Grosh me mish.
0.5 kg mish i preferencave personale, qe mund te jete mish vici,qingji,derri, ose mund te jete edhe pasterma gje qe i jep edhe me shume shije gjelles.
4 kuti konserve me groshe te zier,por pa salce domatesh brenda.
Niset me mishin e prere ne copa te vogla sa gjysma e gishit. Hidhet ne tenxhere e me pak dhjam te shkrire e ne flake te ulet nis kaverdisa . Pasi mishi te ket marre pak ngjyre hidhet qepa e grire holle,1 kokerr, e nja 4-5 thelpe hudhrash te prera holle ose nje luge caji me pure hudhre e kaverdisen per disa minuta perseri. Me pas i hidhet dy luge gjelle me salce domatesh e pas disa minutash kur shikon se salca po ndryshon ngjyre i shtohet nje gjysem gote me uje e vazhdon kaverdisja derisa salca ka krijuar nje fare mase rreth e qark copave te mishit. Shtohet kripe e piper sipas deshires. Mbasi mishi eshte gati trecerek i skuqur e ziere njekohesisht nga ky proces kaverdisjeje me salcen,hudhrat e qepet i shtohen groshet e i hidhet uje per ti lene te zine per rreth 15 min. Ne pjate gjelles mund ti shtosh edhe pak vaj ulliri.
Krijoni Kontakt