Close
Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 236
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Debora e shtatorit

    Pranvera shkoi.
    Hena s'do t'i vizatoje me druret,
    as cerdhet e braktisura, neteve.

    Dua te behem shtator,
    te shperndaj vjeshten mbi pyje.
    Por debora, si nje perendi ilire
    e ktheu gjithe boten ne mermer.
    Qe te gdhend dashurine time.

    O perendia ilire e debores,
    m'bej nje orakull per dashurine!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vizatim (1)

    Bien nga cerdhet endrrat e zogjve,
    bien rrezet e fundit dhe gjethet.
    Ne skaj te nje reje po ndez qiriun e henes
    per tere keta shpirtera te rene.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vizatim (2)

    Druret, si antena ku zerat kane vdekur.
    Zogjte tani e kane shtepine tek era.
    U harrua hena ne kujtesen e gjetheve.

    Rrezohet cdo dite
    nga mollet vjeshta.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Moment

    Qielli absurd, endrra ime se do te fluturoja nje dite!

    Qellon qe nganjehere behet mars,
    por vetmia eshte e dimert.
    Syte e tu me veshtrojne pertej horizontit te bores.

    Te kroi ku flene stinet, vallezon mermeri i legjendave:
    Ti sonte do te behesh gur,
    nuk ke per te dashuruar me!

    Qielli absurd, lodra e femijeve te ajrit!
    Pra une kam kujtuar se do te fluturoja nje dite...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Dhe une gjithmone ne fluturime te pafundme drejt galaktikave te nistershme hyjnore te poezise tende te kujtoj Fred...pergjithmone,te perjetshem....

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Mesim historie

    Tutankhamonit i peruleshin skllever dhe oborrtare,
    ani, sot cmenden pas tij edhe akademiket.

    Qelbet historia nga mumjet e diktatoreve.
    Te vjen te ulerish!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Duart

    Zeusi, Atena dhe tere zotat duhen thyer.
    Per te rindertuar duart e Fidias.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Puthja e pare

    Iken arlekinet e tremubur nen catine e perralles,
    qau vajza e vogel, por kushedi,
    ndofta qante feminia. Ne kopesht,
    nga dritarja e perralles, arlekinet
    veshtronin te trishtuar dhe tere lot.

    Nuk desha t'i tremb arlekinet e mire,
    nuk desha por nuk behej ndryshe.
    Se nen cdo molle, madje nen cdo dru
    kurdohere nje Eve me priste.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Nate me shi

    Me zgjuan shkrepetimat e endrrave.
    Bota fshihet nen shi, kthehet ne shpirt uji,
    ti c'ben qe vetetin atje larg?

    Ke ndenjur diku nen nje abazhur
    dhe ben magji per mua.
    Rete keshillohen te dritarja koke me koke,
    rete dhe vetetimat.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Muzikė nė lėvizje

    Ēiftet pėrqafuar nė shkallaret e shesheve,
    si akrepat e orės nė ēast tė tingėllimit,
    nėse njė ditė ndahen, nėse njė natė s’shihen?

    Bėhen fotografė tė verbėr nė qytet,
    s’mbėshteten asnjėherė mbi shkopin e urrejtjes,
    armiq tė mirė mbesin.

    Muzikė nė lėvizje ėshtė puthja pa u fshehur.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •