Close
Faqja 14 prej 24 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 236
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Rri e rri

    Ylli i mbremjes,
    ti me kengen tende ne kafazin e muzgut,
    me kujton syte e saj,
    ne ngjyren e detit kur ikin anijet.

    Rri e rri, druri i pritjes celi gjethe;
    Zogjte e trishtimit dalin te dyert e cerdheve.

    Druri i pritjes u vesh me vjeshte;
    Rrufete u bien kambanave,
    ne ajrin e ngjyer me mbremje.

    Druri i pritjes u be dimer;
    Celi debora lule te era.

    Vetem tani qe u sosen stinet
    e kam kuptuar qe dashuria ime s'te sjell me ne kete bote;
    Megjitheate, cdo dite ngre ura e rruge.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Udha e liqenit

    Une kam kaq nevoje per ty:
    me shume se ky liqen per perrenjte!
    Se dora ime nuk ra rastesisht mbi supin tend,
    si bien duart e shelgjeve te reja mbi supet e valeve.

    Dhe ne qofte se ndonjehere iken (mos e thuaj!),
    ashtu si ikin e nderrojne drejtim perrenjte (ah, mos e thuaj!),
    diku ne brigjet e shpirtit tim do kumboje
    kenga e lashte popullore e liqeneve te thare,

    duke imagjinuar ardhjen tende, si nder legjenda,
    ne formen e shiut ose ne formen e veses,
    mbi reren e oreve, bile mbi vite te tera:
    se dora ime nuk ra rastesisht mbi supin tend,
    si bien duart e shelgjeve te reja mbi supet e valeve!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Pres

    Keshtu cdo nate te pres ty, si skllav;
    Rri e veshtroj yjet si ngrejne statuja
    mbi pirgjet e keshtjellave qe vizatojne erresiren.

    Keshtu cdo nate zbresin nga druret perendite ilire,
    me tunikat e prera nga mjegullat e lashta
    dhe lulekambanat si per mort tingellojne.

    Dhe eshte nje zog i zi qe mallkon,
    me zerin e baladave te pergjakura.

    Keshtu cdo nate vjen verdalle neper kopesht nje hije,
    me nje qiri prej hene ne dore.

    Por, ah! Kur te vish ti,
    une do te jem tretur neper keshtjellat e ftohta,
    qe vizatuan egersisht erresirat.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Xha Fredi te bukura i paska, por ti i ke akoma me te bukura. Kam kohe pa lexuar prej teje, do u rikthehem te vjetrave sot.

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Peisazh vjeshte

    C'u merzite ti se do iki une,
    c'u merzite ti se verdhuan gjethet!
    Ja, diademen e vjeshtes do t'a nxjerr nga pellgu,
    ne korien e arte si garderobe mbreti.

    Po te le keshtu, ne kete vjeshte...
    Se kete ndarje kam ruajtur per ty.
    Ti e ke ditur qe une tek stinet kam shtepine,
    ti e ke ditur qe une edhe pak behem dimer.

    Se vjen nje kohe e kjo nate behet rere;
    Eh, rere dhe plazh i zi!
    Kali i erresires me krifen prej shiu
    hingellin rrotull ne hapesire.

    Se ikin patat shtegetare prej telajos se Van Gogut,
    se ngrijne akull pellgjet e vdesin,
    se vijne ererat e rrembejne gjithcka,
    ne korien e arte si garderobe mbreti.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Vjeshta eshte stina ime ne kuptimin ekzistent ,afirmues. Dhe vargjet e Fredit i perputhen katerciperisht perfyryrimit dhe interpretimit figurativ ne imagjinaten time.Por sa e prekshme ,sa emocionale e reale "fqinjeron"kjo vjeshte me kohen qe rrjedh humnerave te kujteses per tu nderruar,vjeteruar e thyer ne copeza-relike plot trishtim e nostalgji per ato qe arritem te realizojme dhe ato qe i lame pa u bere .Dhe keto vargje te mrekullueshme te gjeniut te poezise Frederik Rreshpja jane per shpitin tone urim dhe mallkim njekohesisht ashtu si stinet ,ashtu si koha, deshperimisht te pakthyeshme....

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Peisazhet e nates

    Zhduken druret me folé e me gjethe
    dhe luleve u rrezohen ngjyrat;
    Nata gdhend ne ajer statujat e hijeve.

    Eja ti, tere drite si dashuria!
    Hidh ngjyra mbi lulet,
    ver rregull mbi peisazhet e botes.

    Nese nuk vjen,
    do te tretem neper keshtjellat e ftohta,
    vizatuar brutalisht nga nata,
    sepse mengjesi nuk vjen asnjehere.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e arjan03
    Anėtarėsuar
    02-02-2010
    Postime
    969
    Pėr njė vjollcė

    Ēeli vjollca e vogėl mbi gurishte
    si njė ylber mbi planete tė panjohura

    Kėshtu kam ėndėrruar edhe unė dikur
    tė bėhem ylber mbi akuafortėn e kohės vizatuar egėr
    po tėrė ato qė thashė
    u tretėn nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit.

    Mė me fat janė perėnditė

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Druri i portes

    Lulezoi druri i portes se vjeter.
    Ah, druri i vdekur celi lule!
    Ti keputi dhe me to bej kurore,
    per mua qe te prita deri ne vdekje.

    Pashe ngjyren e gjakut dhe... lot,
    qe celen ne te tera gjerat prej druri.
    E kuptova qe thika e pritjes me preu
    ne brinje, kur cela gjethe si palmat.

    Te prita, te prita...
    Derisa celen kameliet e mortjes te porta.
    Ti mblidhi dhe me bej nje kurore,
    mua, qe deri ne vdekje te prita.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vdekja e Lores

    Rri ne muzg sikur te jane rrezuar koherat persiper,
    gati per perjetesi.
    Nuk me flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.

    Por ti ne kete bote erdhe per mua, jo per qiejte.
    Kemi qene perhere bashke, qe te rinj,
    dhe tani me le!

    Mua me trishtojne stinet. Ti e ke ditur,
    dhe me boten me ndan nje udhe me kilometra vetmi.

    Kemi thene gjera qe s'kane per t'u kuptuar kurre.
    Kemi ecur ne tere shekujt, para piramidave.
    Emrat tane kane qene gdhendur
    edhe kur nuk kishim shkembinj.

    Por keto s'kane per t'u perseritur me kurre.
    Si ungjijte.

    Te dy kemi qene gjithmone te bukur, por ti tani,
    je akoma me e bukur, keshtu, me pak vdekje ne sy.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 14 prej 24 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •