Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Albo

    1. Bashkimi nuk eshte i realizueshem dhe kete e tregon tensioni i jetes ne Dardani qe ende nuk eshte pavarur dhe pushteti ilegjitim ne Shqiperi, qe ende nuk mban dot zgjedhje te lira.
    Nuk duket arësyetim shumë bindës. Tensioni në Kosovë vetëm do të binte nga përcaktimi i statusit përfundimtar si bashkim me Shqipërinë.

    Citim Postuar më parë nga Albo

    2. Detyrimisht, thirrje te tilla pervec apelimit emocional te njerezve iracionale, nuk i sherbejne askujt tjeter pervec interesave greke dhe serbe. Thirrje te tilla vetem sa vertetojne pretendimet serbe dhe greke te 'Shqiperise se Madhe'.
    Thirrje të tilla i shërbejnë interesave shqiptare për sa kohë bëhet fjalë për Shqipërinë Etnike që nënkupton vetëm territore shqiptare.
    Askush në Shqipëri nuk kërkon "Shqipëri të madhe" që nënkupton edhe territore jo-shqiptare.

    Citim Postuar më parë nga Albo


    Serbia dhe Greqia duhet ti shkruajne nje cek LPK-se per sherbimin qe po i ben.

    3. Minohet Pavaresia e Kosoves, e cila del ne plan te dyte, dhe bashke me te minohen te gjitha institucionet dhe te gjitha partite politike ne Kosove, qe si prioritet kryesor kane pikerisht PAVARESINE E KOSOVES dhe jo bashkimin e trojeve shqiptare.

    Nese bashkimi do te vinte me fjale, sot gjithe njerezimi do te ishte i bashkuar.

    Albo
    Fjalët mund të mos pasohen nga veprime, por edhe veprimi nuk mund të mos paraprihet nga fjalët.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Karaburuni, Ismail Qemali u dhuroi shqiptareve nje feste ne kalendarin e tyre ku cdo shqiptar te ndihet krenar, por deshtoi tu dhuronte atyre ate qe te garanton lirine, sigurine e jetes dhe sovranitetin e vendit: SHTETIN SHQIPTAR.

    Ti mund te vihesh ne rresht me LPK-ne dhe me ata 20000 shqiptare qe firmosen per "pavaresine e Kosoves", mund te bertisni e protestoni me te madhe para gjithe institucioneve te botes, por kjo nuk ka per te sjelle Pavaresine e Kosoves dhe nuk ka per te avancuar aspak interesat tona kombetare. Interesat tona kombetare avancojne vetem atehere kur vendin e fjaleve e zeve veprat.

    Sot ne opinionin publik shqiptar debatohen ende meritat e luftes edhe pse kane kaluar plot 5 vjet nga clirimi i Kosoves, behen gara mediatike dhe propagandistike se kush do ta sjelli pavaresine e Kosoves me pare here me peticione, here me rezoluta e here me thirrje politike. Ata shqiptare qe jane ne brendi te problemit nuk bejne thirrje per bashkimin kombetar, bejne thirrje per mbeshtetjen e institucioneve demokratike ne Kosove, kuvend, kryeministri, presidence. Ata shqiptare qe jane ne brendi te ceshtjes kombetare nuk presin asnje parti politike, asnje ushtri dhe asnje individ qe te avancoje interesat tona kombetare, pasi e kane te qarte qe ne demokraci, shteti i se drejtes eshte garantuesi i vetem i lirive te shtetasve dhe sovranitetit te vendit.

    Nese deshironi te shikoni nje zgjidhje sa me te shpejte te statusit se Kosoves, mbeshtesni ne menyre te patundur institucionet legjitime te Kosoves, pasi vetem keto institucione kane te drejten te perfaqesojne interesat tona kombetare dhe askush tjeter.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    LPK është pjesë e institucioneve tona kombëtare dhe poashtu këtë nismë të saj është duke e realizuar në institucionet tona kombëtare.
    LPK është vetëm nismatore e konkretizimit të kësaj kërkese sepse në përkrahje të kësaj janë shprehur pa rezerva të gjitha partitë politike shqiptare, intelektualët shqiptarë dhe gjithë shqiptarët. Për këtë, mund të lexoni përkrahjen e tyre që njerëzit e institucioneve kombëtare dhe gjithë partive politike shqiptare duke përfshirë edhe intelektualët më të shquar tanë, që i kanë dhënë kësaj nisme të LPK-së, në këtë vegzë:
    http://www.forumishqiptar.com/showth...3&page=2&pp=15

    Pra, në përkrahje të plotë të kësaj nisme të LPK-së janë dalur të gjithë shqiptarët pa rezervë dhe tani vetëm duhet konkretizimi i saj po nga institucionet ndërkombëtare, dhe edhe do të bëhet shumë shpejt tani po nga institucionet tona kombëtare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ti mund te vihesh ne rresht me LPK-ne dhe me ata 20000 shqiptare qe firmosen per "pavaresine e Kosoves",
    Albo,
    une nuk vihem ne rresht me LPK-në, por vihem në rresht me Ballin Kombëtar nëse nuk e ke kuptuar akoma. Nëse LPK-ja kërkon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, kjo nuk më pengon që ta kërkoj edhe unë. Nga ana tjetër duhet ta dini se Balli Kombëtar e ka kërkuar që prej 60 vjetësh këtë bashkim dhe ka punuar dhe punon për të. Dhe në jam i bindur që kjo është rruga e vetme shpëtimit për kombin shqiptar.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Karaburuni, Ismail Qemali u dhuroi shqiptareve nje feste ne kalendarin e tyre ku cdo shqiptar te ndihet krenar, por deshtoi tu dhuronte atyre ate qe te garanton lirine, sigurine e jetes dhe sovranitetin e vendit: SHTETIN SHQIPTAR.
    Është vërtetë që shteti shqiptar u krijua në të vërtetë pas Kongresit të Lushnjes dhe Luftës së Vlorës, por po të mos kishte shpallur Pavarësinë Ismail Qemali ai shtet nuk do të ishte krijuar kurrë.
    Edhe sot situata është pak a shumë e njëjtë. Problemet tona në Kosovë apo në Shqipëri do të duan dekada të zgjidhen. Po pritëm deri atëhere nuk besoj ta kemi më mundësinë e sotme për bashkim. Prandaj duhet bërë bashkimi sa më parë, problemet e tjera do të zgjidhen më pas. Vetë bashkimi do të hapte mundësi të tjera dhe do të ndihmonte zgjidhjen e problemeve.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Karaburuni,

    konkretisht si e sheh te mundur realizimin e bashkimit?

    Pra cfare duhet te beje Shqiperia, cfare Kosova?
    Bashkimi ne kete rast mban ne krye fjalen shpallje e bashkimit. Po cfare ka tjeter ne permbajtje?
    Cfare pasoja do te kishte shpallja e ketij bashkimi per Kosoven qe eshte akoma nen Serbi?
    Cfare te dhenash ekzistojne se ne shpalljen e ketij bashkimi ne na mbeshtesin te medhenjte e politikes boterore?
    Cfare te dhenash ekzistojne, se nese shpallet bashkimi, Kosoven nuk e lene perfundimisht nen Serbi (e i rrofte lufta qindravjecare per liri bashke me qindra-mijera te vraret)?

    Cfare do te thote "sa me shpejt" kur flitet per kohen, kur duhet bere bashkimi?


    Kur ben nje propozim te kesaj shkalle duhet te marresh parasysh te gjitha anet dhe propozimi duhet te jete pasoje e nje analize e jo analiza te vije me mbrapa e t'i biem kokes me grushta. Se behet fjale per jeten e nje kombi e jo te nje njeriu te vetem qe gjithsesi e ka ne dore te shkaterroje e ndreqe sipas tekave.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Dita,
    bashkimi nuk eshte nje propozim emocional dhe i pamatur, por kam frike se eshte e vetmja alternative. Alternativa tjeter eshte qendrimi nen Serbi i Kosoves, ndoshta ne kuadrin e SMZ.
    Nuk besoj shume ne krijimin e nje shteti te Kosoves. Sot po jetojme me iluzionin e nje shteti te Kosoves, por nuk duhet harruar qe Kosova sot eshte thjesht nje protektorat i OKB qe qeveriset nga UNMINK-u. Shqiptaret si zakonisht vene tiganin ne zjarr kur peshku eshte akoma ne det: e mendojne te fituar pavaresine ne nje kohe qe nuk e kane.
    UNMIK-u kerkon te fitoje kohe, derisa plaget e luftes te thahen, kujtimet e mizorise serbe te veniten dhe te gjendet nje zgjidhje pa telashe. Nje zgjidhje pa telashe do te thote zgjidhje me aprovimin e Serbise. Por a eshte e mendoni ju se ka nje politikan serb qe ta pranoje shkeputjen e Kosoves? A mendoni ju se nje popull qe vuan nga nje marrezi kolektive e madheshtise si serbet do ta pranonin me te mire kete zgjidhje? Une nuk e besoj. Serbet do te kapen fort pas rezolutes 1244 per te mos e lejuar shkeputjen, dhe mund te ofrojne si kompromis qendrimin e Kosoves ne SMZ, dhe mund te gjenin shume perkrahje per kete.
    Por edhe sikur te arrihej qe te formohej nje shtet i pavarur kosovar, nuk besoj se do te jetonte gjate ne kufi me nje Serbi qe do te bente c'eshte e mundur per ta rrezuar. Te gjithe e pame se sa kollaj u destabilizua Kosova ne marsin e kaluar dhe nuk besoj se eshte e veshtire per Serbine te provokoje edhe ne te ardhmen situata te tilla, me te cilat mund te justifikoje nderhyrje ushtarake.
    Mendoj se fatkeqesisht asnje nga zgjidhjet e mundshme nuk mund te kaloje e qete, prandaj duhet tentuar ajo qe i jep Kosoves me shume garanci per te ardhmen. Mendoj se duhej kaluar nga nje referendum ne Kosove per pavaresine dhe shkeputjen nga Serbia ne nje etape te pare dhe ndoshta nga nje referendum per bashkimin ne Shqiperi dhe Kosove ne nje etape te dyte.



    Citim Postuar më parë nga Dita
    Karaburuni,

    konkretisht si e sheh te mundur realizimin e bashkimit?
    Me shume sakrifica nga shqiptaret.

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Pra cfare duhet te beje Shqiperia, cfare Kosova?
    Te perkrahin bashkimin me te gjitha mjetet dhe te konsultojne popullaten me referendume.

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Bashkimi ne kete rast mban ne krye fjalen shpallje e bashkimit. Po cfare ka tjeter ne permbajtje?
    Krijimin e nje shteti kombetar dhe demokratik te shqiptareve me vullnetin e tyre te perbashket i cili do te ishte ne gjendje te perballonte nderhyrjet e fqinjeve dhe te krijonte kushte me te mira per zhvillim.

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Cfare pasoja do te kishte shpallja e ketij bashkimi per Kosoven qe eshte akoma nen Serbi?
    Serbia do te provonte te nderhynte ushtarakisht ne Kosove. Por Serbia ne te gjitha rastet kete ka per ta tentuar.

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Cfare te dhenash ekzistojne se ne shpalljen e ketij bashkimi ne na mbeshtesin te medhenjte e politikes boterore?
    Persa i perket perkrahjes se jashtme, ajo duhet kerkuar dhe mund te gjendet sepse ky bashkim megjithe problemet e momentit qe mund te krijonte do ta qetesonte rajonin perfundimisht. Por kete jemi ne shqiptaret qe duhet te perpiqemi t'ia shpjegojme botes.

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Cfare te dhenash ekzistojne, se nese shpallet bashkimi, Kosoven nuk e lene perfundimisht nen Serbi (e i rrofte lufta qindravjecare per liri bashke me qindra-mijera te vraret)?
    Ky rrezik ekziston edhe sot, asgje nuk eshte siguruar per Kosoven. Por kjo do te varet nga Kosovaret.

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Cfare do te thote "sa me shpejt" kur flitet per kohen, kur duhet bere bashkimi?
    Persa i perket afateve kohore "sa me shpejt" do te thote sa me shpejt te jete e mundur.

    Citim Postuar më parë nga Dita
    Kur ben nje propozim te kesaj shkalle duhet te marresh parasysh te gjitha anet dhe propozimi duhet te jete pasoje e nje analize e jo analiza te vije me mbrapa e t'i biem kokes me grushta. Se behet fjale per jeten e nje kombi e jo te nje njeriu te vetem qe gjithsesi e ka ne dore te shkaterroje e ndreqe sipas tekave.
    A mund te jemi sot te sigurt se duke kerkuar ne menyre diplomatike pavaresine Kosova do ta arrije ate?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit per pergjigjen e hollesishme (per cdo pyetje) qe me dhe.

    Lidhur me pavaresine e Kosoves ishin dy lajme qe me bene sot pershtypje, te cilat jane sjelle tek forumi i ceshtjes kombetare. Se pari, nje propozim i ministres se jashtme austriake qe Kosova te behet shtet i pavarur ne modelin e Belgjikes dhe se dyti, nje lajm lidhur me publikimin e nje edicioni te vecante per protektoratin ne Kosove, realizuar nga tre studiues me qender ne Vjene.
    Propozimi nga zonja ministre per mua ishte nje thike diplomatike ne trupin shqiptar qe e ka pare Austrine si nje mbeshtetese te pavaresise se Kosoves, jo te kushtezuar me forma si ajo e propozuara prej saj. Por nga ana tjeter, kur nje ministre del me nje propozim te tille, ceshtja eshte serioze, pra ajo qe diskutohet ne rang diplomatik mund te kuptohet se eshte vetem pavaresia (forma te ndryshme qe mund te kete shteti me i ri ne Ballkan). Kete gje mund ta lexojme dhe ne studimin qe e kam sjelle si pike te dyte ne kete postim, me autore kryesore Christine von Kohl, nje mike e njohur e shqiptareve ne arene nderkombetare (vecanerisht e shquar ne periudhen e para- dhe gjateluftes se Kosoves). Citoj nga lajmi per publikimin e ketij studimi:

    "Von Kohl megjithate u shpreh se elita serbe e ka pranuar idene e humbjes se Kosoves, qe nderkohe i eshte shnderruar ne barre. Megjithate ata presin dicka ne shkembim nga bashkesia nderkombetare."

    apo


    "„Pavaresi e kushtezuar“

    Gashi u shpreh per nje "pavaresi te kushtezuar", qe do te thote dhenie e plote e pavaresise, pasi te jene permbushur kushtet si respektimi i te drejtave te minoriteteve. Kjo do t'i jepte fund paorientueshmerise, ne te cilen e shohin veten kosovaret, dhe do t'u merrte ajrin nga velat partive ekstreme."

    Pra, te pakten nje grimce sigurie mund ta perftosh, kur lexon lajme si keta dy te mesipermit. Ceshtja eshte qe mos mbetemi me kete grimce sigurie. Dhe kjo kerkon qe krahas perpjekjeve diplomatike te jene te qarta dhe te mbeshtetura gjeresisht ne popull ato qe permbajne kercenimin per nje lufte te re ne Ballkan, nese behet gabimi i mosnjohjes se pavaresise se Kosoves. Pra ajo cka prisja une te lexoja ne pergjigjen e dhene ishte qe psh. ti vete e quan si dicka te mundshme qe te shkosh ne Kosove a ne Shqiperi (supozoj qe shkruan nga jashte Shqiperise) e te luftosh edhe vete me arme ne dore e jo vetem me fjale ne nje forum virtual? E nese ti vete do te ishe dakord me nje mendim te tille, atehere do te duhej qe dhe nje shumice derrmuese ta shihte si dicka te mundshme dhe te pranueshme dicka te tille.

    Personalisht bashkimi i Shqiperise me Kosoven me duket i mundur, por jo ne nje forme te pamenduar e me kete nenkuptoj shpalljen e ketij bashkimi nga shteti i Shqiperise dhe nga shteti i panjohur zyrtarisht i Kosoves. Bashkimi per mua kerkon qe Kosova te jete e pavarur, kerkon nje deshire dypaleshe te shprehur me referendum si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove, kerkon nje hapje seciles prej pjeseve te popullit per pjesen tjeter (e kjo hapje nenkupton pranim/barazim kulturor, politik, ekonomik, arsimor). Pra jane dy forma te ndryshme bashkimi keto qe ne po kerkojme. Mendo se sa te tjera mund te kete, majfton te shikosh per kete temen: Si vjen bashkimi kombetar?, mos flas pastaj qe eshte mire dhe realiste te dalesh ne ambient jo-virtual e te pyesesh se c'mendon gjithkush, duke nisur nga rrethi yt i miqve apo ai familjar. E mendo gjithashtu se mund te kete dhe nga ata qe e kundershtojne kategorikisht idene e bashkimit (i gjen dhe ne Kosove dhe ne Shqiperi, mos u cudit se eshte punuar zellshem 50 vjet per kete pune).
    E gjithe ketyre mendimeve me lart, shtoji pak sesi reagojne te huajt, kur lexojne se nje parti si LPK ben thirrje per bashkim. Ata klasifikojne dhe nje ze me shume ekstrem e kur te vendosin per statusin perfundimtar do arrijne ne perfundime si ky i zotit Gashi tek studimi i lartpermendur (citoj dhe njehere):

    "„Pavaresi e kushtezuar“

    Gashi u shpreh per nje "pavaresi te kushtezuar", qe do te thote dhenie e plote e pavaresise, pasi te jene permbushur kushtet si respektimi i te drejtave te minoriteteve. Kjo do t'i jepte fund paorientueshmerise, ne te cilen e shohin veten kosovaret, dhe do t'u merrte ajrin nga velat partive ekstreme."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 14-07-2004 më 13:16

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Eh, I paska mbete Partise Cetnike te krimineleve te LPK-se qe te kerkojne shpalljen e Pavaresise se Kosoves dhe ri-bashkimit te saj me Shqiperine!

    Se Dodoni eshte nje Komunist Cetnik, kete e kemi pare tash e sa kohe. Edhe ky mund te jete njeri prej atyre frikacakeve cetnike shqipfoles qe ju puth doren Bandave Cetnike te LPK-se, dhe forcave tjera cetnike te majta ne Kosove.

    LPK-ja le te uleroj kot, zeri I saj nuk do te degjohet. Kjo parti e banditeve ka me pak se 1% te elektoratit ne gjirin e saj.

    Eshte mesuar tash e sa kohe populli I Kosoves nga deklarime te ketilla te ketij grupacioni cetnik qe tash sa vite ben pa nderprere punen e Serbise ne Kosove.

    LPK-ja le ti bej nje te mire Kosoves, le te qendroj larg saj, sa me larg saj!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Disa këtu po e ngatërrojnë Kosovën me luginën e Preshevës. Kosova nuk është nën Serbi, vetëm Kosova Lindore ose Lugina e Preshevës siç quhet ndryshe është nën Serbi, prandaj duhet ti kemi parasysh këto terma.

    Kërkesa e pavarësisë përveç standartit të respektimit të të drejtave të njeriut dhe atyre standardeve tjera që i ka si kusht, kusht tjetër ka edhe aftësinë dhe mundësinë e shqiptarëve të Kosovës për të mbajtur dhe zhvilluar këtë shtet.
    Pra, ka edhe një kusht ekstra për shqiptarët e Kosovës.
    Edhe pse të gjithë e dijmë se Kosova i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të qenë shtet dhe poashtu edhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe standardet tjera kanë bërë hapa para shumë sidomos pas ngjarjeve të marsit, është shumë më e lehtë arritja e ribashkimit me Shqipërinë se sa ajo e Kosovës shtet i pavarur.
    Edhe për komunitetin ndërkombëtar kjo do të thoshte më shumë fonde, mjete e punë se në zgjidhjen tjetër ribashkimin me Shqipërinë.
    Prandaj, ribashkimi me Shqipërinë është zgjidhja më e mirë e mundshme e problemit të Kosovës, dhe duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur.
    Kurse për punën e Serbisë, vetëm duhet ti sigurojmë të drejtat kombëtare serbëve të Kosovës njëlloj me ato të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dhe tani e tutje ne të paktën t'u dëshmojmë se miqasinë shqiptare mund ta kenë kushdo prej tyre që u ofron miqasi reciproke dhe pa dredhira, në bazë edhe të afërsisë gjeografike që na karakterizon.

    Pra, shpallja e ribashkimit kombëtar të Kosovës me Shqipërinë nga ana e kuvendit të Kosovës është gjëja më e drejtë, më e duhur që ne duhet të bëjmë tani, prandaj forca kuvendit të Kosovës.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  3. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •