Close
Faqja 4 prej 24 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 236
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Enver Kushi

    Do tė kthehem pėrsėri nė ēdo stinė qė tė dua..


    » Dėrguar mė: 15/02/2009 - 15:01



    Mars 1993. Vetėm nė shtėpi Shfletoj “Hamletin” e Shekspirit. Pastaj marr stilolapsin dhe shėnoj nė letrėn e bardhė fjalėt: “Nė tėrė Danimarkėn s’ka pėrveē zuzare dhe kalorės vagabondė”… E le “Hamletin” mbi tavolinė dhe dal nė ballkon. Bie shi i butė… Kam dite qė mendoj pėr romanin… Duhet ta filloj, them me vete. Tovin (Moikomin) kam ditė pa e takuar. Ka qėnė i zėnė me shumė punė nė Parlament. Frederikun dua ta takoj kur tė kem shkruar tė paktėn kapitullin e parė tė romanit… Pas pak ditėsh kam datėlindjen…. Nė kėtė ditė me shi marsi dhe pragdatėlindjeje vetmie, ia vlen tė fillosh tė shkruash. Eci nėpėr shiun e heshtur dhe paqėsor me njė dosje nėn sqetull e i ulur nė tavolinėn e fundit tė sallės shkencore tė Bibliotekės Kombėtare, shkruaj nė fletėn e bardhė tė letrės gri A-4, prodhim i fabrikės sė Lezhės, frazėn: “Nė pjesėn ballore tė njėrit prej piedestaleve pa monument, krahas fjalėve mbreti, Bushi, poshtė sigurimsat, ēdo njeri i vėmendshėm mund tė lexojė: Ruhuni nga gjarpėrinjtė. Dhe mė poshtė: “E HĖNĖ. 1 MARS. VITI ZERO”… Dal vonė nga biblioteka. Kėmbėt mė ēojnė pėr nga lagja e Brrakės. Atje do tė lėvizin disa nga personazhet e romanit… Ėshtė natė dhe ajo lagje e vjetėr tiranase mė trishton… Nga kanalet e rrugicės sė Brrakės vjen njė duhmė e rėndė dhe nga shtėpitė e vogla dėgjohen ca kėngė tė trishtuara jevgjish…

    Pa datė. Viti ’93.
    I veshur bukur, me kostum tė shtrenjtė, papion, kapele republike, kėpucė tė modės sė fundit, Frederik Rreshpja del nga zyra e tij e punės. Qėndron pak ēaste nė hyrjen ose sallonin e shtėpisė dhe me njė ton autoritar, u jep porosi punonjėsve tė tij. Punėtori qė drejton makineritė e shtypshkronjės, njė burrė i gjatė e i dobėt, e dėgjon me vėmendje… Pastaj njė djalė i ri , roja i shoqėrisė “Evropa”, pėr tė cilin Frederiku mė ka thėnė disa herė se natėn fshehurazi, hap frigoriferin e madh dhe ha tė paktėn njė kilogram salēiēe, vrapon pėr tė hapur portėn e madhe e tė vjetėr tė shtėpisė tiranase. Njė tjetėr nxiton me ēantėn e madhe tė parave (ėshtė bodigardi i Fredit) dhe pret para makinės shefin e tij, ndėrsa shoferi rri me qėndrimin gatitu dhe pret qė shef Fredi tė thotė fjalėt “Shkojmė”… Unė i kam sjellė romanin e shtypur qė ai pasi i hodhi njė vėshtrim tė shpejtė, mė tha se na priste Tovi. Tovin e takojmė diku nė qendėr dhe nisemi pėr tė pėrfunduar nė njė nga lokalet mė tė shtrenjta tė Tiranės… Frederik Rreshpja ėshtė nė kulmin e fuqisė sė tij ekonomike. Boton revistėn “Evropa”, qindra fletė porosi recetash mjekėsore, mijėra etiketa pijesh alkoolike. Ka nė plan tė botojė edhe njė gazetė tė mbrėmjes si dhe njė tjetėr letraro-artistike ... Kėrkon punėtorė tė tjerė, njohės tė shtypshkrimit, tė rinj qė njohin mirė kompjuterin, gazetarė tė shkathėt…
    Gjatė bisedės me Tovin, thotė se sė shpejti do tė punėsojė njė kinez tė zotin nė shtypshkronjė… Pastaj, duke pirė njė pije shumė tė shtrenjtė, biseda kalon tek Migjeni, De Rada, poezia e sotme shqipe….

    I njėjti vit. Maj
    Fredi e ka lexuar romanin tim. Nė zyrėn e tij, ku ai edhe fle, gjysmė i shtrirė nė njė krevat portativ unė dėgjoj vlerėsimet, por edhe vėrejtjet e tij… Vonė marr vesh se romanin para ca ditėsh ua ka dhėnė pėr ta lexuar njė vajze dhe njė djali, nxėnės tė shkollės “Sami Frashėri”.

    Kohė tjetėr. Vjeshtė e vitit 1994
    Tirana ėshtė gri. Njė gri e hapur e rrėmujshme. Kaloj shkollėn “Sami Frashėri” dhe kthehem nė rrugicėn qė tė ēon tek shtėpia e Frederikut.
    Kam ditė pa shkuar atje dhe nuk e di se ē’ėshtė bėrė me shtypjen e romanit… Nxitoj duke parė herė-herė orėn dhe muret e avllive. Kudo parulla, ku shkruhet “Po Kushtetutės”. Afrohem pranė portės sė madhe dhe bėj tė trokas, por njė zė i fortė, me njė theks dialektor, thotė:
    “Zotėri! Ē’kėrkon aty”? Unė shtang. Pak metra mė tutje ėshtė njė makinė e madhe e mbuluar, brenda sė cilės shoh ushtarė a policė tė armatosur. Kėrkoj Frederik Rreshpjen, them unė. “Ē’tė lidh ty me tė…” Kam njė libėr nė shtyp… Fredin e kam shok. “Zotėri! Kthehu mbrapsht… Ai miku jot asht nė arrest shtėpiet…” Si nė arrest shtėpie, pyes i tronditur. “Zotėri! Mos e zgjat ma… Si tė quajnė ty”? Unė them emrin tim. Polici qesh me tė madhe duke pėrsėritur fjalėt: “Aha! Vojo Kushi… Vojo Kushi”... Dhe qesh e qesh me tė madhe…Unė largohem me nxitim. Me shoqėron e qeshura e policit dhe fjalėt e tij “Vojo Kushi. Vojo Kushi…” Nuk dua ta besoj: Frederik Rreshpja nė arrest shtėpie? Sa ėshtė data, them me vete. Po viti. Nė ē’vit jemi? Kohė gri, them me vete. Kohė gri e vjeshtės 1994. Kohė gri arrestesh shtėpie… Poetėve rebelė ēdo kohė pėrpiqet t’ua mbyllė gojėn… Pastaj takoj Agim Cergėn, qė flet me hollėsi pėr ngjarjen tek Kodra e Kuqe….
    Fredi qendron rreth njė muaj nė arrest shtėpie dhe pati humbje tė mėdha financiare. Mijėra copė afishe “Jo Kushtetutės”, shtypur nė shtypshkronjėn “Evropa” u dogjėn… Mbi njė muaj u pezullua veprimtaria e firmės “Evropa”...

    Viti 1996. Ndoshta prill….
    Shkrimtari Faruk Myrtaj mė thotė se Frederikun duhet ta presim para Ministrisė sė Kulturės, se ai do tė vijė nė orėn 13.00 dhe se pret me padurim takimin dhe drekėn me tė. Dhe Fredi vjen saktėsisht nė orėn e caktuar. Si gjithmonė, i veshur bukur, me njė kostum stofi blu me viza, me kollare tė kuqe dhe njė kapele republike shumė tė madhe. Mbaj mend, se ai na ēoi pėr drekim nė njė lokal qė ishte ndėrtuar nė anėn tjetėr tė Liqenit Artificial. Faruku, fjalėpak e i qetė, unė gjithashtu, dėgjuam gjatė gjithė kohės Fredin, gjykimet e tij pėr letėrsinė rrėfimet tėrheqėse, me njė kolor tė ēuditshėm tė Fredit…
    Shėnime tė ndryshme
    Fredi ka zėnė njė dhomė nė njė nga pallatet e rrugės “Bardhyl”. Pastaj nė njė shtėpi tė vjetėr tiranase, nė njė rrugicė pas ish redaksisė sė gazetės “Bashkimi”. Nė rrugėn “Muhamet Fortuzi” nr. 46 ose tek Kodra e Kuqe. Zhvendoset me shtypshkronjėn nė njė hapėsirė shumė tė madhe pas Ambulancės Qendrore. Nė rrugicėn qė tė ēon tek stacioni i vjetėr i Tiranės. Tek kryqėzimi i “21 Dhjetorit”, nė katin e dytė tė njė pallati tė vjetėr. Nė unazė, pėrballė hotel “Diplomatit”. Shkon nė Shkodėr. Nė Tiranė, i sėmurė nė spitalin nr.1 dhe atė neurologjik. Prapė nė Shkodėr. Kthehet dhe strehohet nė njė azil privat, nga mė tė mirėt nė Tiranė… Nuk dihet ku ėshtė, sepse zhduket papritur… Shfaqet rrugėve tė Tiranės i sėmurė rėndė… Gjen strehė nė njė hotel pas “Veve”-sė.

    14 Shkurt 2005
    Ecim pėrmes shiut Shėn Valentinas dhe trishtimit gri, pėr tė shkuar tek poeti qė edhe dashurisė, edhe jetės, edhe gėzimit njerėzor, i ka shkruar me dhimbje. Dhoma ku fle Fredi mė duket mė me hapėsirė. E takojmė. Duket mirė. Pastaj dalim pėrmes shiut pėr tė shkuar tek lokali pranė. “Isha nė burg, kur Enver Hoxha foli nė Moskė”, - thotė Fredi. “Mbledhja e Moskės ėshtė bėrė nė vitin 1961”, - thotė Moikomi. Mė 1969, ngul kėmbė Fredi. Atje ka marrė pjesė edhe Regani, edhe Papa Vojtila… Pastaj erdhi Katovica. Atje i mori udhėzimet Ramiz Alia… Ai rrufit kafenė. Ndez edhe njė cigare tjetėr. Kam hapur kurse pėr mėsimin e kompjuterit, thotė ai papritur. Vinė fėmijė tė vegjėl e u mėsoj kompjuterin. Tė paguajnė, pyes unė. Unė u marr pak, pėrgjigjet ai. Katėr mijė lekė nė muaj. Me se tė ushqehem? Janė fėmijė shumė tė mirė. Ti e di Tovi sa i dua unė fėmijėt. Do tė hap edhe kurse pėr mjeshtėrinė letrare, shton. Pėr ē’moshė, pyes unė. Pėr 18-19 vjeēarė, pėrgjigjet ai. Pastaj biseda kalon tek Ismail Kadareja. E kam dashur shumė atė, thotė Fredi. Ti ke shkruar njė ese tė shkėlqyer pėr romanin “Kronikė nė gurė”, - thotė Moikomi. E kam atė gazetė, them unė. E sulmojnė kot kėta ēunat e ri Ismailin, thotė Fredi. Pastaj thotė se Visar Zhiti dhe Dritėro Agolli janė ēuna tezesh. Jo, thotė Moikomi. nuk e di tė jenė ēuna tezesh….
    Unė dhe Moikoni ēajmė pėrmes shiut dhe bubullimave. Fredin e lėmė nė lokal, me gotėn e vogėl me grapa, paketėn e cigareve dhe turbullimin e tij tė vazhdueshėm.

    21 shkurt 2005. E hėnė . Ora 930’
    “Mė kanė pyetur se pse mbaj kapele republike kineze”, - thotė Fredi. “Kush tė ka pyetur”, - thotė Moikomi. Disa shkrimtare qė mblidhen tek lokali poshtė Bibliotekės Kombėtare, pėrgjigjet Fredi. Ata janė shkrimtarė gjeni. Tė gjithė e mbajnė veten pėr gjeni. Seriozisht e kanė? Unė njoh greqishten e vjetėr, thotė papritur Fredi. E kam mėsuar qė nė moshėn pesė vjeē. Li Bo ėshtė poet i madh. Mė i madh edhe se Dante Aligeri. Dante Aligeri noton nė temjanin kristian. “Ferri” ėshtė vepėr e madhe, thotė Moikomi. Nuk duhej qė Profetin Muhamet dhe Imam Aliun t’i vendoste nė Ferr. Ne nė Shkodėr e njohim mirė Kuranin, thotė Fredi. Dante Aligeri ėshtė pararendės i Rilindjes Evropiane, ndėrhyj unė. Engelesi e ka thėnė bukur, thotė Moikomi. Aligeri qėndron me njėrėn kėmbė nė Mesjetė e me tjetrėn nė Rilindje.

    14 qershor 2005 E martė. Ora 9
    Tirana ka qiell shumė tė pastėr dhe pas shirave ajri duket i pastruar nga pluhurat dhe smogu. Me Moikomin, Fredin e gjejmė nė tė njėjtin lokal. Ėshtė ulur i vetėm. Para ka filxhanin e kafesė dhe gotėn me konjak. Vėshtrimi i tij ėshtė tejet i pėrhumbur. Flet pėrēart. Do tė largohem nga ky vend, thotė. Ku do tė shkosh e pyes unė. Nė Kosovė, thotė. Shko nė Shkodėr, thotė Moikomi. Atje ke motrėn dhe vėllezėrit. Atje nuk shkoj. E kam vendosur. Do tė shkoj nė Kosovė. Pastaj vazhdon tė flasė gjėra pa kuptim. Frederik Rreshpja fluturonte nė ca qiej me re gri dhe dukej sikur fliste nga botėra ireale.
    … Dhe solla ndėrmend poezitė e tij brilante, muzgjet, shirat e vona tė vjeshtės, bubullimat e largėta, karvanet e ciganeve, ylberet … Njė qiell trishtimi dhe dhimbjeje, botė e trazuar rreshpjane, pėrtej kufijve tė ēdo dhimbjeje njerėzore.
    … E ndėrsa dalim me Moikomin nė rrugė, nė kokė mė gjėmojnė fjalėt e poetit: “Do tė dal pėr tė blerė njė pistoletė. Dua tė vras veten”.
    Jashtė ėshtė i njėjti diell dhe qiell i pastėr, por m’u duk mė e errėt se kurrė ndonjėherė tjetėr bota, Tirana ime… Bota rrotullohej e mbėshtjellė me brengėn dhe dhimbjen e poetit Rreshpja… Ndoshta edhe me mijėra dhimbje tė tjera njerėzore. Por, dhimbjet e poetėve janė sa mijėra e miliona dhimbje njerėzore… Sepse, ato befas shfaqen nė formėn e vetėtimave dhe bubullimave vjeshtrave tė vona.

    Pa datė. Vjeshte 2005
    Rreshpja ėshtė kthyer nga Kosova. Flet pa pushim pėr Prishtinėn, Prizrenin. Pėrmend poetėt kosovarė, veēanėrisht Ali Podrimen dhe piktorin e shkrimtarin Rexhep Ferri. Rexhep Ferri i ka qėndruar mė pranė se kushdo, e ka sistemuar nė hotel, i ka dhėnė edhe ndihmė monetare…
    Pastaj ai thotė se ka shkruar njė shkrim pėr Moikomin, se nė Kosovė kudo flisnin nė simpati pėr tė… E kėrkojmė shkrimin. Unė hap sirtarin e komodinės, marr nė duar njė bllok tė madh, kontrolloj nėn jastėk. Ėshtė e kotė. Fredi e ka grisur shkrimin. Pronari i hotelit thotė se ishte njė shkrim i shkėlqyer pėr Moikomin. Sa keq! E ka zhdukur krejt papritur Fredi.

    Shėnimi i fundit: 20 shkurt. Natė e vonė.
    Bie zilja e telefonit. Ėshtė Moikomi. Duket i lodhur dhe ka njė tė folur prej vetmitari tė madh. Unė i them se shkrimet qė ka bėrė pėr Frederik Rreshpen janė tė shkėlqyera… Ai hesht. Pastaj se ē’thotė me zėrin e tij prej vetmitari. Nė mungon Frederiku, shton pastaj. Mė mungon shumė. Dhe mbyll receptorin… Ėshtė vonė. Natė e vonė dhe e qetė. Unė dal nė ballkon dhe shoh qiellin e pafund.
    Po shkoj dhe shirat po i le tė kyēura, pėrsėris e pėrsėris vargun e njė prej vjershave mė tė bukura tė Frederik Rreshpjes… Por unė do tė kthehem pėrsėri nė ēdo stinė qė tė dua… Nė ēdo stinė qė tė dua… Dhe pastaj unė marr receptorin e telefonit dhe i them Moikomit: “Nesėr do tė shkojmė tė takojmė Fredin. Do tė flasim me tė pėr shirat e kyēur dhe stinėn e ringjalljes sė poetėve…

    Milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Nese dikush do gjente mundesine, deshiren dhe kohen, do i lutesha pafundesisht te sillte ketu esene "Marrezia e Itakes" nga Frederik Rreshpja.

    Faleminderit.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Miting per Enver Hoxhen

    Ulerijne servilet dhe injorantet: hosana!
    Turma pa tru te bie nder kembe.
    Si popull i mallkuar, fisi i arberit,
    i bie ne gjunje urdherit tend.

    Asnjeri s'e sheh gjakun qe rrjedh.
    Anes tribunes, si lume.
    Fantazmat e martireve qe ti vrave,
    deshperohen mbi kokat e turmes.

    Por do te vije nje dite kur bronxin tend,
    turma do t'a shqyeje me egersi.
    Dhe do gdhende, per mallkim,
    bronxin e ndonje diktatori te ri.

    1982
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Peisazh pa ty

    Qan era ne kallamishte me dhembje,
    trishtohet per femijet e vet.
    Hene e arte mesdhetare,
    si zemra ime rri varur mbi pemet.

    Gjethe te verdha rrezohen nga rete e vjeshtes.
    Dikush po iken, por tere keto shira,
    jo, nuk bien per nje ndarje te thjeshte.

    Dritat e portokalleve i lekund era ne muzg,
    mbi detin tere vale.
    O palma,
    per ke festojne keto portokalle?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Deklarate shtypi

    Skllever mosmirenjohes, ju deri dje
    te kembet e diktatorit jeni shtrire,
    dhe me keni quajtur mua skandaloz
    per fjalen time te lire.

    Enveri leshonte urdher-vdekje,
    por prangat m'i keni vene ju.
    Tani shkruani per mua parrulla neper gazeta
    dhe i varni si prangat neper mure.

    Skllever mosmirenjohes dhe te marre,
    kopč hipokritesh servile;
    Une muret dhe prangat i peshtyj,
    une kam lindur skandaloz dhe i lire!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Fati im

    Nje ujvare e vogel vetmon lart ne mal
    dhe luan me ylberet.
    Mjegulla e holle, ndane dritares sime,
    qan me lote shiu.

    Shpirti i vjeshtes, ne shkretetiren e gurit,
    ulerin i trishtuar.
    Vdekja e ylbereve me ra ne qiell
    dhe vdekja e gjetheve ne duar.

    Tere shtegetaret po ikin, ti zog, mos shko!
    Te gjithe e kemi nga nje palme qe diku na therret
    prandaj udha e vjeter rri varur mbi shkrepa,
    si patkoi i fatit tek dera e kenges.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Barbaret

    Barbaret iken. Po nga vane? Askush nuk i pa.
    Asnjeri nuk e di nga shkuan.
    Mirepo barbaret ishin.
    Te vraret jane aty, por barbare, thone, nuk ka patur kurre.

    Po kuja e atij mengjesi me te renet mes xhadese?
    Kur erdhi nata, nje hene e trishtuar
    ne llambadhen e saj mblidhte shpirtrat ne ajer.
    Tymi i zi mbi uzinat dhe fshatrat e shkaterruara,
    mijera rrenime barbaresh.
    E megjithate, thone, barbare nuk ka patur kurre.

    Atehere pame njeri-tjetrin ne sy
    dhe e kuptuam qe barbaret ishim vete.
    Ah, prandaj asnjeri nuk e diti nga shkuan barbaret?!

    Mirepo barbaret ishin, ose, te pakten duheshin shpikur.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Partitshmeria

    Neper portat e partive rrine komunistet e djeshem,
    me mesojne mua kush eshte Marksi.
    Neper emblemat aty-ketu,
    bronxi i thyer i Enverit shfaqet.

    Komunistet e djeshem me tituj
    te fituar ne luften e klasave,
    me mesojne mua c'do te thote disidence,
    me mesojne mua c'jane prangat.

    Komunistet e djeshem, telefonat e djeshem,
    veturat e djeshme lyer me boje.
    Kaloj para portave te partive i menduar,
    me buken e dites ne dore.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Lideret

    "Qe 60 vjet nuk ka asnje stine te re", - thane luanet,
    dhe fjeten perseri me mendimin
    qe dikush po i skalit ne mermerin e qiellit.

    Luane te degjeneruar dhe fals,
    me tru sa nje zog debore,
    pas tri ditesh zene dhe ulerijne,
    aq sa zgjat dhe zemerimi i Driteroit.

    Hosana! O horra butaforike,
    kendoj lavdine tuaj te pjerdhur.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Juda

    Kur nxori dosjet, ne prisnim ate: shpaten,
    shamine e Desdemones ose asprat.
    Alo, Troja?
    Rri ne tere kolltuket si Ulisi ne barkun e kalit.

    C'eshte ky njeri i pavdekshem si Krishti?
    Nuk ka per t'u kryqezuar kurre ky njeri?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 4 prej 24 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •