Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 154
  1. #91
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Drejtuesi bavarez refuzon vendimin e gjyqtarit për pezullimin e mbrojtësit brazilian Lusio 01-11-2004

    Rumenige kritikon gjyqtarët

    Sofo Tata


    Bajerni i Mynihut, përveç humbjes së "dhimbshme" ndaj Borusia Mënshengladbahut, me rezultatin 2-0, tashmë duhet të shqetësohet edhe për pezullimin e mbrojtësit të tyre brazilian, Lusio, i cili është nxjerrë jashtë fushe me karton të kuq. Megjithatë, drejtuesi më i lartë i klubit bavarez, Karl-Hainc Rumenige, duket ta ketë marrë shumë seriozisht këtë çështje, duke mos qenë aspak dakord me pezullimin e mbrojtësit. Për më tepër, Bajerni do të veprojë edhe në rrugë juridike, duke ngarkuar një avokat, i cili duhet të mbrojë interesat e tyre, duke mos e lejuar pezullimin. "Ne nuk e pranojmë në asnjë mënyrë pezullimin e Lusios. Bajerni ka pasuar një rast të ngjashëm edhe më parë, gjatë sezonit të shkuar, në ndeshjen me Mynih 1860-n. Megjithëse edhe atëherë u nxor jashtë Hasan Salihamixhiçi, pas shqyrtimit të ngarjes ai nuk u pezullua. Kështu, në ndeshjen tjetër, Lusio duhet të jetë i pranishëm," - shprehet Rumenige. Lusio u nxor jashtë fushe nga gjyqtari i takimit, Knut Kirhers, pas një ndërhyrjeje ndaj sulmuesit të Borusias, Vaklav Sverkosit. Para se të merrte vendimin gjyqtari kryesor, ka qenë asistenti i tij anësor, Torsten Shifner, ai që ka propozuar për një karton të kuq. Kjo gjë duket t'i ketë zemëruar akoma më tepër bavarezët. "Pasi e kam parë videon, mund të them se nuk është aspak serioze, madje një shaka, që të marrë vendime të tilla gjyqtari anësor, i cili gjendej shumë metra larg, ndërkohë që gjyqtari kryesor ishte në vendin e ngjarjes," - vazhdon më tej Rumenige. Nga ana tjetër, gjyqtari i takimit, Kirhner, e justifikon vendimin e tij duke u shprehur: "Lusio ka kryer një ndërhyrje nga mbrapa dhe kjo është e ndaluar. Përsa i përket asistentit tim, megjithëse ai ndodhej larg, e pa shumë mirë momentin e veprimit." Ndaj gjyqtarit Kirhner duket të ketë reaguar ashpër edhe menaxheri i Bajernit, Uli Hënes, megjithatë veprimet e tij nuk bëhen publike nga gjyqtari. Kirhneri ka pohuar vetëm se Hënesi kishte shkuar disa herë i inatosur në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve. E tensionuar te Bajerni është edhe situata me lojtarët e dëmtuar, aq më tepër kur ata ndodhen vetëm dy ditë para ndeshjes me Juventusin në Ligën e Kampioneve. Pas ndeshjes me Mënshengladbahun, në Mynih janë kthyer katër lojtarë të dëmtuar: Ze Roberto, Andreas Gërlitc, Torsten Frings dhe Hasan Salihamixhiç. Përveç këtyre të fundit, trajneri Magat ka edhe shqetësimin e të dëmtuarve të mëparshëm: Roke Santa Kruz, Piotr Trohovski, Aleksander Zikler e Sebastian Daizler. Ky i fundit nuk duket të jetë akoma gati për t'u aktivizuar. Edhe nëse do të mundë të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Juventusit, trajneri Magat është i mendimit se ai nuk do të ketë ndonjë rol të rëndësishëm.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #92
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    S'me ka ngel gje tjeter vetem me citu veten.

    Citim Postuar më parë nga bayern
    C'na gjeti c'na gjeti.. As anija kolombit sna con dot aq larg sa te fshehim turpin.

    Magath shporru.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #93
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Bayern,ku po shkon.
    Megjithese,me ato qe lexova se ndeshje nuk kisha mundesi per ta pare,ku flitej per nje epersi te padiskutueshme te Bavarezeve,edhe nje here treguan se thembra e Akilit kete vit eshte mbrotja.
    Nese do te enderrosh,per te ecur sa me gjate ne CL,nuk munt te hash gol ne min e 90.
    Makay po humbet raste qe nuk i falte dikur,Pizzaro i mire per ekipe te vogla jo te medha si Bayerni.
    Ballack,munt te jete yll,munt te jete fantastik,po kurre nuk ka shpirtin dhe inteligjencen futbollistike te te madhit Stefan Effenberg.
    Magath largohu sa me pare nga bankina e Mynihut,nese ke nje fije respekti per veten dhe emrin e madh te Bayernit,qe ti me prezencen tende deri tani po e ben te vogel.

    Ne caste te tilla duhet miqte,por keta te mite,Dordi,Bayerni,Ballack duken vetem kur fitojme e qerasim njeri-tjetrin virtualisht me nga nje birre lol
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #94
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Pse e beni tragjedi kot ...Bayern ka nje thes me mungesa...
    Ai sulmusi Pizaro , me duket , sapo eshte sheruar nga demtimi...
    Bayern ne pjesen e pare e mbyti Juven....Ju anullua dhe 1 gol super i rregullt ( ketu mund te ndryshonte loja ) ...Goditi edhe shtyllen...
    Xhuve pjesen e pare nuk gjuajti 1 here ne porte ...Te gjithe komentatoret edhe ata juventine pane juven me te shemtuar ndonjehere ne pjese e pare...Me i miri ne fushe BUFON...Ka bere pritje spektakolare...
    Ne pjesen e dyte ne fakt Juve e mori disi veten ...dhe me thene te drejten mund ti jepej edhe 1 penallti...Pjesa e dyte e barabarte...
    Ndeshja ishte e sigurt per 0 - 0 ...kur si gjithmone ''che CULO'' ...Fat ...Nuk e di nga i vjen ky fat ketyre ...Nje driblim i Ibraimovic ( gaf e 2 mbrojtesave ) ...gjuajtje ( gaf e Kahn) dhe Del Plera gol ...
    Filluan ti bejne lapidar Del Pleshtit si gjithmone media...ne fakt ai ka vdek me kohe , ishte bloze fare dje...
    Ai Ballack ishte dobet ...Lucio me duket sikur eshte sulmus , se 2-3 here mori topin nga mbrojtja e dribloi gjithe juven...
    Per ti shtuar ''CULON'' qe ka xhuve ...ne fund Makay perballe Bufon nuk ben dot gol......grushton Bufon ...

    Bayern do kualifikohet , te rroje Makabi sa malet ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #95
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bayern luajti futboll me te mire se Juveja mbreme,Juveja pati me shume fat futbollistik dhe fitoi.
    Kaq
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #96
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ne fakt mire e ke ti kolomb s'na ka mbet gjo tjeter vecse me e pi turpin me birre. lol
    Ca te them me une se ajo qe e thashe qe kur Magath u vendos trajner.
    Citim Postuar më parë nga Bayern kur magath u emerua lol
    S'me duket si zgjedhje shume e matur megjithate te shohim.
    E vetmja pjese e planit qe me eshte plotesuar eshte fakti qe e pame sa i afte eshte ky trajner, me gjithe respektin e tij si lojtar. bayernit i duhet dikush qe te kete karakter te hekurt jo te jete i lekundur si Felix.
    Mbrojtja eshte b*yth fare. Se kam menduar kurre qe reparti i mbrojtjes do te jete aq dobet jo mbasi morem lojtare si Lucio. si duket nje dru i shtrembert (Linke) shtremberon gjith gardhin.
    Makaay-t i jane harxhuar golat.
    Ca me thon mo shume?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pershndetje..

    Lojen e kam percjell deri ne fund , edhe pse skam mund ta shoh realin por ja me ra te shoh Baiernin dhe Juventusin.. dhe mund te them keshtu 1000% ka luajt Baierni ma mire se sa , juventusi , dhe shum raste te mira por ja fati ishte ne min e 90 , leje mo edhe 4 Shokve dhe mua na hunbi 560 Euro sepse ne luajtem 1 por ja fati (

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #98
    Dr.Prof.Doc.Ing Maska e zebrone
    Anëtarësuar
    12-09-2003
    Vendndodhja
    Ne shpi
    Postime
    164
    Hajde mos u merzisni se do kaloje,cudia me e madhe 3 dite zgjat...
    Gjilanaso urime per "1-shin tend ne lloto" po une fitova gjithsesi se e kisha vene 2 te sigurte...Here tjeter gjilanaso me pyt my kur te vesh lloto
    We are the enemy,but the enemy show respekt..

  9. #99
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anëtarësuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191

    Wink ??????

    Se mar vesh se si thoni qe luajti me mire Bayerni??
    Halli eshte se te gjithe e kane inat juven ngaqe e kane gjithmone frike...dhe prandaj dalin komente te tilla.
    Sa per golin e anullum qe kishte dyshime....per ate pune ishte dhe penalltia per Zambrotten qe nuk kishte aspak dyshim por u anullua si koti...
    I pate mire ato mbrojtesit e Bayernit kur Ibrahimovic i ndau ne mes si te ishin gjalp...te shkret ngelen me goje hapur...
    Fakti eshte qe jemi me te miret...dhe kte vit cdo kompeticion eshte i joni!!!
    Forcaaaa Juveeeeeee!!!!

  10. #100
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nje fitore te veshtire mori Bayerni sot ne fushen e Bochum me rezultatin 3-1.
    15 min para mbarimit te krejt ndeshjes bavarezet ishin ne disfavor 1-0.Por dy gola te nje peruani te panjohur per mua Guerero qe zevendesoi patriotin e tij Pizzaro ne 76 dhe 81 i hapen rrugen Bayernit te marri nje tre piksh dhe te jete ne renditje vec 1 pike pas jeshileve te Wolfsburgut.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. FC Bayern München - Klubi Bavarezëve
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-07-2009, 13:53
  2. Barcelona - Bayern München
    Nga strong_07 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 370
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:48
  3. Klubi FC Bayern München
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 14:17
  4. Derby i Milanos: Milan 1 - 0 Inter
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 15-04-2006, 04:39
  5. Kampionët në BundesLiga: 1903-2004.
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •