Une mund te t'i trajtoj keto pyetje por jane komplet jashte teme, megjithate shkurtimisht po te pergjigjem. Per mua shteti eshte sistemi i pavarur politik ligjvenes, administrativ, e qeverites qe nje shoqeri e caktuar e 'ngre' ne nje vend te caktuar. Nuk po ndalem te bej dallimin midis kombit dhe shtetit. Nje shtet mund te krijohet dhe ne perberje te nje popullsie heterogjene apo shumekombeshe ashtu si mund te ngrihet mbi nje popullsi homogjene. Meqe nje shtet nuk krijohet kot do te thote se ka disa objektiva qe ndermer per ti realizuar, e nder keto mund te permend permbushjen e nevojave publike e shoqerore permes nje sistemi te shendoshe fiskal e ligjvenes(punezenien, permiresimin e jeteses, zhvillimin e politikes ne vend e jashte saj, kontrollin e organeve legjislative e gjyqesore, etj etj)
Borix, materiali qe kishe sjelle ishte shume i nevojshem per kete teme. E lexova me shume vemendje por ajo qe mund te them eshte se edhe pse teorikisht u pranua ndarja e madhe, praktikisht gjen zbatim me te theksuar tek vendet lindore.. Mbase per te ardhur keq, por, ky eshte realiteti...
Krijoni Kontakt