-
Ne xhepa parja lumė e urat i merr lumi..
------
ku i gjejne parate Socialistet qe u a bejne qejfin kelishve te tire me celulara kamerė e me benza modern e me bileta aeropllani biznes klas e me vila ne qipro..e putanave te tyre u blejne bizhy e rraqe tek Guci e Armani..
ja nje shembull se si ja dine ata kimetnė shtetit qe e kane bere pron private..
KJ
---
E Shtune, 10 Korrik 2004
URA QE I PREU SHIRITIN ILIR ZELA RREZOI 11 VETE
Ne vitin 1998 kryetari i komunes, Shaban Qatja, edhe deputeti Ilir Zela prene shiritin e perurimit te ures. U harxhuan 65 milione leke te vjetra. Fondi eshte celur qe kur ishte kryetar Hajdar Nogu. I pari eshte zgjedhur serisht kryetar komune dhe e di mire qe per "riparimin" e saj jane dhene dhe 20 milione leke te tjera! Jane dashur 5 vjet te ndertohej ura.
Librazhd - Librazhdi me dhjetera perrenj malore dhe me Shkumbinin pergjate tij duket se eshte konsideruar vendi me ideal per t'u pasuruar. Jane dhjetera e dhjetera fshatra, ndertuar ne dy anet e perrenjve dhe lumit te Shkumbinit, qe historikisht kane patur nevoje te komunikojne me rruge tokesore sa nepermjet njeri-tjetrit aq dhe me rrugen nacionale Perrenjas - Elbasan. Sikur t'i kishe ndertuar me nje projekt te studiuar, fshatrat jane ndare gati ne menyre te barabarte ne dy anet e lumit dhe gati po keshtu ne ane te perrenjve. Me lumin ne mes apo nje perrua qe ndan nje fshat pergjysme, banoret e ketij rrethi malor, me pare se te mendojne per buken e gojes, kane menduar per ura kalimi mbi lumenj e perrenj. Pikerisht kjo nevoje jetike dhe e perditshme, ndoshta ka bere qe tenderat per ndertimin e urave ne Librazhd, te jepen pa u merakosur per varferine e arkes se shtetit. Per te ngritur ura funksionale, me afat te shpejte perfundimi apo kosto te "ulet" projektuesit vendas apo ata ne kryeqytet, kane hedhur dhjetera firma per ura varese me tela dhe derrasa, sepse pikerisht ne to, paraja derdhet lume dhe abuzimet i merr lumi. Ndoshta kjo teme shkrimi mund te mos ishte bere objekt i ketij shkrimi, po te mos ndodhte ngjarja e pardjeshme ku mbi nje ure me derrasa, fatmiresisht nuk humben jeten 11 persona nga ndihma qe iu dha nga tregtaret e Hotolishtit. Si per koincidence, pak vite me pare afro 100 metra me poshte, po ne kete vend do te humbnin jeten 7 aksioniste. Shkaku, pse ndryshken telat dhe kalben derrasat mbi to pa u pare nga asnje sy pushtetari. Me teper se per kete lajm, qe tashme dihet, radhet e ketij shkrimi le te mbeten njelloj sensibilizimi per ato firma ndertimore qe me pare se te mendojne te ndertojne ura me garanci per jeten e kalimtareve, kane epshin e fitimeve te pallogaritshme ne kurriz te jetes.
Librazhdi me 50 ura te varura
Urat e varura ne rrethin e Librazhdit jane te vjetra sa vete mosha e kesaj popullsie ne keto troje. Terreni dhe nevoja per te levizur mbi perrenj dhe lumenj, i ka detyruar keta banore te ndertojne pika kaluese sipas kohes qe kane jetuar dhe sipas mundesive teknike qe i ka ofruar vete koha. Wshte nisur, sikurse dihet per rrethe te tilla malore, nga kalimi mbi gure te medhenj ne perrenj, nga nje tra druri ku mund te kalohet rreshqanthi, per te kaluar me ura varese me litare ose kabllo hekuri sic dhe jane te sotmet. Betoni dhe hekuri bashke, kane ardhur shume vone, madje sot konsiderohen "luks" perballe kosos se larte te ndertimit dhe mundesive te pakta per te investuar ne keto vepra. Askush nuk ka nje statistike se sa ura varese me tela apo trare derrase mund te kete rrethi verilindor i Librazhdit. Kujt i ka vajtur ndermend te mbaje nje numerik te tille apo te studioje se sa duhen te tilla per t'i ardhur ne ndihme afro 100 mije banoreve te kesaj treve. Me rezerve pranohen se ne tere rrethin jane afersisht 50 mbikalime mbi perrenj e mbi lumin Shkumbin. Por ato qe mund te quhen me te vertete ura, pavaresisht se jane me kabllo te trashe hekuri, nuk e kalojne shifren 27 ku 12 prej te cilave jane njera pas tjetres gjate rrjedhes se lumit te Shkumbinit. Gati te gjitha urat ne fjale, ose jane ndertuar rishtaz ne keto 14 vjetet e fundit ose jane rikonstrukuar. Ne te dyja rastet dhe ne te gjitha qeverite qe kane nxjerre PD dhe PS, pakkush mund ta dije se jane hedhur miliona e miliona leke. Paradoksi me i madh eshte se jane dhene fonde goxha te medha edhe ne ato vende qe nuk ka patur kurre ura te tilla !
Tragjedia e se merkures
Ne Hotolisht te Librazhdit u shemb nje ure, sepse mbi te udhetonin 11 veta dhe nje mushke e ngarkuar me miell. Nuk eshte e para ngjarje. Jo me teper se nje vit me pare, mbi lumin Rrapun, teksa udheton per ne zonen e Cermenikes dhe te Lunikut, u shemb nje ure rreth ores pese te mengjesit. E ndertuar nga italianet me konstruksion hekuri, ajo nuk kishte njohur asnje riparim per rreth 70 vjet. Fatmiresisht qe ishte dita ne te aguar dhe nuk kishte shume qarkullim dhe ajo qe do te behej "kurban" ishte nje kamion i ngarkuar me gure pertej kapacitetit kalues mbi ure. 16 vjet me pare, afer Hotolishtit, do te shembej nje ure varese me tela, ku rane ne lumin Shkumbin mbi 50 aksioniste qe punonin ne ate kohe per ndertimin e hekurudhes Elbasan - Librazhd - Prrenjas. 7 te rinj humben jeten duke u mbytur ne lume, pasi ishte dhe dimer dhe njera nga vajzat aksioniste do te gjendej pas tre muaj kerkimesh ne afersi te fshatit Mirake. Ne vitin 2003, po mbi nje ure tjeter gjate Shkumbinit, do te shembej nje ure e tille ku do te binin ne lume krushqit dhe nusja me gjithe dhender. Fatmiresisht nuk do te kishte viktima. Sa e sa ngjarje te tilla, jane regjistruar ne kete aks lumor me 12 ura lavjerrese, ku edhe kur ka patur viktima, kane kaluar vetem me dhimbjen e familjeve te tyre dhe nen heshtjen e shtetit. Rasti unikal mbetet fare prane Elbasanit, ku 20 shtepi per me teper se 40 vjet, kalojne vetem mbi nje fije teli futur ne nje kosh qe rreshqet me nje rrotull hekuri e qe terhiqet me dore. Pas mediave shqiptare, ato te huaja kane dhene te tilla pamje rrenqethese duke treguar me "gisht" Shqiperine. E merkura e kesaj jave, per fat nuk u shnderrua ne tragjedi, packa se ajo ishte ne te vertete e tille. 11 persona u krodhen ne lume, sepse ura me tela e derrasa u nda me dysh. Fare prane tregut me qender ne komunen e Hotolishit, 15 kilometra ne verilindje te Librazhdit, do te shembej ura. Ka qene ora kur tregut te Hotolishtit nisin t'i largohen shitesit dhe bleresit. 11 veta, mes tyre nje mushke, nuk arriten te kalonin pertej lumit ne fshatin Dardhe. Dikush ia vuri fajin mushkes, pse u shemb ura. Ata qe e ndertuan ua vene fajin njerezve qe hipen mbi te. Ne vitin 1998 kryetari i komunes, Shaban Qatja, edhe deputeti Ilir Zela prene shiritin e perurimit te ures. U harxhuan 65 milione leke te vjetra. Fondi eshte celur qe kur ishte kryetar Hajdar Nogu. I pari eshtezgjedhur serisht kryetar komune dhe e di mire qe per "riparimin" e saj jane dhene dhe 20 milione leke te tjera! Jane dashur 5 vjet te ndertohej ura. Ajo eshte ndertuar nga SHA - RRUGA ne Tirane dhe leket kane kaluar nepermjet ndermarrjes se rrugeve Librazhd. Nuk dihet nese kryekomunaret, Nogu - Qatja - Nogu kane marre ndonje "kafe", por mesohet se asnjeri prej tyre nuk ka firmosur per te marre ne dorezim kete "veper". Arsyeja, sipas kreut te komunes sot "ajo eshte ndertuar jashte parametrave teknike dhe nuk jep shume siguri per kalimin e kembesoreve". Si per ironi, komuna e Hotolishtit ka premtuar qe t'i jape te zotit te mushkes nje samar te ri per kete kafshe te urte dhe leket e 1 kv miell qe e mori Shkumbini. Nese duhej shperblyer, i pari ishte dhe mbetej qytetari Aqif Rrukulli, qe mundi te shpetoje tre femijet qe llapaciteshin me barkun plot uje ne valet e lumit. Nuk dihen te tjeret tregtare qe shpetuan personat e tjere si dhe nje nene shtazene e qe ndodhet edhe sot ne maternitetin e Librazhdit. Ura ne fjale e kishte heren e trete qe prishej. Sa per pergjegjesine, eshte fare e thjeshte ; "pronaret" qe e ndertuan jane reale e jetike sikurse letrat e shkruara apo te modifikuara mund te gjenden ende neper zyra, ne mos jane falsifikuar. Me kete ndoshta duhet te merren organet kompetente te kryeqytetit, pasi ato ne Librazhd pohojne se nuk eshte kompetence e tyre, pasi fondet kane ardhur nga Tirana dhe nuk i ka administruar pushteti lokal ne Hotolisht. Nderkohe, jo shume poshte ures qe u shemb nga "mushka" ka vite qe nuk ngre krye nje ure tjeter. Vetem dy kembe i jane ndertuar asaj me rrenjet ne lumin Shkumbin. Gjer tani ka ngrene 420 milione leke te vjetra po nga SHA - Rruga ne Tirane. Ndoshta kjo e fundit, me fondet qe i derdh dhe i ha po vete, ka ndermend te "haje" jeten e qindrave banoreve te fshatrave te dy aneve te lumit Shkumbin ne Librazhd dhe pergjegjesi nuk mban askush?!
------------
ja dhe nje mnyree tjeter vjedhjeje..
--GSH
------
KRYEFINANCIERI TREGON BILANCIN
PS s'paguan sigurimet shoqėrore
Nė vitin 2003, 200 milionė lekė pėr arkėn e socialistėve
--------------------------------------------------------------------------------
Denion Ndrenika
Socialistėt kanė planifikuar rreth 162,4 milionė lekė si tė nevojshėm pėr tė pėrmbushur nevojat e tyre pėr vitin 2004. Megjithatė, ata pohojnė se shumat financiare qė ka partia nė arkė janė tė pamjaftueshme pėr detyrimet, shpenzimet e tjera, rrogat, sigurimet dhe fushatat zgjedhore...
LAJMI
Kryefinancieri socialist Shpėtim Kaēi, tha dje se partia pėrllogarit tė ardhurat e saj nga tri burimet kryesore, qė mbėshteten nė buxhetin e shtetit, nė kuotat e anėtarėve dhe nė dhurimet qė jepen nga anėtarėsia dhe simpatizantėt. "Burimet kryesore tė tė ardhurave tė partive mbėshtetet nga legjislacioni nė fuqi -tha Kaēi pėr "Gazetėn"; nga buxheti i shtetit ku fondet llogariten nė raport me pjesėmarrjen dhe pėrqindjen e fituar nė zgjedhjet paraardhėse parlamentare; nga burimet e brendshme tė partisė; nga ndihma dhe dhurime tė ndryshme tė anėtarėve dhe simpatizantėve". Sipas tij, arka e partisė "shėndoshet" mė shumė kur ka vite zgjedhorė, sepse anėtarėt dhe simpatizantėt dhurojnė mė shumė, ndėrsa nė vitet e tjera, vėshtirėsitė financiare janė mė tė mėdha.
Si bėhet ndarja e buxhetit
Nė vitin 2002, buxheti faktik i PS-sė nė zėrin e buxhetit tė shtetit, ka qenė 51 milionė e 790 mijė lekė, nga burimet e brendshme 28 milionė e 375 mijė, ku pėrfshihen shumat e dhėna nga buxheti i shtetit, dhurimet, qeratė e objekteve nė pronėsi tė partisė dhe gjithsej shifra arrinte nė 80 milionė e 167 mijė lekė. Pėr programimin e vitit 2003, PS kishte menduar 72 milionė e 646 mijė lekė nė zėrin e buxhetit tė shtetit, nga burimet e brendshme 126 milionė e 651 mijė lekė dhe gjithsej 199 milionė e 297 mijė lekė. Pėr vitin 2003, sipas kėsaj ndarjeje fondet kanė qenė pėrkatėsisht 72 milionė e 167 mijė lekė; 30 milionė e 192 mijė dhe gjithsej 102 milionė e 359 mijė lekė. Kaēi ka shpjeguar se nevojat janė pėrherė nė rritje dhe nė tėrėsi ėshtė e vėshtirė tė pėrmbushėsh detyrimet. Ai ka pohuar se financat e partisė "kalojnė" nė kryerjen e bilancit, miratimin nė kryesi duke argumentuar tė ardhurat nga buxheti i shtetit, burimet e brendshme dhe dhurimet.
Zgjedhjet, mė shumė para nė arkė
Pėr zgjedhjet, Kaēi thotė se caktohet njė fond i veēantė, ku ndihmojnė shumė dhurimet e biznesmenėve. PS e pėrllogarit ndarjen e fondeve nė funksion tė tė ardhurave, pasi mė parė nga buxheti i shtetit kanė qenė pėrftime qė bazohen nė pėrqindjen e fituar pėr drejtimin e bashkive apo komunave nė pushtetin vendor dhe tė pėrqindjes nė zgjedhjet paraardhėse nė rastet e zgjedhjeve tė pėrgjithėshme. "Me tė ardhurat nga buxheti i shtetit ne nuk mund tė pėrballojmė tė gjitha nevojat qė kemi, rrogat, shpenzimet e tjera operative, sigurimet shoqėrore dhe kur miratojmė bilancin, bėjmė llogaritjet edhe nga tė ardhurat prej kuotave, tė cilat janė kompetencė e KD-ve tė degėve. Mbi bazėn e madhėsisė sė rretheve kemi edhe numrin e punonjėsve nė organikėn e aparteve drejtues tė rretheve dhe mbi kėtė bazė bėjmė shpėrndarjen e fondeve; nga buxheti i shtetit atė qė kemi gjithmonė duke ruajtur kėto raporte. Megjithatė pėrsėri nuk i pėrballojmė dot tė gjitha shpenzimet pėrfshi rrogat e tė tjerat. Ka edhe mangėsi nga viti i kaluar qė nuk janė likujduar, sigurimet shoqėrore kryesisht, pasi rrogat i kanė marrė qė tė gjithė. Ky ėshtė mekanizmi", -ka shpjeguar Kaēi. Shifrat pėrballohen kryesisht nga biznesmenėt socialistė. Afėrsisht pėr njė ditė tė marrė me qera, salla e Pallatit tė Kongreseve shkon deri nė 5 mijė Euro, ndėrkohė qė kandidatėt qoftė pėr zgjedhjet vendore apo pėr tė pėrgjithshme, shtypin posterat e tyre, nė varėsi tė "xhepit", pra tė mundėsisė financiare. Pėrgjithėsisht ata i pėrballojnė vetė posterat, me kosto 30-40 lekė dhe copė tė botuara nga 300 deri nė 5000.
KQZ vendos pėr partitė e vogla qė duhet tė kthejnė paratė
Nė ndarjen e buxhetit tė shtetit pėrpara zgjedhjeve gjithmonė ka pasur paqartėsi. Fondi qė KQZ-ja nė bazė tė porporcionalisht shpėrndan pėr partitė politike ka qenė problematik. Kėtė vit, KQZ nxorri njė listė partish tė vogla, tė cilat nuk do tė pėrfitojnė nga buxheti i vitit tė ardhshėm, nėse nuk do tė derdhin nė arkėn e buxhetit tė shtetit paratė qė kanė marrė nė zgjedhjet e kaluara. Kjo sepse kėto parti tė vogla nuk e kaluan pragun e 2.5 pėrqindėshit, tė fiksuar nė Kodin Zgjedhor pėr njė parti, pėr tė qenė parti parlamentare. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka ngritur kėtė shqetėsim prej kohėsh, nuk ėshtė bėrė i mundur kthimi i parave nė arkėn e buxhetit tė shtetit. Pretendimi i partive tė vogla shkon deri aty ku thuhet se kėto para janė harxhuar pėr fushatėn elektorale. Por KQZ ka vendosur qė kėto parti, tė mos financohen nga buxheti i ardhshėm nė rast se nuk do tė kenė derdhur mė parė paratė nė buxhet.
--------
o po beni qef..
-----------
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-07-2004 mė 02:49
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt