Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Duke dale pak jashte teme, pashe disa postime ne lidhje me komoditetin e burgjeve.

    Me sa duket disa prej jush harrojne se burrgu sherben per te te kufizuar lirine, jo te drejtat minimale te jeteses. Vdo njeri, perfshi burgaxhinjte, kane te drejta themelore njerezore, pra uji ne banje, televizori, tutat e dashnoret ne dhome nuk kane pse te duken si favore. Te burgosururve u kufizohet vetem liria e levizjes dhe jo lirite e tjera. Nuk jemi me ne kohen e "merhumit" kur te burgosurit pervec denimit vuanin dhe dhunen. Perderisa e konsiderojme veten liridashes e demokrate, le ti kujtojme vetes se cdo njeri ka te drejtat e veta kushdo qofte ai.

    Njeriu futet ne burg, per tu ndryshuar e per te mos qene me rrezik per shoerine kur te dale nga burgu. Nese e trajton si kafshe gjate vuajtjes se denimit, nuk mund te presesh njeri te civilizuar kur ai del prej tij.

    Jam plotesisht dakort me ty .
    Por ndonjehere ndodh qe njerzit shprehin me urrejtje aktin banal qe ka ushtruar ky kriminel i cili mori jeten e shokut . Dhe mendoj se kan te drejte .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Në shtëpinë e Florian Muçës, ku prindërit që e sollën në jetë kërkojnë vdekjen e të birit për atë që ka bërë

    "Im bir të varet në litar"

    Nëna e Florianit: Ai nuk është më im bir. Kërkoj të vendoset drejtësia për familjen Sadaj

    Lindita Çela

    TIRANË- Prej dy ditësh, familjarët e Florian Muçës nuk guxojnë të dalin përtej murit rrethues të shtëpisë. Nuk guxojnë të kapërcejnë pragun, që kur mësuan se djali i tyre, Florian Muça, ka vrarë shokun dhe fqinjin e tij, për t’i rrëmbyer paratë. Presin këdo që troket në derën e tyre, ndërsa Rakibia, nëna e 19-vjeçarit që akuzohet për vrasjen e Genci Sadajt qëndron e shtrirë, thuajse e përhumbur në divanin e kuzhinës. Është veshur me të zeza dhe vajton me fjalë Gencin, djalin që humbi jetën nga dora e të birit. Rakibia është krejtësisht e përhumbur për gjëmën që i biri ka shkaktuar në shtëpinë e kushërirës së saj, Hatixhe Sadajt. Megjithëse e ka rritur me mundim të birin, është e para ajo, nëna e Florianit që kërkon dënimin maksimal. “Nuk dua që im bir të dënohet nga drejtësia. Dua që ai të varet në litar në mes të lagjes e të bëhet shembull për të gjithë hajdutët”,- thotë ajo, duke i kërkuar shumë herë ndjesë familjes së Genci Sadajt. Në familjen Muça përjetohet dhimbja e fqinjëve të tyre deri në atë pikë sa ata që e sollën në jetë kërkojnë vdekjen e Florianit.
    Zonja Rakibie, natën e vrasjes së Genci Sadaj, ku ndodhej Floriani?
    Djali im ka qenë i lidhur prej 10 vjetësh me ne, në punë. Jetonim me tregti. Shisnim zarzavate tek tregu. Atë ditë, kur erdha në shtëpi e gjeta djalin në shtëpi. Ra për të fjetur. Më tha të mos bëhesha merak, se nëse nuk kthehej të nesërmen në shtëpi, do të ikte në Greqi. Si e bëri muhabetin me shokun dhe kur e kishin menduar të kryenin vrasjen, unë nuk di gjë. Por dënoj tim bir, e bëj “hasha”, sepse futi djalin e kushërirës sime në dhe.
    A kishit probleme me Florianin?
    Kohët e fundit kemi pasur probleme. Mund të them gjatë këtij viti, sepse u lidh me shoqëri të keqe. Im bir drogohej. Nëse i bëhen analizat, do të dalin në këtë përfundim. Mua ma ka fajin im bir dhe kërkoj që ligji të vërë drejtësi për familjen Sadaj.
    Prej sa kohësh e dinit që Floriani merrte drogë?
    Prej 6 muajsh. Ai nuk pyeste më për prindërit. Nuk na dëgjonte më. E kisha djalin të mirë më parë, na dëgjonte. Gjatë kësaj kohe ka vënë edhe dorë mbi ne. U lidh me shoqëri të keqe.
    Ju thatë që Floriani drogohej. Ku i gjente paratë për të blerë drogë?
    Nga shoqëria me të cilën u lidh. Ne nuk na pyeste më. Ka ndodhur mbi tre herë të ketë vënë dorë edhe mbi ne, për të na marrë paratë. Nuk kisha çfarë t’i bëja, ndërsa tani shkon dhe vret shokun e tij për para. Unë jam munduar që tim bir ta edukoj si më mirë, por tani duhet të merret ligji me të. Madje nuk dua që ai të dënohet me burg, por të varet në mes të lagjes, sepse është fajtor për atë që ndodhi në shtëpinë e Myrteza Sades.
    A j’ua shpjegoi Floriani se pse do të shkonte në Greqi?
    Kishte kohë që nuk na pyeste fare. Atë natë vetëm kaq na tha. Nëse nuk do të kthehej të nesërmen në shtëpi, të mos bëheshim merak. Kur u zgjova në mëngjes, nuk e gjeta në krevatin e tij. Pastaj mësova lajmin e zi që kishte ndodhur tek fqinjët. U shqetësova se Hatixhen e kam kushërirë, por që të më shkonte mendja tek im bir, kurrë. E kam rritur me shumë mundime, ndaj edhe kërkoj dënimin maksimal për të.
    Kur mësuat se Floriani kërkohej për këtë vrasje, çfarë bëtë?
    Sapo e mora vesh lajmin, njoftova gjithë fisin tim dhe i tregova policisë se ku mund të ishte fshehur ai. I treguam shtëpitë e të gjithë kushërinjve tanë që ta kapnin. Ne kemi kërkuar që ai të kapet sa më shpejt dhe të dënohet, sepse futi djalin në dhe. E kishte shokun e tij. Ne si prindër ndihmuam që ai të kapej sa më shpejt. Unë nuk dua ta mbroj tim bir, por i bëj kërkesë familjes së Myrteza Sadaj të na falë dhe të na pranojë për ngushëllime. Të vrasë dorën e kriminelit, të çunit tim që mori këtë guxim për të bërë një veprim të tillë.
    Si ndiheni, pas kësaj ngjarjeje?
    Nuk është vrarë vetëm djali i Myrtezait, por dhe ne jemi të vdekur. Vetëm sa marrim frymë.
    A keni shkuar për ngushëllime tek fqinjët tuaj?
    Jo sepse “zjarri” është ndezur. Por i bëjmë kërkesë të na falin ne, jo dorën kriminale të tim biri. Megjithëse e kam rritur me mundim, nuk e mbroj Florin. Ai nuk është më im bir. Më vjen keq për nënën e Gencit, e kam nga fisi im, ndaj dhe i kërkoj shtetit të vendosë drejtësi.




    15/07/2004
    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kemi degjuar keto vite ca krime makabre e ca gjera qe kurre me pare nuk kane ndodhur ne shoqerine shqiptare.

    Kjo une mendoj eshte nje pasqyre e krizes se shoqerise dhe kjo krize e pasqyruar ne krizen e individit.
    Shteti shqiptar me krizat qe ka prodhuar dhe me mungesen e institucioneve ka nxitur keto probleme e kriza sociale.

    Shikoni vetem rinine shqiptare dhe udhekryqet qe ajo ndodhet dhe sa shteti jone i jep asaj mundesine per te pasur nje pune normale e te ligjshme nje jete normale dhe nje te ardhme normale.
    Shume te rinje shqiptar rekrutohen ose joshen me pare nga krimi dhe futen ne nje rruge qe do shkateroj jeten e tyre dhe do kete nje kosto shume te madhe per shoqerine.
    Ketu shto varferine,papunesine e krizen e besimit qe po shkateron shume familje shqiptare.
    Pasja e nje alternative per nje pune te ligjshme,jete normale do stabilizonte dhe shoqerine nga keto probleme qe prodhohen nga kriza e saj.

    E te vjen e revoltohesh kur shikone qeveritaret tane qe pasi kane mbushur xhepat, shetitur me pushime neper Europe zgerdhihen e shperfillin keto probleme te medha sociale qe ka shoqeria jone, probleme qe ata i kane krijuar me pangopesine e tyre per para dhe mungesen e vullnetit per te kontribuar per te ndertuar nje shqiperi me te mire per te gjithe shqiptaret.

    Ne nje shoqeri kur nje qeveritar deklarohet hapur si hajdut dhe jo vetem si nxihet faqja po kapardiset ne parlament se ka shumicen.
    Ca mesazhi jep ky akt te njeriu i thjesht e te adolishentet apo njerezit e paformuar.
    Moralizon vjedhje e ben ate dicka mormale.
    E sic e dime te gjithe se jemi te gjithe shqiptar dhe e njohim realitetin VJEDHJA dhe KORUPSIONI tani ne shqiperi eshte dicka normale qe te gjithe duan ta praktikojne.

    Llogarite nje adolishent apo te nje te rri te pa pune qe zgjohet ne mengjes e kur ka marre kete mesazh nga shoqeria ca mund te bej ai gjate dites?
    Vazhdimi......................................


    Mundesira me te medha, pune, mirqenia, do te ulnin ndjeshem keto krime qe jane padyshim pasqyrimi i krizez se vendit ne rrafshin social.

  4. #14
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Babai: Im bir vrau vëllanë e tij


    L.Çela

    TIRANË- Kalosh Muça dridhet i tëri, nga veprimi i të birit. Ai thuajse nuk flet për të birin, por tërë kohën nuk gjen fjalë për të ngushëlluar familjen e Myrteza Sadaj. “Ishin njerëz hallexhinj. Im bir nuk vrau një të huaj, por vëllanë e tij”,-thotë me lot në sy, burri 50-vjeçar. Kaloshi nuk ka dalë nga dera që kur ka mësuar për aktin kriminal të të birit. Rri i gozhduar përballë televizorit dhe ndjek me ankth çdo lajm që ka të bëjë me vrasjen, autor i së cilës është i biri. Pastaj nis e mallkon të birin. Tregon se Myrtezain e ka pasur shok, kanë hyrë dhe dalë nga ajo shtëpi. Kalosh Muça kërkon që i biri të vritet, ashtu siç vrau shokun e tij. Kërkon me insistim që shteti të vërë drejtësinë në vend. Si prind mundohet të kuptojë dhimbjen e Myrtezait që ka humbur përgjithmonë të birin. Ndaj dhe kërkon dënimin maksimal për të birin. Për të, Floriani nuk është më fëmija që ka rritur me shumë mundime, por një kriminel që duhet dënuar me plumb për veprimin e llahtarshëm që ka bërë. “Burgu është pak për Florianin”,-shprehet Kalosh Muça.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43
  3. Internimet
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 10:08
  4. Maskat vrasin perseri
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-09-2002, 05:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •