė njeri, e kam pėrkrahur shumė. Ne kemi pėr detyrė t’i mbrojmė kėto figura tė mėdha. Po ai nuk bėn mirė, sigurisht. Megjithatė unė jam sjellė mirė dhe vazhdoj tė sillem mirė kundrejt tij. Ai ka shkruar libra, unė nuk kam shkruar ndonjė ese tjetėr pėr librat e tij.

    Kush ju ka futur nė burg?

    Shokėt e mi. Ose ata qė mė hiqeshin si tė tillė. Mė kanė burgosur dy herė. Madje, edhe pas ardhjes sė demokracisė.

    Ju jeni njė shkrimtar endacak, ku gdhihesh dhe ku ngrysesh?

    Kjo varet nga gjendja ime ekonomike. Kur kam, fle nė njė hotel tė mirė se unė jam mėsuar me jetė luksoze, qė fėmijė mė ka pasė mėsuar nana. Kur nuk kam para, fle nė njė hotel fare tė thjeshtė. A tė ka takuar ndonjėherė tė flesh jashtė? Po, fatkeqėsisht mė ka takuar. Kam fjetur edhe para Pallatit tė Kulturės.

    Si je ndjerė?

    Hiē. Kisha njė kobure me vete, edhe mendova tė vrasė veten por thashė se vetėvrasja, jo vetėm qė ėshtė budallallėk, por ėshtė edhe krim fetar. Zoti s’e fal kėtė. Unė aty e lashė koburen dhe ika. Erdhėn dy policė, e gjetėn, e morėn po mua nuk mė thanė gjė. Fatmirėsisht, nuk mė thanė asgjė. Unė ika dalėngadalė, shkova te njė hotel i vjetėr, 500 lekė nata, po unė kam ndenjė shumė atje. Mė kanė vjedhur disa herė atje, po unė nuk kam bėrė fjalė kurrė, prandaj i thashė atyre: Unė nuk e di se kur i jap kėto lekė se unė do rri sot kėtu”. Ata mė thanė: “Do tė rrish sa tė duash, ne kemi fituar para prej teje. Je burrė i urtė”. Se unė prej natyre jam shumė i edukuar, shumė i qetė. Natyrė angleze. Edhe ndonjeherė kur bėhem nevrik, unė e ndal veten.

    Ju keni nxjerrė kohėt e fundit njė libėr me poezi, si ju duket ky libėr?

    Po,sigurisht. Libri ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė kaq shpej. Interesant. Por u habita kur u bė nė Durrės mbledhja e poetėve, ku mua nuk mė thirrėn.

    Ē’mendim ke pėr Dritėro Agollin?

    Kam njė mendim shumė tė mirė, unė e kam pasur shok tė ngushtė, bashkė kemi ndenjur natė e ditė, kemi ngrysyr e gdhirė bashkė. Unė kam qenė edhe nėnkryetar i Lidhjes. Eshtė njė poet shumė i mirė, njė shkrimtar shumė i mirė, reportazhet e tij janė tė pakrahasueshme, tregimet, sidomos romani “Zylo..” ėshtė ndėr kryeveprat e letėrsisė europiane.

    Si ju duket letėrsia e kėtyre 15 viteve tė fundit?

    Na keni hapur njė temė shumė tė bukur, shumė interesante. Neve, sot nuk kemi kritikė, thjesht pėr arsye ekonomike, se nuk i paguan njeri. Mirėpo kritiku nuk mund tė blejė njė libėr, tė shkruajė njė shkrim e tė harxhojė disketėn e kompjuterizimin kot, badihava. Nuk ka faj se siē e thotė Engelsi, mbi varrin e Marksit: “asnjė kėpucar nuk mund tė punojė, pa e paguar”. Asgjė s’bėhet, aq mė tepėr arti. Po, kėshtu, qosheve tė tryezave flitet shumė, bile ka mendime nga mė tė kundėrtat. Disa mohojnė rreptėsisht arritjet. Njė nga kėta ėshtė poeti i shkėlqyer, Fatos Arapi. Ai e mohon rreptėsisht letėrsinė e zhvilluar pas viteve ’90, disa tė tjerė brohorasin.Unė vetė kam ndjekur me vėmėndje, kam lexuar me vėmėndje, mė kanė rėnė nė sy shumė emra, shumė njerėz tė talentuar, tė zotė, me shpirt tė madh dhe me mjeshtėrinė e fjalės. Mė kanė mbetur nė kokė, fjala vjen kėta autorė: Ermir Nika, Besjan Gjermenji, libri juaj, etj, Uroj qė tė kemi edhe nė prozė. Por nė prozė, pėrveē Shpėtim Kelmendit, unė nuk kam parė ndonjė firmė tė re, tė fuqishme. Jo se nuk e kam ndjekur, por siē duket ana ekonomike, proza kėrkon para mė tepėr pėr t’u shtypur se unė vetė kam pasur shtypshkronjė dhe e di sa para kėrkon njė libėr, sidomos nė prozė, fjala vjen njė roman.

    Ēfarė po shkruan Frederiku?

    Unė kėto dy- tre ditė mbarova njė libėr tė ri poetik me vjersha, por kam tė mbaruar edhe njė roman. Po tė qe pėr mua edhe nuk do tė shkruaja fare,do hiqja dorė nga letėrsia, por mua mė duket se ēdo gjė tė mirė qė bėjnė njerėzit, jo vetėm nė poezi, por ēdo gjė, ēdo veprim, edhe njė dy lekėsh me i dhėnė njė tė varfėri, tė duket se tė gjitha kėto janė tė injektuara nga Perėndia. Unė kėshtu them. Edhe ndjej njė shtytje tė brendshme, sikur mė thotė engjėlli mbrojtės, “shkruaje kėtė”. Se pėr mua personalisht, nuk do tė merresha mė me letėrsinė. Unė nuk jam ambicioz, nuk kam nevojė, e as kam pasur kurrė nevojė, kjo ėshtė arsyeja qė unė nuk jap intervista dhe jashtė shtetit janė habitur me mua. “S’kemi parė njeri, pėrpara qė s’pranon tė japė intervista, nga vjen ti”, mė kanė pyetur. “Unė vij nga Shkodra, nga qyteti i mbretėrve ilirė”, u thosha unė.

    Pas tragjedisė sė parė familjare a keni provuar tė dashuroni pėrsėri?

    Unė, u martova me shtytjen e nėnės, po atė e zura me njė oficer sigurimi, qė e kishte burrė motre. E zura nė dhomė, nė krevat, e mora, e ēova nė shtėpi. I thashė atyre: “urdhėroni deklaratėn qė ka shkruar”. Dua tė shtoj kėtu se disa herė kanė tentuar tė mė helmojnė.

    Kush kishte interes tė tė helmonte?

    Ata qė ishin tė interesuar pėr pasuritė e mia. Koha ime ka kaluar, tashmė. Unė jam 65 vjeē, i sėmurė me zemėr. Kam nevojė pėr njė operacion, pėr njė “bypass”, por tani unė s’kam mė para, as pasuri, as ē’farė tė shes mė.

    Sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #14
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Histori e dhimbshme ....gjynah sa pa fat ky njeri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 09-01-2006 mė 19:47

  5. #15
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    pik e zez thash se ishte merzit xhuxho mer jahu

    Jeta nganjeher osht shum e padrejt..
    kur degjoj e lexoj si ka qen ky regjim,,si i ka shtyp njerzit me kom..si i ka shkateru familje te tera...pyes veten SI KA AKOMA NJEREZ ME NOSTALGJI PER ATE PERIUDH..

    me vjen keq per ket njeri te pa-fat..
    o-le-le firma

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ky njeri i pa-fat eshte nje nga poetet lirike me te mire shqiptare
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232

    Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja

    Vdiq ne mjerim te plote, poeti lirik ma i madhi i sotem shqiptar, ne moshen 66 vjecare. U shua Essennini shqiptar.

    IN MEMORIAM PER FREDERIK RRESHPEN

    "Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese.

    Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai eshte shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale.

    Para dy ditesh, ne muzg me mori nje njeri i panjohur ne telefonin celular. "Jeni Moikom Zeqo?". Po, -iu pergjigja. "Eshte nje njeri i rrezuar perdhe ne asfalt, eshte duke vdekur. Me permendi emrin tend dhe numrin e celularit". "Ku ndodheni tani?". "Nje kafene prane kulles se Sahatit, ne qender". "Po vij, menjehere".

    U nisa me ngut, ne nje kafene e gjeta ate qytetarin i cili me telefonoi dhe prane tij Frederik Rreshpen te sfilitur, me nje zbehtesi te frikshme. Mesa duket, kishte pesuar nje atak, merrte fryme me veshtiresi, megjithate fliste ne menyre aq halucinative, me fraza shpesh pa lidhje, si ne jerm mitologjik. Kishte ardhur fill i vetem nga Shkodra ne Tirane ne mengjes. Mbante ne qafe te lidhur nje cante te vogel, ishte i perhumbur, vetem syte i shkelqenin. "Une kam gjetur stemen e arte te Princit te Spanave, Moikom - me tha". "Ti e di, qe kam patur dikur nje djale, nuk e kam marre vesh se ku eshte asnjehere. Edhe Loren, te vetmen femer qe kam dashur ne jete, ma kane rrembyer. Patjeter, qe kane vdekur. Nuk kam absolutisht asnje njeri. Cudi si nuk vdes edhe une. Do te shpetoja njehere e pergjithmone". I tronditur, e shihja mikun tim qe e njihja kaq mire. Hija e tij, levizte tani vetem ne viset e miteve, ku kinse kishte gjetur stemen e arte, fliste per nje femije qe s'e kishte patur kurre dhe per nje te dashur qe s'e kishte patur kurre. Vitet e fundit, vetedija e tij ishte e dyzuar, nuk orientohej me ne realitetin e perditshem, hynte dhe dilte nga mbreteria e fantazise, thoshte gjerat me te cuditshme dhe me te pabesueshme, me nje pikellim biblik, ngaterronte koherat, shpikte subjekte dhe ngjarje qe nuk kishin ndodhur, fliste per persona dhe personazhe te krijuar nga lenda e poezise, permendte cironken proverbiale te De Rades se vdekur, mendja e mjegulluar e tij megjithate ishte plot drit`. Nuk i sherbenin me fjalet me kuptimet e tyre te drejtperdrejta, bente nje metaforizim te skajshem te sendeve dhe universit. "Si mendon ti Moikom, jam gazetar apo poet?" - "Pa dyshim qe je poet". "Pse valle u largove nga Shkodra?" - "Une vete u nisa, para disa ditesh ne Shkoder" - "Pse u ktheve? Ku do te rrish ketu ne Tirane? Duhet patjeter te kthehesh ne Shkoder". Se bashku me qytetarin e panjohur (nuk e mesova emrin e tij), duke e mbajtur nga krahet gati pezull, ishte krejt i pafuqishem per te ecur, e cova ne nje hotel, i cili ishte i ngrohte, pagova hotelin dhe mora ne telefon nipin e tij Dashin, djalin e motres, Ciates. I thashe nipit qe te vinte ta merrte te nesermen ne mengjes sepse ishte ne nje gjendje kritike si asnjehere. Gjate ketyre viteve, e kam cuar Frederikun ne spital disa here, duke e shpetuar nga vdekja e sigurte. I kam bere te gjitha perpjekjet per ta ndihmuar, disa here e kam cuar ne azile, kam shkruar letra per kryeministrat, per Presidentet, per ministrat e Kultures qe t'i nxirrnin nje pension te vecante, gje qe ai e meritonte plotesisht. I rrenuar, pa para, tejet i semure, ai perjetoi ditet dhe netet e veshtira, per te vdekur ne mjerim.

    ***

    Ne mengjesin e 17 shkurtit, me merr Dashi, nipi i Frederikut dhe me thote: "Xhaxhi Moikom, Frederiku, daja, vdiq". Telefoni celular m'u duk si nje zog makaber. Befas, tere bota m'u duk si nje peme vigane me miliona zogj te tille celulare. Me ne fund, pasi kerkoi kaq me ngulm vdekjen, qe ishte paqja e vertete per te, Frederik Rreshpja, i mbylli syte, por jo qepallat e tij ne poezite e mrekullueshme qe ka per te gjithe ne.

    ***

    "Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese. Jeta e tij e ngaterruar dhe e trazuar, gati nuk mund te pershkruhet. Megjithate, ai lindi krejt ndryshe nga te tjeret, sepse ai ishte krejt ndryshe nga te tjeret. Te gjithe shkruajne poezi, por ai ishte Poet.

    ***

    Bota eshte e mbushur me "actia mortalia" - (veprime, pune te njerezve te vdekshem). Miliona njerez nuk e kane shperdoruar jeten e tyre, nuk jane mberthyer nga kotesia, pra kane qene normale. Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai ehste shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale.

    ***

    Poezia e Frederik Rreshpes eshte skema e tij nevralgjike e pashlyeshme, qe dimensionohet ne heshtje, delikate dhe e sigurte, ne hapesiten panteonike te poezise dhe te artit shqiptar. Rreshpja ehste nje poet i lindur dhe jo nje poet i bere. Eshte shume e veshtire ta perkufizosh nje nje formulekete gje. Eshte e veshtire te flasesh dy fjale per njeriun dhe per poetin, per te cilin masmedia ka qene nje mit i paperfillshem dhe aspak miqesor, (jo per fajin e tij), sepse krijimi i vertete nuk kufizohet kurre "in medias res" dhe lavdia e rreme, eshte perhere periferike, ose alibia e mediokritetit. Ne kete kohe te sodomizuar nga politika, Rreshpja beri nje sfide elegante, duke hedhur bumeranget e tij magjike ne horizontet e figurave te kujteses, te anticipuar si metafore universale, per te na shpalosur ne kaleoidoskop imazhesh dhe plot ngrohtesi njerezore. Libri i tij poetik me i famshem "Erdhi ora te vdes perseri", nuk eshte aspak nje mall nekrofilik.

    Ai ne te vertete nuk ka patur asnjehere ndermend te vdese asnjehere seriozisht, por te ringjallet poetikisht dhe 1000 vdekjet e tij, te vulgaritetit te jetes se perditshme, t'i konvertoje ne nje kohe mitike, ne nje deshmi origjinale dhe te paimitueshme. Ai ka mundur ta realizoje kete thjeshtesisht, ndonese permes nje drame te brendshme perveluese, paradoksale te pafund. Kjo tregon kurajon e tij te madhe dhe nje dinjitet te vecante. Kjo te con tek ideja e patjetersueshme se ai nuk ka jetuar kot, se nuk mund te flitet per nje shperdorim te llahtarshem te jetes, ajo qe ishte e jashtme tek ai, nuk ishte asnjehere e brendshme.

    ***

    Frederik Rreshpja ka lindur ne 19 korrik 1940 ne Shkoder. Ne vendlindje ka kryer arsimin e mesem, pastaj ka punuar arsimtar ne fshatrat e Shkodres, pastaj nepunes, pergjegjes kulture etj. Poezite e para i ka botuar ne fillim te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ne vitin 1967, pati sukses te vecante me vellimin poetik "Rapsodi shqiptare". Eshte marre me publicistike dhe ese letrare. Per shume vjet, ka qene i burgosur per bindjet politike dhe jeta e tij ka qene shume e trazuar. Ne vitin 1991, ishte kryeredaktor i gazetes "ORA" si edhe kandidat per deputet. Nga viti 1992, ai ishte president i shtypshkronjes "Europa". Ka qene edhe drejtor i revistes kulturore-letrare "Europa" dhe i gazetes "Lajmi i mbremjes". Ne vitin 2000, ai ishte i rrenuar ekonomikisht. Nuk dihet se c'u be me pronesine e shtypshkronjes qe posedonte, ai fliste per mashtrime qe i kishin bere, ndonese une e kam ruajtur nje kopje te nje dokumenti te noterizuar qe ai ia jepte shtypshkronjen ne perdorim Sadat Brahjas, dhe ky i fundit ishte e detyruar t'i jepte 700 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk di perse nuk funksionoi kjo marreveshje, Frederiku perjetoi Odisene e nje varferie te skajshme te mbetjes neper rruge, kjo pike duhet sqaruar mire, duhet te dale pergjegjesia e njerezve te cilet e cuan ne kete gjendje apokaliptike.

    ***

    Me Frederik Rreshpen jam njohur afro 40 vjet me pare. E kam ruajtur perhere miqesine me te, ndersa shume te tjere, nuk e ruajten dot kete miqesi. Rreshpja spikati qe ne fillim si nje poet me nje talent te cuditshem, enuin, krejtesisht modern. Pervec poezive, ai shkroi peralla te denja per vete penen e Oskar Uajldit. Kishte energji te medha, ndonese nuk ishte asnjehere ambicioz, teper i shkujdesur, moskokecares. I lire ne mendime, rebel i pandreqshem dhe i pathyeshem ne cdo kohe, aventuren e artit e plazmoi ne dizonance me aventuren e jetes, pikerisht si shprehje te lirise ekzistenciale. Kundeshtar i diktatures, ai perjetoi gati 20vjet si i burgosur politik, i harruar dhe i pabotuar, perhere me nje identitet te spikatur antikonformist, sfidant i llojit rembojan. Jo rastesisht i lindur ne Shkoder, e cila mund te quhet nje kryeqytet letrar i Barletit dhe i Bogdanit, i Fishtes dhe i Mjedes etj, pas vdekjes se Migjenit te madh,, Frederik Rreshpja eshte talenti me i shquar qe ka dale nga kjo treve - miter e poezise se shqetesuar te kombit. Pervecse poet, Frederik Rreshpja ishte edhe nje publicist i mprehte - esseja e tij e gjate "Marrezia e Itakes", eshte nga me te bukurat dhe interesantet ne letrat shqipe. Ai ishte edhe prozator humorist i rralle i tradites koniciane.

    ***

    Poezia e Frederik Rreshpja eshte me nje kod dhe nje apel simbolesh dhe nenkuptimesh. Ne poezine e tij, eshte nje finese teper e holle, nje delikatese e brendshme qe te habit. Te duket se trilli i metafores de Radiane hedh argjendin e vet te kalter tek peisazhet e ashpra alpine, onirike, ne agloshet e shpellave, ku mbijetojne perendite ilire, tek kasollja e vjeshtes me zogj mitesh, ku fluturojne kometat dhe alekinet, ne horizonte me gruntin primitiv te shiut, tek rete dhe tek plazhet, ku Frederik Rreshpja ka mbledhur qeramikat e thyera te dashurive te lashta, aty ku, udha e vjeter rri si patkoi i fatit tek porta e shekujve. Epika nuk mungon:

    Koka e trimit, ne dhembet e eres,

    Shpata, ne duart e shiut.

    Duket se sozia e Milosoas, futet tek emri i Medaut ilir, per te gjetur dallendyshen e humbur pas 7 bjeshkeve te Filip Shirokes, apo xhindin e vogel te perallave dhe te rrefimtarise popullore, nen nje qiell te trishtuar qe gjemon nga kavaleria e shirave te Eposit Verior.

    Per te, femijeria eshte nje perralle e shumefishte, atdheu i imazheve:

    Luanet e thyer te femijerise,

    Pune uje te pusi i vjeter,

    Mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu,

    Me turbanin prej vese.

    Frederik Rreshpja pikturon si nje varg Van Gog. Per te krijuar ne fakt nje kozmogoni ngjyrash dhe ndijimesh, ku panteizmi eshte edhe impresionizem, ku ka perhere shume fanitje fosforeshente, fantazma te shenjta te kujteses kombetare, kalores anonime te imagjinates, detare te qiellit, imazhe arketipale te pashperbershem, ose metafora te antropomorfizuara. Poeti eshte perhere nje lloj Princ i Vogel ekzyperian, por i veshur me tirqe dukagjinase, binjak i Omerit te vajtuar nga Ajkuna, per te kerkuar pa pushim "detet e rrezikshem te pafundesise perrallore", sic eshte shprehur dikur Kitsi i madh. Por asnjehere ne kete clirim kufijsh dhe dimensionesh, ne kete transparence te materies se gurtezuar, Frederik Rreshpja nuk e humb sensin e dashurise, sepse per te arti nuk eshte "nje kopesht i trilluar ku kercejne bretkosa te verteta" (Mariana Mur). Dhe ja, qe qeniet mitike, nuk i shpetojne dot ironise paresore si nje biresim, si nje katharsis.

    Homeri, stergjyshi yne antropoid, eshte nje lajtmotiv, po edhe nje sinkope. Sipas Rreshpes, Homerin e bene heronjte me shume sesa talenti. Nga Eposi i Trojes, deri te Hollivudi, paradoksi te con edhe tek Homeret e industrializuar. Ndaj Frederik Rreshpja thote me nje qetesi olimpike, bashkekohore, te ndryshme nga tradita:

    E verbeta ime madheshtore me syze Hong-Kong -u,

    Beje nje Iliadeper mua!

    Ky konceptim te kujton Bertold Brehtin e mencur. Frederik Rreshpja tenton te beje te lexueshem nje "Index exportagorium". Ai paralajmeron per profetet e rreme:

    Zeusi, Atena dhe tere zotat, duhen thyer,

    Per te rindertuar duart e Fidias.

    ***

    Ishuj te ndritshem i jane shfaqur poetit ne retine, nen qiej absurde. Ai ishte gjithmone nje pagan i vjeter qe deborerat i shnderronte ne mermere statujash ilire. Keshtu, ai shenohet per te tjeret si nje "homeo scriptor" dhe thote per poezite e tij delikate, plot fantazi frazen proverbiale "Madame Bovary c'est moi", aq me teper se sic eshte shprehur ai "Nen cdo molle, nje Eve e ka pritur". Kjo eshte dashuria ne tere kuptimin e mistershem dhe e pazevendesueshme. Do te shtoja se emri biblik i Eves eshte nje metaforizim i muzave te poetit, i oreve bjeshketare, qe ne shekullin e TV dhe Kibernetikes, prape nuk e kane humbur fuqine cudiberese te fatit dhe te artit.

    ***

    Nese nga pikepamja okulare, poezite e Rreshpes te kujtojne mozaiket paleokristiane te Antikitetit te Vone plot peisazhe baritore dhe kafshe alegorike, nga pikepamja e sonoritetit ato jane plot harmoni.

    ***

    Sipas teorise se bihevioristeve, cdo lexim ne heshtje percillet edhe nga levizjet e pezave zanore. Ne kete kuptim, leximi i poezise rreshpiane eshte nje muzike e rrezikshme, se te zoteron, por teresisht e shendeteshme dhe frymezueshme.

    ***

    Tani "ante mortem" (pas vdekjes), ne mund te arsyetojme dhimbjen per te. Te poezia e tij, eshte qartesia, delikatja, jo demoniakia. as vulgarja. Dykuptimesia e natyres dhe simboleve, eshte kudo. Ne kishen e fjales, Frederik Rreshpja eshte nje drite altari. Ai nuk pati ne perditshmerine e tij te nemur ankesa lotmbushura. Ai e dinte sekretin e plastikes se peisazheve te detit dhe te henes. Ai e dinte sekretin edhe te bukurise se paracaktuar te vdekjes. Lirika per te, ishte si nje fe estetike. Frederik Rreshpja eshte nje nga poetet lirike me te medhenj te poezise shqipe te koherave. Shpresoj se keshtu do te cmohet edhe me vone.

    ***

    E pamundur, e pamundur, e pamundur te rikujtoj te tera hollesirat. Koha eshte rrafshuese. Megjithate, me kujtohet babai i Frederikut, te cilit ai i ngjante, me floke dhe mustaqe te thinjura, me kujtohet nena e tij te cilin ai e adhuronte "Eshte Perendia ime", me kujtohen motrat e Frederikut qe kane vdekur, Neta, Pashka, Ciata. Cuditerisht, ne shtepine e tij, ne oborr lulezon akoma edhe sot, nje shege e vjeter e mbjelle nga dora e Hile Mosit. Familja e Rreshpajve eshte me origjine nga Dukagjini legjendar. Kam qene me qindra here ne shtepine e tij ne Shkoder, vellezerit e tij Keli dhe Gjoni, per nje cudi qe nuk e kam kuptuar kurre asnjehere, perhere me kane thirrur "Xhaxhi Moikom". Ne rinine e tij, Frederik Rreshpja kishte talent edhe per pikture. Ne 1970, me ka bere edhe mua nje portret vizatimi, si edhe me ka kushtuar nje poezi. Me vone, m- beri nje portret te nenes. Ky njeri, kishte kultin e nenes, nuk ma merr mendja qe ne jeten e tij - dhe kete, nuk di ta shpjegoj, te kete patur ndonje femer tjeter. Pervec personazhit beatrician, te shpikur prej tij dhe te quajtur Lora. Sa pikellim, sa mungese dashurie ka patur ne jeten e ketij njeriu! Por tani, ai eshte i qete. Hera e pare qe ai shijon paqen, ate paqe qe ai e metonte i etur. Biografia e tij e paqete u mbyll ne moshen 66-vjecare. Mund te rronte edhe me teper. Por ne vetem mund te shprehemi, ashtu sic thonte dikur Homeri, "se kjo gje, eshte ne duart e Zotave". Frederik Rreshpja eshte rikthyer ne femijerine e tij, kur mahnitej nga bjeshket, sepse ai nuk ka nevoje per purgator, as per hapesira te ndermjetme, plot gjemba dhe mosmirenjohje, ai shetit ne vise kinse te panjohura, por qe i kishte zbuluar shume kohe me pare, te fantazise dhe te vdekjes, ai la gjurme delikate si ato te kaprojve perrallore, ai artikuloi poezi dhe figura te cilat mund te vertiten sipas nje muzike pitagorike qiellore ne ameshim. AMEN!

    Marre nga Koha Jone 18 shkurt 2006
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 18-02-2006 mė 15:22

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Nje shkrim i botuar ne te gjalle te Poetit (2004) marre nga

    www.albanovaonline.com


    S'DUA TË PIKËLLOHET KUSH PËR FATIN TIM

    Poeti, tregimtari dhe eseisti Frederik Rreshpja

    Hans-Joachim Lanksch


    Frederik Rreshpja (a Reshpja, të dhanat luhaten), i lindun më 1941 (a 1940, të dhanat luhaten) âsht nji legjendë për së gjalli.

    Njohësit seriozë të poezisë ia nisin kuvendit të entuziazmuem sapo përmendet emni i Fred Reshpes. Në jetën publike dhe në skenën letrare të Shqipnisë, ai nuk âsht i pranishëm. Përmbledhjet e poezisë së tij nuk gjenden mâ në shitje. Kritika letrare në Shqipní, me sa ekziston, nuk e merr mâ në dijeni poetin Reshpja.

    Nga "Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2001" i Hasan Hasanit (Prishtinë, 2003) e mësojmë vendin e shkollimit dhe të studimeve si dhe vjetët e botimit të librave të tij, kurse nuk mësojmë me asnji fjalë qi Frederik Rreshpja ka kenë burgaxhi politik për 17 vjet, mu në moshën mâ produktive të çdo shkrimtari, mes moshës 30-vjeçe dhe 50-vjeçe, gjâ qi e mësojmë vetëm nga "Historia e Letërsisë Shqiptare" e Robert Elsie-t (Tiranë – Pejë, 2003). Reshpja dhe as nuk âsht i përkëdheluni i botuesve dhe përkthyesve. Jo pak vepra të tij duket s'janë të botueme dhe myken në kese najlloni nëpër hotele dhe miq të tij. Prapëseprapë, ai figuron me disa poezi në "Anthologie de la poésie albanaise" të Aleksandër Zotos (Chambéry, 1998) dhe në "Antologjinë e poezisë shqipe. Gjysmëshekulli i artë" të Ali Aliut (Tetovë, 2000) si dhe e rrumbullakson punimin e shkëlqyeshëm të Gazmend Krasniqit "Poezi. Sprovë antologjike" (Tiranë, 2003).

    Qysh prej do kohe pothuej nuk ke si me e takue personalisht Frederik Reshpen mbasi nuk ka mâ ndonji vendbanim të përhershëm.
    Në intervistë, dhanë revistës "Zëri i Rinisë" më 1992, hasim në shprehjen e tij "nuk e di se ka mbetë ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë. Gjith ç’kam dashur e kam humbur. –Kur trishtohem shkruaj. Prandaj shkruaj shumë." Në po atë intervistë lajmroi se donte me hapë, se shpejti, nji gazetë të pamvarun për intelektualët. Kryesisht kulturë, art, jashtë politikës. Edhe të botote libra.

    Se çfarë u bâ mbasandej, e mësojmë nga artikulli i arkeologut dhe poetit Moikom Zeqo te "Koha Jonë" e 15 dhetorit 2003: Frederik Reshpja punote dhe botote shkrime si kryeredaktor i gazetës "Ora". U bâ pronar i nji shtypshkronje, themeloi shtëpinë botuese "Evropa", botote revista dhe gazeta aq të bujshme sa dhe të jetëshkurta, fitote pasuni, nuk mundte me bâ idare me paratë e bollshme dhe e humbi shpejt pasuninë e vet. Edhe njiherë e humbi gati gjithçka. Reshpja filloi me rrnue paqetë dhe çrregullt, gjâ qi ia prishte gjithnji e mâ shumë shëndetin. Më 2001 pësoi nji hemorragji cerebrale ku për pak nuk shkoi në atë botë. Nuk kishte mâ se ku me ndêjtë. Shpesh ishte pa as nji lek. Moikom Zeqo dhe nji mik tjetër e vendosën Frederikun në nji azil privat në mes të gjelbërimit. Ai e mori veten dhe zu me shkrue pothuej pandërpré. Prapëseprapi, vetminë e azilit s'e duroi mâ shumë se 6 muej, e çuen te familja në Shkodër ku prapë thurte poezi me poezi, botote në periodik deri sa nuk e duroi mâ jetën atje dhe shkoi përsëri në Tiranë. Endej hotel me hotel, paratë i bâte tym dhe u bâ trandëlinë.

    Disa ditë pa u botue artikulli i naltpërmendun, Moikom Zeqon e morën në telefon tue thanë qi Frederik Reshpja qe në gjendje të randë shëndetsore, i rrezuem mbi nji tavolinë në nji lokal. Zeqoja shkoi atje dhe s'e gjeti mâ.
    Nji mike ime, gazetarja e kulturës te "Panorama", Admirina Peçi zu me kërkue Frederik Reshpen dhe i ra në gjurmë, mbas ca ditësh, në bar "Lux". Ai kishte gjetë strehim te nji mik. Përpara, prapë ka kenë në azil dhe prapë e paska marrë dheun ndër sy. Pse?! "Jam mësuar të arratisem, nga burgu, nga mërzia, nga njerëzit e padëshirueshëm, nga azili, dhe nga vajzat e bukura si Mona Liza e Davinçit" – i tha Admirina Peçit.

    Edhe te miku i tij nuk ndêjti shumë dhe iku prapë.
    Frederik Reshpen mundesh me e quejtë mjeshtër në artin e rrnesës pa u shqetësue për punëra materiale. Ndërsa dështueka me qëndrue në realitetin trivial dhe grotesk të përditshmënisë, ai e zotnon artin e të shkruemit sa rrallëkush tjetër. I mjafton nji inventar për çudi të vogël motivesh dhe fjalësh kyçe. Zog, stinë, hënë, det, shi, pikëllim, zemër, bregdet, rërë, qiell ... këto dhe disa pak shtylla të tjera leksikore të botës së tij poetike i kombinon për imazhe gjithnji të reja e të freskëta plot intensitet dhe bukuri. Togfjalëshe dhe imazhe poetike duket i shkrepen sa Mozartit meloditë dhe harmonitë. Ndryshe nga shumë poetë të tjerë, te ai nuk ke me hasë në imazhe dhe metafora të kërkueme e të pispillosuna. Me gjithë origjinalitetin e tyne, poezitë e tij të duken si shprehja e natyrshme dhe stringente e gjendjes së tij shpirtnore.

    Poezitë e Frederik Reshpes s'përmbajnë barra të panevojshme, fjalë të gzhollta. Çdo element teksti âsht me funksion. Tekstet, megjithatê, nuk të duken të turnueme dhe të mpira, por janë plot ngrohtësi dhe jetë. Sa e paqetë dhe e trazueme të jetë jeta e Frederik Reshpës për së jashtmi, aq i përshkon poezitë e tij nji frymë e qetë dhe e rregulltë, ku rregullsia dhe qetësia e vjershave të tij aspak nuk të bâhen sikur kapak artificial mbi nji vulkan vlues.

    Reshpja s'âsht poet i gazëllimit himnik, pa lëre ekzaltimin kombëtar. Temat e tij janë humbja, dhimbja, vetmia, qi i derdh në vargje të nji individualiteti dhe bukurie prekëse.
    Larg gjithë toposëve avazesh albanocentrike, poezia e Frederik Reshpes âsht letërsi e dorës së parë të kalibrit europian.


    Hans-Joachim Lanksch, më 02 mars 2004

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Poezi te Frederik Rreshpjes:
    ---------------------------------------


    PERGJITHMONE

    O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
    Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
    Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
    Shkoj dhe shirat po i le te kyēura
    Por do te ktherm perseri ne ēdo stine qe te dua.
    Une kam qene trishtimi i botes.
    O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Gjenite lindin, nuk behen.
    Kam patur nderin te pi nje kafe ne Shkoder me Frederikun, ne vitin 1992. Kishte nje fuqi intelekti qe te shokonte. Diktatura u soll shume keq me te.

Faqja 2 prej 24 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •