Close
Faqja 22 prej 24 FillimFillim ... 122021222324 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 236
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Qiej mermeri

    Qiej mermeri
    pa peshė,
    dallėndyshe kundėr rrymės
    pa mbėrritje.

    Pleq ripėrtypės kujtimesh
    pa tym,
    aerobi pemėsh bri rrugėve
    pa erė.

    E bardha bėhet e kaltėr,
    e zeza mbetet pa bojė.
    Zaret janė hedhur,
    jeta ėshtė lojė.

    Pikat e shiut, lotė virgjėreshe,
    prishen nė shtratin e lumit,
    avullojnė tė mistershme,
    si britma pa dėnesė.

    E bardha ngjyhet me tė kuqe,
    e zeza ndėrron bojė.
    Nė kurthin e ditės,
    jeta ėshtė lojė.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #212
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Stina e gėzuar

    Si frynin erėrat e stinės ashtu mbrėmė,
    sikur pranvera jepte koncert me tre violinistėt
    e muajve tė saj,
    nė sheshet e rrugėve dhe periferitė.

    Si endeshin tė dashurit nėn ombrellat gazmore,
    dy nga dy.
    Dhe shpėrndaheshin mes blerimit nėn ritmin
    e shiut.

    Tė gjitha kėto ndodhėn mbrėmė,
    kur tė prisja ndanė njė BAR-i
    dhe emrin ta gdhendja nė avujt e xhamit.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #213
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Djemtė e rrugicės dhe plaku

    Ku janė djemtė e rrugicės sė vjetėr?
    Pyesin rrugėt dhe lagjet fqinje.
    Ku ėshtė zhurma e lodrave tė verės?
    Nė pluhur vetėm gjurmėt e tyre.

    Tė bukurit dhe tė mirėt djemtė,
    Tė shkathtit, tė pandalshmit ku ikėn?

    Njė zė, nga pragu i ngurtė i derės,
    Njėrėzve u thirri: - Djemtė u rritėn!
    Lule-vilet vareshin mbi derė
    Dhe e ndritnin plakun si fererė.

    - Secili djalė braktis murishtėn,
    Tė gjejė tė panjohurėn e vet,
    O njerėz tė mirė, pas shumė vitesh
    Rrugica do tė krenohet me djemtė.

    Shpejt erdhi rritja e djemve,
    Do tė vijnė te na shohin pėrsėri
    Dhe do tė sjellin me vete,
    Vajzat qė kanė marrė me dashuri!

    Plaku. Lule vilet mbi derė.
    Nė zemrat e njerėzve, djemtė.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Simbiozė

    Dy gjysma jete nuk bėjnė njė jetė,
    as pjesėtuar nėn kryqin e dhimbjes,
    as shumėzuar nė iksin e shpresės,
    tė mbledhura me vetveten e mjerė,
    tė zbritura nga maja rrokaqiejsh.

    Njeriu ngjyron si pylli nė vjeshtė,
    dy gjysma jete nuk bėjnė njė jetė.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Karnavalet

    Ditėn e karnavaleve tė botės
    maska gjithėfarėsh, nėn ritėm prej shiu,
    luajnė kuplete me fund gazmor,
    kafshė imitojnė, insekte xhunglash,
    asimetrikisht bėjnė pirueta,
    pėr tė harrur maskat e vėrteta.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Lirikė intime

    Eja, mbėshtetemi te pema
    nė vetminė e saj prej druri,
    te stoli tė ulemi, eja
    nė vetminė e tij prej guri.

    Nėn tė njėjtin yll jemi ndeshur
    a mund tė rrimė pra tė ndarė,
    si stoli me trungun e heshtur,
    mbjellė shumė vite mė parė?

    Nė flakė vetėtime pashė
    ovalen dridhėse tė buzėve
    dhe si njė magji poshtė saj,
    gjithēka qė nė jetė mė duhej.

    Pastaj gjėmimin, unė ndjeva
    rininė tėnde tė pėrkulej,
    nė ēast u hepova si dega
    dhe gjeta gjithēka qė mė duhej.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Mbi kodrat e mbuluara me bore

    Nje re e trishtuar qan me lot,
    rene me gjunj ndane nje pishe,
    kushedi nga c'dhembje qiellore,
    kushedi nga c'dhembje lartesie.

    Dhe mbi kodrat e mbuluara me bore
    rreth zjarrit te henes ujqit flene,
    e mjegullat neper endrrat e tyre
    ngjiten mendueshem si dhente.

    Nga bronxi i rrufeve ne nje qiell iliade,
    nje bote e tere gjemon me terbim,
    vec per keto gjethe qe bien nga supet,
    vec per nje dimer, vec per nje stine.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Ne rrafshiren e shkrete

    Ne rrafshiren e shkrete henore
    iken nje tufe me pata drejt kories,
    tere hir legjende.

    S'i dua diskot e xhamta.
    Bile me kete bote asgje nuk me lidh.
    Vetem per druret me merr malli shume,
    se me cdo dru kam lidhur miqesi.

    Dua qe te vdes ne nje dite vjeshte
    te vdes atje te shtepia e gjetheve
    dhe nje tufe me pata te ikin mbi mua
    nje tufe me pata tere hir legjende.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Shi ne plazh

    O det, ujra dhe ajri!
    Kete kenge po e thur
    ne mesditen tende te gjelber, mesuar me pezaulet,
    ne mesditen tende te shtrire si peshk, mbi rere.

    Bie shi.
    Edhe neper fushat e largeta me grure
    vajti lajmi i shiut.

    Bjer shi, duartrokit
    e hidh ylbere mbi dashurine time!

    Sa shume shi!
    Tani ne plazh lahet vetem rera.
    Po ti ruajma kete kenge qe thura nen rete e shiut.
    Det,
    i dashur!
    Do te vij here pas here t'a hedh kete pezaul permbi bote.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Fund

    Shqetesohet zogu i pritjes rreth meje.
    Muzgu, si avion rri gati
    te rrembeje silueten tende.

    Ne c'aerodrom do zbresesh tani
    qe doli sahara e tere ujrave te botes?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •