Close
Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 236
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Pa ty

    Luanet e mermerte te pusi egersohen ne mbremje
    dhe lulekembanat si per mort tingellojne.
    Ne pragjet e hijeve
    dalin perendite e harruara ilire.

    Keshtu cdo nate nje i vdekur vjen verdalle
    neper kopshte
    me nje qiri prej hene.
    Si ike keshtu
    dhe me le me kufomat e diteve te harruara?

    Pastaj kycen portat e hijeve dhe ikin perendite.
    Pastaj vjen nje dite qe ka per te demostruar
    vdekjen e vet.
    E keshtu cdo here, cdo here pa ty
    me lot me mbushen keta sy...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vdekja e Eseninit

    Kufoma e nates po dergjet mbi izba
    permbys ndane reve mitike.
    Dhe poshte ne pellg n'drin hen' e pergjakur
    si syri i therur me thike.

    Ah, ndoshta ndane udhe nenokeja plake
    fshin lotet me shallin e zi:
    -Ne c'pellg do te tretet ty koka e bukur,
    i dhembshuri i nenes, o bir?

    Rusi, ti hapesire e gjere, e pamate
    ti toke e ikonave, e hatave!
    Kufoma jote po dergjet mbi shinat
    e trenit te luftes se klasave.

    Muzhiku, me lot e dhembje e percolli
    lavdine e popullit rus.
    Ne c'pellg t'u tret valle ty, koka e bukur?
    Ne c'pellg te terrorit te kuq?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Edhe pse i rilexoj mrekullohem prej tyre ,askush vec Rreshpjes nuk mundet te te emocionoje e te te exitoje kaq shume nepermjet pasazheve poetike qe te shpalos kaq mjeshterisht me vargun e tij...

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar andreas pėr postimin:

    brunilda_it (08-10-2013)

  5. #194
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Ballade

    Iken notari i vetmuar neper lume.
    Asnjeri nuk e kupton qe s'eshte ne jete.
    U buzeqesh te gjitheve, se buzeqeshja s'i ka vdekur ende,
    as bukuria ende s'i ka vdekur.

    Te gjithe cuditen sa i bukur eshte.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #195
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Ne fushe

    Tani te tera deborat iken te varreza e detit.
    Ne fushe ka mbire bari.

    Fluturuan nositet mbi pellg
    dhe profili i holle ngeci ne gracken e ujit.

    Ah shterget e gjore! E keni ditur,
    ketu do te kthehi te kerkoni shpirtin tuaj.

    Kuajt si radare me krifen ne eter
    i merr malli per zerat e luftes.

    Eja! Shalli i ylberit do te te mbeshtjelle
    ashtu sic mbeshtjell floket e shiut.

    Pastaj vij une; shperndaj mars ne horizont
    dhe vizatoj diell.

    Por, c'je henezuar keshtu? Ah, sa te bukur jemi!
    Druaj, do na zere magjia.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #196
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Zog i vogel

    Tani ti do te ikesh qiejve.
    Por akoma fluturimi yt rrin ne duart e mia.
    Mos i harro duart e mia!
    Ne nje cerdhe te tille njerezore s'ke per t'u prehur kurre me.

    Shko, te presin qiejt!
    Kam pasur shume gjera qe i kam leshuar me duart e mia.
    Kam pasur shume dashuri qe iken nje nga nje...

    Eh, fluturoi edhe gezimi i fundit.
    Hija e tij u be hene e ra ne det.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Kartoline

    Une prisja nga ti dashuri te madhe.
    Ti me dergove fantazma stinesh.
    Pyje qe rane nen nje shi offset.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #198
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Nje shi i bute qe rigon e rigon brazdave te vargjeve per te ruajtur freskine dhe aromen e vjeshtes aq te magjishme te Fred Rreshpjes

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar andreas pėr postimin:

    brunilda_it (08-10-2013)

  11. #199
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Njerezit e gurit

    Burrat e kohės sė gurit s’ishin tė ngurtė,
    visheshin me gjethe, u lulėzonin brinjėt,
    zbutnin gjithandej gratė e egra,
    shpiknin vegla pune me majė, rrumbullak,
    nuk njihnin sistem numėrimi pėr fėmijėt,
    shpellat i thellonin me britma pasioni,
    pėrjetonin vdekjen sipas tyre
    dhe sosnin nė skulptura naive.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uj me gaz : 24-07-2010 mė 03:34
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  12. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Dua tė ju njoftoj se sa mė shpejt do tė dalė nė qarkullim libri i ri shqip dhe suedisht me poezitė e Ismail Kadaresė, Frederik Rreshpes dhe Ali Podrimes. Pėrkthimet nga Shqiptar Oseku nė bashkėpunim me mua, Ullmar Qvick, si korrektor. Libri do tė botohet nga shtėpia botuese "Drita" nė Trelleborg, Suedi. Tė interesuarit mund tė marrin kontakt me mua pėrmes e-mailit me adresė ullmar_qvick[at]hotmail.com pėr informata dhe porosi. Ky libėr ėshtė njė prej njė seri librash me poezi shqqiptare dhe suedeze, me interpretimet pėrkatėse nė njė vėllim.
    Ullmar Qvick

Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •