Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 51
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079
    Qellimi i permbushjes se ekzistences se njeriut nis nga akti i ngjizjes dhe kalon ne ate te zhvillimit permes te cilit tenton te behet vlere e plote
    Per kete alternative duhet te pershtatet nje force emozionale e subjektit (shpirtit) drejtuar objektit (trupit) qe ai te behet
    Kjo force eshte aktive dhe vepron mbi objektin per te lene projeksionin e vet emocional
    Trupi (objekti) duhet te pergjigjet ne te njejten menyre si rrezultat i nevojes qe ka
    Kjo varet nga lenda e objektit (trupit) ,procesi nuk quhet e kryer kur pasivja (objekti) nuk i pergjigjet aktives (shpirtit) forces se tij emozionale teresisht (kur kjo ndodh per nje kohe te gjate atehere nuk kemi specie per shkak te pa-aftesise se saj)
    Kete rrethane nuk e drejton ndonje mister ,por ne vete dhe ne kete rast trupi (objekti) i nenes sone i cili nuk e permbush kete aftesi ose ndodh qe te jete shkak i nje veprimi me te zgjatur ne kohe te te njejtit objekt
    Do ta shpjegojme me poshte:
    Subjektit per te realizuar kete fakt nuk I nevojitet ndonje kohe pasi ai realizohet ne cast per shkak te natyres se tij substanciale superiore ,(qe nga vjen nga madhesia e makrouniversit)
    Ketu mund te deduktojme :
    Cdo ardhje e ketij niveli vertikal vepron ne cast per shkak te super-aktivitetit qe percon kete force ,ndersa proceset horizontale arrijne zhvillimin nepermjet nje periudhe kohe te caktuar
    Pra ; themeli i ketij objekti qe do te prese emetimin e subjektit duhet te plotesoje disa parakushte :

    -se pari te jete ekzistente
    -se dyti te kete aftesine vepruese (levizese)
    -se treti te zhvillohet (aftesi rritese)

    Gjate ketij studimi do te merremi me ato specie qe arrijne dhe behen per te mesuar se c’ndodh me vone me subjektin tone dhe deri ne cilen shkalle ai vepron i pavarur me ane te forces emozionale superdinamike
    Duhet te njihemi me ate qe eshte lidhja e drejtperdrejte me subjektin (shpirtin) tone duke u nisur qe nga akti i ngjizjes e gjer ne plotesimin e species si objekt (trup) i kompletuar ne baze te lendes qe disponon vete
    Cilesite e lendes jane po aq percaktuese ne aktin e berjes se njeriut pasi ne te kundert subjekti do te kthente ne njerez edhe gjera te tjera ose cdo gje
    Por kjo s’ndodh per shkak te pa-aftesise se ketyre gjerave te tjera ose te objekteve te tjera per tu lidhur me te (subjektin) ne procesin merr-jep
    Pasi ka perfunduar kjo periudhe rritjeje,subjekti (shpirti) e kreu detyren,funksionin,dhe ne vazhdim merr detyren e dyte: ate te rritjes duke qene gjithmone ne pritje per permbushjen e kerkesave qe vijne nga specia ne baze te detyrimit te lindur nga subjekti (shpirti) i cili ndjek vazhdimesine e krijimit ( cilesi e natyres se tij) pa e dhunuar objektin.
    Se : specie trashegon natyren e krijimit (shpirtit) dhe merr pjese ne kete krijim sipas se drejtes se lindur te saj
    Po ashtu ne te njejten menyre subjekti nuk e permbush plotesisht qellimin e krijimit neqoftese s’do te realizoje lidhjen e species me makrouniversin ; lidhje qe eshte po aq reale dhe per karakterin e brendshem te species
    Per kete ajo ruan bashkelidhjen e saj me universin
    Ne te kundert neqoftese sopirti nuk do te vepronte ; do te kishim ekzistence ,por te nje vlere te ulet dhe jo vlere te larte njeri
    Njekohesisht shpirti eshte shkak i njekohshem i realizimit te ndjeshmerise ,perceptimit,mendimit,arsyetimit,kodifikimit,me tej modifikimit deri ne ngritje vertikale gje qe percakton thelbin e te qenit njeri, si dhe pajisjen me mendim te paster ,origjinal (funksion te larte)
    Keshtu njeriu mund te quhet qendra e lidhjes midis dy boteve ,eshte ai qe merr dhe pastaj jep interferenca valore nga te dyja botet ,jetet,dhe eshte ne te dyja njekohesisht
    Objekti lidhet me gjerat ,ndersa shpirti me karakterin thelbesor te botes tjeter
    Ne te njejten menyre njeriu eshte nje mikrokozmos i futur ne makrokozmos ose permban gjithshka nga e tija (makrokozmosit)
    Kujtojme se shpirti e ngjizi dhe rriti specien duke lene natyren e vet ne te ,pas ketij momenti te dyte (rritjes) shpirti qendron si gjendje ne potence p.sh. ne moshe te adoleshences dhe vepron perseri me emetimin e vet menjehere sapo lind kerkesa e trupit (psiqik dhe fizik) per kete,neqoftese shfaqet ky rraport atehere ndodh ngritja vertikale e mendimit nepermjet shpirtit i cili e merr ,e ngre ,dhe i jep natyren e vet
    Ketu fillon perkryerja e plotesimi
    Kur njeriu eshte i prirur nga e verteta,duhet te kuptoje se sa me i shendetshem trupi aq me shume energji per zhvillimin tone,me shume elemente jetesore te shendetshem
    Sa me i pademtuar trupi psiqik aq me te rregullta e harmonike funksionet jep-merr me trupin fizik
    Dhe kur rraportet perputhen ,kemi perputhjen e formes se jashtme(objektit) me karakterin e brendshem (subjektit) pra ekuiliber ose balance te plote
    Ketu dhe vetem ketu shpirti ka mare kerkesen tone (te species) dhe perhapet ne menyre te plote

    E KESHTU PRA QOFSHI,E NE MOS QOFSHI TENTONI PER TU BERE

    Nga libri : njeriu perballe qenjes

  2. #42
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Me vjen keq per njeriun, me dhimbset se jam edhe vet njeri!

    Diku ne nje teme tjeter anetaret ishin mbledhur duke thene fjale te bukura dhe kuptimdhenese per nje anetare qe na u largua nga jeta.... dukeshin sikur po u mundonin te thonin se vdekja nuk eshte fundi.

    Me te vertet: a munden te gjitha fjalet njerezore te pershkruajne apo te ulin sadopak tragjedine domethenese te vdekjes? A mundet njeriu te konceptoj tragjedine qe permban vdekja?

    Keshtu edhe puna e jetes nuk ka asnje kuptim, sado skizofreni tragjike e dale nga erresirat me te pakuptueshme qofte!

    Ishim te vdekur dhe pa ja kerkuar kujt u beme te gjalle! Dhe pasi per pak kohe qe ishim te gjalle ne filluam ta duam jeten atehere megjithe mundimin tone qe te mbetemi te gjalle na i morren jeten perseri dhe na kthyen ne vdekjen e pafundte!

    Ate pak jete qe e jetuam e kaluam nje te treten ne gjum, nje te katren ne pune (na vodhen rinine me brengosje dhe skllaverim!) dhe pjesen tjeter me lloj-lloj gjerash. Rinine e kaluam me brengosje dhe skllaverim dhe vetem pleqerine do mundeshim te thonim se e shijuam ose e jetuam me shume, por cfare dreqin ti shijosh/jetosh pleqerise?

    Megjithate njeriu vazhdon te me rrengjethi... Megjithese i kalon 45 oret ne jave (kur eshte i ri) neper fabrika apo nen cmendurine e nje qenjeje tjeter njerezore -qe poashtu me rrengjeth me kotesine ku eshte mbytur- ai nuk e humb buzeqeshjen, shpresen dhe dashurine. Nen trupin e tij te lodhur dhe nen strofullen e trurit te stermunduar ekziston nje deshire per jete! Nen procesin vetvrases apo tjetervrases njeriu gjen nje rrugedalje diku ne mendesine e tij!

    Kete iluzion dikush e quajti kuptim i jetes, dikush tjeter e beri filozofi, dikush tjeter e ktheu ne fe etj. etj. etj. Por si perfundim askush nuk kishte mundesine ta kthej iluzionin ne veper!

    Disa te tjere flasin per veprimtari qe njeriu len nga pas megjithese edhe grimca me e vogel e jona do kthehet me ndihmen e insekteve ne lende anorganike! Ne te njejten kohe qe disa insekte te tjera marrin anorganiken dhe e kthejne ne organike!

    Disa te tjere flasin per drejtesie megjithese padrejtesia triumfon! Padrejtesi eshte vet vdekja jone!

    Pyetja qe do me vrasi per keto pak vjet qe do jetoj: mundet gjithcka te jet rastesi, mundet jeta te jet rastesi?

    Eshte pyetja me e lodhshme per njeriun, eshte pyetja qe nuk gjen pergjigje... pergjigjen e rrembeu vdekja!

    Vet nuk jam i sigurte per asgje tjeter vecse se isha i vdekur, dhe sa here flej nje pjese e imja vdes (keshtu per gati 1/3 e jetes time)! Dhe per sa kohe qe isha i vdekur nuk gjeta asnje pergjigje, (pse vdekja e dyte te fshehi pergjigjet?)!

    Jeta nuk ka asnje kuptim, jeta eshte pjese e vdekjes!

    Thjesht njeriu mundohet ti japi njefare kuptimi sepse pervec jetes nuk ka asgje tjeter!


    Ngushellimi im i vetem jane njerezit, ngase nuk do jem i vetem ne vdekje! Fati jone i perbashket do duhej te na bente qe te perballojme vdekjen/dhimbjen tone bashke... por ce do qe pak njerez kuptojne!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Postime
    10
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Tek ujevara e Melankolise ne mali i Trishtimit
    Diku aty do gjendeshin te gjithe NJERZIT gjate kohes qe lexonin mendimet e tua ne kete postim.


    Ne tekstet e kengeve te grupit ENIGMA permbahen shume kuptime. Po ti degjosh me kujdes, te gjitha nxjerrin ne nje perfundim.

  4. #44
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694

    ...............

    Ne jemi ne kete bote per nje arsye. Te gjithe ne, duke filluar nga ngjallesat me primitive deri ne ato me komplekse si njeriu. Te gjithe ne kemi nga nje qellim pse jemi ketu ku jemi, cdo verpim shoqerohet me nje kunderveprim, dhe nderkohe ne si qenie njerezore jemi te vetme "ngjallesa" te cilet mund te mendojne per keto kunderverpime perpara veprimeve. Ne drejtojme "rrugen" e se ardhmes me mendimet, qellimet, synimet tona dhe ne menyre te vecante nga "veprimet konkrete" qe kryejme. Cdo moment, eshte nje moment i humbur ne fluksin e perjetshem te kohes, duke lene mbrapa vetem gjurme-kujtime-. Eshte shume e vertete qe te gjithe ne kemi te drjeten per te zgjedhur te ardhemn apo "jeten" tone. Por gjithnje harrojme se gjithe "jeta" jone qendron mbi bazamentin e krijuar gjate gjithe historise se njerezitm , shekuj me pare. Cdo njeri ka peshen e tija, edhe pse verpimet e te cilit mund te mos kene lene "domethenie " ne histori, perseri cdo levizje, vendim, dhenie mendimi e tyre ka "tundur, levizur" sado dhe pak fortesine dhe qendrueshmerine e asaj qe ne quajme "historia e jetes".Pikerisht kjo "histori e se kaluares" eshte ajo qe ne quajme " shpirti i njeriut", dhe rendesia e te ciles varet gjithnje nga personi qe e merr parasysh.
    Nuk mund te japesh nej perkufizm kuptimit te jetes, sepse cdo gje eshte relative dhe si e tille, qe te arrish te pergjigjesh duhet te marresh parasysh rrethanat ne te cilat eshte bere kjo pyetje:
    a-Duhet te kuptosh nqs e ben kete pyetje sepse Je i depresionuar dhe jo shume i lumtur.
    b-Ne vazhdim me (a), e ben kete pyetje pasi ndohesh i pavlere.
    c-E ben kete pyetje per te treguar "fuqi inteligjence" ndaj te tjereve.
    d-Te lind kjo pyetje pasi nje fatkeqesi i ka ndodhur dikujt, dhe ti mendon pse "gjerat e keqija"(pasi ne te vertete ne nuk e dime nqs Vdekja eshte "e keqe" ne raport me Jetes), ju ndodhin njerezve te mire.
    e-Ndoshta, pasi shikon kaq shume dhune, urrejtje ne bote dhe secili duket sikur eshte vetem nje hap larg "te qenurit te cmendur"(gjende e cila na duket ne anormale, ndrerkohe qe qe aktualisht vete nuk e dime cdo te thote te jesh i tille. Te observosh dhe te ndjesh jane dy gjera krejtesisht te kunderta).

    Nqs do zberthenim komponentet e "kuptimit te jetes" do te kishim:
    Kuptim i Kuptim-it: Eshte nje proces mendor qe tranportohet(te shumten e rasteve) nepermjet gjuheve dhe veprimeve.
    Kuptimi i Jete-s: gjendja e nje organizmi qe karakterizohet nga funksione te cilat e bejne te dallohet nga nje trup i vdekur.
    "Kuptimi i jetes": Transportimi i proceseve mendore , nepermjet te folurit apo veprimeve aktuale, ne nje individ qe ka funskione jetesore te plota.

    Eshte shume me e thjeshte , se sa ju mendoni.

    P.S
    Vetem te vdekurit "jetojne" per te ditur vertet "kuptimin e jetes"

  5. #45
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Vdekja eshte ajo qe i jep jetes kuptim.

  6. #46
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Per mua jetes njeriut kuptim i jep njohja e vetvetes.Jemi ne(vetja,uni yne) qe i japim kuptim jetes,qe e jetojme.Kush jemi ne?Nga vijme?Pse kemi ardhur?Ku shkojme?.Kur te zberthehen keto pyetje te mbetura mistere atehere jeta merr kuptim.

    Ka dhe nje nenkuptim qe nuk eshte i mistershem.Po te veshtrosh gjithe shkallet e shoqerise do veme re qe te gjithe pak a shume sherbejne dhe kontribojne per te miren ose per te keqen e shoqerise.Te jetosh,automatikisht do te thote te sherbesh per dicka.Te kontribosh per te mire ne shume menyra i jep kuptim jetes
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #47
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Flamurtari2
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    22
    Njohja e Zotit atributet e Tij

    Ne jemi krijes e Zotit dhe tek Ai do te kethemi neglizhenca qe behet nga njerezit ne mos njohjen e Zotit te tyre eshte mendje lehtesia me e madhe

  8. #48
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    O flamurtar

    Si mundesh me e njoht Zotin nese nuk njeh vetveten?
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #49
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar më parë nga Flamurtari2
    Njohja e Zotit atributet e Tij

    Ne jemi krijes e Zotit dhe tek Ai do te kethemi neglizhenca qe behet nga njerezit ne mos njohjen e Zotit te tyre eshte mendje lehtesia me e madhe
    Po me trego se ku e ke takuar?
    Veç mos thuaj se ke lexuar ne ndonje liber.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #50
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    hajde hajde, neve njerezve "te civilizuar" na u dashkan tere keto shkaravina. E di si thote kjo komshija ime?
    Kur e pyes c'thote jeta, me pergjigjet:
    "Ah jeta, eshte kaq e mire, kaq e mire sa s'ka me ku te veje, vecse mban njecike ere m'ut."
    Po kur ja ka gjetur kuptimne kjo! Zere budalla po deshe.
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Viktor Frankl: Ku qendron kuptimi i jetes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 17:35
  2. Katekizmi i Krishterë Orthodhoks
    Nga Eni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  3. Kuptimi i përemrit “Ne” siç është i përdorur në Kur’an?
    Nga ЯinoR në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2005, 13:40
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •