Franca paralajmėron islamikėt pėr shamitė
Franca ka ndaluar mbajtjen e simboleve tė dukshme fetare nė shkollat shtetėrore
Ministri francez i arsimit, Franēois Fillon, ka paralajmėruar grupet islamike qė tė mos i nxisin vajzat myslimane tė sfidojnė njė ligj pėr ndalimin e mbajtjes sė shamive tė kokės nė shkollat shtetėrore.
Zoti Fillon tha nė njė intervistė radiofonike se ai do tė jetė i rreptė nė zbatimin e ligjit kur nxėnėsit tė kthehen nė shkolla nė shtator.
Ai kėmbėnguli se shteti mund t'i pėrjashtojė nga shkolla nxėnėset qė mbanin mbi kokė e supe shaminė myslimane.
Javėn e kaluar, Bashkimi i Organizatave Islamike Franceze u bėri thirrje vajzave myslimane qė tė zgjedhin vetė se ēfarė duan tė veshin nė shkollė.
Organizata ofroi ndihmė ligjore dhee kėshilla private nėse ato pėrjashtoheshin.
Franca e ka ndaluar mbajtjen e simboleve tė dukshme fetare nė shkollat e saj shtetėrore nė mars.
Komentet e zotit Fillon pasojnė njė vendim tė javės sė shkuar nga Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, e cila konfimoi tė drejtėn e universiteteve turke pėr tė ndaluar mbajtjen e shamive myslimane.
Marre nga shekulli.
Krijoni Kontakt