Close
Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 236
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Sidoqofte

    Sidoqofte ky mengjes do te me vdese ne duar.
    Sidoqofte, njerezit do ta shpikin disi nje mengjes,
    ashtu sic kane shpikur detet, yjet, shiun
    dhe shume gjera qe nuk egzistojne.

    Nata eshte hija jote,
    qe ti nuk arrite dot ta mbledhesh ende.

    Sidoqofte, une mund te shkruaj lirika moderne,
    po tani eshte teper vone te shpik gjera qe nuk egzistojne,
    si pershembull lumturia,
    apo femije te bukur, shira lulesh e gjera te tilla,
    per te cilat Zanafilla fajeson perendine.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Pershendetje

    Eci anes detit e pershendes anijet
    ne mesditen e ndricuar si kishe.
    Eshte keq kur nuk ta kthejne pershendetjen,
    apo kur nuk ka asnje anije,
    por eshte me keq ende,
    kur ti kalon bri detit e nuk pershendet.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Anija e bardhe

    Cdo nate shoh ne enderr nje anije te bardhe
    dhe anijethyerit e vdekur.
    Tani e tutje ata jane te vdekurit e mi.

    Cdo nate lutem per ta, pasi nuk e di ku fillon endrra,
    perderisa te gjithe ne jetojme ne nje anije te bardhe.

    Anija e vdekur iken tutje,
    kurse anijethyerit rrine me kembe ne funddet.

    Ne te gjithe jemi anijethyer,
    une vete rri me kembe ne funddetin tim.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Prag

    Vajton qyqja ne mal te thate,
    numeron ditet e mia;
    Iken perroi tutje ne verberine e tij,
    dridhet lisi plak nga lemeria.
    Vajton qyqja per hallet e botes,
    por mua dimri i fjales me pret tek porta.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Naten ne pyll

    Renkon pylli nga shtrengata,
    si tavani i drurte i feminise;
    Korridoreve te gjelberta lekundet
    shamia magjike e gjyshes.

    Nen tavanin e gjelbert te drureve,
    jam si dikur femije i dhembshur;
    Qelloj qe qaj i vetmuar
    per llambadhen e shuar te henes.

    Qellon qe qaj dhe per zogjte,
    e trokas ne dritaret e cerdheve,
    pastaj ze u shpjegoj zogjve,
    qe jam njeri pa folč.

    1992
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Larg ne Heinc

    Shpejt e shpejt muret e nates
    ngriten vetmine time.
    Nena ime! Ketu nuk njoh njeri,
    as druret, as folklorin e zogjve.

    Mbi nje kale te vogel gjethesh,
    eglantinat ne enderr me vijne.
    Ah, cdo te me vrase rrufeja e huaj,
    neper shira qe s'i njoh.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vetem rera

    Vetem dy re, si dy zogj, zvarriten ne qiell.
    Per ku vrapojne te behen shi, keta zogj?

    Zeri im fytprere ra ne duart e tua,
    zeri im tere jeten i vrare.

    Ti c'pate, dhembja ime, qe ngrite harkun
    te qellosh zogjte kengetare?

    Si shpirti i shkretetires u ula
    mbi trishtimin e kesaj nate vere.
    Tani e tutje, pa ty,
    te tera netet kane per te qene prej rere.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Ushtari i vjeter

    Pashe femijet ne rruge. Te qeshur,
    te bukur dhe delikate si vazot e cmuara,
    ku nenat fshehin endrrat e tyre.

    Me pane dhe u trishtuan. E kuptuan,
    qe une nuk kam qene kurre femije...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Horoskop

    Perrenjte zbresin si kope te bardha,
    rendin zogjte ne muzgun e madh te rapsodive;
    Hena hidhet flokeleshuar katarakteve,
    fshihet era si legjende.

    Gur-gur po rritet murana ime, o Zot!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Shiu i fundit

    Trak-truk. Shi i verber si at i poeteve,
    duke kerkuar keshtjellat.
    Mijera dashuri rendin nen qiellin e ulet,
    takohen dhe ndahen si vetetimat.
    Te dritarja celi si dhembje trendafili.

    O Zot, sa lule te humbura!
    Nje ketu, nje aty, trendafilat e vdekur.

    Pike-pike bien shpirtrat dimerore,
    neper muzgun e ngjyer me ajer.

    Dikur, djale i ri dhe i lumtur, e pata kuptuar,
    qe tere shirat e botes binin per mua.

    Por tani, pas kaq vitesh, sigurisht,
    nuk ka asnje kuptim qe bie shi.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •