Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Per te lene dicka pas ....

  2. #32
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Evelyn
    Per te lene dicka pas ....
    Ne fakt, eshte shume e veshtire qe te ikesh pa lene diçka pas : ose pozitive ose negative (per pasuri e kam fjalen). Nuk kam degjuar te thuhet qe filani iku jek e jek...

    Kurse une them qe kuptimi i jetes eshte tek mosmarrja vesh e tij...

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga gurl
    Jeta merr cfaredo kuptimi qe i jep vete ti.
    Jam dakord.

    Jeta nuk ka asnje kuptim. Eshte pikerisht njeriu qe i jep kuptim jetes. Dhe kjo vlen si per ata qe kane perqafuar ndonje lloj besimi monoteist e Hyjnor (si Islami, Krishterimi etj.) ose ndonje sistem njerezor (si Budizmi), ashtu edhe per ata qe nuk besojne ne diçka, sepse ne te dyja rastet eshte njeriu qe zgjedh. Ne njerin gjithçka e merr te gatshme, ndersa ne tjetrin punon vete, por, sidoqofte ne te dyja ka zgjedhje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Peace & Love
    Anëtarësuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    38
    Imagjinoni nje mize te vogel kenete qe lind ne oren 5 te nje mengjesi vere dhe ngordh po ate dite ne oren 8 te pasdites.... si mund ta dije ajo kuptimin e faktit NATE??
    Po ne si mund ta kuptojme fjalen JETE? Per mendimin tim jeta eshte shume e shkurter per te kuptuar gjithcka...!
    Nobody Can Be Exactly Like Me
    Sometimes Even I Have Trouble Doing It !!

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Njeriu i shkrete eshte i detyruar te terheq gjithe jeten kete peshe te rende qe quhet jete qe per mua eshte nje lufte ndermjet Zotit dhe djallit. Ne fillim Zoti e krijoi njeriun dhe i dha gjithe funksionet per te jetuar por pastaj djalli i fryjti ketij mekanizmi te persosur dhe i trazoi qenien e tij duke i futur urrejtjen ,cmiren,xhelozin dhe me e keqja etjen per pushtet dhe para.
    Ne mengjez njeriu ngrihet me forca dhe me mendime te mira i frymezuar dhe nga ngrotesia diellore qe Zoti i dergon cdo mengjez, por sa perplaste me realitetin e jetes(te trazuar nga forcat djallore) kupton qe te tjere djaller mund ta han po nuk i hengri i pari dhe keshtu cdo dite cdo minute eshte nje lufte e pashprese ndermjet ndjenjave hyjnore dhe djallezore lufte qe per fatin tone te keq duhet ta perballoj mekanizmi i mjere qe quhet njeri. Pra, te mjeret ne jemi te detyruar te durojme sic duroj mali me bore. me pak humor kjo eshte filozofia e jetes.
    Dhe me e keqja kurr je emigrant dhe kurr shteti jot nuk pyet per ty dhe per interesat e tua dhe per cdo dite duhet te perballesh me nje realitet qe nuk eshte ne favorin tend,por e keqja nuk ka fund dhe ekzistenca merr ngjyra me te errta kurr ke dhe emrin shqiptar dhe duhet te perballesh me realitetin e dokumentacionit dhe aty te mjerit shqiptar i lind nje pyetje te rroj apo mos te rroj?
    Te rroj thote shqiptari me forcen e karakterit, por mekanizmi i rregullimit te dokumentave eshte aq mizor sa pervec vuajtjeve pafund dhe problemeve pa mbarim asgje nuk fiton.
    Ka dhe disa qe dorezohen dhe bihen ne pesimizem dhe forca dhe ndjenja e tokes e therret dhe ky per realitetin tone te hidhur eshte dhe fundi i tyre.
    Sot takova nje person qe ishte kthyer nga realiteti i shqiperis ,atdheut tone te mjer dhe pas 8 vjet emigrim kishte bere udhetimin e pare dhe qendroi vetem 17 dite por jo vetem qe kishte mbetur i zhgenjyer por dhe ishte tronditur dhe me fliste per ate realitet dhe mu ankua se te tjeret e kishin quajtur jo atdhetar dhe te them te drejten po une e keshillova qe te heshte dhe te mos fliste me per ate realitet qe te gjithe e dime packa se nuk duam dhe nuk na vjen mire ta pranojme qe po ta krahasojme me boten qe na rrethon nuk ka paragon.
    Para nje jave lexova nje lajm qe shteti shqiptar po merr te gjitha masat per te ndaluar korupsionin e shtetit dhe te them te drejten nje buzeqeshje ironike ma pushtoi fytyren dhe ne trurin tim pa dashje lindi nje pyetje: Per ke korupsion po flitet ,per ke shtet? Si mund te akuzosh shtetin shqiptar per korupsion kurr ky shtet nuk funksionon fare ,kurr te gjitha monoklaturat jane inekzistente dhe pa asnje lloj funksioni.
    Deshironi te beni nje aktivitet artistik ne shqiperi,do te habiteni dhe vete kurr t`ju propozojne oren 10 -11 te mengjezit sepse ne kete ore pjesmarrja e njerezve eshte me e madhe dhe ti pyet ma ne kete ore njerzit jane ne pune si mundet? Por te qeshurat e atyre qe degjojne kete fjale te nxjerrin nga sikleti dhe ti pak nga pak ambjentohesh dhe ndoshta je i kenaqur qe pjesmarrja ishte perfete packa se ne realitet flasim po per oren e kulmit te punes dhe ky ishte vetem nje aktivitet . Por te perballesh cdo dite me realitetin nuk eshte vetem e veshtir por gati e pamundur. Kurr zgjohesh nje mengjez dhe lexon presidenti i shqiperis po lufton transportin e njerezve dhe te droges dhe shikon dhe fotografin se bashku me Silvion e italis qe dakort qe italin e ka kthyer ne prone te tij,por me duket se etja e tij per pasuri do te shtrihet dhe drejte te mjeres dhe te varferes shqiperi.Po zoti Silvio ti luftojme gomonet dhe trafikantet dhe faleminderit per ndihmat por ka disa probleme me te shpejta shqiperia e shkret qe kerkojne zgjidhje imediate qe ti zoteri nuk deshiron ti shikosh se rruget e italis i ke te pastra dhe plerat nuk i ke tek dera e shtepise. Do ti keshilloja zotit Luska te provoj njehere te marr nje makin dhe te udhetoj nga shkodra ne tirane dhe do ta shikoj qe do te therras te rindertohen urrgjentisht rruget se ai eshte problemi me i madh i vendit .
    Duke ju falenderuar per paciencen dhe njehere me lindi pyetja te duroj kete barre te rende qe quhet jete apo....dhe vendosa te vuaj akoma....
    Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Te gjithe ne pajtohemi me vdekjen , por ajo qe ne nuk pajtohemi eshte jeta .
    Dhe jeta megjithe vuajtjet, problemet e sfidat qe sjell, ajo eshte e embel. Jeta ka jo vetem dite te mira por dhe te keqija . Meqe ne , njerzit jemi emociale, kemi ndjenja, shpesh nga deshtimet, pesimet apo kur humbim te dashurit tane ofshajme, ngrejm zerin edhe kunder vete jetes. Dhe ne keto çaste te veshtira te jetes, shume prej nesh pyesim...

    A ka jeta kuptim?! Pse me eshte shkaktuar mua kjo dhembje?! Dhe shkojme shpesh me mendimet tona duke thene po „c`fare Zoti eshte ai qe na torturon me vite per t`na sprovuar“?!

    Nese jeta ne pergjithesi ka kuptim, atehere duhet te kete kuptim edhe vuajtja.

    Vuatja eshte pjese e jetes sikurse edhe fati dhe vdekja dhe se pa vuajtje dhe vdekje jeta nuk do te mund te ishte e teresishme . Menyra se si njeriu e pranon fatin e tij dhe te gjitha vuajtjet qe ai fat i kerkon i jep mundesi te mjaftueshme .. edhe nen rrethanat me te veshtira.. te shtoj nje kuptim te thelle ne jeten e tij. ... Dhe se forca e brendshme e nje njeriu mund ta ngrise ate dhe mbi fatin e jashtem.



    Dhe mendoj se shume prej nesh i kemi shtruar vetes te pakten njehere pyetjen, se ku qendron kuptimi i jetes, a ka jeta kuptim?

    Ju ftoj te diskutojm ne kete teme .

    Alba

    alba

    po i pergjigjem temes tende me dy pjese nga libri NJERIU PERBALLE QENJES

    Esenca e nje vlere qe e ben te njejte ate me rrjedhen e saj,eshte vetia e burimit per nga rrjedh ,dhe kur perputhet ka domethenje –jane e njejta natyre.
    Ky fakt e ben te qendrueshme ekzistencen e perbashket te natyrave te tyre dhe e shtyn ne harmonine e madhe drejt perkryerjes se saj
    Specia gezohet tek e perkryera ,ku densiteti emocional perkon me vetine e qenjes dhe ekuilibrin e ngritur maksimalisht ne piken me te larte ,qe eshte harmonia universale
    Harmonia me e madhe sjell gezim me te madh dhe vatra e ketij emocoinaliteti i ngre perjetimet vertikalisht
    Atje integrohen ne ate te madhin universal (zotin) ku lidhet pjesa me te teren dhe qendrimi ne kohe varet nga forca qe shkaktoi kete densitet emocional
    Nese emozioni eshte pozitiv(miresi) ai ngarkohet me natyren e tij ,zgjatet e mira
    E kunderta emozioni negativ(ligesia,dhimbja,trishtimi) zvogelohet per shkak te ne ngritje qe mbizoteron,qe eshte me potente ne force dhe cilesisht e perkryer,ndaj e denatyron gjendjen tjeter, duke e tjetersuar ate,i jep nga vetja e vet
    E mira eshte levizja me e madhe ,pasi vjen nga burimi i saj qe eshte e madherishmja ,origjina e levizjes se mire
    E mira eshte absolute,ndaj cliron vetveten pafundesisht si levizje e pakufizuar
    Dhe speciet shkojne drejt absolutes per shkak te deshires se tyre e cila mundesohet nga elementet e perbashket te natyrave te tyre qe interferone e bashkeveprojne sipas aftesive dhe mundesive qe disponojne
    Per kete shkak bashkeveprimi zgjatet pa levizur ne menyre verticale ku perjetohet nje nivel tjeter ,perthithet nga perjetesia dhe koha atje nuk ekziston sepse ka mbetur tek trupi fizik ose menyra horizontale
    Kjo vlere e arritur ka reagente te tjere dhe ska zhvidhim se eshte gjendje e plote dhe vetem brenda vetes se vet ndjehet shume mire,identifikohet me hapesiren dhe behet njesh me te ,kategori e saj
    Aty dhe vetem aty ndihet kuptimi i jetes tone ,pasi mendimi eshte i plotesuar ,kompletuar
    S’eshte pjese eshte e tera….
    Ai s’eshte me i paplote ,s’ndjen nevojen per tu plotesuar ,nuk rend drejt askujt,sepse eshte vete plotesia ,ai/ajo mendon dhe vepron njeheresh brenda vetes se vet

    -po njeriu si mund te jete sa me shume ne kete gjendje??(plotesie,vlere)
    -e qarte per cdo njeri qe ka intelekt
    -njeriu ruan funksionin e vet-aktivitetin-per shkak te ekzistences se tij qe ruan gjithenatyren e vet,trupi te jete dhe psiqika te ushqehet me natyren e vet dijen universale deri ne maksime vertikalisht,ajo sjell paqen e brendshme dhe ruan universalen
    shpirti eshte universal dhe komunikon me veten e vet qe eshte vete universi
    ky synim (veti) qe eshte njekohesisht dhe menyre ekzistence,aktualizon perjetesine e qenjes
    nje fakt tjeter me i madh ,ai i ekzistences se dijes tek njeriu, e ben ate me kualitativ nga lloji , e pikerisht ky(mendimi) perben thelbin e ekzistences se tij
    menyra e te menduarit me te larte ben te mundur triumfin mbi disekuilibrin qe eshte vesi, i cili trasmetohet nga keqperdorimi i intelektit te tij apo para tij
    ne kete menyre,nepermjet perpjekjes qe eshte aktivitet i qenjes ,ajo perjeton njohjen dhe duke e zmadhuar ate ne vete e bejme tonen
    ne castin qe eshte bere plotesisht e jona kemi ngadhenjyer mbi destruktiven ,jemi me te ngjashem me natyren tone,sesa me ate qe gjetem ose qe e bejme vete te tille
    kjo menyre ben te mundur njesimin me te miren ,universalen ,dhe sa me shume te tentojme atehere kalojme ne nivelin absolut ,ate qe thame me siper
    njohja universale ,e verteta ,behet natyra jone e brendshme dhe densiteti emocional eshte kuptimi yne ,plotesia ose vlera .
    personalitetet e mendimit te larte jane me afer kuptimit ,por lenda e ekzistences se tyre s’bie dakort sepse eshte nivel tjeter dhe per kete arsye ata largohen nga kjo jete

    Cdo element i pare ne vetvete eshte dicka ; por ai nuk permbush asgje te plote po ta krahasonim me te verteten e cila eshte kompletimi
    Pra te mos ndjeje mangesi ,kerkese ose nevoje per ekzistencen e saj
    Ne kete gjithesi ne ndeshim plot te tilla here te vetme ,here te kombinuara ,por pasi ato nuk jane te sistemuara deri ne plotesi mbeten vetem objekte me pozicion dhe synim si krijesa te nivelit te ulet(jo te plota)
    Per me teper jane ekzistenca qe tentojne nepermjet levizjes jep-merr per tu bere pjesemarrese ne nje levizje te re; p.sh. bimet,kafshet,shpendet
    Kjo pjesemarrje e re eshte arsyeja e ekzistences se ketyre pjesezave ku sejcila eshte me vete por edhe ka vetine qe brenda kesaj ekzistence te bashkohet me materje nga e llojit te saj dhe te lidhet me gjithesine(universin)
    Tashme mund te arrijme ne perfundim se nepermjet ketyre levizjeve e lidhjeve ato marrin nje vlere,por kjo nuk eshte e qarte dhe e dukshme sepse eshte e pa plote(pjesez), jo e tere si dhe prejardhja e saj eshte forme e jashme(objekt) ku nuk eshte perfshire gjithshka (e tera) ndaj s’krijohet nderlidhja e organizimi i objektit me subjektin (ekzistences dhe shpirtit)
    Pra ketu kemi vetem objekte ,qe jane forme e jashtme pa karakter te brendshem qe do te mundesonte plotesine e ekzistences ose nivelin e perkatesise se plote
    Mungon ekzistenca e disa elementeve qe marrin pjese ne perberjen e makrokozmosit dhe kjo mungese ndan lidhjen e objektit me subjektin (ekzistences me shpirtin)
    Te gjitha keto karaktere ekzistencash kane vetem mundesine e ekzistences nepermjet dhenjes dhe marrjes dhe pas ketij cikli (kohe) nderpritet kjo ekzistence duke pritur kalimin ne nje tjeter gje qe realizohet duke hyre ne levizjen tjeter (gjendjen tjeter) sipas ketij segmenti qe detyron cvendosjen dhe pjese –merr perjetesisht ne drejtezen e aftesive dhe mundesive te saj universale
    Keshtu shpjeguam per keto kategori (ekzistence) se vetem ekzistojne,por skane qellim
    Ne na duhet te lidhemi me gjithesine e cila eshte nje objekt ku shfaqet ajo,specia jone qe folem me lart
    Eshte forma e dukshme dhe karakteri i brendshem i saj (shpirti) qe behet vazhdimi i kesaj lidhje e cila kthehet ne veprim ;jep dhe merr dhe na shkakton nxitjen qe prodhohet nga emetimi i cilesise se paster te mesuar tashme
    Kjo nxitje nepermjet veprimit te saj jep dhe merr ,pret ne gadishmeri te hyje ne levizje dhe si rrezultat : bashkelidhet me gjithshka (universin) ne saje te aftesive qe zoteron si funksion i qenjes me te larte
    Aq me teper ajo permban brenda species se vet parapergatitjen per tu lidhur me makrokozmosin ne menyre te dyfishte; me objektet e ekzistences nepermjet formes se saj objekt dhe me subjektet nepermjet subjektit te vet qe lidhet me te njejten natyre
    Keshtu qe ajo (specia) ndjen objektivisht te gjitha gjerat me formen e vet dhe kupton emetimin e karakterit te vet dhe te tjereve nepermjet subjektit te vet
    Ne menyre te ngjashme lidhet me te gjitha format dhe karakteret e brendshme te universit
    Keshtu eshte bashkimi harmonik i species me te gjitha gjerat
    Nga gjithe kjo qe eshte shpjeguar deri tani ,kujtojme se gjithesia eshte nje forme dhe karakter i brendshem sikunder edhe ne vete qe lidhemi me njeheresh
    Dhe qe kjo ekzistence te mare vleren me te larte duhet te percaktohet nga lidhja e formes me karakterin e brendshem te species te bashkelidhur me harmonine universale
    Kjo vlere eshte origjinale dhe behet nxitje e vetvetishme e njeriut tek i cili eshte shfaqur perputhja objekt-subjekt dhe qe perqendrohet ne menyre te persosur ne qellimin e ekzistences se vet duke hyre ne kete harmoni me dashje dhe me deshiren e vet

    VETEM KJO MENYRE EKZISTENCE KA TE DREJTEN TE QUHET VLERE E LARTE (SUPERIORE)


    CIAO A TUTTI

  7. #37
    i shplodhur
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Para ndonje muaji pashe nje film polak te viteve 80' "DEKALOG-u" shume shume interesant. Kishte 10 pjese ne lidhje me 10 komandamenet e bibles. nejse,
    e para ishte per nje baba dhe te birin , i ati nuk besonte ne Zot, dhe teoria e tij ishte :
    "Ne jetojme qe te sjellim ne bote te tjere dhe ta bejme kete bote sa me te mire per ata qe vijne"
    por femija , 7-8 vjec nuk e pranonte, nen ndikimin e halles besonte tek Zoti. Nje dite dimri, duke bere ski mbi nje liqen te vogel cuni mbytet, cahet akulli. I ati kishte bere llogarite nje nate me pare , me besimin e patundur tek shkenca dhe arritjet njerezore, dhe e kishte siguruar te birin qe akulli ne liqen do mbante nje peshe 3 here sa e tija. Tronditja e tij ishte shume e madhe , nuk mund ta pranonte dot, teoria e tij po deshtonte. Ndersa e motra si besimtare qe ishte megjithe pikellimn e madh e pranoi, gjithcka ndodh ashtu sic e di Zoti.U zgjata pak, po ishte shume domethenes filmi.

    ka vetem nje kuptim jeta jone dhe eshte shume i thjeshte: na eshte dhuruar prej Zotit, dhe ne fund te saj do shihet kush diti te Falenderoje e kush u tregua harbut.

    pershendetje !

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    Loja kozmike e supremit dhe kuptimi i jetes njerzore

    Ne kete univers ka vetem nje entitet te vetem,ne aparence jemi shume ,por ne esence jemi vetem nje ,njeshi manifestohet ne shume,(e unum pluribus) edhe pse krijimi i ketij universi eshte i shumezuar ,substanca e tij eshte nje dhe vetem nje

    Perse ky krijim nga njeshi tek shumesi???

    Pergjigja eshte e njohur vetem tek krijuesi ,zoti suprem
    Filozofet kerkojne ti pergjigjen kesaj pyetje ,por deshtojne,deri ku mundet te arrije nje tru mokroskopik me fibrat e tij nervore te vogla?edhe nese perdor gjithe fuqite e veta mentale nuk mund tja dali mbane
    Menyra ne te cilen pergjigjet devoti kesaj pyetje eshte e ndryshme ;ai hyn ne mendjen e supremit unifikohet me ATE dhe mendja e tij mbushet me konoshence dhe behet zoterues te disa sekreteve te supremit ZOT
    Devotet thone se zoti eshte SUPREM ,kendojne lavdine dhe madheshtine e tij dhe perhapin gjithe aksionet e TIJ ,ja perse zoti thote : „devotet e mi jane me te medhenj se une“

    Njerzit e zakonshem thone: o suprem jemi te lodhur nga loja jote kozmike(liila) e per cfare duhet??? Jemi te gjithe duke u munduar, dhe ti e quan loja jote

    ndersa Devoti ne te kundert e mbron zotin keshtu: supremi im ishte komplet vetem perpara krijimit ,supremi ishte i paqete perpara krijimit,nuk mundej te dashuronte dhe te zemerohej me asnje ,keshtu qe krijimi ishte nje domosdoshmeri ,AI ka krijuar gjithe keto forma nepermjet shumezimit te vetvetes se tij ,kur supremi ishte vetem kishte fuqine te shikonte ,por nuk kishte asgje qe te shihte,tani qe i ka dhene jete ketij krijimi shikon gjithshka qe ai mendon,nese ne qe jemi manifestimi i tij ndjehemi pak te paqete brenda ne krijimin e tij,jemi te bekuar sepse po e shpetojme supremin tone nga paqetesia e nje ekstremi vetmie te thelle

    kjo eshte menyra ne te cilen nje devot e shikon sekretin e krijimitemi te gjithe pjese e kesaj qenje supreme,AI po loz me vetveten nepermjet gjithe formave tona te krijuara: kjo eshte nje loje hyjnore;AI po loz kukafshehti me vetveten
    kerkojeni ne unin tuaj me te thelle dhe aty do te gjeni mbretin e mbreterve,emri i ketij sfrorcimi gjate praktikes tuaj spirterore quhet(sadhana)
    nese nuk e kerkoni brenda jush mos valle deshironi ta kerkoni ndoshta jashte jush???
    Po ku do shkoni kur dihet qe AI eshte kudo ne cdo vend dhe rreth e qark te ketij universi
    Nuk mund te ikni nga AI,sepse eshte brenda dhe jashte ,ne unin tuaj,dhe ne te gjithe kete univers te madh,vetem AI eshte ENTITET i vetem qe pershkon dhe dominon te gjitha format
    Duke menduar vetem per ATE(supremin) clirohesh nga te gjitha tipet e skllaverise,si frika,injoranca,ankthi,etj, dhe kush eshte i lire nga skllaveria behet ai vete suprem ,duke e njohur(zotin) behesh vete AI ,kjo eshte menyra(meditimi) qe te behesh si Ai ,duke u bere ky entitet i vetem,duke pershkruar(trashendentuar) te gjitha format

    TE BESH PRAKTIKE SHPIRTERORE PER TU BERE NJESH ME KETE ENTITET TE VETEM ,ESHTE NJE E DREJTE E LINDUR E SEJCILIT QE ASKUSH NUK MUND TJA JU MOHOJE ,LARGOJINI TE GJITHA PENGESAT NE ECJEN TUAJ QE JU CON TE BEHENI NJE ME ATE,MOS KINI NDROJTJE NGA ASNJE,ZOTI ESHTE ME JU,DO JU UDHEHEQI PERPARA DHE FITORJA DO TE JETE E JUAJA

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    Loja kozmike e supremit dhe kuptimi i jetes njerzore

    Ne kete univers ka vetem nje entitet te vetem,ne aparence jemi shume ,por ne esence jemi vetem nje ,njeshi manifestohet ne shume,(e unum pluribus) edhe pse krijimi i ketij universi eshte i shumezuar ,substanca e tij eshte nje dhe vetem nje

    Perse ky krijim nga njeshi tek shumesi???

    Pergjigja eshte e njohur vetem tek krijuesi ,zoti suprem
    Filozofet kerkojne ti pergjigjen kesaj pyetje ,por deshtojne,deri ku mundet te arrije nje tru mokroskopik me fibrat e tij nervore te vogla?edhe nese perdor gjithe fuqite e veta mentale nuk mund tja dali mbane
    Menyra ne te cilen pergjigjet devoti kesaj pyetje eshte e ndryshme ;ai hyn ne mendjen e supremit unifikohet me ATE dhe mendja e tij mbushet me konoshence dhe behet zoterues te disa sekreteve te supremit ZOT
    Devotet thone se zoti eshte SUPREM ,kendojne lavdine dhe madheshtine e tij dhe perhapin gjithe aksionet e TIJ ,ja perse zoti thote : „devotet e mi jane me te medhenj se une“

    Njerzit e zakonshem thone: o suprem jemi te lodhur nga loja jote kozmike(liila) e per cfare duhet??? Jemi te gjithe duke u munduar, dhe ti e quan loja jote

    ndersa Devoti ne te kundert e mbron zotin keshtu: supremi im ishte komplet vetem perpara krijimit ,supremi ishte i paqete perpara krijimit,nuk mundej te dashuronte dhe te zemerohej me asnje ,keshtu qe krijimi ishte nje domosdoshmeri ,AI ka krijuar gjithe keto forma nepermjet shumezimit te vetvetes se tij ,kur supremi ishte vetem kishte fuqine te shikonte ,por nuk kishte asgje qe te shihte,tani qe i ka dhene jete ketij krijimi shikon gjithshka qe ai mendon,nese ne qe jemi manifestimi i tij ndjehemi pak te paqete brenda ne krijimin e tij,jemi te bekuar sepse po e shpetojme supremin tone nga paqetesia e nje ekstremi vetmie te thelle

    kjo eshte menyra ne te cilen nje devot e shikon sekretin e krijimit jemi te gjithe pjese e kesaj qenje supreme,AI po loz me vetveten nepermjet gjithe formave tona te krijuara: kjo eshte nje loje hyjnore;AI po loz kukafshehti me vetveten
    kerkojeni ne unin tuaj me te thelle dhe aty do te gjeni mbretin e mbreterve,emri i ketij sfrorcimi gjate praktikes tuaj spirterore quhet(sadhana)
    nese nuk e kerkoni brenda jush mos valle deshironi ta kerkoni ndoshta jashte jush???
    Po ku do shkoni kur dihet qe AI eshte kudo ne cdo vend dhe rreth e qark te ketij universi
    Nuk mund te ikni nga AI,sepse eshte brenda dhe jashte ,ne unin tuaj,dhe ne te gjithe kete univers te madh,vetem AI eshte ENTITET i vetem qe pershkon dhe dominon te gjitha format
    Duke menduar vetem per ATE(supremin) clirohesh nga te gjitha tipet e skllaverise,si frika,injoranca,ankthi,etj, dhe kush eshte i lire nga skllaveria behet ai vete suprem ,duke e njohur(zotin) behesh vete AI ,kjo eshte menyra(meditimi) qe te behesh si Ai ,duke u bere ky entitet i vetem,duke pershkruar(trashendentuar) te gjitha format

    TE BESH PRAKTIKE SHPIRTERORE PER TU BERE NJESH ME KETE ENTITET TE VETEM ,ESHTE NJE E DREJTE E LINDUR E SEJCILIT QE ASKUSH NUK MUND TJA JU MOHOJE ,LARGOJINI TE GJITHA PENGESAT NE ECJEN TUAJ QE JU CON TE BEHENI NJE ME ATE,MOS KINI NDROJTJE NGA ASNJE,ZOTI ESHTE ME JU,DO JU UDHEHEQI PERPARA DHE FITORJA DO TE JETE E JUAJA

  10. #40
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Don Kishoti dhe Sanço Pança, pas aq e aq peripecish, ishin me ne fund te lumtur qe kishin gjetur kuptimin e jetes.
    Per Don Kishotin, nje luftim gjigand, e tere bota kunder tij, nje deshmi dashurie e zjarrte ndaj Dulqinese se dashur, kalin gerdalle, mburojat ne pikun e veres dhe shpaten e ngritur kunder mullinjve te eres qe silleshin ngadale ngadale ne ate dite pranvere te bukur...
    Per Sanço Pançen, gjetja me ne fund e udherrefyesit te tij shpirteror, te cilit ai do t'i rrinte besnik gjithe jeten, hipur mbi gomarin e tij legjendar, kapelen e kashtes mbi koke, dhe jeta rridhte ditet e saj ne nje hare te plote...

    Ok, ok, ja qellimin e Don Kishotit dhe te Sanço Pançes e morem vesh, po qellimi i te dyve se bashku, kush eshte ? Nje dyshe duhet te kete detyrimisht nje qellim, perndryshe ç'kuptim ka qe ata t'i ngrysin ditet bashke ?!
    Mister. Mjegull ku nuk shihet asgje. Mos kane humbur qe te dy ne qellimet e njeri-tjetrit ? Jo, jo, nuk jane aq te ngushte ata. Njeri fisnik, e tjetri sherbetor, nuk behet kjo. Atehere si ? Pse rrine bashke ato ?
    Ah... ndoshta mbytja ne nje pike uje. Ndoshta verbimi nga drita e forte e jetes. Endrrat syhapur (sepse ato symbyllur jane kaq te mirepritura) zevendesojne realitetin duke besuar fortesisht ne to.

    Ok, e ç'te keqe ka ketu ? Ja gjithkush ka nje qellim, e pse te mos kene edhe keta te dy nje qellim per veten e tyre dhe pseudo-qellim per te tjeret ? Eshte e drejta e tyre. Nuk ua mohon kush.

    Servantes kishte pare larg : kuptimi qe ne i japim jetes eshte krejt tjeter nga kuptimi qe jeta na ofron neve. Paaftesi kapjeje. Padituri fatkeqe. Femije te perjetshem.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Viktor Frankl: Ku qendron kuptimi i jetes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 17:35
  2. Katekizmi i Krishterë Orthodhoks
    Nga Eni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  3. Kuptimi i përemrit “Ne” siç është i përdorur në Kur’an?
    Nga ЯinoR në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2005, 13:40
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •