Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Tave me peshk

    Irida
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 2
    (2/9/01 7:46:39 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------

    Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

    Ju siguroj qe do te lepini gishtat



    brari
    Deputet
    Re: Tave me peshk
    --------------------------------------------------------------------------------
    shum bukur e ke spjeguar.e bera prov. vertet fantastike. ira urime.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Peshk I pjekur ne tjegull.

    Nxehet ne fillim tjegulla. Peshku I sapozene pastrohet nga te brendshmet por nuk duhet te pastrohet nga luspat. Duhet te lahet dhe kullohet. Peshkut I hidhet kripe nga Brenda si edhe nga jashte dhe vihet mbi tjegullen e nxehte e cila qendron mbi prush deri sa te piqet nga te dyja anet. Peshku mund te piqet me dhjamin e vet ose mund ti hidhet pak vaj n.q.s peshku nuk ka dhjame. Gjate pjekjes luspat ngelen ne tjegull prandaj nuk eshte nevoja qe peshku te pastrohet nga luspat.
    Hidhini limon sipas deshires dhe shoqerojeni me nje gote vere te bardhe dhe me sallate. Kjo eshte shume e shendetshme per personat qe vuajne nga dhjamosja e zemres ose nga kolesteroli I larte.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Vetem titulli me beri te me shkonte goja leng Per Vit te Ri me prit nga shtepia dhe do te kerkoj Peshk ne tjegull se ne Amerike jemi fundja nuk eshte turp te kerkosh per te ngrene vete ah dhe dua nje tas te madh me akullore dhe fruta LOL

    Te pergatita te pakten...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Te prita per viten e ri por nuk erdhe.
    Biles ca skishte gatu shpia.
    Do sjell ca receta te reja ketu kete fundjave.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Estella, me falni po "tjegllat" ku o gjeni ju andej? A ka ne Home Depot? Sa per peshkun kollaj....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Une per veten time kam kaluar "border" Canada. Edhe ne amerike mund ti gjesh sepse ka dyqane speciale ndertimesh qe i shesin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gjej peshkun Ti Cori si Tjeglla sa te dush gjej un..Nish tullen afer e kam..lol.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Gatimet e detit!

    Si fillim po bej nje permbledhje te vogel me disa menyra se si mund te gatuajme gjelle te ndryshme me peshk, ngjala, sardele, gafore, karkaleca, kallamare, sepje midhje, etj.

    Po e filloj me midhje.

    Zijen midhje te medha duke llogaritur 4-5 cope per person. U hiqet indi lidhes dhe pastrohet guaska derisa te shkelqeje. vendosen ne pjate dhe i hidhet limon sipas deshires si edhe kripe dhe piper.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Midhje me vaj ulliri dhe uthull.
    Midhjet e zjera (pa guaska) vendosen ne nje pjatance dhe u hidhet kripe, majdanoz, piper, 1 luge gjelle vaj ulliri, sperkaten me leng limoni ose uthull dhe pastaj mund te shoqerohen me sallate. (per sallate te pershtatshme shihni temen e sallates po ne kete forum)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Karkaleca te ferguar me veze!

    Karkalecat e pastruar vihen te zjejne dhe me pas kullohen. U hidhet kripe, leng limoni (me i shijshem origjinali) lyhen me mjell, veze te rrahur dhe skuqen.

    Keto sherbehen zakonisht me sallate dhe feta limoni.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gatimet e mia..:)
    Nga LONDON-TIRONC nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2004, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •