Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    Nje pergjigje Kulles,

    Vashat shqiptare i ke pare ne Top Channel, po nuk i ke pare ne realitet se bashku me njerezit qe po vuajne akoma atje. Zoti Llemadeo nuk e ka fjalen per Top Channel Girls. Mund te krenohesh me Tiranen me dy pallate me drita ylberi qe i jane shtuar, por hidherohu me gjithe Shqiperine nga Veriu deri ne Jug. Kam pasur nje mike gjermane qe punonte ne administraten e nje universiteti ne Berlin dhe kishte kaluar pushimet ne nje vend te humbur afrikan qe s'ia mbaj dot mend emrin. Kishte qene pa drita, pa uje, kishte fjetur ne kasolle, si ne kohen primitive te para eres sone. Kur me pershkruante keto gjera, ne mendjen time beja nje krahasim te thjeshte me pjese tipike te Shqiperise qe mund ti perngjanin. Thashe me vete: "Pse u mundove ne Afrike, kishe Shqiperine me afer".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ASupremeIllyria : 09-08-2004 mė 10:43

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Per "Kulla"

    Fragmet nga poezia e Llemadeo!
    Kėndej o miku im, sheh femije jetima,
    Vasha Shqipėtare tė veshura nė zi,
    Tė reja qė rrijnė mbydhur, pa pajė e pa stoli,
    Pleq qė brijė votrės vdesin nė merzi…
    "Kulla", ju qenkeni ne Londer, por syte te shkokan vetem ne Top chanell...e ne fakt kombi eshte me i madh se ai kanal televiziv...jane ne Kosove, atje tej Drinit, dhe ne Maqedoni vasha Shqipetare veshur ne zi per heronjte e vrare nga armiku...jane femijet kosovar jetime pa prinder te ciet ua vrane ne lufte...
    E jane dhe ne Shqiperi qindra jetime neper fshatra qe u jane vrare etrit nga kriminelet gjoja per gjakmarrje, apo banditizma vjedhjesh e krimesh te tjera etj...
    Jane shume problematika qe ekzistojen aktualisht dhe une i trajtoj ne ate poezi time...
    Sikur ta lexonit me me qetesi...do ta kuptonit me mire dhe do te kishit tjeter mendim!

    Fjalet e "kulla"na mo na, se ne londer kam gjashte vjet e kusur, po vashat shqipetare i kam pare edhe une ke top channel, e jane ****** e asnjera me te zeza. pak me aktual, te lutem, jo kaq ogurzi.
    Gabim me duket se e ke kete qe shkruan or mik!
    Pasi ato balerina veshen bukur si cdo balerine ne bote... Arti eshte i tille kudo e ai eshte nje aspekt i vogel qe mundohet ti jape shkelqim realitetit te hidhur ne Shqiperi, ku mijra gra Shqipetare i lajne akoma rrobat e trupit ne lumenjte e Shqiperise...ashtu si dhe drute e zjarrit i mbajne akoma me terkuze...si ne mesjete

    Une ju thras ju qe te jeni me realist e te mos mjaftoheni vetem me nje shikim emisioni ne "top chanell" ku mjaftoheni duke thene se Shqiperia lulezon...sic propogandonte dikure regjimi: "Shqiperine si kopshtin me lule..."

    Gjithe te mirat per ju "Kulla"!

    Llemadeo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 09-08-2004 mė 14:23
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Se kuptoj Llemadeo se pse nuk i poston ato poezi te bukura qe ke krijuar kohet e fundit ?

    Te lutem postoji se jo vetem une , por shume antare te ketij forumi ndjejm kenaqesi per vargjet e tua . Sa here qe lexoj vargjet e tua me duket sikur jam nje personazh ne ato vargje , nuk e di se psendodh keshtu , por keshtu me duket mua ..

    Me shume respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Shih perpara o mik dhe ec,te lutem vetem ec
    ne kthefsh ndonjehere koken prapa padashur
    mizat e dheut do te ngjiten kembeve per dreq
    por shkundi mire e shqiti prej lekures ku kerkojne te rrine varur
    se nuk kane shpirt as ndjenje por vetem nje cimbim te keq

    I nderuar Llemadeo!
    Ne respekt per vargun tuaj dhe per artin tuaj,pikturen,te kam lexuar dhe do te lexoj perhere,
    sepse jeni nje shpirt kengetar.Frymezimi qofte perhere me ju!
    Mel.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 28-10-2004 mė 18:27

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llamade o djal prej fisit
    ske harrue hijet e lisit
    dhe pse larg ti paske shkue
    atdheun tand nuk ke harrue
    n'shpin ti mallin ke ngarkue
    ke marr penden per me shkrue
    e porsi Drini tuj vershue
    nder poema i ke lshue
    t'shpirtit brenga e shqetsime
    shpres e andrra per Shqipnine
    sikur moti Fishta e Mjeda
    edhe ti nder ato shkrepa
    mendj e zemer ke ngujue
    E un tash du me t' urue
    per gjithcka qe ti ke shkrue
    qofsh gjithher ti i bekue
    faqe t'bardh ti pac gjithmon
    e dit t'mira per vendin tone..

  6. #26
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Kosove


    Me ka marre malli,
    per ballin tend te blerte Kosove,
    per fushat tua me lule
    dhe malin me debore.

    Ece, kurre su ndale
    ne bresher e furtune,
    e gjakosur, plage lidhur
    su dorezove kurre.

    Edhe kur bishat
    te sulmuan ne cdo ane
    Ti e forte ēendrove
    stuhive t'u besh balle.

    Me jep bekimin tend Kosove
    dhe me puthe ne balle,
    te kam nene - madhe
    e mua me ke vajze.

    Kurre nuk tu hoqen nga shpina
    k'ta bajloza t'zi,
    me duart e tua Kosove
    mbyti nje nga nje.

    Ēdo rruge e kesaj bote
    me sjelle tek ti - Kosove.




    prill 1999
    What goes around, comes around

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Per ju o miq te mire

    Vargje nga shpirti im per ju!


    Miq te mire me mall iu pershendes
    Paqe paci e gaz ne jeten tuaj...
    Prej slargu kete zemer ma ngritet peshe
    E vrudheve serish krahe mu dhate qe te shkruaj!

    nga pamundesia e kohes sonte ju pershendeta me keto pak fjale...do te shihemei se shpejti ketu...me te gjithe ju!

    Nderime Melankolia, Brari, Mreta!
    Falenderime dhe urime dhe ju per fjalen tuaj poetike!

    LLemadeo
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi nga Llemadeo, shkruar neper vite...e deri me sot...

    Duke tė kujtue ty…

    Sonte jam ulur buzmbramjes vjeshtrake,
    I vetėm diku qiellit mendimet tuj bashkue,
    Ku shpesh po e pyes veten pėr ty atje…
    Ēfarė po tė thotė zėmra pra, tash pėr mue?

    A thue ashtu mundimesh sėrish rrin tuj vajtue,
    E idhnimi me vetveten, ty aq shume tė vret…
    Po ēfaj tė ka vetja moj zemėr a smė thue?
    Pse unė poet rrebeli, nuk po tė lej tė qetė...

    Ah, shume ty tė ngarkova me vargje poezie,
    Sa ndoshta edhe udhėn diku ty ta kam xanun,
    Tė thashė aqe shpesh fjalė dashurie…
    Dua prap tė them edhe pse ma ke ndalun!

    Kam dhėmbje aq te madhe pėr ndalimin qė mke ba,
    Oh, deri me za tė naltė sonte due me vajtue,
    Zemra po mė dridhet si zogu nė acar…
    Tė t’them serish me vargje, se sa shumė tė due!

    Tė them dua aq shumė me vargjet e ndalueme…
    Ku mbydhun me kėtė dry shpirtit duhet me i lanė,
    Pa krahė pėr tek ty…si dje e si ma pare,
    Pa prekjen e buzve qė aq herė mi pate dhanė…

    Pra nuk di se deri kur me u burgue me duhet mue,
    Me fjalėt e gjith mallet qė i kam pėr ty…
    A thua ta thotė shpirti apo dikush tė ka ngushtue,
    Pse kto fjalė tė mija ja vrasin Mėnd e Sy…?

    Nėse ta thotė ai shpirt qė aq herė mė tha: Tė dua!
    Ska gjė moj e mirė, ashtu le tė jetė,
    Por unė do tė humbi diku ku ti nuk mė sheh mė …
    E vargjet pėr ty kėtu do ti lej pėrjetė!

    Nė ēdo rrjesht do shohesh vetėn si nė pasqyrė…
    Gjithe puthjet tona pėrkdheljet pa mbarim…
    Do tė shohėsh mua, si ato netė nė fytyrė…
    Nė atė shtrat tė qiellit ku zgjuar seē e gdhimė…

    Oh Zemer, ti nuk di se ēfare po bėn me vetėn,
    As me vargjet e mija, jo, ti sdin ēpo bėn…
    Unė larg nga ti do tė mbydhem vetėm…
    Edhe pse smė thotė kjo Zemėr qė mė dhėmb!

    Por ani, ndashtė, pse ti ashtu ke dėshirė…
    Deshirat e tua disi duhet me i plotėsue…
    Por njerėn do ta bej me deshirė tė mirė…
    Prej teje do tė largohem, por vargjet jo me mue!

    Kėndej kam me ti nisun me njė stil tė ri…
    Gjithmonė nėpėr mesanata qiellit kam me i lshue,
    Sa drita e mengjeszit…kėtė ndigjoje mirė!
    Gjithė botės dashninė tonė ka me ja tregue!

    Dhe le ta shohe ai qė nė mes na hyni…
    Tė cilit vargu im frymėn shpesh ja ndali,
    Dhe ta dij mirė se si dashuron poeti…
    I cili puthe prej s’largu, si era qė puth malin…

    Dhe ai, pėrlotshem do tė shohin ty nė krah tė vet…
    Pėrpara ndoj ekrani apo nė ndonjė sallė…
    Kur zėri i artisteve do kendojne me lezet,
    Vargjet qė kushtuar vetem ty ti kam.

    Atėhere ai, do ta dijė aq mirė…
    Se trupin ty ta mori dhe tė mban si mish…
    Por shpirtin edhe zemrėn jo kurrė nuk do ti gzojė,
    Ato mbeten tek mua…kendej perjetesisht!



    A do te kthehesh

    Frynte ere e ftohte
    Debora te rreshqiste mbi fytyre,
    mbi xhupin prej lekure te zeze.
    Ne ecnim drejt Aeroportit Otopeni.
    Ti veē flisje gjithnje te njetat fjale
    Dhe nuk pyesje as per deboren, as ngricen e eren.
    Por shpejtoje hapin tend te vogel
    Dhe me dilje gjithnjė nje hap para,
    Me shikoje me mall, frike dhe buzeqeshje
    Dhe beje gjithnje tė njeten pyetje:
    A do te kthehesh?!
    Ndersa une ecja i heshtur,
    I mbydhur ne vetvete…
    E pyetjen tende aqe tė pėrseritshme
    E degjoja perciptazi neper hallet e mija…
    Dhe me vjen mire qe nuk te dhashe pergjigje,
    Por ika ashtu i heshtur,
    Si nje udhetar i zakonshem,
    Qe serish kthehet, serish…
    Veē ate ēast ndarje…
    E ate pyetjen tėnde aq tė dhimbshme
    Nuk e harroj ta dishė…
    Ta dishė!
    1992
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 30-10-2004 mė 06:52
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi te tjera per ju miq te mire qe i pelqeni vargjet e mija dhe per vizitoret...

    Shenim i autorit LLemadeo:
    Miq te nderuar kjo poezi shpreh dhembjen time dhe qendrimin tim poetik ndaj atyre ngjarjeve te vitit 1997, qe kam thene me shpirt dhe e perseris:

    Mos ardhshin me kurre ato lloj ngjarjesh ne atdheun tone!

    Me lot ne udhet e mergimit e kam ndjere ate dhembje dhe humbje qe pati Atdheu i yne...e ajo erdhi per fajin e cdo qytetari shqipetare qe ishte ne ate kohe atje...seiscili beri nga pak faj me qendrimin dhe agresivitetet ndaj vetvetes, ndaj atdheut... Ndaj ne vargjet e mija shikoni nota kritike dhe krahasime te meritueshme per te gjithe atje ne ate kohe...ku njerzit u bene si shpellor duke humbur llogjiken njerzore....
    Ju falenderoj per mirkuptimin ne qendrimet e mija!
    Po ua lej ju leximin e ketyre vargjeve duke thene:

    "Vetem mendjet e verbra e djegun shtepine e vet,
    Kur drite e mendjes me nuk i ndricon!
    Vetem te paudhet dhe gjallesat e egra...
    Shkyejne cdo gje perpra, djegun e shkatrrojne!"
    LLemadeo


    Shpresa dhe Zhgenjime
    (Reagim per ngjarjet 1997 ne Shqiperi)


    Gjithe naten enderruan
    Rreth nje zjarri flakadan,
    Pine e hengren aq sa paten,
    dhe pastaj ne gjume ranė!

    Rane e fjeten si ariu
    Ne ate shpellen dimerore,
    Pa menduar se mengjezi
    Vjen serish pas disa orve.

    Dhe pas orve te harrimit
    Rreze e diellit syte ua vrau,
    Dhe u ngriten si te terbuar
    Dikush diellin nisi dhe shau.

    Mirpo Zoti i zemeruar
    Fshehu diellin prapa Reve
    Dhe mbi turmen e zhurmuar
    Derdhi gjame prej rrufeje

    Lypen shpellat dhe prapa gurve
    Kokat boshe shpejt ti fshehin
    Duke ikur prej rremuje,
    Ata vrane dhe njeri tjetrin…

    Ike e ikė, kaluan dete
    Ikė prej vetes per te tretur
    Ne kete bote kaq te ēthurur
    Shqipetari as gjalle as vdekur!
    1997, Germany.



    Nje Vashe nė Bukuresht

    Si nje ujvare qė rrjedh e shkon,
    Porsi nje Yll qe vjen nje here,
    Ashtu si enderr qė te mundon,
    Tė pashe o vashe ty ateherė.

    Dhe ti me syte e gjithe magjishem
    Me buzeqeshjen si pranvere,
    Me nje shpejtesi te befasishme,
    Ma more zemren neper rrjedhe…

    Ne ato vite te stuhishme,
    Kur une isha mik i juaj…
    Nje vashe Romune e magjishme,
    Me dashuroj...me beri te vuaj…

    Dhe neper vite e kujtoj,
    Ate sy zjarr tė mrekulluar,
    E shoh ne endrra ta pushtoj,
    Porsi nje yll qe ska te shuar !
    08.02.2000

    Nė kete nate…

    Ne kete nate ē’enderr sheh
    ē’gjum ben o shpirti im?

    Kur une zgjuar te kujtoj
    Edhe shkruaj keto fjale…

    Qe ne shpirt seē me gjemojne
    Si dete me dallge…

    1995 Germany
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 30-10-2004 mė 07:13
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Kushtuar nxensve Kosovare qe ndrruan jete ne rruget e Shqiperise!

    ELEGJI nga Llemadeo D.

    Ne shenje rrespekti e ngushllimi dhe kujtimi te perjetshem per nxensit Kosovare!
    Dy fjalė nga autori Llemadeo


    Nė shėnje rrespekti e ngushllimi pėr prindrit, motrat e vllezrit e tė afėrmit e atyre tė rinjėve qė humbėn jetėn nė udhet e Shqipėrisė, si dhe ne shenje kujtimi pėr ata nxėnes tė njomė gjimnaziste qė po shkonin pėr herė tė parė pėr tė parė atdheun amė Shqipėrinė, unė po u kushtoj kėtė elegji nė vargje, si njė simbol kujtimi tė pėrjetshėm pėr ata tė rinjė!

    Jo Fati juaj nuk ishte ashtu!

    Elegji

    Kjo pendė zeza mė dridhet sonte,
    Nėpėr fjalė tė pėrvajshme udhėn ka marrė
    Nepėr lot e lagur pėr ju o nxėnės,
    Pėr ju o vllezėr, o djem shqipėtarė.

    Nė qiejet e pafund zutė vėnd atje,
    Nė emėr tė mallit pėr Shqipėrinė.
    Njė udhė e gjatė qė kurrė mė sju kthen
    Ta shihni atdhun, kosovėn e liriė.

    Nėnat kur iu nisėn, motrat baballarėt,
    Fjalen „udhe e mbarė“ ua thanė me zemėr,
    Ua dhanė me vete uratėn e shpirtit,
    Nė udhėt e atdheut ngado qė tė venit.

    Por ah, ai ēast i zi qė jetėn ua mori,
    Humnerės sė udhėve tė Shqipėrisė
    Zemrat e nėnave e tė motrave i dogji,
    Baballarėt e vllezrit i plasi nė shpirt.

    Ah, shoqerisė mbarė nė trojet shqipėtare
    Edhe ne kėndej detrave e udhve nė mėrgime…
    Na mbyti dhėmbja pėr ju nė lot e vaje,
    Kėshtu siē po mė qan sot, ah’ kjo zemra ime!

    Ētė qaj me parė o engjuj shqipėtarė?
    Beratin, Rifatin, Xhevdetet, Agronin,
    Visarin, Mėgzonin…, cilin me parė?
    Ju tė gjithė jeni nė shpirtin tonė si yje tė radhė!

    Si Ėngjuj u niset me mallin nė gji,
    Shqipėrinė mėmė ta shihni e ta gzonit,
    Por ah, ai fat i hidhur si njė helm i zi,
    Tė gjithve na rrėzojė, atje ku ju u hodhi.

    Nuk ishte fat i juaj vdekja kobzezė
    Por ishte fat i zi i mėmė Shqiperisė
    Qė dashurinė tuaj tė ua shpėrblejė,
    Me pritje humnerave tė pakujdesisė.

    Nuk ish’ veē faj i rėndė i tė gjithve atje,
    Pse pėrpara nuk u dolėn o bij tė mirė,
    Por ishte fat i zi i atyre qė mbi dhe
    Bėjnė vetėm hije bashkė me qeverinė…

    Nuk ishte faj i udhve i maleve Shqipėtare,
    Sepse asfaltet maleve nuk zgjėrohen vetė,
    Por ishte dhe do jete faj i i pushtetarve,
    Qė kujdesin pėr njerzit e lėnė gjithnjė tė zbehtė!

    Por ah, tash kur jeta juaj shkojė nė gji tė dheut,
    Ėshtė e kotė tė thuhen kritika nėpėr rradhė…
    Ajo dhėmbje e thellė qė nėnave u ther
    Nuk zbutet lehtė jo, kurrė, nga asnjė fjalė!

    Kjo vjeshtė aq e hidhur u erdhi nėnave,
    Qė shpresėn aq tė ndezur e patėn nė gji,
    Me nuse tė iu shihnin, me punė tė reja
    Pėr Kombin, pėr Kosven pėr nėnėn Shqipėri !

    Motrat e gjora qė lotin derdhin lumė,
    Iu patėn dritė tė syrit nė ditet mė tė mira.
    Udhėt mė si shohin pėr ju, jo kurrė,
    Por lule do tė mbledhin pėr ju nėpėr lendina.

    Dhe do vijnė aq shpesh tek koka tej tek varri,
    Atje nė lendinė, ku ju, rrini pushuar,
    E ashtu me dhimbje do ta nisin vajin,
    Pėr ju o mė tė mirėt qė heret na shkuat !

    Babat edhe vllezrit jo nuk mbahen dot,
    Vėshtirė e kanė o njerėz, tepėr tė vėshtirė,
    Cilit mund ti themi, “ndali ata lot”!
    Kur ai Vajė i tyre malet po i dridhė!

    Nuk mbahet jo dhėmbja, gjama nuk ndalon,
    Se ikja e juaj ishte krejt pa radhė,
    Nuk ishte luftė e rrebtė qė ju u rrėzoj,
    Por ishte fat i keq i Atdheut krahthatė!

    Qė ecėn i gjymtuar ashtu i sakatosur,
    Pa asnjė fuqi pėr vete as pėr ju…
    Sepse ca zuzarė me shpirtin e helmosur
    I qėndrojnė nė kyre si krerė pa Tru!

    Pranvera kur tė vijė e vera tė lulezojė
    Atje tej nė lendinė do tė vijnė me trėndafila
    Shokėt edhe shoqet qė sot pėr ju vajtojnė
    Nėnat, baballarėt dhe motrat zemėr thyera.

    Do qajnė nėpėr vite koha vetė me lot,
    Pėr ditėn e zezė qė i ndodhi Shqipėrisė,
    Pse nė udhėt e liga humnera iu pėrpiu,
    Pėr fajet e shtetit, tė vetė qeverisė!

    Nuk mundėm qė tė hesht pa i thėnė dy fjalė,
    Pėr vetė kyrenministrin atė zemėr keq,
    Qė kur atdheu ka zi pėr vdekje tragjike
    Ai dėndet turrneve nė Turq e Grek e dreq!

    Oh, por ju o shpirtra tė mirė tė perėndisė,
    Qė shkuat tė njomė porsi Trėndafila,
    Iu qau njė komb i tėrė me lotėt e dashurisė,
    Nė gji iu mban me mall e gjithė shqiptaria!

    Ju nėna e ju motra qė lotėsh jeni mbuluar,
    Mbahuni fisnikrisht nė kohėn qė iu vrau,
    Ata nuk i harrojmė kurrė nė ditėt tona,
    Se dhėmbja edhe ne zemrat na i thau!

    Autori: Llemadeo,
    17.10 2004
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  2. Shtypi cilesor jashte atdheut
    Nga forever nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2003, 22:32
  3. Kosovaret me banim jashte Atdheut mund te votojne nga interneti!
    Nga Sokoli nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2002, 18:59
  4. Atdheut tim
    Nga Danger_Girl nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-06-2002, 23:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •