Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezia me titull, "Sonte kur ti nuk erdhe", Autori LLemadeo

    Vizitor te nderuar!
    Ju pershendes me shume rrespekt !


    Ketu kam hedhur disa nga krijimet e mija me te reja te cilet perbejne pjesen e librit tim me Poezi...qe do te dale ne botim brenda vitit 2004...

    Nje bashkim te te poezive ne kete faqe "teme" e bera me qellim qe te vinin dhe te tjere si krijues te rinje ketu e te rrinim sebashku me krijimet tona...mirpo me sa duket moderatorve nuk u duk gje e mire ajo ide e imja, ndaj u detyrova tani te bashkoj disa nga krijimet e mija qe te ju krijoj sado pak knaqesi ne leximin e tyre...

    Disa nga keto krijime jane botuar ne organe shtypi Shqipetare dhe ne faqe letrare kohet e fundit...

    Ju faleminderit per viziten tuaj ne kete faqe me poezi te mija!

    Ketu dhe nje krijim te ri...

    Sonte, kur ti nuk erdhe…

    Nata na mbuloj serish kėndej ne Nord,
    Drita na rrethojnė, na lanė pa hije...
    E lart nė qiell asgjė dot nuk shikoj...
    As Hana nuk po duket, e jo mė Yje!

    Gjithe ditėn prita, ne vendin e pritjes...
    Sa sytė mu terėn qiejve tuj kundrue...
    E nė mbramje smė iket prej udhės sė madhe,
    Tuj pa pėr ty, se ku me ke shkue...

    E brenda ne derėn time kam hy me shpinė,
    Me fytyrė prej rruge, pra gjithnji tuj pa...
    E derėn e lash hapun, edhe pse errsinė,
    E hapun po e lej dhe kur tė shkoj me ra...

    Ndoshta je vonue, e nata jashtė tė ka nxanė,
    Por kryet, mrapa, mos shko tuj e kthye...
    Edhe prej frikes mos shko tuj thanė...
    O Zot, ku-ku, noj ujk po don me m’shkye !

    Eh, pra, moj e bukur ti shėnjeza ime...
    Si Yll qė sonte mė ke humb nė hapsinė,
    Unė tuj tė prit jam me nje mall merzie,
    E tė qoftė kjo natė e qetė dhe e mire!

    Tash jam tuj shkue mbrėnda meje...
    Dhe dyert e shpirtit hapun ti kam lanė,
    Eja pra kur te kesh deshirė...
    Siē vjen drita e Diellit, dhe e bukura Hanė…

    Autori LLemadeo, 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 14-07-2004 mė 12:46 Arsyeja: Korigjim gabimi
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi kushtuar Kosoves, ne prag rrezikun e humbjes se pamvarsise! Autori Llemadeo.

    Kosovė, Kosovė !

    A mė ndigjon o malli im i zhuritun!
    Kosovė, po tė thėrras prej thellėsive tė mija!
    A ma ndigjon zanin o Toka e vaditun,
    Me gjak e me Eshtra qė kėrkoj Liria!

    E unė vocrraku i yt i tretun kėsaj bote,
    Pa shtėpi, pa strehe, pa ty si Atdhe…
    Nėpėr gjamė e gjėmime tė vajit tė shpirtit,
    Po tė thėrras unė ty sot e tė them: Ku je ?!

    E dij se si Truall qėndron nė mes t’ballkanit,
    Ti zėmer e Atdheut e tokve tė Ilirisė!
    Po ku mė je si popull, si tokė e pėrgjakur
    Qė thirre nėpėr flakė emrin e Lirisė?!

    Ētė gjeti ty o Kosovė martire, bijt e bijat ku janė ?!
    Kur sot ty sėrish po tė qesin nė treg…
    Bixhoz po luajne me ty si atėhėre…
    Kur gjymtyret ti prenė e tė ndanė me Nanė !

    Ēpo bėjnė politikanėt e tu, doktorėt, profesorėt…
    Analiste, gazetarė, e tė tjerė ēfarė janė…?!
    Ēpo bėjnė ata qė mi ke vėnė nė kyre ?!
    Pėr pamvarsinė tėnde, vallė ēfarė thanė?!

    Ēfarė thanė pra bijtė e tu qė mi ke nė krye…
    Kur Europa i lėshon fjalet si nė mejhanė :
    “Qė Kosova tė jetė prap nėn Serbi…”
    Per atė deklaratė turpi, bijtė e tu, ēfarė bėjnė ?!

    Ay kryeparlamentari, vetė Presidenti,
    Kryeministėr-pari, vetė Parlamenti,
    Intelektuale e tė tjerė, tė graduarit doktora…
    Pse heshtin e nuk flasin, por rrijnė si kodosha!

    Oh, asgjė nuk thanė, asgjė nuk bėnė,
    As nuk do tė bėjnė, kėtė mire e dij!
    Veē ofshame e popullit pėr njerzit e vrarė,
    Do tė ndigjohet shekujve tė veshur nė tė zi!

    Kosovė, Kosovė, unė ta shoh prap lotin
    Gjamėn e vajtimin nė sy si atėhere…
    Fabrikat e sllavise po e terin barotin
    Racizmat po i stėrvisin qė tė tė vijnė nė derė!

    Si shefa e drejtues te autonomisė,
    Do tė vijnė ata me maska tė reja…
    Tė gjoja integrimit tė shtetit tė Serbisė,
    Nė Europėn kurvė, he’ e vraftė Rrufeja!

    E pastaj Kosovė, shikoj kreret qė ke sot,
    Se si nė Beograd kafen do ta pinė…
    Biles nė darkė tė madhe te fitores sllave,
    Vallėn gisht pėr gisht doktorat do ta shtrijnė…

    E vashat Kosovare, nanat qė qėndrojnė,
    Krenare pėr bijtė e vrarė nė emėr tė lirisė.
    Rrobėn e pėrjetshme tė zise do ta harrnojnė,
    Dhe vorreve tė Heronjėve vajtimi do tė nisė!

    E rinia jonė, jetimėt, bijtė e luftėtarve,
    Udhėve tė botės do tė tresin mėrgimtarė…
    Sepse shpirti i tyre nuk do tė mundet ta durojė,
    Atė shkelje tė gjakut tė Etėrve tė vrarė !

    Kosovė, Kosovė, tė shoh tė tradhėtuar si mos me zi!
    Nga klyshet e tradhetisė tė etur pėr tituj e lavdi
    Qė pas premtimesh tė marra nga shok e miqasi,…
    Po e pranojnė heshtjen, qė tė lėnė nėn Serbi!

    Eh, atyre po mu raftė njė pikė pėrmbi sy!
    E kurr, as vorret mbrėnda mos i laēin !
    Politikanėve e tė gjithėve ēfarė sot mi ke nė kyre!
    Nėse ata pamvarsinė per ty urgjent nuk e thėrrasin!

    E nėse Europa pamvarsine nuk ka me ta ligjėrue,
    Si shtet me vehte, Si popull Kosovar nė pėrgjithsi,
    As vetė Europa nuk do tė jetė kurrė e bashkueme
    As nuk do tė ketė kurrė paqe, as drejtėsi !

    E gjithė tė ligat ballkanit e Europės mbarė,
    Ja sjedhin racizmat e sllavit e tė grekofilisė,
    Tė cilėt i kanė miqt deri dhe ndėr shqiptarė
    Qė Tiranės e Prishtinės mė rrijnė tuj u kapėrdisė !

    Kosovė, mos qoftė e thėnė qė tė heshtė e drejta!
    E bota aq mizore mos me u kallzue,
    Pėr gjakun qė shkoj krojeve si lume pa u da,
    Pėr atė pamvarsi qė po shkon tuj u largue!

    Dhashtė zoti qė krenė nė Europė dhe nė Shqiptari
    U bashkofshin bashkė nė vepra e mėndime…
    Dhe ta dhaēin ty tė lumen pamvarsi,
    Si shėnjė qytetrimi edhe pėr Europėn nė lindje!

    28 Korrik 2004, ora 14.37', Autori Llemadeo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 28-07-2004 mė 13:33 Arsyeja: Korigjim gabimi
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  3. #13
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Pershendetje!
    Hyra ne forum dhe pashe ''postimet e reja'', hyra ne temen e Llemadeos sepse poezia me pelqen, dhe e pergezoj autorin sepse me te vertet me pelqyen vargjet e tij.
    Nuk kisha kohe t'i lexoja te gjitha dhe ''ja futa nje vrap'' dhe zbrita nga fundi i faqes dhe shikoj qe nje ''mic'', macja e zeze.....me falni....''macja blu'' nuk e njeh turpin, ose kultures i ka then ik q...
    Nga ''fenomeni internet'' shume ''njerez'' (te pakten keshtu mbetet te quhen) perfitojne duke hapur ''shalet'' neper ''trotuarin online'' sepse ''cigarja eshte veshtire te lihet''

    Urime Llemadeo per poezite.
    Turp te kesh Macia Blu!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bianconero : 07-08-2004 mė 18:48

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Pershendetje mik i nderuar "Bianconero"!

    Ju falenderoj qe u keni kushtuar sadopak kohe vargjeve te mija!

    Ju falenderoj per fjalet qe shkruani per mua!

    Le te bejme nje vesh shurdh kur ndokush ngutet dhe flet jo mire...

    Sadiu i madh ka thene:

    "Njohim dy lloj njerzish qe puse germojne,
    i miri dhe i ligu, por rruget ndryshojne,

    Njeri qe etjen te shuaje nder shoke,
    E tjetri qe bota te bjere me koke!"

    Une jam nje njeri i vogel qe qendroj ne udhetime duke u perpjekur te u shuaj sadopak etjen njerzve te mire!
    E te liqve perpiqem me te mire te u tregoj udhen qe kane humbur!

    Prap Sadiu na meson:

    "Ti them e ke mire kujt udhen e humbi,
    nje krim do te benja te rende sa plumbi!"

    Gjithe te mirat e me rrespekt per ju !

    Llemadeo
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi e re nga Llemadeo

    Atyre, atij dhe asaj!

    Atyre qe dyerve te lepihen qene mesuar,
    Dhe priten qe buzeqeshjen e drejtorve te fitojne...
    Atij dhe asaj qe mbahen per te zgjuar...
    Dhe me cinizem shtazarak mencurine percmojne!

    Atyre qe me para e mik u bene shkrimtare...
    Libra qe stoqe rrine, kane botuar...
    Atij dhe asaj qe lehin cdo dite si zagare...
    Pas urtesise se fjales e vargut te latuar!

    Atyre qe na mbahen si demokrate...
    Dhe sikur na vijne nga shekulli te persekutuar...
    Atij dhe asaj qe prej eterve me duar plot gjak,
    U ushqyen, ne jeten e tyre te gezuar...

    Atyre qe pushtetin komunist e mbajten gjalle,
    Me vargje dhe romane servile pa fund as krye,
    Atyre qe si te mdhenje po shesin verdalle...
    Ate llum servil te krijimtarise se tyre !

    Atyre qe urrjetjen kan parim ne krye...
    Dhe penen e vervitin si nje shkop nder shale!
    Atij dhe asaj qe me kohen jane shkerdhyer,
    Dhe mbahen mend dhe sot si te perdale!

    Atyre qe parim kane vec inatin...
    Dhe si gjarprinje nen gjeth rreshqasin ngadale,
    Atij dhe asaj qe llapin e llapin...
    Sot me ca vargje po ju them kto fjale:

    Ju mbaheni si te gjithanshem me gojen e perdale,
    E hundet kudo i fusni me tuajin zakon...
    Harroni se nga vini dhe kush ju mban prap gjalle,
    I njeti llum servilesh qe ju aq ju bashkon!

    Ju servile pushtetaresh te vjeter e te ri...
    Qe shpesh po bridhni botes si psudo shkrimtar,
    Ju qe "hosana" thuret me nostalgji...
    Per vrases e kriminel te regjimit barbar!

    Dhe sot porsi Hiena te plakura kercnoni perseri...
    Talentet qe ti fashitni aq deshironi,
    Dhe llumin tuaj ta ngreni lart per lavdi...
    Me miq e dallavere, me poshtersi kerkoni !

    Por stoqe ju ka mbetur gjithmone mendimi i juaj,
    Fjala aq e tharte pa rime e pa vlere !
    Stoqe duke u kalbur ju mbeti dhe zhargoni,
    Ai pseudofrymzim qe u qelbet gjithe me ere !

    Stoqe u ka mbetur cinizmi shtazarak...
    Pa ndjenje u del fjala, pa freski vargu i juaj!
    Servile kundermon era e kohes qe larg,
    E kohes, kur te tjerve ua lidhet kembe e duar!!

    Nuk eshte vone per ju qe te ndryshoni,
    Te hiqni dore nga ligesite qe aq ju kane paditur...
    Dhe heshtjen me mire te zgjidhni, se sa te vazhdoni
    Te sulmoni te rene, kohen e ndritur!

    Ju qe kesaj kohe i silleni si Hiena...
    Me sulme per krijues te rinje, me sharje gjithcfare,
    Nuk mundeni jo kurre qe te arrini,
    Ate qe e ka shpirtin i lindur, kengetar!

    Ju pseudo shkrimtar, pseudopoet, pseudomendimtar,
    Mjeshtra pseudoshe qe aq mire i zotroni...
    Larg, thonjte e juaj nga vargu dhe mendim i arte,
    Ndryshe verber do te mbetni, e kurr me sdo t'shikoni!

    Llemadeo, 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 08-08-2004 mė 11:40
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje zoti Llemadeo !

    Jam shume mirnjohese qe merr pjese ne forumin Shqipetar . Mund te them pa frike se reshtohesh nder poetet qe admiroj me shume ne kohen e sotme . Poezit e tua jane me se reale dhe shume kuptim plote per ate qe di te vlersoj poezin .

    Keto qe them , nuk jane koplimente por realiteti qe kam lexuar tek ti . Ashtu si poezit , novelat , tregimet dhe komentet qe ke botuar ne internet ,dhe tek revista "zeri i larget " tregojne se je nje njeri realist . Gjithashtu me pelqen thjeshtesia dhe komunikimi jot , qe shume pak e kan kete cilesi poetet tane me emer duke filluar nga Kadareja e deri tek poeti me i thjesht .


    Me shume respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Faleminderit shume ALBA!

    Faleminderit shume moj Alba per fjalet e juaja dhe per mendimin tuaj per krijimet e mija!

    Por qe te jesh krijues nuk qenka e thene qe te lexojne vetem ata qe te kuptojne dhe dijne te vlersojne...ashtu si ju, si "binakonero" e te tjere...!

    Por paska dhe prej atyre qe kur lexojne krijimet apo shkrimet e mija me shajne, biles deri dhe nga nena, ku rastisi ne kete forum qe te me shajne...e cfaj ka nena ime e gjore atje ne varr per vargjet e mija...?!

    E ate e bejne ata qe ndihen ngusht nga dy lloj shkaqesh:

    1-Nga pamundesia, pazotesia e tyre per te bere dicka te bukur, per te krijuar dicka ne letersi apo art-pikture...
    2-E bejne dhe ata qe e shohin veten si personazhe negative ne vargjet e fjalet e mija te cilet kane abuzuar me kohen, me njerzit, dhe ndihen si mekatare, hajdute, kriminele, varrmihes te jetes dhe karires se kolegve te vet qe i kane futur ne burg...etj...

    Njerzit e paster ne shpirt dhe te ndershem qe nuk kane mashtruar, spiunuar, nuk kane sulmuar te tjere ne jete...Ata kane knaqesi per ate qe krijon tjetri ne cdo fushe!

    Po cte bej, u dashka qe te gelltis edhe gjera te tilla, pasi ky interneti eshte nje vorbull ku pervec njerzve te mire e te talentuar ne letersi art etj...i lejon te hyjne brenda dhe mekataret, por dhe ata qe mjerisht kane lene kopete e dhenve apo te lopve ne fshatrat e Shqiperise pa coban...!

    Duke ju falenderuar per kohen qe u kushtoni krijimeve te mija ju konsideroj jo vetem nje lexuese shume te mire, por dhe nje bashkudhetare te denje ne rrugen e poezise, ku tashme jeni e afirmuar si poete me ate stilin tend te vecante dhe mjaft terheqes...!

    Ju uroj gjithe te mirat ne jeten tuaj dhe kalofshi sa me mire ne keto dite pushimesh ne veren e nxehte Europiane!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 08-08-2004 mė 16:52
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Postime
    15
    I nderuar LLEMADEO. Lexova me vemendje krijimet qe ke sjellur ketu dhe dua te te uroj,sepse me pelqyen shume. Desha tju thoja qe ne jete e mira dhe e keqja ecin bashke,keshtu qe mos u merakos per fjalet qe mund te lexosh,por mundohu te krijosh me shume dhe ti sjellesh ato ketu per ti lexuar dhe ne nje te ardhme te shpejte te keni botimet tuaja. Me shume respekt Volejboll

  9. #19
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Kėndej o miku im, sheh femije jetima,
    Vasha Shqipėtare tė veshura nė zi,
    Tė reja qė rrijnė mbydhur, pa pajė e pa stoli,
    Pleq qė brijė votrės vdesin nė merzi…


    na mo na, se ne londer kam gjashte vjet e kusur, po vashat shqipetare i kam pare edhe une ke top channel, e jane ****** e asnjera me te zeza. pak me aktual, te lutem, jo kaq ogurzi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-08-2004 mė 00:32
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #20
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Si nė zgjedhje po mė dukeni . Jeni ndarė nė dy parti e kush e kush tė ofendojė tjetrin.
    "Partia Agrare" dukej si mė e "fuqishmja", por po shoh , qė sė fundi po i trashet gjuha. Leri shigjetė, leri....tė shohim kė do zgjedhė populli.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  2. Shtypi cilesor jashte atdheut
    Nga forever nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2003, 22:32
  3. Kosovaret me banim jashte Atdheut mund te votojne nga interneti!
    Nga Sokoli nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2002, 18:59
  4. Atdheut tim
    Nga Danger_Girl nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-06-2002, 23:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •