Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 89 prej 89
  1. #81
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    E ke gabim ASD. Nuk behet fjale per te ndertuar kishe ne oborrin e Qabes, por ne qytetin e Mekes.
    pse nuk ballafaqohesh me realitetin?

    Jo ne Meke por ne gjithe Arabine nuk lejohet ngritja e asnje kishe te vetme. Bile policia ka nderhyre edhe ne shtepia private ku kryheshin sherbesa fetare jo-muslimane duke arrestuar deri femije, dhe rrezikon denime te renda.

    Dhe mos harro se ne Arabine saudite ka me shume emigrante katolike (kryesisht filipinas) sesa ka muslimane ne Itali.
    Si t'ja veme emrin kesaj, krahasuar me lirite perendimore te muslimaneve qe edhe ne asnje vend islamik nuk i kane?

    Ashtu te duket ty. Ne Islam, Meka eshte qytet i shenjte sepse aty filloi feja Islame dhe aty emigroi Muhamedi kur e perzune nga Medina sepse fliste per nje Zot. Meka nuk eshte vetem nje qytet; Meka eshte nje qytet qe permban Qaben dhe arsyeja kryesore e qenies se saj qytet eshte qe t'i ofroje infrastrukturen dhe lehtesimet atyre miliona njerezve qe shkojne ne Qabe per vit. Meka u be qytet per hir te Qabes, Qabja nuk u be per hir te Mekes.

    Vatikani poashtu eshte qytet, bile edhe shtet eshte. Jane ne rang te barabarte sa i perket fese. Per muslimanet Meka eshte kryeqendra dhe cdo njeri kthehet andej kur lutet, per katoliket Vatikani eshte kryeqendra dhe atje ndodhet qendra e fese se tyre.

    Prandaj, nese do ta krahasosh Meken me dic, krahasoje vetem me Vatikanin. Asnje fe tjeter nuk i jep rendesi sa i jep muslimanizmi Mekes, apo katolicizmi Vatikanit. Prandaj kur thua se duhet te kete Kisha ne Meke, mendo se duhet te kete edhe Xhamia ne Vatikan. Perderisa nuk ekziston as njera, e as tjetra, as ti e as une nuk mund ta akuzojme njeri-tjetrin se nuk po respekton idete e lirite e tjereve. E se cka ben cdo shtet me popullsi shumice muslimane e me pakica te krishtera, eshte tjeter gje. Si shembull, Stambolli eshte shpi e shume Kishave dhe vete Patriarkanes. Nuk di ndonje qytet ne Europe te jete shpi e ndonje mini-Qabeje apo ndonje institucioni tjeter me rendesi sa Patriarkana e Stambollit.

    Si dhe, nqs argumenti yt eshte se Franca eshte shtet Laik dhe prandaj nuk lejon shamite e kryqat neper shkolla, atehere i bie se North America e America proper, qenkan shtete fetare se aty lejohet edhe shamia edhe kryqi edhe yermelka e cifuteve, edhe "callmja" e sikh-eve, e ckado tjeter. Ne USA une perdite shoh studente me kryqa ne qafe, shami ne koke, apo yermelka ne floke, prandaj i bie se USA na qenka shtet fetar, po kete here, qe i lejon te gjitha fete ta udheheqin shtetin.


    p.s. pajtohem me vendimin e Frances. Jo me motivet per kete vendim, po per vete vendimin po. Dhe s'di pse behet kaq shume buje per kete gje. Republika e Turqise i ka ndaluar me ligj shamite e gjerat tjera fetare ne institucione publike perfshire edhe shkollat me 1953, nje vit pasi hyri ne NATO, e askush nuk po flet per kete.

  2. #82
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli
    Republika e Turqise i ka ndaluar me ligj shamite e gjerat tjera fetare ne institucione publike perfshire edhe shkollat me 1953, nje vit pasi hyri ne NATO, e askush nuk po flet per kete.
    Shume parti ne Turqi edhe sot e kesaj dite luftojne dhe do luftojne per kete gje,nuk eshte e vertete se askush nuk thote gje.
    Partia Refah eshte njera nga partite me me ze sa i perket ketij problemi.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli
    Ashtu te duket ty. Ne Islam, Meka eshte qytet i shenjte sepse aty filloi feja Islame dhe aty emigroi Muhamedi kur e perzune nga Medina sepse fliste per nje Zot. Meka nuk eshte vetem nje qytet; Meka eshte nje qytet qe permban Qaben dhe arsyeja kryesore e qenies se saj qytet eshte qe t'i ofroje infrastrukturen dhe lehtesimet atyre miliona njerezve qe shkojne ne Qabe per vit. Meka u be qytet per hir te Qabes, Qabja nuk u be per hir te Mekes.
    ASD shko e lexo historine se nuk fillon me Muhametin. Mekka dhe Qabja kane pas ekzistue para Muhametit qofte qyteti qofte vendi i shenjte.
    Megjithate e pranoj se per shume shekuj karakteri i Qabes e Mekes lidhet me haxh-in dhe emrin e Muhametit keshtuqe kuptohet vlera e saj per muslimanet.
    Por meqenese ne periferi te Mekes dhe jo ne territorin e Qabes mund te punojne shume emigranta indiane apo filipinas dhe meqe ato besojne ne nje zot pse valle te mos kene te drejte te luten ne shtepijat e veta apo te ndertojne kishen e vet?

    Mire po e lame Meken e qaben se jane tabu. Po ne shkretetire apo ne qytetin me te humbur te Arabise pse nuk lejohet ngritja e asnje kishe apo tempulli jo-musliman?

    Edhe po sokellini per Francen?


    Vatikani poashtu eshte qytet, bile edhe shtet eshte. Jane ne rang te barabarte sa i perket fese. Per muslimanet Meka eshte kryeqendra dhe cdo njeri kthehet andej kur lutet, per katoliket Vatikani eshte kryeqendra dhe atje ndodhet qendra e fese se tyre.
    Roma ka qene historikisht qytet i shejte dhe jo Vatikani ASD. Shko e meso historine se Vatikani mori forme ne kohen e Duces, kur u nenshkrua marrveshja me shtetin italian. Pra eshte njelloj sikur le te themi te dale nje kalif dhe te nenshkruaje me mbretin e A>Saudite qe territori i Qabes eshte shtet me vete i hapur per te gjithe muslimanet.
    Vatikani nuk eshte shtet ne kuptimin e plote te fjales, aty nuk ka popullsi vtem prifterinj katolike.
    Ndersa ne Arabi ka me miliona jo-muslimane qe nuk kane asnje te drejte minimale fetare.
    A E KUPTON?

    Si shembull, Stambolli eshte shpi e shume Kishave dhe vete Patriarkanes. Nuk di ndonje qytet ne Europe te jete shpi e ndonje mini-Qabeje apo ndonje institucioni tjeter me rendesi sa Patriarkana e Stambollit.
    Ato kisha kane qene ne Stamboll para se te ekzistonin turqit e jo me sulltani. Prandaj nuk ka kuptim kjo qe thua ti. Por po te them se nga 10-ra te tilla mbas pushtimit turk mbeti vetem 1.
    Shif cu be me shen Sofine e te tjerat. Kjo eshte liria fetare nen islam.

  4. #84
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    ASD shko e lexo historine se nuk fillon me Muhametin. Mekka dhe Qabja kane pas ekzistue para Muhametit qofte qyteti qofte vendi i shenjte.
    Megjithate e pranoj se per shume shekuj karakteri i Qabes e Mekes lidhet me haxh-in dhe emrin e Muhametit keshtuqe kuptohet vlera e saj per muslimanet.
    Por meqenese ne periferi te Mekes dhe jo ne territorin e Qabes mund te punojne shume emigranta indiane apo filipinas dhe meqe ato besojne ne nje zot pse valle te mos kene te drejte te luten ne shtepijat e veta apo te ndertojne kishen e vet?
    Mos u be si ai tjetri qe perserit gjithe kohen "shko meso historine" se historia nuk fillon as me Krishtin e as me Muhametin. Prandaj te jemi te qarte ketu.

    Qabja u ndertua nga Abrahami (Ibrahimi), po ishte vetem nje vend ku ndodhej nje tempull i thjeshte qe e ndertoi Abrahami me duart e tij. NE ASNJE MENYRE nuk kishte rendesine qe ka sot Meka per muslimanet. NE ASNJE MENYRE nuk sherbente per miliona njerez qe vinin per vit per t'u falur aty. NE ASNJE MENYRE nuk ishte kaq e madhe dhe kaq qendrore per fene e Abrahamit. Prandaj ta ndajme shapin nga sheqeri.

    Ti po flet per Kisha me duket, indianet nuk i takojne kishave. Sidoqofte, une po te them se te thuash se pse nuk ka Kishe ne Meke eshte njejte si te thuash pse nuk ka xhami ne Vatikan. Eshte shume e qarte kjo. E te thuash se pse nuk ka Kishe ne Riyad (nuk e di a ka apo s'ka) eshte gje tjeter. Aty nuk jam i sigurte se a ka apo s'ka, po edhe si te mos kete, eshte gje e tyre te vendosin. Mua me vjen mire qe qyteti i Romes ka lejuar ndertimin e nje xhamie, dhe do t'me vinte keq po t'mos kishte ndonje Kishe ne Saudi Arabi (meqe Meka gjeografikisht i takon atij shteti).



    Mire po e lame Meken e qaben se jane tabu. Po ne shkretetire apo ne qytetin me te humbur te Arabise pse nuk lejohet ngritja e asnje kishe apo tempulli jo-musliman?

    Per kete mund vetem te spekulojme. Teoria ime eshte se shteti i saudi arabise mendon se duhet t'i ruaje si mos me mire dy tempujt me te rendesishem ne Islam nga ndikimet e huaja. Per kete arsye, ata e kufizojne ndikimin e huaj ne cdo cep te territorit. Mesa e di une, te mbash sherbim apo meshe neper shpija private dhe te kesh Biblen apo ndonje liber tjeter fetar qe nuk i takon Islamit, NUK eshte e ndaluar. Cfare eshte e ndaluar eshte propaganda fetare jo-islame, dhe "konvertimi" i njerezve. Mund te debatojme sa eshte e drejte apo jo kjo, po njejte si Franca, edhe S. Arabia ka vendosur rregulla, po kete rradhe jo vetem per sherbimet publike dhe njerezit qe shkojne te jetojne/punojne atje duhet ti dine keto rregulla, PAMARREPARASYSH, se a jane te drejta apo jo.


    Edhe po sokellini per Francen?
    S'po sokellin askush. Po t'me kishe lexuar me kujdes do ta kishe verejtur se e mbeshtes vendimin e Frances.



    Roma ka qene historikisht qytet i shejte dhe jo Vatikani ASD. Shko e meso historine se Vatikani mori forme ne kohen e Duces, kur u nenshkrua marrveshja me shtetin italian. Pra eshte njelloj sikur le te themi te dale nje kalif dhe te nenshkruaje me mbretin e A>Saudite qe territori i Qabes eshte shtet me vete i hapur per te gjithe muslimanet.
    Vatikani nuk eshte shtet ne kuptimin e plote te fjales, aty nuk ka popullsi vtem prifterinj katolike.
    Ndersa ne Arabi ka me miliona jo-muslimane qe nuk kane asnje te drejte minimale fetare.
    Meqe po flasim se pse TASH s'ka xhami ne Vatikan apo kishe ne Meke, eshte me rendesi se cili eshte SOT qytet i shenjte. Prandaj Vatikani ze vend suprem ne Boten katolike e jo Roma. Ashtu sic Meka ze vend suprem e jo Medina, edhepse ishte ne Medine e jo ne Meke ku faktikisht, LINDI feja Islame dhe Profeti Muhamed (a.s.).

    Historia e Romes dhe Medines eshte shume e afert; mesa e di une Krishterimi u pranua si fe zyrtare ne Perandorine Romake ne shekullin e IV ndersa Islami lindi ne shekullin e VII. Ne mes kane vetem tre shekuj, prandaj ekzistenca e tyre si dy qytete ish-primare po sot sekondare eshte ngushte e lidhur. Romen pra, krahasoje me Medinen jo me Meken.

    A E KUPTON?

    Po bre. Ti a po e kupton?


    Ato kisha kane qene ne Stamboll para se te ekzistonin turqit e jo me sulltani. Prandaj nuk ka kuptim kjo qe thua ti. Por po te them se nga 10-ra te tilla mbas pushtimit turk mbeti vetem 1.
    Shif cu be me shen Sofine e te tjerat. Kjo eshte liria fetare nen islam.

    Nuk e di se si mund te jete vetem 1, kur vete, personalisht, midis Stambolli, i kam pa se paku nja 15. Nqs do t'i numeroj. Eshte Kisha Armene ne uren 'Haliē', ne afersi te saj dmth, eshte Kisha Armene ne bulevardin 'Istiklal', ne lagjen 'Beyoglu', eshte Kisha Armene ne lagjen e njohur 'Bakirkoy', eshte vete Patriarkana, eshte Kisha katolike ne lagjen 'Bagdat Caddesi' ne anen aziatike te Stambollit, e shume e shume tjera qe s'do ti numeroj.

    Me Haghia Sofia ishte nje rast i vecante. E vetmja gje qe u be aty, ishte venia e disa mbishkrimeve Islame (jo ne mure), po ne disa objekte te rumbullaketa qe i ngjajne pareve metalike dhe qe u varen nga muret e poshte me ane te litareve te forte. Nuk u shkrua gje ne mure, nuk u prish asnje freke, nuk u hoq asnje kryq. Nuk u prish Kisha, nuk u demolua, bile aq i pelqente Sulltanin sa aty kishte 'lounge'-in e vet personal; e nuk i pelqente se kishte mbishkrimet e Kur'anit, po i pelqente struktura e saj prej Kishe. Sot sherben si Muze dhe po te ra rasti vizitoje ndonjehere e do te mesosh pak me shume per "lirine fetare" nen Islam dhe jashte saj.

  5. #85
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    FRANCE, LIDERET MYSLIMANE: VAJZAT TE RESPEKTOJNE LIGJIN

    Vetem disa dite perpara fillimit te vitit te ri shkollor lideret muslimane ne France i kane kerkuar vajzave muslimane qe te shmangim konfrontimet dhe te perpiqen te zbatojne ligjet franceze. Pas rrembimit te gazetareve franceze, fati i te cileve ende nuk dihet, si kritiket ashtu edhe mbeshtetesit e ligjit u bashkuan se bashku per te keruar lirimin e pengjeve. Militantet kerkojne shfuqizimin e ligjit pasi ne te kundert kane kercenuar te ekzekutojne pengjet. Qe pas vendosjes se ultimatumit politikanet franceze dhe lideret e organizatave te ndryshme mulsimane kane denuar ashper rrembimin e gazetareve si edhe u kane kerkuar nxenesve te perpiqen te respektojne rregullat. Nje grua muslimane e mbuluar me shami deklaroi perpara publikut francez se ceshtja e mbajtjes se shamise se kokes nga vajzat ne shkollat publike po perdoret si pretekst per akte kriminale. Franca aprovoi ligjin e debatueshem qe ndalonte perdorimin e shenjave fetare ne shkolla pas influences qe ushtronin ne kete vend aktivistet islamiste si edhe tensioneve qe ekzistonin neper shkolla mes muslimaneve dhe hebrenjve.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  6. #86
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shume qarte,myslimanet denoncojne aktet e rembimit dmth.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #87
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me fillimin e vitit tė ri shkollor, nis zbatimi i ligjit pėr ndalimin e mbajtjes sė simboleve fetare nė shkollat publike

    Nxėnėset franceze, pėr herė tė parė pa shami koke


    Shekulli

    Miliona nxėnės francezė nisėn vitin e ri shkollor pa shami koke, duke hyrė kėshtu nė fuqi ligji qė ndalon mbajtjen e simboleve fetare nė shkollat publike. Duket se francezet me besim mysliman e kanė zbatuar ligjin, pavarėsisht nga rezistenca e disa radikalėve brenda vendit, por edhe presionet e ndryshme nga bota arabe. Gjithashtu vetė francezėt kanė shpėrfillur edhe kėrcėnimin e bėrė nga pengmarrėsit e dy gazetarėve francezė nė Irak, tė cilėt kanė kėrkuar anulimin e kėtij ligji. Liderėt myslimanė nė vend qė e kanė kundėrshtuar kėtė ligj, kanė bėrė thirrje pėr qetėsi dhe u kanė kėrkuar nxėnėsve tė frekuentojnė mėsimin. Disa vajza qė normalisht kanė mbajtur shami koke, nė shkolla janė futur dje pa to. Deri tani ėshtė bėrė e ditur se asnjė vajzė nuk e ka shpėrfillur ligjin nė fjalė. “Pengmarrėsit po presin thjesht pėr njė provokim. Ndaj duhet tė jemi tė pėrgjegjshėm”, -ka thėnė dje pėr gazetėn “Le Figaro”, Mohammed Bechari, zėvendėspresident i kėshillit francez pėr besimin mysliman. Pas ultimatumit tė vendosur pėr ditėn e mėrkurė nga rebelėt, nuk ka asnjė lajm pėr fatin e dy gazetarėve tė rrėmbyer nė Irak, Christian Chesnot dhe Georges Malbrunot, tė cilėt janė zhdukur mė 19 gusht gjatė rrugės nga Bagdadi pėr nė Najaf. Qeveria franceze i refuzoi kėrkesat e rrėmbyesve pėr tė hequr ligjin e ndalimit tė simboleve fetare nė shkollat publike. Sipas njė burimi bėhet e ditur se gazetarėt e rrėmbyer janė ende gjallė. Pėrveē mbajtjes sė shamive, ky ligj ndalon edhe kapelet e hebrejve dhe kryqet kristiane. Ky ka qenė njė nga ligjet qė ka sjellė njė pėrēarje tė madhe nė Francė. Myslimanėt thonė se jo tė gjithė ata qė vėnė shami nė kokė janė fondamentalistė. Megjithatė vajzat janė detyruar tė zgjedhin midis besimit tė tyre dhe qėndrimit nė shkollė. Komuniteti mysliman nė Francė ėshtė mė i madhi nė Evropė me rreth 5 milionė besimtarė. Njė prej vajzave qė kishte hequr shaminė e kokės pėr herė tė parė, pėr tė ardhur nė shkollė tha se ndihej shumė rehat, pas shumė “keqtrajtimeve” qė kishte patur mė parė. Nė kėtė mėnyrė gjithė nxėnėsit janė veshur njėsoj me blu xhins dhe bluza sportive. Ligji u miratua nė muajin mars tė kėtij viti. Megjithatė ėshtė rritur debati nė vend pėr lirinė fetare dhe lirinė e shprehjes. Sidoqoftė bėhet e ditur se edhe nėse ndonjė vajzė e shpėrfill ligjin, nuk do tė ketė masa drastike tė dėbimeve nga shkolla.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #88
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    LE NOUVELLE OBSERVATEUR mendon se me rrėmbimin e gazetarėve francezė nė Irak treti iluzioni se Franca ėshtė imune ndaj terrorizmit islamik pėr shkak tė "politikės sė moēme, tė mirė, arabe".

    Gazeta pėrfundon se Parisi duket se tani ka zbuluar se "budallenjtė islamikė tė Perendisė" kanė vendosur tė sulmojnė mbarė Perendimin e jo vetėm vendet e pėrziera nė Irak.

    PS Teper vone per gravatat e hekurosura franceze,dhe aromat qe sjellin vec te vjella.
    Gabuan hipokritet e tipit Shirak dhe i kthyen kurrizin Amerikes ne lufte kunder terrorrizmit.
    Tani po paguajne ligjin e shamive me koka gazetaresh.
    Vone teper vone moj hipokritja e vjeteruar France.
    Devijove nga lufta dhe u puthe me trimat e hauereve qe sot po bejne kurbane kokat e pjelles tende.
    Ashtu si dhe Putin ku renkon e vajton gjithe Rusia per varret qe u mbushen me buzeqeshje feminore.
    Radha i ngelet Gjermanise te paguaj edhe ajo haracin e saj,qe ti vihet vula lojes se ndyre te Berlinit-Moske-Parise ne lufte kunder terrorrizmit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #89
    Vajze e mire
    Anėtarėsuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Andej Kendej Gjitheandej
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga diikush
    Kurse ti kusho mbaji uturakun.(lol)

    "Citim"

    Secili ka te drejte te shijoje jeten e tij.

    Nuk arrij fare ta kuptoj se c'hyn oturaku ketu, pervecse nepermjet mendjen tende shume shakatore
    o kushi po peshe te lehte te vura mo dhe ti, pse ben sikur ke keputur mish.Nejse here tjeter do mbash bidene meqe qeke pesha puples.Mendja ime shakatore eshte me e zgjuar se mendja jote komentatore.

    ORE AKOMA ME MENDJEN E KOMUNIZMIT DO ECIM NE ME MENTALITETE .SECILI NGA NJERZIT E ZGJEDH VETE MYNYREN E VETE TE JETESES MJAFTON MOS DEMTOJE DIKE.
    Gladiola_2005@hotmail.com

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Studim: Franca, aty ku jetohet mė mirė
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 17:08
  2. FRANCA vs. Portugalia (1:0)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 22:02
  3. Franca ashpėrson politikat ndaj imigracionit
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 14:07
  4. Franca, nis epoka e dytė "Zidane"
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-08-2005, 09:17
  5. Kadare: Ja ku po vuan Franca
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •