Me ne fund pas 15 vjetesh iu mbush mendja pushtetareve qe rregjistrat e gjendjes civile dhe identifikimi pozitiv i shtetasve eshte parakusht per demokracine. Kuptohet, kjo ndodh jo se nuk e dinin por sepse nuk DONIN, pasi identifikimi pozitiv i shtetasit veshitereson manipulimet e proces-verbaleve. Cuditerisht, shenjat e gishtave do te jene ne sejcilen karte. Lind pyetja "Nuk eshte shkelje e te drejtes te 'vetjaksise'(ok...fine...privacy in english)?
Gjithashtu timetable per leshimin e ketyre ID cards eshte maj 2005. Pra edhe kete here Nano e Berisha do kene dore te lire te manipulojne zgjedhjet, qe jane parakushti kryesor per hyrjen ne NATO dhe per vazhdimin e negociatave per fillimin e negociatave per hyrjen ne BE. Mu m'duket sikur keta s'dun me hy askund sa jane gjall vallah!
Mbledhje e Komisionit për Rendin dhe SHISH-in
Komisioni për Rendin dhe SHISH-in, më datë 30.06.2004 zhvilloi mbledhjen me këtë rend dite: "Raport i Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit për paketën ligjore që shoqëron ligjin "Për gjendjen civile".
Ministri deklaroi se ka filluar tashmë puna për zbatimin e paketës ligjore të vitit 2002 që lidhen me numurin e identitetit dhe dokumentin e identitetit. Pritet që të zhvillohet tenderi ndërkombëtar me një fond prej rreth 6.5 milionë eurosh, për prodhimin e kartës së identitetit dhe krijimin e sistemit të komjuterizuar të gjendjes civile. Do të prodhohen rreth 2.7 milionë karta, për shtetasit mbi 16 vjeç, sipas ligjit, lëvrimi i të cilave do të fillojë pas majit të vitit 2005. Do të pajisen fillimisht qytetarët e rretheve të mëdha dhe më pas do të vazhdohet sipas një radhe të caktuar. Sipas Ministrit gjatë gjithë këtij procesi më e rëndësishmja do të jetë krijimi i sistemit të komjuterizuar të regjistrit të gjendjes civile për 36 rrethet e Republikës i cili më pas do të sigurojë shpërndarjen e kartave, me të gjithë elementët e sigurisë.
Shqetësimit të anëtarëve të Komisionit nëse kjo kartë është sipas standarteve të kërkuara dhe a lidhet me zgjedhjet, Ministri iu përgjigj se standardet janë ato të caktuara nga Komuniteti Europian dhe ky dokument do të lidhet me shërbimet publike që do ta bëjë të detyrueshme pajisjen e shtetasve me të. Ai siguroi se ky dokument nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me procesin, por sigurisht që do ta lehtësojë në mënyrë të ndieshme atë.
Ankesën e deputetëve për zbatimin me vonesë të kësaj pakete ligjore, Ministri e justifikoi me fondin tepër të lartë të këtij projekti dhe për më tepër ndërkohë janë bërë shumë rregullime të domosdoshme në sistemin e regjistrit të gjendjes civile, siç është pastrimi i emrave të dyfishtë që figurojnë në rrethe të ndryshme, etj. gjë që sjell përgatitjen për sistemin e ri.
Shpenzimet e mëdha nga buxheti i shtetit për këtë projekt mendohet se do të mbulohen me shitjen e kësaj karte për shtetasit shqiptarë. Në përfundim, mendohet se përdorimi i këtij dokumenti do ta afrojë shumë Shqipërinë me standartet e kërkuara të dokumentave të identitetit të BE-së.
Krijoni Kontakt