Ne nderim dhe respekt te miqve dhe vellezerve te mi katolike!
Nga klodi

Shpejt a vone, cdo diskutim i nje aplogjisti me fondamentaliste (te cdo lloj rryme) do ti adresohet Inkuzicionit. Per jo katoliket eshte nje skandal; per katoliket nje ndjenje turpi; dhe per te dy, nje konfuzion. Eshte si nje shkop dore per ndeshje me katoliket, thjesht sepse shume prej katolikeve duken sikur jane te humbur para nje pergjigje sensibel. Ky trakt do te vendose te dhenat ne vendin e duhur.

Ka patur disa lloj inkuzicionesh. I pari u themelua me 1184 ne Francen jugore si nje kundrapergjigje per herezine kathariste. Ky njihet si inkuizicioni mesjetar, dhe mbaroi kur Katharizmi u zhduk.

I ndare qartas me kete, ka qene dhe inkuizicioni romak, qe filloi me 1452, i cili ishte edhe me aktivi.

Po ashtu te ndare kemi edhe inkuizicionin jofamemire te Spanjes, qe filloi me 1478, si nje institucion shteteror qe merrej me identifikimin e te konvertuarve (conversos) judenje dhe Mureve (myslimane), te cilet pretendonin te ishin te kthyer ne krishterim per arsye te advantazheve politike dhe shoqerore dhe ne menyre te fshehte praktikonin religjionin e tyre te meparshem. Per me me rendesi, detyra e ketij ishte te pastronte emrat e mire e te shume njerezve, te cilet ishin akuzuar gabimisht per heretike. Ka qene inkuizicioni spanjoll, qe te pakten sipas imagjinates popullore ka patur rastet me te keqija te permbushjes se ketyre detyrave.

Inkuizicionet e ndryshme u shtrine ne me te shumten e mileniumit, dhe sebashku mund te quhen "Inkuizicion".
Ky term ka mangesi ne saktesi, kur flitet ne njejes, por do te mjaftoje ne pikepamjen e pergjithshme te ceshtjes.

Burimet kryesore

Shkrimet fondamentaliste (te cdo rryme) mbi inkuizicionin mbeshteten ne librat e Henry C. Lea (1825-1909) dhe te G.G. Coulton (1858-1947). Secili prej tyre japin fakte te sakta dhe secili beri nje progres ne kerkimet baze. Keshtu nje kredibilitet i sakte as qe u mohohet atyre. problemi eshte se ata nuk i peshuan faktet mire, sepse ata mbartnin nje armiqesi te jashtezakonshme kundrejt Kishes-armiqesi qe as qe kish te bente me inkuizicionin ne vetvete.

Ceshtja e kundershtise nuk ka qene e panjohur. disa shkrimtare katolike, vecanerisht ata me pak te interesuar te germojne te verteta se sa tu benin nje kritike Kishes, kane vene ne dukje faktet e pakundershtueshme dhe jane perpjekur ta spastrojne inkuizicionin. Kjo perpjekje eshte po aq e demshme ndaj se vertetes sa edhe ekzagjerimi i pikave te keqia te inkuizicionit. Keta apologjiste qellim mire, por te keqdrejtuar jane , ne nje aspekt, pak a shume si Lea, Coulton dhe shkrimtare fondamentaliste bashkekohor. Ata friksohen ndersa te tjeret shpresojne, se faktet mbi inkuizicionin mund te provojne ilegjimitetin e Kishes Katolike.

Mos iu frikeso fakteve

Por faktet deshtojne se beri kete gje. Kisha nuk i frikesohet fare te se vertetes. Asnje tregim i marre, zell i keqdrejtuar, apo ndinje poshtersi prej katolikeve do te mund ta cbente themelin e Kishes, megjithese pranohet se keto gjera jane gure pengues per katoliket dhe jo katoliket gjithashtu.

Vijon....