Poezia bashkekohore ne penen e krijuesve te rinje, lidhjet e saj me aktualitetin...
Te nderuar bashkanetare te Forumit Shqipetar!
Me hapjen e ksaj teme ju ftoj qe jo vetem te lexoni por edhe te sidhni poezi te reja ne kete teme te re!
Te sidhni vetem poezi te krijuesve te rinje Shqipetare per ti publikuar ketu e aspak per ti analizuar apo gjykuar...
Ju lutemi per mirkuptim ne kete teme, ku duhet te sjedhim dicka te re si ne krijimtari dhe ne permbajtje...
Qellimi i hapjes se ksaj teme nga ana ime eshte qe te inkurajojme krijuesit e rinje duke u dhene mundesi per te publikuar lirshem krijimet e tyre si dhe te lexojme krijimet e reja te njeri tjetrit...
Natyrisht qe cdo antare ka te drejte te shkruaje edhe ndonje mendim poshte dergeses se seicilit...por jo me komente te sterzgjatura e aq me pak analiza per ato krijime!
Ju lutemi mos na sidhni ne kete teme poezi apo vargje te botuara neper libra me pare nga autore te ndryshem, pasi ato jane te sterbotuara ne literaturen shqipe me mijra here dhe jane tema te hapura tek Letersia posacerisht, per gjera te botuara me pare...
Ketu duam te rene nga krijuesit e rinje, ato krijime qe nuk jane botuar ne libra akoma...
Ketu se pari po paraqitem une...me dicka te krijuar kohet e fundit...!
LETER NGA MIKJA IME!
Ku je o mik i dashur, prej kėndej tė shkruaj,
Po tė dėrgoj ca fjale me nje mall te ri
Sonte zemrės shpejt deshiren ja rrembej,
Dhe nis tė shkruaj vargje, tani kėtu per ty.
Nuk dij se pėrse, por si vetvetiu
Me ndez sonte kjo deshire e lirė.
Tė them diēka...e ndoshta me tepri,
Tė pyes prej se largu, a ndjehesh mirė?
Ti qe vargjesh rrjedh porsi nje ujvare,
Dhe fjalėt aq i gjen edhe seē i lidhė,
Ua bėn tė ėmbel rrjedhėn e aq pėr mallė,
Herė si Diamante, e herė si Znxhirė
Diamante ngjajnė pėr vashat bukuroshe,
Dhe aq shume me ndezin njė zjarr dhe mua,
Sa me plot deshirė nė krahė tė tyre,
Tė bije dhe tė ngrihem me to unė dua
E zinxhir i bėn per disa pseudo ,
Qė pushteteve hypin me shume hipokrizi.
Ua lidh prapėsitė dhe nė bankė ua ēon
Aty ku duhen ulur pėr nje gjygjesi!
Si mė je o mik, o zemėr bujare,
Qė shpirti spo tė lodhet, vargje duke shkruar?
Valle a e gjen kohėn tė mi lexosh mallet,
Kėto fjalė qė sonte per ty i kam rrjeshtuar?
E ti ma ndjen ēdo dhėmbje prej atje se largu,
Mendimet mi kupton dhe s'me vjen ēudi
Se halle na mbulojnė e shoh nga i yti vargu,
Qė ti aq shpesh e shkruan, me aqe melodi
Ti e din aq mire se nuk flej e qetė,
Malli edhe ankthi aq shume mė mundojnė,
Kjo kohė qė mbi krye na qendron si shpatė,
Lirite e shpirtit aq shumė po na i robėron.
Nuk jam e lire o mik, dhe pse jam mbi Dhe!
Nuk kam Atdhe o mik, dhe pse jam nAtdhe!
Gjurmet pėr ēdo ditė i ndrroj prap me frikė,
Ndjej sikur pas shpine, dikush mė ngul njė thikė!
Kėndej anes se Drinit, ku rri unė e kundroj,
Nuk ka asnjė fare gėzimi, tė gjithė shpirtit lotojnė!
Lotojnė e vajtojnė andej e kėndej varrit
Dhėmbjen e tė vdekurve e hallet e tė gjallit!
Me fal o mik i dashur, nuk dua tė lėndoj!
Por dua te flas me ty, shpirtin ta ēliroj,
Duke te treguar se jemi pa Atdhe
Pa identitet, pa te drejtė mbi Dhe !
Ne radhe vijme tė dytėt, si kategori
Sipas klasifikimit, tė nji ligji tė ri
Ligji i mashtrimit, racizmit modern
Qė na mban nėn urdhra, si kope me Dhėn...
Gjuhėn tonė tė Nėnės, jo dot nuk e flasim,
Zyrave tė pushtetit me zė tė lartė na thrrasin
Ne gjuhen e vrastarit shekullit te gjatė,
Ēirrėn si kulēedra dhe gati janė per gjak
Nuk duan tė na njohin, jo si Shqipetarė,
Duan qė si skllever tė na mbajne verdallė,
Duke na i cunguar liri dhe te drejta
E duke na lodhur qė tė ikum nga vehtja
Duan me ca ligje nė emer t qytetrimit,
Lirinė tė na e shtypin, te na bėjnė te dalim
Tė ikim nga mundimet, e tė marrim malin,
Ja' botės tė tresim e tė lėmė vatanin !
Ēme thua mik i dashur, per kėtė merzi?
Qė ma beri zemren si njė pus tė zi
E dij se te kam lodhur, tė thashė qė nė fillim,
Por ētė bėj o mik, kur shpirtit kam mundim?
Ēdo ditė ikun tė rinjė, dalin mergimtarė,
Botės pėr pak punė, pėr njė shpresė te vrarė,
Shpresė qė nuk i kthen, kurrė mė nė Atdhe,
Por shuhen ata larg, shterrohemi edhe ne
Kėndej o miku im, sheh femije jetima,
Vasha Shqipėtare tė veshura nė zi,
Tė reja qė rrijnė mbydhur, pa pajė e pa stoli,
Pleq qė brijė votrės vdesin nė merzi
Sheh dhe te tjerė, si politikanė te fjetur,
Qe ulen edhe ngrihen si tishin tė vdekur,
Nėnshkruajnė marrveshje, gati si pazare
Marrveshje pa zbatime pėr rracen Shqipėtare.
Eh, o mik i mire, ētė tė them mė parė !?
Janė aq' shumė halle, tė gjitha spo ti them,
Pse e dij qė vuan dhe hidhesh si Zgalem,
Furtunės e rrufeve me vrudh te gjoksit tend
Nuk dua qe tė lodh, e aq mė pak tė nxis,
Qė ti tė rrembehesh dallgve e stuhishė
Ku djajtė i shtrojnė darkat e thurin serish plane,
Pėr fshirje nga Ballkani te fares Shqipėtare
Por desha sot me ty, pak mallet ti vajtoj,
Keto fjale qė tė shkruaj dhe po ti lotoj.
Si letėr pėr njė mik, qė viteve tkam kėrkuar,
E tash qė tė kam gjetur, serish kam pėr tė shkruar!
Ndoshta jo merzitur, si sot ne kete fillim,
Pse fjalė mė tė ėmbla o mik pėr ty unė kam,
Per shpirtin tėnd tė brishte, si njė poezi
Nė ditėt qė na presin serish do vij tek ty!
E letrėn po e mbydh, pas vargjeve te mundimit,
Me fjalet qe lendueshem te ja leshova shpirtit!
Eja se tė presim, kthehu nga mergimi,
Tė jemi gjithmone bashke, andej e kėndej Drini!
PERGJIGJE MIKES TIME!
Mendimesh jam zhytur pas fjalve te tua,
Tronditur shpirtit pėr ēfarė mė shkruan
Mike moj, kaq thellė sonte ndjehem i lenduar,
Per vendin tonė dhe njerzit e stėrmunduar !
Tashmė shoh atje se ēpo ngjan me ne,
Shoh Nėnat me tė zeza qė shkojnė tek varret,
E qajnė tė rėnėt nė ēdo mot mot
E me shpresė drejt qiellit, i luten te lumit Zot!
Shoh, siē me thua te vdekurit e tė gjallėt,
Ndėr vorret tona bashkė tė vajtojnė,
Pėr dertet pa fund, pėr shpresat qe shterrojne,
Pėr kohėn qė e shperfill politikėn tonė.
E shoh atje venitjen qė shekulli e ka lėnė,
Atė dritė tė zbehtė qė aspak nuk kthjellon,
Dhe politikėn tonė qe ndryshku e ka zene
E shoh si njė Anije qė nuk ka timon.
Mike moj, ēmė ndez nė shpirt njė zjarr lirie,
Unė shpresat nuk i humb dhe pse jam kaq larg,
Nuk ka ēna bėn mė koha e armiqve zuzar,
Qė deri dje na shitėn e na blenė nPazar!
Nė fjalen tėnde vertet lexoj merzi
Por shoh dhe njė fuqi, qė ti aq mire zotron!
Mike moj, besomė se nuk ėshtė ēudi,
Kur ty si mbretereshe nesėr atje t'shikoj!
Se koha e barbarve e pazarve t'mbretrive,
Ka perėnduar pėrgjithmonė, mike moj!
Sot nuk fshihen dot prej turpit te tyre,
Ata nuk mundem kurrė qe prap tė na sundojnė!
Sepse kjo kohe moderne qė po na bashkon,
Do fshije nga shpirt i eger i vrasesve i barbarve,
Ēdo ndjenjė pushtuese, shtypse e vrastare,
Ku do vdesin racizmat, do te shuhen per fare!
Kjo shpresė mė ngroh nė shpirt, si fjala jote,
Kur ti mė flet ėmbel e me dashuri
E me jep aq ndejnjė te embel sonte,
Sa mallet dhe deshirat mi ndez pėr ty !
Ndaj shpreso dhe ti keshtu si unė,
Se do tė vije i lumi ēast, nė tė bardhėn ditė,
Ku do te vij atje tė gezoj dhe unė,
Lirinė bashke me ty, o Yll, o Drite!
LLemadeo, Mai 2004.
Ejani lirshem dhe pa emocione me krijimet e juaja me te reja!
Gjithe te mirat dhe urime ne ardhjen tuaj!
LLemadeo
Krijoni Kontakt