Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Missi i ri. Interviste e saj.

    Zajmina, missi qė vizaton muret e pallatit


    E veshur me njė kanotiere, pėrplot me rripa qė lidhen pas kurrizit, tėrėsisht tė zbuluar dhe njė palė xhinse tė kaltra, me njė tė ēarė qė zbret nga gjuri deri poshtė. Elegante, e gjatė, me flokėt e drejtė, tė verdhė, tė prerė me shkallė pėrreth fytyrės. Njė bukuri qė nuk ka tė sharė e njė vetėpėrmbajtje pėr t’u admiruar. Kjo vajzė ėshtė sot perėndesha e bukurisė shqiptare. Zajmina Vasjari, prej disa ditėsh, ka ngjallur zilinė e seksit tė bukur dhe ka mbipopulluar ėndrrat e meshkujve.

    Njė sirenė me lėkurė ngjyrė gruri qė i pėlqen tė bėjė kontrast me ato qė vesh dhe njėkohėsisht, tėrhiqet nė njė gjysmėhije, si pėr tė ruajtur njėfarė magjie qė nėse gabon, rrezikon tė shpėrbėhet. E vetėdijshme pėr bukurinė e saj, pohon se nė vogėli, nuk ka qenė fare e bukur dhe se nėse do tė mund tė ndryshonte diēka nė trupin e saj, ato padyshim do tė ishin buzėt, sipas modelit dhe tė njė prej personazheve tė saj tė preferuar, Angeline Jolie (idhulli tjetėr i saj ėshtė italiania Sabrina Ferrilli).
    E shoqėruar gjithnjė nga e ėma Mimoza dhe e motra Beliola, njė vajzė po aq e bukur, veēse me njė hijeshi tė ndryshme nga e motra, njė vit mė e madhe, e cila as qė ka ndėrmend tė marrė pjesė nė konkurse bukurie, pasi tė tjera ėndrra prishin gjumin e saj (letėrsia dhe kompozimi), ajo sikur fshihet pas pamjes sė saj plot dritė, dhe pėrgjigjet shumė shkurt. Ndėrsa pret qė e motra t’i “mbulojė krahėt”, sa herė biseda vjen e pėrsillet rreth gjėrave tė mėdha apo “me spec”.

    Keni vetėm pak ditė qė jeni zgjedhur Miss. A e ndieni ndryshimin?
    Natyrisht. Kur kaloj rrugės, njerėzit mė shohin mė shumė, mė njohin, mė pėrshėndesin. Ndihet ndryshimi, edhe pse vetėm prej pak ditėsh. Por gjėja qė mė lumturon mė shumė ėshtė dhėnia e autografeve. Kam dhėnė shumė autografe kėto ditė, por ndryshe nga tė tjerėt, unė i vizatoj autografet e mia. Kam njė kaligrafi tė mirė dhe mė pėlqen tė luaj me tė, sidomos kur jap autografe.

    Kush u gėzua mė shumė pėr fitoren?
    Mami dhe motra. Edhe babi mund tė jetė gėzuar, por ai nuk e shpreh. Ndėrsa tezja, e cila ėshtė dhe tifozja ime mė e madhe, e kishte “parashikuar”. Qė e vogėl ajo mė thoshte se unė do tė bėhesha miss. Pastaj mburret se i ngjaj asaj se jam bjonde, sepse nė shtėpinė time janė tė gjithė brunė.

    Si kanė reaguar miqtė apo shokėt e shkollės?
    Nė fakt, ka mbaruar shkolla, kėshtu qė nuk i kam takuar fare. Por kam folur nė telefon dhe mė kanė dėrguar shumė mesazhe urimi. Ndėrsa nė Apolloni, sė bashku me familjen, ishin vetėm dy miqtė e mi qė mė ndiqnin nė spektakėl.

    A e keni menduar apo dėshiruar fitoren?
    Nuk e besoja fare se do tė fitoja. E kam thėnė edhe mė parė, qė kur thirrėn numrin 7, domethėnė numrin tim, as qė e kuptova se isha unė. Mė vonė, pashė vėshtrimet e njerėzve dhe hodha sytė tek numri im. Vetėm atėherė e kuptova se Miss Shqipėria 2002 isha unė.
    Por unė e kam ėndėrruar gjithmonė njė spektakėl bukurie. Edhe pse e vogėl, nuk kam qenė e bukur…

    Pse gjithė ky mosbesim pėr kurorėn?
    Nė fakt, unė mora pjesė edhe nė “Rinfest 2002”, ku konkurrova si modele. Tė gjithė thoshnin se do tė fitoja unė, por nė fund, dola e dyta. Pėr kėtė arsye, nuk kisha mė dhe aq besim. Nuk doja tė zhgėnjehesha pėrsėri, kėshtu qė nuk i ushqeva vetes asnjė shpresė.

    Nė njė nga tė pėrditshmet shqiptare keni deklaruar se do tė bėheni arkitekte. Ėshtė e vėrtetė?
    Jo, nė fakt, ky ėshtė njė mendim i hedhur ashtu kot. Njė dėshirė e momentit. Nė tė vėrtetė, do tė mė pėlqente njė shkollė arti. Por jo si aktore etj, por pėr pikturė. Edhe pse nuk e di ende si do tė vijė e ardhmja, pasi kam ende edhe dy vitet e gjimnazit pėr tė mbaruar. Por mua mė pėlqen shumė tė pikturoj, ndėrsa lėnda ime e preferuar ėshtė “Vizatimi teknik”.

    Ēfarė ju pėlqen tė vizatoni mė shumė?
    Natyrat e qeta, portrete, apo vizatime me dritėhije. Mė pėlqen tė vizatoj me shkumės nėpėr pallat, apo tė pikturoj mbi dollapin e rrobave, trupa femrash.

    Keni ndonjė piktor tė preferuar?
    Xhaxhain tim, Fatmir Vasjari, i cili pikturon mbi xham. Tė shkosh nė shtėpinė e xhaxhait tim, ėshtė si njė galeri arti. Unė magjepsem pas punimeve tė tij. Por ėshtė e vėshtirė puna nė xham. Kėshtu qė pėr momentin, nuk kam vendosur tė bėj si ai. Ndonjėherė, kur i ka punėt e papėrfunduara, mė lejon tė bėj ndonjė gjė dhe pastaj, ai i rregullon nėse nuk ėshtė mirė. Ai mė ka ndihmuar shumė nė art.

    Keni dhėnė shumė intervista kėto ditė. Si kanė qenė gazetarėt me ju?
    Po, tė them tė vėrtetėn kam takuar shumė gazetarė kėto ditė. Janė sjellė shumė mirė me mua. Ngaqė ėshtė njė gjė e re, nuk e di sesi ta pėrjetoj dhe sesi tė sillem me ta. Megjithatė, them se jam ndier mirė nė bisedat dhe takimet e shumta me gazetarėt.

    Jeni e druajtur nga natyra apo keni mėsuar tė vetėpėrmbaheni?
    Jo. Jam shumė e druajtur si natyrė. (qesh) Nė fakt,jam mėsuar qė pjesėt mė tė vėshtira, t’ia le gjithmonė motrės, Belionės.

    Do t’ju pėlqente mė shumė tė shikonit apo tė prezantonit njė spektakėl televiziv?
    Tė dyja. Nė fakt, unė ndjek shumė “Buona Domenican” tek Canale 5, por edhe spektakle tė tjera, mė sė shumti nėpėr stacionet televizive italiane. Por do tė mė pėlqente tė prezantoja dhe vetė njė spektakėl. Dhe kjo besoj se do tė bėhet realitet nė shtator, kur do tė prezantoj njė spektakėl sė bashku me Hygerta Sakon. Unė atje do tė jem nė rolin e njė show-girl tė vėrtetė, kėshtu qė do tė mė duhet tė kėndoj dhe tė kėrcej, pėrveē prezantimit.

    Cila ėshtė rryma muzikore e preferuar?
    Dance, sigurisht. Mė pėlqen shumė tė kėrcej dhe sė shpejti do tė provoj edhe tė kėndoj. Motra ime, e cila shkruan dhe kompozon, ka vendosur tė bėjė njė kėngė pėr mua dhe kėshtu qė do ta provoj. Tė shohim sesi do tė mė eci.

    Jeni bjonde natyrale?
    Jo. E lyer. Por flokėt e mi janė ngjyrė gruri e ēelur.

    A ka tė dashur Miss Shqipėria?
    Jo. Nuk dua tė flas fare pėr kėtė gjė!

    Do tė thotė se nuk e keni marrė ende as puthjen e parė?
    No comment!

    Keni menduar sesi do ta kaloni verėn?
    Do tė shkoj me familjen me pushime nė Sarandė, si gjithmonė. Akoma nuk kanė filluar ditėt e mia tė zakonshme. Kam katėr ditė qė po rri gjithė ditėn jashtė shtėpisė. Edhe pėr drekė nuk kthehemi, por hamė jashtė.

    Si i kaloni mbasditet?
    Dalim me motrėn dhe shpesh edhe me mamin. Shkojmė nė ndonjė lokal dhe pimė si zakonisht, diēka tė freskėt. Ose shkojmė nė kinema pėr tė parė ndonjė film argėtues, tė tipit komedi. Nuk i shikojmė filmat dramatikė nė kinema, vetėm nė shtėpi, sepse ne qajmė dhe vetėm tė na shohėsh me vijat e zeza nėpėr faqe, nga lapsi i syve. Pėrsa i pėrket filmave thriller, as qė bėhet fjalė. Ndėrsa pub-et nuk mė pėlqejnė, kėshtu qė as nuk i frekuentoj.

    Keni shumė miq? Djem apo vajza?
    Nė tė vėrtetė, miqtė, apo mė mirė, mikeshat e mia mė tė afėrta janė motra dhe mamaja. Tė njohur kam shumė, por miq, pak.

    Lexoni? Revista, gazeta…
    Po lexoj. Revista sidomos, shqiptare apo tė huaja, nuk kanė rėndėsi. Ndėrsa pėrsa i pėrket zgjedhjes sė librave, ia lė nė dorė motrės. Ajo i lexon vetė e para dhe pastaj m’i kėshillon edhe mua. Sidomos letėrsi ruse, tė cilėn Beliona e adhuron. Mė i preferuari ynė ėshtė Tolstoi. Libri i fundit qė kam lexuar ėshtė “Trėndafili me kredi”, i njė shkrimtareje franceze, Elsa Triole, e cila ka njė stil shumė interesant.

    Cili ėshtė truku juaj i zakonshėm?
    Mė pėlqen tualeti, por jo shumė i fortė. Bėj vetėm njė laps tė zi tek sytė, dhe ndonjėherė pėrdor shkėlqyes pėr buzėt. Por pėrdor kremin Nivea mbas dushit, pėr trupin dhe fytyrėn.

    Cila ėshtė veshja juaj e preferuar?
    Mė pėlqen shumė veshja ekstravagante, ajo qė tėrheq vėmendjen. Mė pėlqen tė jem nė qendėr tė vėmendjes. Si ngjyrė, adhuroj tė bardhėn, sidomos kur nxihem nė verė, duket njė mrekulli nė trup. Mė pėlqen shumė kontrasti.

    Si ėshtė e mundur kjo, kur jeni kaq e druajtur?
    Me personat qė nuk i njoh jam e druajtur dhe e vetėpėrmbajtur. Pastaj shkrihem si akulli.

    A ju shqetėsojnė rrugės meshkujt?
    Po. Ka nga ata ēuna qė thjesht tė shohin dhe e shumta tė buzėqeshin apo tė shprehin ndonjė kompliment. Por ka dhe nga ata qė tė kapin pėr dore, ose tė zėnė rrugėn dhe nuk tė lėnė tė kalosh. Pėr kėtė arsye, mė tė shumtėn e kohės, evitojmė tė dalim nė kėmbė apo tė rrimė natėn rrugėve. E shumta, ora dhjetė e mbrėmjes, kthehemi nė shtėpi. Por dalim shpesh me mamin meqė ajo ka makinė.

    Si shkoni me prindėrit tuaj?
    Babi im ėshtė i mrekullueshėm. Na i plotėson tė gjitha dėshirat. Pėr kėtė ndoshta jemi dhe pak tė pėrkėdhelura. Edhe mami i thotė shpesh qė tė mos na i plotėsojė gjithė kėrkesat. Por, pavarėsisht kėsaj, me mamin kemi mė shumė konfidencė. Asaj ia themi tė gjitha, sikur ta kemi me tė vėrtetė shoqe. Dhe ajo na kupton.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e red pepper
    Anėtarėsuar
    13-07-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    10

    Ja dhe miss-i!

    Nuk mund te them qe miss nuk eshte terheqese apo e bukur ,por mua me pelqyen dhe dy vajza te tjera.Per mendimin tim ja kush duhej te ishte fituesja:
    Alida Balili
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga red pepper : 22-07-2002 mė 22:48
    nuk mund te qortohem,se dhe vete njeriu model ka skadencen e vet

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e red pepper
    Anėtarėsuar
    13-07-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    10

    (2)

    Ja dhe nje miss tjeter qe do meritonte kuroren:
    Ziada Melhani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga red pepper : 22-07-2002 mė 22:49
    nuk mund te qortohem,se dhe vete njeriu model ka skadencen e vet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e red pepper
    Anėtarėsuar
    13-07-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    10

    Kjo eshte miss-i fitues!

    Perseri nuk ma mbush mendjen per miss ,por hajt mo ca me i bo jurise:
    Kjo per mua duhej te ishte miss shkolla e mesme LoL.
    Miss-i fitues:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    nuk mund te qortohem,se dhe vete njeriu model ka skadencen e vet

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Alida qenka goxha, goxha.....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Vaqarr plako
    Postime
    133
    Edhe une jam dakort per Aliden per miss,eshte shume e bukur, femerore dhe natyrale,sic duhet,me falni eshte mendimi im,kjo Zajmina,e mire ishte se eshte shqiptare dhe s'ka shqiptare te keqe dihet,por ajo ne interviste thoshte se s'lyhet shume vetem nje vize syve,mirepo ne foto,me thene te drejten i kishte shkuar pak dora si me shume,po hajt mo,prap e mire eshte,po kjo tjetra mi Zaida a si e kishte kjo,ku ishte kjo ket vit,ta kishte bo pak mis universin Rusen per spital,alamat gocash,pacin fat qe te gjitha!
    I"M A PLAYA!

  7. #7
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Hi

    Per mendimin tim e bukur por si shume e lyer ,bukuria e vertete

    eshte ajo natyrale .

    Ps. Keto dy vajzat e tjera me pelqyen me shume.Kjo me njgjan si

    Ruse..

  8. #8
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Elda dakord me ty. Shume e llangosur do te thoja per moshen qe ka, ndersa ajo e para shume yll dhe karakteristike shqiptare. Plus shprehja e fytyres (ndoshta eshte ne foto) eshte shume domethenese. Dhe ajo tjetra qenka shume e mire kjo missi bohhhh sme le ndonje pershtypje

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Vaqarr plako
    Postime
    133
    Epo ne qoft se Zaida esht ruse e njof,e ka emrin Tanja me duket dhe kam fol nja dy her me te ne chat,del me emrin blac.
    I"M A PLAYA!

  10. #10
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Miss eshte Alida.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •