Close
Faqja 11 prej 24 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 236
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Te debuemit

    Temir u pafshim, Kosove! Ne mbetem pa atdhe!
    Si era e madhe, si zogjte shtegetare,
    endemi kaltersive,
    mes ujnave te hueja pa shpi, pa shprese, pa cak.
    (E, megjithate, na thone qe vemi nder shpijat tona).
    Heu! Po atje s'na pret askush. Nuk kemi
    as te gjalle, as te vdekun atje.
    Temir u pafshim, Kosove! Ne mbetem pa atdhe.

    Rrotullohen valet e detit. Pulebardhat e vonueme,
    si andrra te hueja, zbresin mbi direke.
    Hesht nata e Mesdheut.
    O! Po ku do te sosemi ne te mjeret pa atdhe?
    Qytetet turke ja ku po duken larg.
    Askush s'na pret atje;
    Askush s'na njeh atje;
    Vec, nen nje gur te ftohte, Ali Pasha qe fle.

    Dhe na kujton plaku qe s'jemi pa atdhe:
    ne kemi qiellin tone,
    dheun tone,
    malet, kenget dhe te vdekurit tane.
    Ani, se zemrat tona mbeten germadhe,
    dhe mes germadhave vete e vjen pikellimi.
    Nje dite do te jene tonat
    kasollet, permendoret,
    heronjt“qe anmiku na i ka rivra.
    Ne na debuen nga vatrat tona, po nuk na i marrin dot
    as kenget, as te nesermen,
    as te vdekurit tane,
    o Ali Pasha!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Kthim ne vendlindje

    Ja u ktheva perseri ne Shkodren e mbreterve
    ngritur gure-gure
    mbi supet lakuriq te nje gruaje,
    nga vellezerit tradhetare.

    Mbi deget e shirave kendojne zogjte.
    Nen pemen e madhe te mesdites,
    gjethe te verdha bien mbi shpirtin tim.

    Pastaj,
    une i hedh drejt qiellit per te bere nje vjeshte.
    Ah, kur ishim te rinj dhe te bukur,
    nuk na vajti mendja kurre te benim nje vjeshte,
    por ti tani nuk je me...

    Tani,
    ti je ne fillim te stineve,
    ndaj nuk me intereson loja e ajrit dhe e diellit
    qe ngrihet mbi re si mbi nje sofer paganesh.

    Shfaqen ne muzg
    trendafilat e thurur me diell;
    Ah, tani edhe trendafilat na kujtojne kamionet me djemte e vrare:
    Sa te bukur dhe te rinj ishin, o Zot!
    Mireupafshim o djem ne nje planet pa diktature.

    Ne ajer,
    shfaqen patriarket e poezise shqipe:
    Bogdani, Fishta, Mjeda dhe Migjeni;
    Eterit e mi sillen ne ajer se varret ua kane thyer.

    Tani,
    edhe mermeri i zerit tim eshte thyer.
    Erdhi mbremja dhe statuja e nates troket
    ne dritaren e vjeter xhamthyer.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Rozafa e flijuar

    Ule nga supet kete qytet, memezo!
    Keshtu lutej foshnja tek floknaja e gurit.

    Tutje pas mjegulles, perendite ilire
    degjonin ankthin e gurit: imzot,
    si me kembeve me nje qytet,
    ti qe s'me kembeje as me zotat?

    O Medaur! Bekoje kete qytet qe lindi nga nje grua,
    tani qe ra hena e syve te mi.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Duke u kthyer ne vendlindje

    Ne prag te periferise me rrethuan zogjte.
    Erdha nga fushat, prandaj m'u be kjo pritje madheshtore.

    Miq fluturake, une ju dua!
    Dashuria juaj me ka shqetesuar
    me shume se format moderne te vjershave.

    Ne jeten time kam bere qindra kafaze,
    por kurdohere me porta te hapura.

    Bile dhe feminine e mbaj mend si pellumb,
    pezull mbi paqen mengjesore.

    Dhe tani jam i gezuar qe e di,
    se kam qene ne kujtesen tuaj qe ikte qiejve.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    At Fishtes

    Shkon nje re e bardhe mbi epiken e maleve,
    si shpirti i shqetesuar,
    mbi lahuten e muzgut.

    Shkon mbi mrizin e zanave,
    shpirti i poetit dhe ben kryq,
    mbi epiken e pangushelluar te alpeve.

    Ah, po duart e tua.
    U treten nen rrenjet e lumenjve!
    Mbi syte e tu kaloi Drini dhe ra mbi det...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Migjeni

    Poshte toka, folklori i braktisur,
    shtigjet e zotave ilire,
    agimet e pergjakur nga thika e hakmarrjes.

    Iken zeri yt, avion mbi alpet e hutuara.
    Nga pas mbetet dicka prej perendie,
    me mushkerite e gerryera si nje Promete.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Kuajt e marsit

    Atje poshte ne lugine me presin kuajt e marsit
    nen nje hene qe me do.
    Pranvera cdo dite gdhend ne celuloze zerin tim,
    mbeshtjelle egersisht me thikat e gjetheve.

    Isha nisur te vdes per kete toke te lashte
    statujash te gerryera nga uria.
    Kuajt e marsit do te hingellinin mbi mua,
    nen henen e nje nate te prere pergjysem.

    O toka ime, nen nje ajer tingellonjes daullesh!
    Ne cdo gur eshte fshehur nje statuje nene.
    Anes detit ilir, mitet, cdo nate,
    dalin nga amforat me syte plot lote.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Femijeri

    Celi trendafili i kuq te porta ne mengjes,
    si vetetime.
    Keshtu erdhi dikur nje vajze me shall te kuq
    e trokiti te porta.

    Tani nuk jam me i ri dhe ngjyrat i ngaterroj;
    Ndoshta ky eshte nje trendafil i bardhe,
    ndoshta ky eshte nje trendafil blu.

    Megjitheate e di: erdhi nje trendafil me shall,
    dhe nje vajze celi gjethe tek porta.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Aerodrom

    Dal e te pres ne breg te nje qielli,
    dal e te pres buze nje reje.
    Veshtroj si rrezohen shirat, ylberet, yjet.
    Zbrit!
    E di qe je diku pas nje mjegulle.

    Vene e vine avionet e botes.
    Po ti, ne c'shira je fshehur valle?
    A ke pare dhembjen time
    si ngjitej me ulurime neper qiej?

    O! Si demon i vetmuar,
    tere shirat e botes i kerkova per ty...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Shkodres

    Shkodra, dashnorja e shekujve
    Migjeni


    Ja, qyteti im, arnuar me fosile mitesh,
    selija e mbreterve ilire,
    ngritur gure-gure mbi syte e bukur te nje gruaje
    nga pellazget hyjnore.

    U ktheva perseri ne qytetin ku kam lindur.
    Nje shi biblik
    lan prej shekujsh gjakun e perandorive te mundura.

    Ketu, nen nje kryq kam varret e fisit tim,
    mbuluar me heshtje qe lulezon trendafila.
    Po ve zerin tim te bere kurore
    mbi dhembjen qe koha e beri mermer. Amin?

    E kam ditur qe do te vij tek ti,
    neper metropolet e botes.
    Nen trendafila mermeri si ne nje metropol,
    jam trishtuar per jargavanet e portes.
    Nen shirat e heshtur prej najloni,
    me ka marre malli per shirat e tu te qeshur,
    tere rremuje vetetimash...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 11 prej 24 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 21-12-2024, 17:10
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •