Vizitor te nderuar!
Ju pershendes me shume rrespekt !
Ketu kam hedhur disa nga krijimet e mija me te reja te cilet perbejne pjesen e librit tim me Poezi...qe do te dale ne botim brenda vitit 2004...
Nje bashkim te te poezive ne kete faqe "teme" e bera me qellim qe te vinin dhe te tjere si krijues te rinje ketu e te rrinim sebashku me krijimet tona...mirpo me sa duket moderatorve nuk u duk gje e mire ajo ide e imja, ndaj u detyrova tani te bashkoj disa nga krijimet e mija qe te ju krijoj sado pak knaqesi ne leximin e tyre...
Disa nga keto krijime jane botuar ne organe shtypi Shqipetare dhe ne faqe letrare kohet e fundit...
Ju faleminderit per viziten tuaj ne kete faqe me poezi te mija!
Ketu dhe nje krijim te ri...
Sonte, kur ti nuk erdhe
Nata na mbuloj serish kėndej ne Nord,
Drita na rrethojnė, na lanė pa hije...
E lart nė qiell asgjė dot nuk shikoj...
As Hana nuk po duket, e jo mė Yje!
Gjithe ditėn prita, ne vendin e pritjes...
Sa sytė mu terėn qiejve tuj kundrue...
E nė mbramje smė iket prej udhės sė madhe,
Tuj pa pėr ty, se ku me ke shkue...
E brenda ne derėn time kam hy me shpinė,
Me fytyrė prej rruge, pra gjithnji tuj pa...
E derėn e lash hapun, edhe pse errsinė,
E hapun po e lej dhe kur tė shkoj me ra...
Ndoshta je vonue, e nata jashtė tė ka nxanė,
Por kryet, mrapa, mos shko tuj e kthye...
Edhe prej frikes mos shko tuj thanė...
O Zot, ku-ku, noj ujk po don me mshkye !
Eh, pra, moj e bukur ti shėnjeza ime...
Si Yll qė sonte mė ke humb nė hapsinė,
Unė tuj tė prit jam me nje mall merzie,
E tė qoftė kjo natė e qetė dhe e mire!
Tash jam tuj shkue mbrėnda meje...
Dhe dyert e shpirtit hapun ti kam lanė,
Eja pra kur te kesh deshirė...
Siē vjen drita e Diellit, dhe e bukura Hanė
Autori LLemadeo, 2004
Krijoni Kontakt