Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Histori njerzish...Kjo eshte historia e saj!

    Ju qe jeni jashte kujdes nga miss "Pallatet Agimi" ,klementina Shehaj.

    Lexoni ktu.

    "Pesė familje tiranase tė mashtruara kishin denoncuar gruan 37-vjecare qė zhdukej pasi merrte paratė
    Mashtronte prindėrit e emigrantėve

    Burg pa afat "postieres" qė kėrkonte para pėr tė dorėzuar "dhuratat" nga kurbeti

    Alma Ēuka
    TIRANĖ - Trokiste nė dyert e familjeve tė emigrantėve dhe pasi prezantohej si postiere, deklaronte se njė "pako e madhe" kishte ardhur nė atė adresė prej pjesėtarit tė familjes nė emigracion. Burg pa afat vendosi dje gjyqtarja Manjola Bejleri pėr tė pandehurėn Klementina Shehaj, 37 vjeēe, me banim tek pallatet "Agimi", shkalla numėr tetė. E pandehura u arrestua mė 30 korrik. Akuza me tė cilėn do tė qėndrojė nė burg e pandehura Shehaj ėshtė ajo e vjedhjes me anė tė mashtrimit mė shumė se njė herė. Vepra penale e kryer nga Shehaj sipas prokurorit Sajmir Hysi dėnohet deri nė pesė vjet burg nė rast se ajo vėrtetohet. Para gjykatės prokurori Hysi tha se e pandehura brenda dy muajve ka arritur tė mashtroi pesė persona me banim nė Tiranė duke u marrė atyre sasi tė konsiderueshme parash. Mashtrimi ka patur si objektiv tė vetin familjet qė kanė fėmijėt nė emigracion. E pandehura, sipas akuzės, ishte munduar pėr tė gjetur njė mėnyrė fitimi dhe pėr disa kohė e arriti qėllimin e vet. Prokurori Hysi tha se e pandehura kishte piketuar familjet qė kryesisht kishin fėmijė nė emigracion dhe ishin pensionistė.
    E pandehura u shkonte nė shtėpi dhe u thoshte familjarėve se nė adresė tė saj nga fėmijėt e tyre jashtė vendit kishin ardhur pako me sende me vlerė. Nė kėmbim tė kėtij shėrbimi e pandehura kėrkonte njė shumė tė konsiderueshme parash qė shkonte deri nė 35 mijė lekė tė reja. Nga ana tjetėr, e pandehura nė pako kartoni fuste sende pa vlerė si qese plastmasi, pako me kripė, ēanta. I paketonte mirė dhe u shkonte nė shtėpi familjarėve, me qėllim qė t'u merrte shpėrblimin pėr punėn qė kryente. Kėtė veprim e pandehura e kryente prej disa kohėsh, por vetėm pėr dy muajt e fundit ėshtė arritur qė tė zbulohet nga pesė persona qė e kanė identifikuar. Klementina Shehaj, pasi merrte paratė disave prej personave u thoshte tė mos mundoheshin se ua dėrgonte ajo pakon nė shtėpi, ndėrkohė qė zhdukej pa lėnė gjurmė. Sipas akuzės, nė drejtim tė tė pandehurės janė bėrė pesė kallėzime nė prokurori. Katėr prej kallėzimeve janė bėrė pa emėr, pasi ata nuk e njihnin si fytyrė dhe si emėr, por vetėm kanė njoftuar nė polici pėr mashtrimin qė u bėnte njė femėr.
    Njeriu qė e ka njohur Klementina Shehajn ėshtė Ramazan Vata. Sipas akuzės, Vata e ka denoncuar tė pandehurėn pėr vjedhje me anė tė mashtrimit. Pas denoncimit nga Vata edhe shtetasit e tjerė tė mashtruar, Muhamet Dyrmishi, Mimoza Hito, Luiza Gjografi dhe Kumrie Qershori e kanė njohur tė pandehurėn nė Drejtorinė e Policisė. Prokurori Hysi tha se nė shtėpinė e tė pandehurės janė gjetur disa pako tė pėrgatitura me sende pa vlerė me qėllim qė tė mashtronte edhe familje tė tjera.
    Vetė e pandehura nuk e pranoi tė ketė kryer njė vepėr tė tillė. Ajo tha dje para gjykatės se ishte me shkollė tė lartė, pavarėsisht se nė polici ishte shprehur se kishte vetėm arsimin tetėvjeēar. E pandehura Shehaj tha se nuk ėshtė marrė me asnjė lloj aktiviteti dhe se personat qė kanė bėrė kallėzim kanė gėnjyer, madje janė ngatėrruar me ndonjė person tjetėr. Avokati i saj Enver Mema, kėrkoi qė gjykata ta linte tė pandehurėn nė arrest shtėpie, duke patur parasysh faktin se ajo ishte femėr dhe vepra qė ka kryer nuk paraqet rrezikshmėri. Por gjykata nuk mori parasysh deklarimet e tė pandehurės dhe avokatit tė saj duke e dėrguar nė arrest burgu pa afat nė dhomat e repartit 313-tė.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Njeriu eshte i pafajshem, derisa vertetohet se ai eshte i fajshem.

    Te futesh nje grua ne burg nuk eshte shume e veshtire. Por gjithmone ndodh qe futet pa diskutim ne burg "nje njeri i pa armatosur". Si rrjedhoje, jeta e nje te pafajshmi mund te shkaterrohet. Kaq menjehere hyjne ne burg dhe kriminelet qe vrasin e presin sheshit??

    Nq se ajo del nga burgu e pafajshme, ca i mbetet institucioneve ne fuqi?!

    Edhe nq se i ka vjedhur ato lek, me shume te drejte i jap asaj se atyre qe e kane akuzuar. Nga cfare lexova e gjitha mu duk me shume si nje lloj hakmarrje personale nga ana e denoncuesve se sa nje krim i vertete.

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e familjes gjirokastrite Karagjozi
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-12-2013, 12:14
  2. Jim Marrs
    Nga Apollyon nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 18:03
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Sa milion Euro i kemi dhėnė Greqisė ne kembim te videos?
    Nga che_guevara86 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 14:21
  5. Historia e formave tė likuidimit tė tė dėnuarve
    Nga Davius nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 11:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •