Kopshti
Eshte kopshti ku kenga ime ka nje statuje.
Luanet e thyer te feminise
pine uje te pusi i vjeter,
mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu.
Shpesh nga mitet dalin satiret
dhe hapin dyert e mbyllura te hijeve;
Veshtron shtigjet e nates jasemini
dhe drita e bardhe i rrjedh nga gishterinjte.
Narcisi ncjerr supet nga gonxhet,
i pikelluar nga magjia e vet.
Hena dhe zanat fshihen
dhe veshtrojne pas gjethesh.
Eshte kopshti ku kam nje statuje
bere prej ngjyrash e gjethesh;
Ndiej ne balle dritat e pranveres
qe, nga bari, syte e mi gdhend.
Krijoni Kontakt