Kthehu (1)
Ngado qe sillem, pikellimi eshte aty te porta
dhe prapeson shpirtrat.
Te dritarja nje shi i huaj, i verber, pa zhurme.
Mbase jane shirat qe kane rene dikur,
mbase jane kufomat e shirave:
Cdo gje eshte e trishtuar sonte.
Kthehu (1)
Ngado qe sillem, pikellimi eshte aty te porta
dhe prapeson shpirtrat.
Te dritarja nje shi i huaj, i verber, pa zhurme.
Mbase jane shirat qe kane rene dikur,
mbase jane kufomat e shirave:
Cdo gje eshte e trishtuar sonte.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
U beme te huaj
U beme te huaj per njeri-tjetrin.
Po iki, dhe me humbje perseri.
Lamtumire, o Ksanti i kesaj dite!
Troja ime eshte ky perendim qe digjet.
Lamtumire Troja ime e pafat!
Tani i perkas nje bote moderne.
Ndofta diku nje i verber madheshtor
ka per t'a kenduar tere kete urrejtje.
Pra po iki, por me humbje perseri.
Dhe per ty do te behem i huaj.
E verbra madheshtore me syze Hong Kongu,
beje nje Iliade per mua!
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Te pres
Bilbil qe rri zgjuar ne pyllin me pisha,
pres e pres te dritarja e zerit tend
qe celet ne muzg.
Tutje shtrihet hena,
mbi nje bote te mbushur me mungesen tende.
Pres dhe zemra me dhemb,
te dritarja e zerit tend,
ne kete muzg xhamthyer.
O shteg i gjelber! Po perse valle,
tere kjo pritje nxorri thiken kunder meje?
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
kryeveper!!!!!!!
Rri sonte te une!
Hena mbi lume vizaton
nje ure per endrrat e yjeve;
Reja gri, si mall i harruar,
ve kryet mbi duart e pyjeve.
Ti erdhe neper udhen e henes,
celi gonxhe edhe pragu i portes.
Rri sonte te une,
sa te behen trendafilat e drureve te vdekur!
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
duhet te jete me e bukura qe mund te kem lexuar! Te faleminderit "gazoza"
Lerme te vij me ty
Ne fushe ecin ciganet dhe mbi supe
daullet u varen si kufoma,
ku shpirtrat e shkretetires
s'kane per t'u zgjuar kurre.
Nga cerdhja e shiut fluturoi
kenga e reve tere gjeme.
Lerme te vij me ty!
Ky eshte muzgu im i fundit.
Une vij tek ti te vdes, s'e ke kuptuar?
Me duhet te vdes dhe me duhet pastaj
te shperndaj gjakun tim mbi trendafilat.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Kujtimi yt
Hena po shuhet ne pellembet e gjetheve
dhe trendafilat vdesin ne muzg.
Fusha ul supin te era,
por mua vetmia me pret te porta, egersuar.
Ulerin vetmia te porta, ulerin
dhe iken neper dhembje, trembur, ti.
Keshtu, gjithmone, ardhja jote eshte tere ikje
dhe une ndiej mbi gjoks sikur me kalon nje tren.
Hena e shqyer ne dhembet e vetmise
cirret si egersire te porta.
Ylli i fatit tim lotoi ne dritare,
ku shkon, ku shkon, cfare te thirri keshtu?
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Kjo eshte POEZIA e kupton? Asgje me teper!!!!!
Ndjese
Me mbeti pa thene ajo fjale.
Ndoshta shkallet e kesaj nate, deri te Hena,
do t'i ngjisnim dore per dore.
Tani te Hena shkoj i vetem.
Askush s'do te na shohe dore per dore.
Dhe vetem, per nje fjale te pathene!
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Krijoni Kontakt