Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Gjamet e Atdheut!

    Poezia bashkekohore ne penen e krijuesve te rinje, lidhjet e saj me aktualitetin...

    Te nderuar bashkanetare te Forumit Shqipetar!


    Me hapjen e ksaj teme ju ftoj qe jo vetem te lexoni por edhe te sidhni poezi te reja ne kete teme te re!

    Te sidhni vetem poezi te krijuesve te rinje Shqipetare per ti publikuar ketu e aspak per ti analizuar apo gjykuar...

    Ju lutemi per mirkuptim ne kete teme, ku duhet te sjedhim dicka te re si ne krijimtari dhe ne permbajtje...

    Qellimi i hapjes se ksaj teme nga ana ime eshte qe te inkurajojme krijuesit e rinje duke u dhene mundesi per te publikuar lirshem krijimet e tyre si dhe te lexojme krijimet e reja te njeri tjetrit...

    Natyrisht qe cdo antare ka te drejte te shkruaje edhe ndonje mendim poshte dergeses se seicilit...por jo me komente te sterzgjatura e aq me pak analiza per ato krijime!

    Ju lutemi mos na sidhni ne kete teme poezi apo vargje te botuara neper libra me pare nga autore te ndryshem, pasi ato jane te sterbotuara ne literaturen shqipe me mijra here dhe jane tema te hapura tek Letersia posacerisht, per gjera te botuara me pare...

    Ketu duam te rene nga krijuesit e rinje, ato krijime qe nuk jane botuar ne libra akoma...

    Ketu se pari po paraqitem une...me dicka te krijuar kohet e fundit...!


    LETER NGA MIKJA IME!

    Ku je o mik i dashur, prej kėndej tė shkruaj,
    Po tė dėrgoj ca fjale me nje mall te ri…
    Sonte zemrės shpejt deshiren ja rrembej,
    Dhe nis tė shkruaj vargje, tani kėtu per ty.

    Nuk dij se pėrse, por si vetvetiu…
    Me ndez sonte kjo deshire e lirė.
    Tė them diēka...e ndoshta me tepri,
    Tė pyes prej se largu, a ndjehesh mirė?

    Ti qe vargjesh rrjedh porsi nje ujvare,
    Dhe fjalėt aq i gjen edhe seē i lidhė,
    Ua bėn tė ėmbel rrjedhėn e aq pėr mallė,
    Herė si Diamante, e herė si Znxhirė…

    Diamante ngjajnė pėr vashat bukuroshe,
    Dhe aq shume me ndezin njė zjarr dhe mua,
    Sa me plot deshirė nė krahė tė tyre,
    Tė bije dhe tė ngrihem me to unė dua…

    E zinxhir i bėn per disa “pseudo…”,
    Qė pushteteve hypin me shume hipokrizi.
    Ua lidh prapėsitė dhe nė “bankė” ua ēon…
    Aty ku duhen ulur pėr nje gjygjesi!

    Si mė je o mik, o zemėr bujare,
    Qė shpirti spo tė lodhet, vargje duke shkruar?
    Valle a e gjen kohėn tė mi lexosh mallet,
    Kėto fjalė qė sonte per ty i kam rrjeshtuar?

    E ti ma ndjen ēdo dhėmbje prej atje se largu,
    Mendimet mi kupton dhe s'me vjen ēudi…
    Se halle na mbulojnė e shoh nga i yti vargu,
    Qė ti aq shpesh e shkruan, me aqe melodi…

    Ti e din aq mire se nuk flej e qetė,
    Malli edhe ankthi aq shume mė mundojnė,
    Kjo kohė qė mbi krye na qendron si shpatė,
    Lirite e shpirtit aq shumė po na i robėron.

    Nuk jam e lire o mik, dhe pse jam mbi Dhe!
    Nuk kam Atdhe o mik, dhe pse jam n’Atdhe!
    Gjurmet pėr ēdo ditė i ndrroj prap me frikė,
    Ndjej sikur pas shpine, dikush mė ngul njė thikė!

    Kėndej anes se Drinit, ku rri unė e kundroj,
    Nuk ka asnjė fare gėzimi, tė gjithė shpirtit lotojnė!
    Lotojnė e vajtojnė andej e kėndej varrit…
    Dhėmbjen e tė vdekurve e hallet e tė gjallit!

    Me fal o mik i dashur, nuk dua tė lėndoj!
    Por dua te flas me ty, shpirtin ta ēliroj,
    Duke te treguar se jemi pa Atdhe…
    Pa identitet, pa te drejtė mbi Dhe !

    Ne radhe vijme tė dytėt, si kategori…
    Sipas klasifikimit, tė nji ligji tė ri…
    Ligji i mashtrimit, racizmit modern…
    Qė na mban nėn urdhra, si kope me Dhėn...

    Gjuhėn tonė tė Nėnės, jo dot nuk e flasim,
    Zyrave tė pushtetit me zė tė lartė na thrrasin
    Ne gjuhen e vrastarit shekullit te gjatė,
    Ēirrėn si kulēedra dhe gati janė per gjak…

    Nuk duan tė na njohin, jo si Shqipetarė,
    Duan qė si skllever tė na mbajne verdallė,
    Duke na i cunguar liri dhe te drejta…
    E duke na lodhur qė tė ikum nga vehtja…

    Duan me ca ligje nė emer t’ qytetrimit,
    Lirinė tė na e shtypin, te na bėjnė te dalim…
    Tė ikim nga mundimet, e tė marrim malin,
    Ja' botės tė tresim e tė lėmė vatanin !

    Ē’me thua mik i dashur, per kėtė merzi?
    Qė ma beri zemren si njė pus tė zi…
    E dij se te kam lodhur, tė thashė qė nė fillim,
    Por ētė bėj o mik, kur shpirtit kam mundim?

    Ēdo ditė ikun tė rinjė, dalin mergimtarė,
    Botės pėr pak punė, pėr njė shpresė te vrarė,
    Shpresė qė nuk i kthen, kurrė mė nė Atdhe,
    Por shuhen ata larg, shterrohemi edhe ne…

    Kėndej o miku im, sheh femije jetima,
    Vasha Shqipėtare tė veshura nė zi,
    Tė reja qė rrijnė mbydhur, pa pajė e pa stoli,
    Pleq qė brijė votrės vdesin nė merzi…

    Sheh dhe te tjerė, si politikanė te fjetur,
    Qe ulen edhe ngrihen si t’ishin tė vdekur,
    Nėnshkruajnė marrveshje, gati si pazare…
    Marrveshje pa zbatime pėr rracen Shqipėtare.

    Eh, o mik i mire, ē’tė tė them mė parė !?
    Janė aq' shumė halle, tė gjitha s’po ti them,
    Pse e dij qė vuan dhe hidhesh si Zgalem,
    Furtunės e rrufeve me vrudh te gjoksit tend…

    Nuk dua qe tė lodh, e aq mė pak tė nxis,
    Qė ti tė rrembehesh dallgve e stuhishė…
    Ku djajtė i shtrojnė darkat e thurin serish plane,
    Pėr fshirje nga Ballkani te fares Shqipėtare…

    Por desha sot me ty, pak mallet ti vajtoj,
    Keto fjale qė tė shkruaj dhe po ti lotoj.
    Si letėr pėr njė mik, qė viteve t’kam kėrkuar,
    E tash qė tė kam gjetur, serish kam pėr tė shkruar!

    Ndoshta jo merzitur, si sot ne kete fillim,
    Pse fjalė mė tė ėmbla o mik pėr ty unė kam,
    Per shpirtin tėnd tė brishte, si njė poezi…
    Nė ditėt qė na presin serish do vij tek ty!

    E letrėn po e mbydh, pas vargjeve te mundimit,
    Me fjalet qe lendueshem te ja leshova shpirtit!
    Eja se tė presim, kthehu nga mergimi,
    Tė jemi gjithmone bashke, andej e kėndej Drini!

    PERGJIGJE MIKES TIME!

    Mendimesh jam zhytur pas fjalve te tua,
    Tronditur shpirtit pėr ēfarė mė shkruan…
    Mike moj, kaq thellė sonte ndjehem i lenduar,
    Per vendin tonė dhe njerzit e stėrmunduar !

    Tashmė shoh atje se ēpo ngjan me ne,
    Shoh Nėnat me tė zeza qė shkojnė tek varret,
    E qajnė tė rėnėt nė ēdo mot mot…
    E me shpresė drejt qiellit, i luten te lumit Zot!

    Shoh, siē me thua te vdekurit e tė gjallėt,
    Ndėr vorret tona bashkė tė vajtojnė,
    Pėr dertet pa fund, pėr shpresat qe shterrojne,
    Pėr kohėn qė e shperfill politikėn tonė.

    E shoh atje venitjen qė shekulli e ka lėnė,
    Atė dritė tė zbehtė qė aspak nuk kthjellon,
    Dhe politikėn tonė qe ndryshku e ka zene…
    E shoh si njė Anije qė nuk ka timon.

    Mike moj, ēmė ndez nė shpirt njė zjarr lirie,
    Unė shpresat nuk i humb dhe pse jam kaq larg,
    Nuk ka ēna bėn mė koha e armiqve zuzar,
    Qė deri dje na shitėn e na blenė n’Pazar!

    Nė fjalen tėnde vertet lexoj merzi…
    Por shoh dhe njė fuqi, qė ti aq mire zotron!
    Mike moj, besomė se nuk ėshtė ēudi,
    Kur ty si mbretereshe nesėr atje t'shikoj!

    Se koha e barbarve e pazarve t'mbretrive,
    Ka perėnduar pėrgjithmonė, mike moj!
    Sot nuk fshihen dot prej turpit te tyre,
    Ata nuk mundem kurrė qe prap tė na sundojnė!

    Sepse kjo kohe moderne qė po na bashkon,
    Do fshije nga shpirt i eger i vrasesve i barbarve,
    Ēdo ndjenjė pushtuese, shtypse e vrastare,
    Ku do vdesin racizmat, do te shuhen per fare!

    Kjo shpresė mė ngroh nė shpirt, si fjala jote,
    Kur ti mė flet ėmbel e me dashuri…
    E me jep aq ndejnjė te embel sonte,
    Sa mallet dhe deshirat mi ndez pėr ty !

    Ndaj shpreso dhe ti keshtu si unė,
    Se do tė vije i lumi ēast, nė tė bardhėn ditė,
    Ku do te vij atje tė gezoj dhe unė,
    Lirinė bashke me ty, o Yll, o Drite!

    LLemadeo, Mai 2004.

    Ejani lirshem dhe pa emocione me krijimet e juaja me te reja!

    Gjithe te mirat dhe urime ne ardhjen tuaj!

    LLemadeo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 13-07-2004 mė 22:48 Arsyeja: Korigjim gabimi
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Dhe nje poezi te re ....

    Gjamet e Atdheut!

    O biro, ku me je, s'mi sheh plaget
    S'ma ndjen dhembjen, gjamet s'mi degjon?

    E ti botes fshehur je, kputur mallesh,
    Vec me qan, me loton e me ngushllon...

    Vargjesh, kengesh melodije c'me kujton,
    Nuk e sheh se stuhija si ulkonje po me vajton?

    Plak i shekujve, mijevjecarve Ati yt,
    Tash mberthyer prej litarve gjer ne fyt...

    O biro, o bija ime qe con jeten ne mergime...
    Ah, te pakten vec nje fjale, nje therrime...

    Nise sot, tani o zot, se femija vogjelija,
    Se grarija, pleqerija po lengojne nga urija!

    Nga urija per nje bar, per nje shprese,
    Per nje mall atje larg qe do na vdesė...

    O biro, bija ime, fol nje fjale me gjuhe shume...
    Sot me duhet fjala jote, sepse neser nuk jam une !

    Ngreje zerin biri im, Ati yt plaku i lodhur,
    Sot po vuan e po heq keta krimba per ti shporrur!

    Keta krimba, veresie po i shesin nder dhe toke,
    E mbi trup te atit tend, hedhin valle bashke me shoke.

    O biro, o bija ime, a me sheh se si po vuaj,
    Fol nje fjale me miq e shoke neper bote...

    Dhe mi thuaj njerezise, gjithsise ane e mbane,
    Se Shqiperia vendi yne, ish dikur zonje me name!

    Dhe ka bij edhe bija qe e duan e mall e kane,
    Edhe kurre sdo ta lene n'dor te ligjve shpirt katrane!

    Mos me thuaj se me do, o biro, ne se me do,
    Por leviz dhe afrohu, me trego se si me do!

    Qershor 2004
    Autori LLemadeo

    Ejani dhe ju o njerz te mire me krijimet e juaja te reja...

    LLemadeo
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar mė parė nga Llemadeo
    Qellimi i hapjes se ksaj teme nga ana ime eshte qe te inkurajojme krijuesit e rinje duke u dhene mundesi per te publikuar lirshem krijimet e tyre si dhe te lexojme krijimet e reja te njeri tjetrit...
    Pėrshėndetje Llemadeo dhe mirėsevjen nė Forumin E Letėrsisė. Doja tė tė lajmėroja se forumi kryesor i letėrsisė (pra kėtu ku ke hapur dhe ti temėn) ėshtė pikėrisht forumi ku hidhen krijimet e reja nga krijuesit e rinj. Secili krijues hap temėn e tij dhe e trajton temėn dhe krijimet sipas pelqimit.

    Ndėrsa pėr autorėt e rinj (dhe tė vjetėr) tė cilėt nuk mund tė shkruajnė nė forum, krijimet u hidhen tek nėnforumi "Krijime nga shkrimtarėt shqiptarė" ose tek "Enciklopedia Letrare" kur mbi kėto krijime kemi me shume informacion dhe vizitorėt pėlqejnė tė diskutojnė.


    Qofsh gjithmonė i frymėzuar!

    Fiori

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Faleminderit Fiori!

    Nuk ka asnje problem ne lidhje me kete...sa me shkruani!

    Une asnje krijues nuk e therras pa deshiren e tij qe te hedhe ketu asgje...

    Ishte nje ide e thjeshte per nje larmi krijimesh te reja...per me shume harmoni...por dhe vetem bejme ska problem...

    Gjithsesi ju falenderoj edhe per urimin tuaj!

    LLemadeo
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi, Leter mikut tim!, LLemadeo

    Leter Mikut tim

    Mik i dashur te pershendes nga larg,
    E mora letren tende aq te trishtuar…
    E pashe se si merzitur sidhesh verdalle…
    Udhve atje, ku jeta te eshte gjymtuar!

    E pashe o mik, se si me aq vajtime,
    Nje leter te zeze me kishe shkruar,
    Ku halle me qanje per jeten ne vendlindje,
    Per kohen qe ti ka lidhur, kembe edhe duar !

    E dij se ne burg nuk je, por udhve ne tortuare…
    Ku sidhesh i pa shprese me penen e thyer…
    Dhe te ndodhka shpesh qe lyp edhe cigare,
    Ndonje kalimtari qe ja njeh fytyren…

    Me thonje se nuk shkruan me, as vargje poezie,
    Dhe se ftohte te duket tashme ai vargu yt…
    Si nje litar i lidhur shume here ne nyje,
    Te sidhet e pshtillet e te shterngon ne fyt.

    Te sidhet si ulkonje ajo pa punsi…
    Qe zhelesh te ka shkyer siē me the dhe vete,
    Nuk paske as ca rroba o miku im,
    Te dalesh ndonje dite, xhiro ne qytet…

    Me the se Shpia jote eshte vetem nje Ure,
    Ca thase ēimentoje, apo ca kartona…
    E persiper saj kalojne, ata qe bejne zhurme
    Me drita te ndezura ne autokollona…

    Me the se bodigardet e vete krye parit,
    Me shqelma nje nate, jashte te kishin nxjerrur,
    Dhe dhane alarmin se sikur “binladėt”
    Ty po te pagaunin fitilin per t’ja ndezur…

    Sukses te zbulimit te minister shtetit,
    E thirren arrestimin tend, ate nate nen Ure…
    Deri intervista dha dhe presidenti,
    Per suksese punesh qe nuk u bene kurre…

    E pas disa ditesh prap te nxorren jashte
    Si nje mjeran pa strehe, pa buk dhe pa pune,
    Serish paske shkuar ne kasollen tende…
    Kartonash e letrash, atje nen ate Urė…

    Po dil o burre i dheut, mos e rreziko jeten,
    Se po erdhen serish aty bodigardet…
    Urinen te bejne, se jo per gje tjeter,
    Do te vrasin fare, qe te u rriten gradat!

    Me thonje o mik se nena jote dashur,
    Jete prej dhembjesh ajo paska ndrruar,
    Prej nje apendisiti, i doli i shkreti Xhani,
    Pse mjeket skishin kushte per ta operuar…

    Nuk e dinje mire nese kushte nuk paten,
    Apo per Para qe ti dot nuk ua dhe…
    E ndjej dhembjen tende o miku im i dashur,
    Zoti te forcofte per dhembjen qe me ke!

    Mundoheshe te me tregoje per gjendjen e vendit,
    Per politikane, mafjoze e te tjere…
    Qe dyert e shtetit i paskan ozurpuar…
    Duke shtypur te varfrit, ata njerz te mjere.

    Por sme the shume gjera, si duket s’pate leter,
    Apo ndoshta zarfi aq shume te peshonte…
    Dhe Para per posten nuk pate, patjeter…
    Ndaj s’me the aq shume sa do donja sonte…

    Do donja te dinja, se ē’ben ai presidenti?
    Pasi kam degjuar se kryeministri i shtetit,
    Paska vjedhur shume e paska dhe mashtruar,
    Hapur paska dale si i korruptuar…

    Ē’ben kontroll i shtetit, gjygji dhe hetimi?
    Si munden te heshtin perballe atij krimi?
    Kur masa e madhe vuan per buk thate,
    Kryeministri hidhka e pritka me lopate…

    Keto nuk mi the o miku im i mire…
    E dij se je aq keq pa Para, pa pune,
    Por do vije dhe dita te bijen ata,
    Shprest mos i humb, po te lutem shume!

    Shpresat mos i humb, por mblidhi ne shpirt,
    Merre penen tende dhe ndize si nje drite,
    Sic e the dikur fjalen gjithe me zjarr,
    Thuaje serish sot dhe shpalle si skandal!

    Skandali me i ri: shkruaje me te madhe…
    Dhe vendose mureve neper ēdo dritare…
    Thirr pra me fuqi dhe mos u frikso,
    Qeveritaret hajdutė, botrisht mi denonco!

    Dhe mos e lesho vehten ne krahet e mrezise,
    Per ēastin qe po vuan, per dhembjen qe provon,
    Do te kaloje dhembja, mundimi do harrohet,
    Ne kohen qe po vjen, ne llumin qe po shkon!

    LLemadeo 2004
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poeme nga LLemadeo

    I MBĖRTHYER FORT ME KOPSAT E MALLIT!

    Letėr mikes time ! (Poemė)

    Edhe pse kaq larg, oh sa larg...
    Nėpėr udhėt e ftohta te dimrit Europian,
    I mbėrthyer fort me kopsat e mallit,
    Kėrkoj nėpėr mjegull imazhin tėnd...

    I tkurrur brėnda jakės sė zezė tė ngritur,
    Nėpėr hapat e ngadalte, thellė respiroj,
    Rreshqitjeve nė akull, dėborėn e ndritur
    U ruhem, qė imazhin tėnd t'mos e largoj…

    Nėpėr drekat e mija, jo, nuk mbydhėm,
    Kafeneve si gjiriza, tė mbushura plot tym...
    Diku jashtė, diēka tė ngrohtė marr nė dorė...
    Dhe serish eci me tė njėtin kujtim...

    Ah, nė mbrėmje, e dua vetminė...
    Ashtu i vetem, diku nė njė dhomė...
    Mė afrohesh ngadalė, mė vjen dhe ti...
    Dhe ulemi bashkė e rrime deri vonė...

    Deri ne mengjez, bashkė e gdhijmė,
    Duke folur lehtė, me zerin erotik...
    Jo e dashur, nėpėr ėndrra, jo, orgji nuk bėjmė,
    Sepse ne jemi aq thellė romantik...

    Dy qirinjė i ndezim nė fillim...
    Pastaj tė marr ne gjoks dhe lehtė tė afroj,
    Tė puthi ėmbėlsisht duart e njoma,
    Dhe ulemi si dy Engjuj e bisedojmė.

    Tė dėgjoj ty, gjithė dertet dhe mallet…
    Ta puthi lotin qė tė rrjedhė nėpėr fjalė,
    E ti, me vjen prane si nje shpirt...
    Tė shoh nė sy thelle, me mall e zjarr...

    Kalon mesi i natės, diēka kemi pirė...
    Dhe si nėpėr puthje shkrihemi me qirinjtė,
    E nėpėr endrra, tretemi ngadale...
    Dhe zgjohemi nė mėgjez tė lodhur, tė brishtė.

    Por nuk jemi ne, ata qė ishim mbrėmė...
    Nata aqe shpejt tė dyve na shkojė…
    Unė jam kaq larg, oh sa larg...
    Dhe me shumė mall, ty te kujtoj !

    E dij, se si mik tė shtrenjtė mė kujton,
    Ashtu dhe unė tė kujtoj gjithmonė,
    Nė se tė them diēka mė shumė...
    Ėshtė vetėm ky mall qė mė torturon...

    Po dal pra, sot, pėr tu parė pėrseri,
    Nė imazhe, nė ėndrra dhe nė realitet...
    Tani po ngrej jakėn time tė zezė...
    Dhe kopsat e mallit serish po mbėrthej...

    Se dimri Europian ėshte kaq i acartė...
    Dhe udhėt gjithandej sot kanė ngrirė,
    Eshte ftohtė e dashur mike moj...
    "Dhe pse kemi pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė!"

    Se kėndej moj mike, nė tė njėjtat shitore,
    Shiten ushqime pėr kafshe dhe pėr ne...
    Veē pėr ca vula dhe viza udhtimesh,
    Njerzit nuk shikohen, jo, mė si njerėz...

    Atje tek ju sot, ka mbytje, vaje e tmerre…
    Zinė nė Atdhe e shoh e thellėsisht e ndjej !
    Ah, kjo Europa bėn lojė nė mes njerzve,
    Ushqen nje racizėm, “racizmin modern”.

    Nuk ka urrejtje nė rrugė, jo jo...
    Se tė rinjtė Europian i duan tė bukurat,
    I duan bukuritė e vajzave tė Ballkanit,
    Tė gjithė pjeses tjeter bukuritė ja duan...

    Ja duan bukurinė femrore pėr sex...
    Bordellot i kanė mbushur me femra plot,
    Ku shkojnė e ēfryhen bankiere e pronarė…
    Qė milionat e vjedhur, nuk i shpenzojnė dot.

    Ndėrsa tė pa punėt, rininė djaloshare…
    Pleqėrinė e lodhur e njerzit e sėmurė…
    Nuk duan ti shohin me sy fare…
    Si raca tė kqija i gjuajnė me “gurė”…

    Miliona policė, spiune e tė tjerė…
    I marrin rrogat vetėm pėr njė punė,
    Qė tė ndalojnė ato shtresa njerzish tė mjerė,
    Kufinjtė e Europės tė mos i shkelin me gjurmė!

    Racizmi modern sot lulėzon
    Nė parlamente e deri nėpėr zyra
    Ligjet pėr tė huajt aq i shtėrngojnė...
    Kur flasin pėr to i shtrembėrojnė dhe fytyrat !

    Ne quhemi tė huaj nė planetin Tokė !
    E dashur mike moj, a mė kupton ?
    Pronar i planetit na qėnka kurva Europe,
    Kjo Europė qė orgjishė e ēthurjesh kundėrmon…

    Racizmi modern nė zyrat e tė huajve
    Ku i vėnė nė rrjesht ēdo minut e orė,
    Pėr leje qėndrimesh pesė ditshė, mujore...
    Pėr dėbime, pėr kthime mbrapsht, moj mike, moj...

    Dhe gra lehona, fėmijė tė mitur,
    Dėbon Europa, ēdo dite dėbon…
    Sepse ligjet e kėtij racizmi modern,
    Tė huajt nė kėto vėnde, jo, nuk i don !

    Ndaj tė them ėshtė ftohtė, ky dimėr acar,
    Ma ngrin frymėmarrjen, fjalėn ma ndalon…
    Nuk guxon te flasėsh kėndej pėr ēdo farė...
    Te ngrihesh si i huaj…jo nuk guxon !

    Tani sėrish tė them, po ngrihem e po dal,
    Dhe pse ftohtė e ngricė jashtė po bėn,
    Mė dhėmb aqe thellė kjo largėsi…
    Sa vargjet, gjithė me mall po ti them...

    E dashur mike moj, ti mos u merzit,
    Pse ne mbi kėte planet qėnkemi tė huaj !
    Do vije liria ndoshta ndonjė dite...
    Nė varr pėr tė drejtė qėndrimi, nuk do vuajm...

    Dhe kėta rraciste modernė, politikan e ē'janė,
    Kur ti shoh atje, nė jetėn e pa sosur...
    Do ti marr dhe ti mbaj pranė vehtes, pranė…
    Kafkat gjithė me leje qėndrimi kam pėr tua vulosur.

    Dhe vizat e „Shengenit“ do ua ngjis nė ballė
    Qė krimbat kur ti shohin ti dallojnė mirė,
    Se ishin goxha politikan, racistė tė radhė,
    Qė botės i vunė mure ndarje dhe kufinjė…

    Dhe ndoshta “mbreti i botės”, krimbi i dheut,
    Do tė ketė pėr ta, sado pak kujdes,
    Kockat mirė e mirė tė ua lėpijė,
    Dhe lejet e qėndrimit te ua qesė…

    Leje pėr qėndrime tė pėrhershme
    Nė botėn e pa fundme, atje tej...
    Ku jemi tė gjithė "njė", njerz e milingona,
    Raciste edhe mbretėr, kafshe e maskarenjė...

    E dashur mike moj, mos u ēudit me mua,
    Me frymzimin tim, as vargun qė mė rrjedh,
    Nuk e duroj dot jetėn e kontrolluar...
    Prej pseudo-demokratve, racistve modern...

    Por mua, mė jep forcė imazhi yt,
    Ajo bukuri qė sė largu mė ndjell...
    Malli mi mbėrthen kopsat gjer nė fyt
    Dhe ma ngren serish jakėn time tė zezė...

    Nuk me tremb asgjė nė kėtė jetė,
    Nuk mė tremb kėrcnimi i pushtetarve rrebel,
    Tė ftohtit as tė nxehtit nuk mė tremb,
    As kjo ulkonje Europiane e racizmit modern.

    Me njė vėrshellimė nė buzė eci i vetmuar,
    Rrugve te dimrave tė ftohtė Europian,
    Ty me shume mall duke tė kujtuar...
    Me shpresat qė do t'shihemi sa mė parė...

    Oh, mirupafshim, se do shihemi njė ditė...
    Ndoshta diku udheve nė Tiranė...
    Pra ti rri e qetė dhe largoj mėrzitė...
    Pėr ditėt qė tė lodhin, pėr kohėn qė na ndanė.

    Mė prit se do tė vij, pas mė ke ēdo ēast...
    Provo dhe ktheje kokėn si pėr qesėndi...
    Se kur ky ligj racizmi tė bėhet liberal...
    Do te vij pa pritmas prap tek ti...

    E ndjej nga larg aromėn e flokut tėnd,
    Kacurrelat te lutem, jo mos i pri!
    I dua ti prek prap, ti pėrkedhel...
    Me tė njetin mall e zjarr, qė kam ne gji...

    Shikimin tėnd tė bukur mos e vrit...
    Tė mvrenjtur mos e bėj, jo, mos e errėso...
    Lotin mos e derdh aq shumė o shpirt !
    Tė ta puth, ma ruaj e dashur mike moj...

    Se do tė ēlirohet bota nga racizmi modern...
    Nga fshehtesia e shkresave raciste zyrtare...
    Duarkryqet e Europes plakė, jo tė lidhura...
    Nuk do te rrijnė shumė gjatė para Shqiptarve.

    Se kėta politikanė qė duart kyrq i mbajnė
    Kur Shqiperia lutet pėr hapje e integrim...
    Nuk do tė jenė gjithmonė racistė siē janė...
    Nga sėmundja do shėrohen, kėte e dijmė...

    Ashtu si dhe atdheu do ti pastrojė,
    Qeveritarėt qė nuk fitojnė tė popullit besim
    As nė Europė e as nė zemrat e njerzėve,
    Por mbjedhin vetėm vuajtje e trishtim...

    Atėherė do te kemi udhe tė lira,
    Pėr vajtje e ardhje me gėzime plot,
    Do tė kemi ditėt qė ėndrrojmė...
    Do te jemi bashkė nė gaze e nė mot...

    Do tė jesh e lirė dhe ti mike moj,
    Qė te vish si njė perle e bukur si mė je,
    Duke hyrė si zonjė e lartė nėpėr Avjone
    Dhe botėn prej sė larti ti e sheh....

    Se skanė asgjė mė shumė diplomatėt...
    Artistėt, Vipat, star e ēfarė janė...
    Ata, veē se rrojnė mbi qyl tė injorancės,
    Tė atyre qė minierave xhevahiret, nxjerrė ua kanė.

    Pranadaj dhe ti e gjithė tė tjerat mike,
    Tė dashurat, gratė e njerėz emigranetėsh ku janė,
    Do tė vijė dita qė tė vijnė e shkojnė lirshėm,
    Nėpėr botėn e vogėl, qė deri mė sot na ndanė...

    Se ndarjet, jo, mė nuk durohen dot!
    Racizmat qe i mbjedhin vetė kėta politikanė,
    Do tė zhdukėn shpejt, si njė i ftohtė dimror,
    Qė Dielli i pranverės e pėrlanė.

    Dhe ardhtė ai Diell i lirisė e i shpėtimit...
    Njė Diell njerzor, human e i pa anė...
    Qė ti grumbullojė sistemet e liga tė botės,
    Armėt e shkresat raciste, ti hellė nė njė vullkan.

    Tė vėndosė njė rregull, pėr tė gjithė liri...
    Pa ndarje, pa viza, pa mure e kufinjė...
    Spitale te ndėrtoje pėr njerzit e ēmendur
    Dhe politikanėt atje te gjithe, le ti shtrijė...

    Oh, ėndrra dhe ėndrra pa fund, moj mike...
    Se duhėn dekada e shekuj pa mbarim,
    Qė kjo botė tė shkojė nė idealizėm,
    E tė bėhet ashtu, siē thote ky shpirti im...

    Por unė shpresoj dhe pse marrėzisht,
    Kam njė shpresė tė gjallė, siē e kam pėr ty...
    Dhe pse jemi larg, oh sa larg...
    Por shpresoj tė shihemi nje ditė pėrseri...

    Do tė shihemi njė ditė, kjo nuk ėshtė ėndrrim,
    Malli kapton dete, male dhe hapsira pa mbarim…
    Askush nuk mundet qė ta ndaloj dot,
    As me mure vizash e vulash, as kufinje !

    Mallet as deshirat pėr tė jetuar mė mirė,
    As vrudhin e njeriut pėr tė rejat nė zhvillim...
    Nuk mundet jo racizmi modern ti ndalė,
    Sepse vetė kjo botė ėshtė njė emigrim…

    Vetė kjo botė nga emigrimet u zhvillua,
    Shekull mbas shekulli nė miliona vjet…
    Njeriu qė gjithandej u dėbua,
    Prap mbeti banor nė kėtė planet…

    Por, tani po dal nga vargjet e mija,
    Se rrjedha mė rrėmbėn deri nė pafundėsi,
    Kopsat e kėtij malli po mbėrthej…
    Me shpresėn dhe me dhėmbjen thellė nė gji…

    Autori *LLemadeo*
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Vargje Epike nga LLemadeo

    Tё falёm moj Zanё !

    Deh, moj Zanё, qё mё ke pushtue;
    Me ato hire gjith bukuri…
    A thue gijat ka me na shkue…
    Pёr pa u pa njё herё me sy ?
    Edhe bjeshkve pёr kah merr bora,
    Prej ku rrezja e nis shkelqimin…
    A thue, pra na dora dora…
    Do ta marrim bashkё udhtimin?
    At’ rrugё t’gijat e t’pa mbarim,
    Pёr me pa e me kuvendue…
    Pёr ēka shekujsh duel nё pshtim,
    Pa u humbun e pa u zhgatrrue…
    ***********************
    Deh, moj Zanё qё tuj kundrue,
    Prej se largu ma lshon Synin,
    Bash si rrezja e lumnueme,
    Ma ngjall zёmren e ma ndrit shpirtin.
    Shpresat ndezun prej njaj gzimi,
    M’bajnё me u nis me fluturue…
    Me kaptue prej s’nalti qiellin
    Nё prёhnin tand pёr me pushue !
    *******************
    Prej sё largu jam tuj t’pa…
    Ktu ku malli mё ka rrzue…
    E ku dhimta nuk mu ka da…
    Me u kthye prap, njё ditё po due…
    Po ku tё shkoj o mori Zanё ?
    Ku s’mё presin as babё as nanё,
    Veē do fis e pak shoqnia…
    Qё po i mbyt, e zezё vorfnia…
    Kjeē e pash nё nji mot-mot…
    Shpin e atit tim tё bekue,
    Vёndin, ku e imja nanё,
    M’pat pёrkundё e mё pat miklue…
    **********************
    Po ēka tё thom moj Zana e Malit,
    Moj e mira e bjeshkve t’Shqypnisё…
    Ty qё i dhe frymzimin Gjergjit…
    Per me shkrue n’Lahutё t’Malcisё…
    Edhe Gjergjit t’madh Shqiptar,
    Per nga pupla e pёr nga dija,
    Nuk ju shue fjala as shpirti…
    U gjet gjalle e “djathta” e tija.
    ******************
    O ti bijё e Qiejve t’Shqypnisё…
    Ti dhe vetё ndoshta e ke pa…
    Ka je ardhё e ka i ke ra…
    Prej ku sot, je tuj m’kundrue…
    Se si dertet jane tuj u shtue…
    Ne ato tokёt e Lekё Dukagjinit,
    Ku ma s’pari rrezja e diellit,
    I dha frymё e drite prej qiellit
    I dha jetё zogut Shqiptarit
    Bash ne zёmёr te Ballkanit
    Ku u nis jeta ma s’parit !
    E prej atёherё e deri m’sot,
    Vetё ai Zot, i madhi Zot,
    Pagzoj botёn e rruzullimin
    Pagzoj tokё e gur e dhe…
    Edhe thirri: “KTU MESDHE” !
    Se e pau mire se filloj jeta…
    Nё rrabina e boka t’shkreta…
    Kur Pellazget t’part’tonё, mot-motit,
    Morёn punt e ligjt e Zotit…
    Me njё shpirt e njё qellim,
    Me ja hap Dheut njerёzinё…
    Dashtuninё pёr punё e jetё,
    Si ata, jetojshin vetё…
    *********************
    Por shume gijatё nuk pat kalue,
    Ku prej Verit e prej gjith drejtimit,
    Erdhen bisha me ftyra njierit…
    Me do maska e thonё me bisht,
    Nisen sulmet vazhdimisht…
    Vraj e prej e vidh e shtirr…
    Merr e ik, e baj e mlidh…
    E Pellazgt, Ilirt-Shqiptar,
    Me vra njerin mёkat e kishin,
    Veē se luteshin edhe rrijshin…
    Duke pritё qё i madhi Zot,
    Tё ja u ndalin gryksit barbarve
    E ti largonte prej tokёs Shqiptare…
    Kaluen shekuj nё njё farё durimit
    Sa vetё Zoti u ul prej qiellit,
    Edhe pau gjith gjak e gjamё,
    Edhe i thirri: “N’armё te tanё!”
    Kundёr s’keqes me u bashkue,
    Shqiptarinё pёr me pshtue!
    **********************
    Filluen luftna atёherё pa da,
    Turr Shqiptarёt, va e pa va…
    Njek mbas thёmrёs Grek e Shkja
    Romak, Turk, e deri Bullgar…
    Me armё n’dor e me faqe t’bardh.
    Mirpo luftart atёherё barbare,
    N’katёr anёt kundёr Shqiptarve,
    Ban me u vra e me u damtue…
    E nё shum pjesё me na coptue…
    Lenё Fatosa tё ri ndёr kohna…
    Siē pat kёnё ai Kastriota,
    Gjergji ynё, gjoksi i Arbnorit,
    Qe ja dridhi zemrёn Bosforit,
    Bashkё me Lekёn e Dukagjinit,
    Qё, kah ti bijen kjo rrezja e diellit
    Midis tokve e midis qiellit…
    Shokt e tyne ma, skan me le,
    Kah tё shkojnё Dielli mbi Dhe…
    Ata i dhan zёmer Shqyptarisё,
    Edhe shёmbull lirisё ju bane,
    Me shpatё nё Dorё e me ligjet tona
    I thane Botёs e gjith’ barbarve,
    Se kjo tokё asht e Shqiptarve,
    Se kem ligjet nё Kanue…
    E kurrё pёr tё gjall s’kemi me e lshue!
    *************************
    A thue po t’lodhi o mori bukuri,
    Moj sy ndrituna si inxhi…
    Vetull Hanё, e syte si Ylli…
    Shtatin bjeshkё e kryet te qielli,
    Mori Zana qё me rrin nё Male,
    Ma shkon jetёn nё kangё e valle…
    E besa shpesh edhe me vaje…
    *********************
    Po mё dhemb zёmra pёr me tё pёvetё,
    Kur t’pat shkue ai burrё me fletё,
    Ai fisniku mendimtar…
    Si bylbyli kangatar…
    Qё me ty, shpirti i pat kёndue,
    Aq me vaje, pёr dertet tona…
    Zanin Fort e ka pasё shtrue
    Der me Der nёper Malci…
    Pёrtej Cemit der n’mal te Zi,
    Nёper Plavё e deri n’Guci…
    E pёr rreth bjeshkve mbi Dri,
    Pёrtej Nishit, bjeshkve tё Sharrit,
    A e kujton o moj Zana e malit ?
    At za amёl, e puntor si bleta,
    Pёr Shqypni e Troje tё veta…
    Per atdhe, votёr e fe,
    Me nji zhgun hedhun mbi kyre,
    E nё dor Kryqin, e n’shpirt arsye,
    Kur ai ul me burra t’motit…
    Qysh nё koht e Kastriotit,
    E pat thurun Historinё…
    Dhe ma thellё nё motet tona,
    Prej Pellazgut e te Dodona,
    Derёs Butrintit nam ia la…
    Pёr ēka shkrojё e bukur tha…
    Pёr atdheun, sofrёn bujare,
    Qё i dha streh zojёs Trojane,
    Andromarkёs, kur ra Troja…
    Edhe idht greku i dogj…
    Gjurma gjurmes seē i ndoq…
    Nё Butrint si Gjergji e tha,
    Bes e streh tek ne iu dha…
    ********************
    Eh, per Oson e tё mirёn Shkodёr,
    Pati shkrue e pati thanё…
    Se kah ti bien dielli me Hanё,
    Si n’Veri e si ndёr Shkodranё,
    Nuk ka burra e as nuk ka gra,
    Pёr ma tё mirё me sy me u pa,
    Per ma trima e ma burrnesha,
    Gra e vajza si sokolesha.
    E ai Osja n’kull t’agzotit
    Kur ja dha flaken barotit…
    Edhe e bani pusin e zi
    Nё Vraninё, pёr Mal tё zi,
    Ku ja la botes njё namё
    Se Shqiptar, kshtu do me thanё :
    Kurt ta gucin n’Nder e nё Atdhe,
    Bahet zjarm, bahet rrufe…
    E ban tokёn pus e gjamё
    Per me i shkri dheun pёr nan kamё
    Ē’do armikut qё t’ia ket ana…
    Dheun e tjetrit ku s’ja la baba…
    **********************
    A e mban mend o moj Hyjni,
    Mori shpresa plot dashni…
    Qё ma merr shpirtin nё Nore…
    E ma ndez zemrёn sot zhari,
    *********************
    A e kujton at zog shqiptari,
    Se sa bukur ai pati kёndue,
    Me ato vargje, gjith begati
    Pёr Shqiptar e pёr Shqypni.
    Kur pat thirr deri n’Europё,
    Nё tribuna e pat ēue zanin,
    Per at zjarm qё e dogj Ballkanin,
    Dogj Ballkanin e coptoj…
    Shqiperinё me gjak e mloj…
    Kur na shkoj Kosova e jonё,
    Kur Malcinё e mori dhuna,
    E Ēamerinё e dogji furra…
    Furra e zezё e Grqisё dinake,
    Qё e perzhiti nё mes tё flakve…
    Duke i djegur gra e femijё…
    Oh e mjera o moj Ēameri!
    E aj burrё o mori Zanё,
    At Gjergj Fishta i kanё pas thanё !
    Pader Gjergji e thirrte bota,
    Gjith Shqypnija ja nderte zanin,
    Rumelia ja ndigjonte kangёn...
    Eh, ai Europes ja pat rrit nderin,
    N’Manastir n’kongres tё parё,
    Pёr Shqypni e pёr Shqyptar…
    Pёr kёtё Botё edhe Europё…
    I pat bashkue burrat me kokё…
    Edhe zuni nji Abetare…
    Pёr me fol gjuhёn Shqyptare,
    Me nje za, system tё ri …
    Pёr gjithё shekujt nё Histori,
    Bash njaj burrё pra, i Fishtjanё,
    Prift i shenjtё Gjergji Lezhjanё,
    Ai Lezhjanё, edhe Shkodranё,
    Por Shqiptar me Tatё e Nanё,
    U ēue n’kambё nё Manastir,
    Edhe Gjuhёn nisi fill…
    Si me fol e si me shkrue,
    Cillat germa me pёrdorue…
    N’germ t’Latinit ai kambёn e nguli,
    Pse Europa, tha, asht me ne… !
    Pёr gjithmonё Atme e atdhe…!
    Pse Latini ai i biri i Zotit…!
    Qysh nё kohnat e Ostrogotit…
    N’Ilirisht ai me fol ka msue…
    Edhe germat mir ka latue…
    Se shumё rraj fjalёsh, tha, i ka marr,
    Ne gjuhёn ton t’vjeter, ma parё.
    Edhe u vu n’fill Historia…
    Me ato fjalё tё shenjta tё tija,
    U vendos Gjuha Shqyptare,
    Larg prej zhiblave greko-sllave,
    Larg ma shumё prej gijuhёs Arabe,
    Shumё ma afёr Europёs atёhere…
    Ku ai burrё, ai i biri i tё mirit,
    Biri i Shqipes dhe i Ilirit…
    Mendoj hollё pёr kёtё Atdhe
    Pёr Europёn dha atё ide…
    Pёr njё fillim e pёr bashkim…
    Qysh tek germat qe janё pagzim…
    Janё pagzimi i njё ardhmёnie…
    ******************
    Por shkoj shekulli e filloj tjetri
    Dhe Europёs n’bark i rrin Lepuri,
    Pёr Shqypni e pёr Shqiptar,
    Edhe pse Greku verdallё…
    Sidhet Tokёs e sidhet djerrit,
    Bash si djalli brёnda ferrit,
    Tuj thur plane e dhelpёni…
    Bashk me Serb e me sllavi,
    Si me djeg e me perzi…
    Nё Kosovё e nё Ēamёri…
    Nё Mal tё zi e Macedoni…
    Pёr me shue kёtё Shqiptari.
    Se pёr Europё Greku e sllavi,
    Nuk mёndojne, o mori Zanё,
    Se shkoj shekulli e filloj tetri,
    E as sllavi e as Greku…
    Jo, s’po i njohin germat e Europёs,
    Por po u vlon njaj mall nё gji…
    Prej ku nis ai Deti i zi,
    E kah rrjedh vala me Dri,
    Krejt Ballkanin der’matan detit
    Krejt Mesdheut po due me thanё,
    Deri ne Istria, Adrias matanё,
    Kan njё plan e njё djallёzi…
    Pёrmbi bjeshkёt nё Slloveni,
    Don me i dal Danubit matanё,
    E krejt njё botё po don me i thanё,
    Si e pat pa Cari nё andёrr…
    Me thirrё don, “bota greko-sllave”,
    Me hup don farёn e shqiptarve.
    Eh, Europa spo don liri,
    Pёr Shqiptar e nё Shqiptari,
    Por po don dokrra n’breg t’hinit,
    Siē pat ba mot mas moti…
    Kundёr tё drejtёs qё na dha vetё Zoti.
    ******************
    Unё spo dij ndoshta me ti rreshtue,
    Por ai Gjergji krejt i pat shkrue,
    Se kurr kta lkurёn s’kan me ndrrue,
    As Europa pёr Shiptar…
    As vetё Greku bashkё me sllav…
    *****************
    Por unё deshta moj bukuri,
    Pёr me kjajtё pak sot me ty,
    Se po t’shoh nё maje tё malit,
    Me atё veshje krejt ne zi…
    Me ato lot qё mi ke ndёr sy,
    Kah po i sheh ato bjeshkёt tona,
    Kah po e lshon synin kah Vlona,
    Ku po derdhet vaj e gjamё…
    Kur prej dallgёsh tё tёrbueme,
    Po na mbyten bij e bija,
    Vashat tona edhe rinia,
    Veē tuj ik prej njaj mjerimit,
    Prej mungesave pa kufi…
    Ku ska punё, jetё as njerzi…
    Ku ska shtet as qeveri…
    Ku ka veē rrёna e tragjedi,
    Ku ka vuajtje e vorfёni…
    Ku mungon buka pёr fmi,
    Mungon buka uji e drita…
    E nё ēdo leqe u asht zanё prita…
    ****************
    A thue Zanё jam tuj tё randue,
    Edhe vajin jam tuj ta shtue?
    Pёr ēka Shqypnis bashkё jem tuj pa,
    Si po vriten vllu me vlla,
    E si po shahen e si po grinden…
    Si ja luejne shoj-shojt gishtin…
    Kur n’ballkan dhelpnat luejn bishtin…
    ********************
    Por spo muj, vetem me tё lanё,
    Mori Zanё e bukura Zanё,
    More Dielli bashkё me Hanё,
    Qё m’lshon rreze e mё jep jetё,
    Kur tё shoh bjeshkёs pёrpjetё…
    Kah mё ecё e kah je tuj m’pa,
    E kah synin s’je tuj ma nda…
    **********************
    Eh, pra kaq gzim ti mё jep mue,
    Sa ma thot kjo zemra e shkretё,
    Se pa shpres unё skam me mbetё,
    Se po t’shoh ty n’vёndet tona…
    Ku po m’rrin me “Orёt e malit”,
    Me tё bukurat “shtoju Zot vallet”,
    E sado luft, vaji e potera…
    Pёrbri jush u ka kalue…
    Prap ju bashk keni qёndrue…
    Pa u da e pa u trёmbun,
    Veē tuj prit e tuj ndihmue…
    Tuj i kjajt e tuj i vajtue…
    Gjith njata qё ranё pёr atdhe,
    Pёr njat komb, atme e fe,
    Pёr me i pshtue gra e fmi…
    Pleq e t’lodhun, t’pa mundsi…
    Per me ik, a me qindrue…
    Pra moj Zanё t’laēa bekue!
    Ty e krejt Zana e Ora…
    Qё bashkoheni dora-dora,
    Ku Shqiptarve u derdhet gjaku,
    Ku familjeve u digjet pragu…
    Pёr me i nim, e me i forcue…
    Mos me i lanё pёr me u largue
    Prej atdheut as prej ksaj jete,
    Pёr me u dhane nje vrudh tё ri,
    Me qendrue e me u ringjallё…
    Ēdo tё keqje pra, me i ba balle…
    Der sa bota e gjytetnimi…
    Ta kenё njoft vehten ma mirё,
    Se gjytetni nuk don me thanё:
    Pёr me shkel tjetrin me kambё!
    As me i vra grue e fmi…
    As me i rrah prindrit ndёr sy…
    As me dhunue grue as motёr…
    As me i djegun ship e votёr…
    As me therun fmit ndёr djepa…
    E me ua hup tё drejtёn kah jeta…
    ********************
    Pra moj Zanё!
    Moj shpirti i mendimit,
    Ti mi ep zёmёr frymzimit,
    Dhe mё ban mos me harrue,
    Por krejt jetёn me kujtue…
    Se edhe na vetё si Shqiptarё,
    Do punё tё liga n’dor i kem marrё,
    Tuj u lidh me Grek e Sllav…
    Tuj i ba krushq e kumbar…
    Besa shpesh, se jo fort rradhё,
    Sidomos do krenё tё parё…
    Qё krejt pa ditё e pa u kujtue,
    Hypёn nalt nё atё pushtet,
    Me ndihmёn e dreqit, tё sllavit-grek…
    Sidomos shekullit qё shkoj,
    Ku shumё nana atje vajtoj…
    Prej marrveshjesh midis barbarve,
    Kur vetё dreqi kje n’krye t’shqiptarve.
    Besa prap sot asht njaj lloj shejtanit,
    N’krye t’Shqypnisё, ku ma sparit,
    E pin kafёn nё Athinё…
    N’Beograd rrin n’tavolinё…
    Tuj pi Xhin e tuj pa sinjora…
    Kah i pёrdredhin njato tul-holla,
    Kah ja u ban mezet vetё “Nikolla”…
    Kur n’Kosovё po derdhej gjaku,
    E kur po i lidhej qafet laku,
    Ekzistencёs sё Shqiptarve…
    Kur u dogj gjithēka n’mes flakve…
    *******************
    Por moj Zanё po due me t’thanё,
    Veē, mos ma merr shumё pёr mёrzi,
    Pse po kjaj sot derte me ty…
    Se qe besa, tash, sa mot-mot,
    Tё kam lyp se ku me tё gjet,
    Por unё larg sot kam qellue,
    Edhe bjeshkve, kaher skam dalё,
    Se aq kam mall pёr me tё pa,
    Pёr me qesh e pёr me kja…
    E me ti pa tё bukurit sy…
    Atё fytyrё, oh, moj Hyjni…
    Ndoshta dorёn kishe me ma dhanё,
    Me ta puthё nji herё moj Zanё…
    E te gjujt tu, ndoshta kishe me m’lanё,
    Pёr me u ul e me u rrёfye…
    Pёr ēka jetёs pashё me sy…
    Ndoshta keq dhe pa arsy…
    Ndoshta ftyra, tuj mё ndigjue…
    Ndonjёherё ka me tё ndrrue…
    Pёr ēka mallesh ta diftoj…
    Pёr ēka ndoshta dhe e teproj…
    E kur unё tё shoh nё sy …
    Se mё vrahesh nё merzi…
    Pёr ndonjё t’keq, qё ma ndigjon,
    Njaty zёmra mё pikon…
    Edhe lotin ke me ma pa…
    Kur te kamёt ka me tё ra…
    Pra nuk due me tё lendue…
    Vrafsha vehtёn ti tuj mё pa…
    Nё e thaēa ndoj fjalё me t’keq…
    As pёr Turk, as grek as shkja…
    As pёr ata qё m’duken si dreq…
    Nё ato fronet e Shqypёnisё,
    Ku bajnё punёt e Greqisё…
    Tё Greqisё e tё Sllavisё…
    Tuj i ba njerzit me dek unit,
    Me ju dhimt gurit e drunit,
    Tuj ja u shtyp lirinё nё bark,
    E tuj ja u marr fyrmёn ka pak…
    **********************
    Pra, shpersa m’ban pёr me besue,
    Se unё ty s’kam me t’idhnue…
    Me kto fjalё tё shpirtit tim,
    Qё gjithё motёsh lypin ē’frim…
    Po kuj ti thom ma par se ty ?
    O ti puthsha vetull e sy,
    Veē me rrezen e shikimit…
    Siē ti puth ty ajo rrezja e Diellit,
    Se unё “vocrrak” thonё, kam qёllue…
    E nuk mundёm me tu afrue…
    Pёrtej rrezes, ku ti shkon jetёn…
    Nё ato vёnde e ato lendina…
    Ku m’rrin ti me gjeraqina…
    ***************
    Por, prap diēka s’mund t’rri pa t’thanё,
    Se pёr kah shndrisin Diell e Hanё,
    Si n’ketё botё e mё tjeter anё,
    Unё nuk gjej jo tjetёr fjalё…
    Veē po thom me shpirt e mall,
    Se unё, ty due me tu fal !
    Prandaj ty ta fali besimin,
    Siē na e fali Zoti Diellin,
    Siē na e dha jetёn me jetue,
    Njashtu pra, a je tuj m’ndigjue?
    Pra tё falem o mori Zanё !
    Me gjith shpirt edhe kto fjalё,
    Der’ sa fryma mue ka me mu ndalё!
    **********************
    Eh, kur t’mё ndali kjo frymё hyjnore,
    Deh mori Zanё, ty t’kjosha « Nore » !
    Pёr me u ndalё e i her me u kthye,
    Me mi lshue tё bukurit sy,
    Prej atje ku ti mё rri,
    Edhe ndoshta dikuj me i thanё,
    Per mё ardhё e pёr me mё kja…
    Dy tri fjale e jo shumё za…
    Veē me thanё, se njaj farё “Frymorit”,
    I shkoj jeta pёr quk tё zorit…
    Jo pёr buk as pёr pasuni…
    Se nuk pat kёnё hobby e tij,
    Por njajt shpirtin e pat si ēudi,
    Se iu dha me ambelsi…
    Veē pёr fjalёt nё dashni,
    Se pat ra n’dashni me Zana,
    Dhe prej s’largut u pat drejtue,
    Me shumё fjalё e me shumё malle,
    Sa ja u ndali shpesh kangё e valle…
    Fjalt e tij pёr me i ndigjue,
    Pёr ē’ka shekujsh kje gatrrue,
    Luft e zjarm kunder Shqiptarve,
    Gjak e gjam prej dhunёs barbarve…
    ***************
    Le tё thonё pra ajo vjatore…
    Mori Zanё tё kam ra “Nore”!
    Le t’mi kjajnё dertet e mija,
    Se si zёmra mё pat gufue,
    Pёr mё shkrue e me kёndue,
    Me u ndigjue deri n’kup te qiellit,
    Krejt lavdite e njati tё mirit,
    Krejt lavditё e Shqiptarisё,
    Qysh nё kohet e Ilirisё,
    E deri m’sot po due me thanё,
    Asnja mangut mos me lanё…
    Por, me ja u thanё edhe tradhtarve,
    Kriminelve edhe barbarve,
    Mirё e mirё, me ja u kujtue,
    Edhe atyne qё u dhanё jetё…
    Diktatorve nё pushtet...
    Nё Shqypni atje n’Tiranё,
    Kur gjith kombi kishte gjamё,
    Do kasneca, kalemxhi…
    Ku po i thonё vehtit “Gjini”,
    Shkruen mashtrime e servilizma,
    Tuj ja lan popullit nё fyt…
    Tuj i shtyp e vrit e myt…
    Pёr nji fjalё a njё shikim,
    Vrap nё burg e pushkatim…
    Ata, Fishtёn e patёn ēvarrosun,
    Raksionar, seē na e tiposen,
    Edhe eshtnat n’Kir ja hodhёn,
    Veē se Zoti ja pshtoj dorёn,
    Njat tё djathtёn e bekue,
    Qё historinё vetё e pat shkrue…
    E ata, kalemxhi servila,
    Qё sot po lehin ne intervista,
    Nёpёr botё e gjithkah janё…
    E shqiptarёt « tё ēmёndur »i thirrin,
    Se lirinё sot po kёrkojneё!
    Jo, po don ata servila t’botёs…
    Me ja mbush mёndjen Europёs,
    Si tё vetquejtunit “Gjini”
    Ēmimin “Nobel” me marr nё shpi,
    Se, pse po e ulin kombin e vet,
    E po shajnё e akuzojnё…
    Gjith shqiptarёt qё luftojnё,
    Pёr liri e demokraci,
    E tё drejta nё gjytetni…
    Nuk po u bahet vonё aspak,
    As pse lahen vllaznit nё gjak…
    Veē po kqyrin se ku me u ul…
    Me ndёj strukun porsi pulё,
    Kalemxhijt servilt e Enverit…
    Edhe krenёt atje n’Tiranё…
    Qё po vjedhin e po hanё,
    Pasunitё e ēfarё mund tё zanё…
    *********************
    Pra moj Zanё, o Yll e Hanё,
    A i nigijon dertet e mija…
    Se edhe lodhё tё kam, po drue…
    Por, me mё falё, moj kjosh bekue!
    Ti qё fal vetёm dashni…
    Falma mue, pra kёtё mёrzi !
    Pёr kto derte e pёr kto fjalё…
    Qё po mё zjejnё si det me valё…
    Mrёna Shpirtit, pra, mё ka pushtue,
    Gjith ky mall me fol me ty…
    E me ti pa tё bukurit sy!
    Veē nё ty e kam besimin,
    Ty, qё rrezja ta puth synin,
    Nё, ma t’parёn rreze tё diellit,
    Kur mallnueshem, ti, mi shkon qiellit.
    Pra kah tё sidhesh kah Shqypnija,
    Mi mbaj nё mёndje kto fjalёt e mija,
    E m’ua thuej burrave e grave,
    Edhe rinisё t’bukur shqiptare…
    Thueju pra prej “Zanit tё Zёmrёs”,
    Prej ktij zani qё del sё largu…
    Ku m’flet shpirti e mё flet vargu,
    Merrni pra shpirt e arsye…
    Edhe fjalёn e vёrtetё,
    Pёr tё njoftё e me dallue,
    Midis tё mirve, me nda tё ligёn,
    Me u lidh me fisnikri…
    Pёr njerzi e pёr shqiptari,
    E me dal prej servilizmash,
    Duertrokitjesh nёpёr salla,
    Pёr me vu huj nё kolltuk…
    Maskarej apo hajdut…
    Pra me dijtё e me gjykue,
    Pёr me vu nё krye tё vёndit
    Ata burra e ato gra,
    Qё prej zotit janё krijue
    Pёr me pas shpirt e njerzi,
    Pёr ēdo grue plak e fmijё…
    Pёr ēdo fasht, qytet e shpi…
    Shqiptarisё me i dhanё gjallni!
    *****************
    Tash moj Zanё unё jam tuj dalё,
    Prej ktij vargut, pra, nga kto fjalё,
    Veē, pashё njat Zot qё na ka krijue,
    Kah do t’shkojsh mos me m’harrue!
    Se kjo shpres qё kam nё ty,
    Mё mban gjallё, e mё shkon mёrzi,
    Mё ban trim e mё ban bujar,
    Ma ndez zёmren porsi zjarr,
    Mё jep shpirt, frymё edhe shpresё,
    Sa thom: Kurr s’mё len tё vdes!
    Se, ma, njё shpresё me u pa me ty…
    Mё rrin nё mёndje e mё rrin nё sy,
    Kah do shkoj, nё udhёt e mija…
    Nё ēdo rreze e bukuri…
    M’ban sikur, po tё shoh ty…
    Pra, ti je, nё shpirtin tim,
    Si njё fllad qё mё jep freskinё,
    Si njё mall qё mё mban gjallё…
    Je si prekja gjithё magji…
    Si butsia e fjalёs shpirtnore…
    Qё m’merr grykё e mё mban pёr dore.
    O vallzofsh moj Zanё ndёr shekuj,
    Nёpёr bjeshk e ndёr lendina,
    Edhe bukur ty tё shkoftё moti,
    E unё tё paēa, o moj lum e mira!

    Perfunduar se shkruari me daten: 23.03.2004
    Autori Llemadeo Dukagjini
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 14-07-2004 mė 11:57
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi, "Mengjeze malli"

    Poezi nga LLemadeo

    Mengjeze malli…

    Nje ere e ftohte endrrash me ka zgjue,
    Kesaje dite te re, kendej nga vetmia…
    E ne udhe kam dale me fytyre drejt teje,
    Andej nga juglindja, nga mallet e mija…

    E prap si dje, pardje e nder vitet qe kan shkue,
    Syte drejt qiellit ēoj, me orientim prej teje,
    O malli im, o shpresa plot uzdaje…
    Qe unshem ma len shpirtin e gjakun nder deje!

    Dhe si ne nje tempull besimi te lashte,
    Une falem ēdo dite ne mengjezet e mija,
    Me sy te permalluem e me shpirtin e vrame
    Per Dheun e per Malet ne vendet e mija.

    Une falem per cdo gure ku gjunjte i kam varrue,
    Ne vogjeline time, ku aq shpesh kam ra…
    Siē bie i vogli, kur me vrap turret…
    E duerve te nanes, ik si pa za…

    I falem asaje toke ku shume e kam shkelun,
    E lotet e vogjelise atje i kam lane…
    I falem atije Dheu qe dikund nder vorre,
    Mi mban ne gji Etrit, pra Atё e Nane!

    I falem atij qielli permbi Tokёt e Shypnise,
    Ku Yjtё ma s’pari mi ka dhurue…
    E aq kthjellte ndёr Qiej me ka lane me pa,
    Thellesite e hapsines, ku andrrat m’kan fillue…

    I falem ēdo grime, atje unё pra…
    Ku syte e mij me mall e kanё filmue…
    E ne kujtimet e shpirtit si nje film pa za,
    Me ēfaqet aq shpesh, kur gjendem i vorfnue.

    Nё vorfni te shpirtit ne kto vende te tjera,
    Ku ska asnje fije gёzimi natyral…
    E as shpirti nuk ndjen asnjё lloj dashnije…
    Pёrveē njё tё perditshmi ushqim artificial!

    Nёpёr kёto mengjeze kam mbete duke u falun…
    Me shohin si te « marre », pse me qiejt tuj fole unё rri…
    Se deri kur do te mundem me durue mallin,
    As vete nuk mundem ta kuptoj, aspak nuk e dij !

    Por nje shprese e lindun vjen tuj u shtue…
    Deri ne pafundesi me mban ne zgjim,
    Qe do te vije dita…me therret pra mue…
    Njaj za i brendshem qe me jep aq gzim!

    Se do te kthehem njё ditё, do te vij perseri…
    Tek ty o dashtuni e votres bujare…
    Tek ty o mall i shtrenjte qё me fal gezim,
    E andrrat mi mban gjallё, o toka Shqyptare!

    Do te kthehem nje dite, e ndoshta atehere,
    Zhurmat e poterat qe te kane mbulue...
    Nuk do te sidhen neper ty si hiena te zeza...
    As lloji i politikes qe sot te ka shkatrrue...

    Do te vij pra dhe une ne ditet e bardha...
    Kur udhve e doganave te mos kete hajdute,
    Uniformash fshehur, as mureve zyrtare...
    Atehere do te vij, kur politika te jete me e urte...

    Fund, me 8 prill 2004
    Autori LLemadeo
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi, Lamtumire, Autori LLemadeo

    LAMTUMIRE

    Une po dal, po shkoj diku, nene moj me jep urate,
    Per nje udhe qe sdi se ku, nuk e dij a kthehem prape!

    Me jep fjalen udhe e mbare, o atdhe, mirardhesh me thuaj!
    Se nuk dij a kthehem valle, apo mbes ne dhe te huaj!

    Mike moj, e shtrenjta ime, mbaje zemren fort ne gji,
    Dhe mos rri duke lotuar, se do kthehem perseri…

    O ti shpirti i im i shtrenjte, ti o zemer e dashuruar,
    Mos me qaj e mos me ther per nje mall qe mbet pa shuar!

    Ti moj Zogeza e praruar, o ti Engjull atje larg,
    Mi kujto si ne te shkuar, sa u puthem e sa u dhame…

    Udheve bashke ku shetitem, hijeve neper lendina…
    Mi kujto moj vashe e bukur, kur te shkosh ne dite te mira…

    Ne se gjen neper motmote, ndonje fjale diku latuar,
    Ajo eshte nje gjurme kohe, Lisave i patem shkruar…

    Une dhe ti, n’maje te shpirtit, beme dhe Lisat te vajtojne…
    Sot jane humbur ato germa, ne te dy me s’i shikojme !

    Lamtumire them neper goje, kendej tretur, larg prej teje,
    Moj e mira, qe nder mote, ma ndez gjakun neper deje…

    Lamtumire o Atdhe, serish ty une te kujtoj,
    Mos me thuaj se si je, shpirtit thelle ze e vajtoj…

    Te kam lene ne dite te liga, se te liqte mi ngjite lart,
    Mi ke hypur gjer ne krye, ca hajdut e injorant…

    Me ke bere ne sy te mij, kryeministra ca zagar,
    Qe e njihkan mire genjeshtren, per te vjedhe e per te marre…

    Ca ministra kalamanje, qe kurre ne jete s’paten punuar,
    Vec se qene ustallare, si servile te korruptuar...

    Kur une regjur e edhe dergjur per te shkreten demokraci…
    Shoke e miq e gjithe nje popull, dolem udhve per liri…

    O atdhe, pra lamtumire, qofsh i mire dhe i bekuar!
    Por ne ty, ajo kasta jote mi pat lidhur kemb e duar…

    Per nje varg e per nje fjale, per nje zjarr e per nje mall…
    Maskat tua pushtetare, policeske qeveritare…

    Zvarre me moren nder pazare…si t’mos isha farё Shqipetare!

    Lamtumire, pra lamtumire, do te jem tani larg teje,
    Se ky shpirti im i dlire, nuk bjen prehe e maskarenjve!

    More maskarenje te nxire, ne karrike e neper zyra…
    Sa ty shpejt tu helmua gjaku edhe shpejt tu nxi fytyra!

    Nga te paftyret qe i vure, neper poste atje lart,
    Qe te bene njeqint mynxyra ne te ziun netdhjete e shtate.

    Me le mua dhe te tjere neper rruge si te pa pune…
    Dhe rrugacve pa nje vlere u dhe zyre e u dhe vule…

    Neper rruget e Shqiperise na debuan me police,
    Na goditen e na rrahen ca shtetare e ca bandite…

    Ndaj nuk munda me te vuaj, vargu im lotonte gjak…
    Gjak e vrere te perveluar prej pushtetit zgjebarak…

    Dua jeten ne liri! O Atdhe a me kupton ?
    Do te shkoj dhe gjer ne Hene, ne se ti nuk ma afron!

    Emigrant do te vdes, neper shekuj brez pas brezi…
    Sepse s'dua qe per se gjalli te me mbyse n’ty krimineli…

    Siē prodhon prokuroria, vete polici gjykatori…
    Ta derdh gjakun tek shtepia, ta ben varrin tek oborri…

    Ndaj po iku o Atdhe, ndaē me shaj, ndaē me mallko…
    Le t’me plase ky mall i shkrete, por si une askush ste do!

    Pra ne ty ma vodhen voten, neper rrena e sterrrena,
    Komisonesh e partinash, ku ke lene dhe dreqin brenda…

    Dhe ne ty ma vrane jeten, nuk me lane ne shtepine time,
    Me bastisje e police, qe po vjedhin e bejne krime…

    Ndaj te them sot lamtumire, neper lotet e moskthimit…
    Qe po vuaj e dij mire, por s'do jem viktime e krimit.

    Eh, ti qaje moj mikja ime, me mire qajme per se gjalli!
    Se sa lule me lote te nxehte, te me derdhnje diku tek varri…

    Por kjo shpresa na mban gjalle, qe do shihemi nje dite…
    Kur zuzaret e gjithe zagaret, sdo te jene me n’politike !

    Kur njerzia e Shqiperise me nje ze si gjame rrufeje…
    Do ti fshije ata bandite, prej kolltuqesh e prej ēdo dere!

    Dhe do shihemi ne dite te mira, kur liria te lulezoje…
    Kur dhe vete Shqiperia te jete Zonje e perbi Zonje !

    Prill 2004, Autori LLemadeo.
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi nga LLemadeo

    O MOJ ZANE, ATJE TEJ DRINIT !

    (Kushtim...)

    Mёngjesi kёndej veriun sa e ka pushtue,
    E rrezet e para ty atje t'kan pa...
    E lajmin bashkё me dritёn ma sodhёn kёndej mua
    Kur Ylli andej lindjes shkoj pa za...

    Kёshtu njё dite e re agoj, ndёr kto kohё te vona,
    Mike, o moj Zane atje tej Drinit,
    A thua po vjen e mbara andej ne vendet tona,
    E dalim pёrgjithmone prej atij Dimrit?

    Shume, shpresa me mban gjalle nё fuqinё tande,
    Moj Zanё, qё ngadhnjimtare m'rrin n'stuhi,
    Dhashtё Zoti qё te vijё njё ditё e madhe...
    Kur Drini t’mos mё ndaj, mua me ty!

    Jo Drinin shterrun, unё kurrё mos e pafsha,
    As bjeshkёt fusha djerrit, nuk i dua...
    Bora le tё shёndrisё mbi Lisa e mbi Aha,
    Por rrugёn mos t'ma ndali mё, askush mua!

    Moj Zanё bujare me synin porsi Ylli,
    Kёshtu fjala prej mallit sё thelli seē mё del,
    E loti mi mbush plot qepallat e syrit,
    Gjoksi me dridh ahesh, merziet seē mё ther.

    Me fol, une aqe shume, me ty sot dua,
    Pse vetёm ty te kam, andej si njё uzdaje,
    Pёr ku zёmra me digjet, shpirtit tim tё thellё,
    E s’gjёndet kush kёndej, mua vajin tё ma ndalё!

    Po si mendon moj Zanё, o shpirti im i ndamё,
    Se unё nuk tё kujtoj nё ditet e veshtira,
    Kur zija tё mbulonte, dhe e madhja gjamё...
    Tё sidhej si kulēeder nё votra e shtepia ?

    Oh, Zoti mua mё vrafte, nё mos t'paēa kujtue,
    Me britma e me gjamё, rrugve tuj vajtue...
    Kёndej, kёsaj bote, ku fshehet hipokrizia,
    Ku letrash shpesh po luajnё, me fatet e mija...

    Por moj Zanё, i ligu, i smuri i gjithe botёs...
    Qёnka thellё nё zemёr, nё shpirtin e Europёs,
    Njё dashni banale, raciste moderne...
    Fshehur poshtё arshivash, fshehur pas ēdo dere!

    Dashuri n’mes palve, fshehur n'mes sekretesh...
    Ruajtur Konferencash, darkash e ahengesh...
    Puthjesh e orgjish, qysh ne kohё t’mbretrive...
    Ēfaqet edhe sot, poshtё ēdo tavoline...

    Por ti duke m’ndigjue, e di se ēdo mё thuash,
    Don tё dish prej meje, si vehtёn t’ma ruash?
    E une e dij mirё dhe aq marak te kam,
    Pёr hapat tu atje, udhve gjatё e gjanё...

    Eh, unё ty po t’lutёm, mos e mbaj merzi,
    Kёte qё tё thashё sot, pёr vehte e pёr ty...
    Veē kam njё porosi, si t’vetmin amanet,
    Mos harro ē'tё them, ma ruaj si tё shenjtё!

    Mi thuaj Lindjes tonё, mallit dhe marakut,
    Jini shumё tё urtё nё shkallёt para pragut,
    Doren njeri tjerit, ngjituni me kujdes...
    Rrёzimi na then kokёn, na kёput nё mes!

    Europёs le tё sidhet, rreshqanё si njё kulēedёr,
    Ajo dashni e tyre, ai horllёk i vjetёr...
    S’kanё ku tё shkojnё mё, gjatё nuk fshihёn dot!
    Do t’jemi siē ishim, shekuj e mot-mot!

    Keshtu moj Zana ime, moj Ora e shpetimit,
    Qe shekujsh e mot-moteve me rrin atje tej Drinit,
    Zemres kam njё ndejnjё, njё t’madhe uzdajё...
    Qё kurr mua me ty, Drini s’do t'mё ndajё!

    Autori LLemadeo, 30 Prill 2004
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  2. Shtypi cilesor jashte atdheut
    Nga forever nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2003, 22:32
  3. Kosovaret me banim jashte Atdheut mund te votojne nga interneti!
    Nga Sokoli nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2002, 18:59
  4. Atdheut tim
    Nga Danger_Girl nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-06-2002, 23:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •