Close
Faqja 12 prej 24 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 236
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vijne ciganet

    Vijne ciganet me daulle dhe me hene,
    ah, qajne dhe ulerijne.
    Shpejt e shpejt i ngriten cadrat
    rreth shpirtit tim prej uji.

    Isha i ri dhe isha i bukur,
    isha i zjarrte ne dashuri.
    Shume gjera tani i harrova,
    per hene e per magji...

    Ulerijne ciganet me daulle,
    per dhembjet e shkretetirave te largeta.
    Rri zgjuar une ne breg te lumit,
    mallkuar me dashuri dhe me hene.

    Kori i trendafilave derdh lote,
    per daulle dhe per hene, i trishtuar.
    Ah, c'isha i ri dhe i bukur dikur,
    dikur ne nje mars te shkuar!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    * * *

    Kur ishim te vegjel
    i shkruanim njeri-tjetrit neper avione prej letre.
    Tani avionet jane prej duralumini,
    po te tere jane bosh.

    Je ftohur nga druret, metalet dhe rete,
    lartesive te medha.

    Keto shpikje na ndane;
    Ishim aq mire kur qeme te vegjel,
    nuk na duheshin hapesirat dhe largesite.

    Beje nje leter, po jo prej duralumini:
    Kam nevoje per ty, jo per metalet.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Pema

    Cudi me kete peme qe pikon neteve,
    sikur vajton rrenjet e veta
    ne verberine e tyre.

    Ne kujtesen e gjetheve dhe ne kujtesen e drurit
    rron ende ora kur me the lamtumire.

    Teper vone e kam kuptuar
    varganin e gjate te oreve, te drureve,
    ne rrugen e gjate te fshatit
    ku kemi kaluar.

    Edhe dimrit kur rane gjethet, pema frushullinte
    mbi perrenjte prej hene.

    Cudi me kete peme qe frushullin me duart lakuriq,
    cudi me mua qe nuk te thashe lamtumire.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    E kam te pa mundur te largohem nga ky "liman i qete idilik"ku jam mbeshtjelle kaq mrekullisht nga vale te ngrohta lirike te nje shpirti bohem qe pikellon neteve me hene profecine e pavdeksise.....sepse Frederik Rreshpja i kapercen kufijt e vdekjes,te se pamundures e te sublimes,ai eshte thjesht i paperseritshem, nje gjeni i poezise boterore....

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Poezia

    Ne ate shteg ku kaloj une e ka kasollen vjeshta,
    bile te gjitha stinet jane fqinje.
    Nje beng, si stradivarus,
    me meson folklorin e zogjve.

    Kasolle prej hene! Nen qiellin tere shi,
    pike-pike mbi catine e kalter,
    trishtimi i djalerise...
    Mbeti tek xhami i plasur i dritares sate
    veshtrimi im i thyer.

    Une vetem u bej nga nje vizite stineve, o njerez,
    kurse zemren e kam tek ju.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Elegji

    Celen trendafilat ne mengjes
    me petale ne ngjyre te vetetimes,
    dhe mua mu kujtuan kenget e shkuara,
    qe motit kane vdekur, ne nje ajer te vdekur gjithashtu.

    Dal me kot te te pres tek porta qe eshte mbeshtjellur
    me hijen time te prere nga nata qe shkoi.
    Trendafilat vetetijne ne heshtje per gjemen time
    dhe une e di qe ti nuk ke per te ardhur kurre me.

    Por mua keshtu me ze nata, si statuja e pritjes,
    ne nje ajer qe vdes dalengadale dhe dimeron,
    me durimin e mermerit qe pret me shekuj nen shkembinj.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Uj i gazuar (qe natyrisht nuk me ngjason aspak per i tille) faleminderit per vjershat qe sjell ketu
    Ato vec homazhit dhe kujtimit ne nderim te poetit tone te madh,qe akoma edhe me asencen(vdekjen)behet me madheshtor,jane pasqyrim i nje poezie te persosur ,me sensibilitet dhe romantizem te rralle ,qe vetem shpirti i mrekullueshem i Rreshpjes mund ti "peshperise"...E kam te pamundur te mos emocionohem ,e kam te pamundur te mos e admiroj e te etusiazmohem nga perla te tilla poetike....Te falenderoj edhe njehere !!!Mos harro ta vazhdosh edhe ne te ardhmen kete "mision " te rendesishem...

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Per vehten time

    Kendoi bilbili i vetmuar deri ne dhembje,
    por askush nuk e degjoi zerin e tij,
    sepse i mungonte kafazi.

    Mbi nje piedestal heshtjeje,
    dergjet profili im qe ne lindjen e gurit.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Dal neteve pa hene i vetmuar

    Mos te vdesesh ne krevat, thoshte babai,
    te vdesesh ne lufte, biri im;
    Sidoqofte nje here do ikesh nga kjo bote,
    por duhet te ikesh si trim.

    Tere trimat e fisit tone kane shkuar
    nga shpata ose plumbi, ne ate bote.
    Kjo eshte nje vdekje qe ia vlen, biri im,
    cdo vdekje tjeter eshte e kote.

    Por une linda ne nje kohe pa shpata,
    kohe komunistash frikacake,
    ndaj me keni pare neteve pa hene te vetmuar neper rruge,
    duke kerkuar fatin qe me la im ate.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Omeri

    Ata qe dogjen Trojen iken ne nje det bronxi,
    me statujat e arta.
    Ndenji vetem nje aed i verbuar nga zjarri,
    me emrin pellazg Omer.

    Asnje grek nuk e pranoi ne anije rapsodin plak,
    atin e tere poeteve, ndaj u nis drejt Perendimit.
    Ne fshatin me te pare dardanet i dhane vere
    dhe iu luten te kendonte per Patroklin,
    dashnorin e Akilit te bukur.
    Kendo o Muze merine a Akil Kembeshpejtit,
    kendoi poeti i verbuar nga zjarri qe dogji Trojen madheshtore.

    Pas ca vitesh rapsodi pellazg vdiq
    dhe e varrosen, nuk dihet mire,
    ne Tebe, ne Athine, Hiroshima apo New York?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 12 prej 24 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •