Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 51
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078
    EMIL CIORAN


    Mbi mangësinë e të qënit i lindur


    Ora tre e mëngjesit. E perceptoj këtë sekondë, pastaj një tjetër, bëj bilancin e secilës minutë.

    Pse vallë? - Sepse jam lindur.

    Nga një lloj i veçantë i vigjëlimit rrjedh vënia në akuzë e lindjes.


    "Që kur jam në botë" - ky që kur më duket i mbushur me një kuptim kaq të frikshëm saqë bëhet i padurueshëm.


    Nuk duhet të mbrehemi në një vepër, duhet vetëm të themi diçka që mund të pëshpëritet në veshin e një pijaneci apo të një të sëmuri për vdekje.


    Kur i refuzon vetes lirizmin, nxirja e një letre shndërrohet në një sprovë: përse të shkruash kur do të thuash pikërisht atë që kishe për të thënë.


    Është e pamundur të ndjesh se ka qenë një kohë kur nuk ekzistoje. Që këtu rrjedh afëria ndaj personazhit që ke qenë para se të lindeshe.


    Nuk është i përulur ai që urren veten.


    Nuk duhet të shkruajmë libra përveçse për të thënë në to gjëra të cilat nuk do të kishim guxuar t’ia besonim askujt.


    Nuk ia vlen mundimi të vrasësh veten, se gjithsesi është tepër vonë.


    Çfarë zhgënjimi që dijetari për të cilin kam më tepër nevojë, Epikuri, ka shkruar më tepër se treqind traktate. Dhe çfarë lehtësimi që të gjitha kanë humbur.


    - Çfarë bën nga mëngjesi gjer në darkë?

    - Duroj veten.


    Po të mund ta shihnim veten me sytë e të tjerëve, do të ishim zhdukur në vend.


    I vetmi rrëfim i çiltër është ai që e bëjmë tërthorazi - duke folur për të tjerët.


    Të fundit të cilëve ua falim pabesitë ndaj nesh janë ata që i kemi zhgënjyer.


    Që t’i çarmatosim ziliqarët, do të duhet të dalim në udhë me paterica. Vetëm shfaqja e shkatërrimit tonë i humanizon sadopak miqtë dhe armiqtë tanë.


    Me të drejtë besojmë se njëheresh me fundin e çdo epoke marrim pjesë në zhdukjen e gjurmëve të mbrame të Parajsës tokësore.


    Meqë njeriu është një kafshë llafazane, ecila nga fjalët e tij ka vlerën e një simptome.


    Sa më shumë përparon njeriu, aq më pak do të ketë në çfarë të konvertohet.


    Kandinski thotë se e verdha është ngjyra e jetës.. Kupto, pra, pse kjo ngjyrë i dëmton sytë aq shumë.


    Sikur ta njihnin fëmijët që nuk desha t’i kem lumturinë që më kanë borxh!


    Ai që ngadhnjen, pavarësisht nga lëmi, ka diçka prej sharlatani.


    Fetë, sikurse edhe ideologjitë që u kanë trashëguar veset, përmblidhen në ca kryqëzata kundër humorit.


    Ai që i mbijeton vetvetes humbet... biografinë. Në thelb, nuk mund të quhen të përmbushur përveçse fatet e dërrmuar.


    Mërzia, kjo sëmundje që pandehet rrënuese, na bën të shquajmë megjithatë humnerën nga ku lind nevoja për t’u lutur.


    Bëmat nuk janë të mundura përveçse në epokat kur ironia ndaj vetes ende s’ka filluar të sundojë.


    Pse vallë, pasi ke bërë një mirësi, të vjen të ndjekësh një flamur, cilindoqoftë?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Ana78
    Anëtarësuar
    28-12-2004
    Postime
    71
    Jeta ka kuptim mendoj une..kur deri ne nje fare menyre te ka ecur..
    Atehere cdo njeri nga i eshte shume mirenjohes asaj..Ne qofte se te ndodhin fatkeqesira pastaj..fillon e ti humbe vlerat dhe ngjyrat e saj..
    Megjithate un personalisht kam mendimin per ti dhene Kuptim Jetes duhet te keqsh nje Qellim..
    Te kesh nje Qellim,duhet te jesh Optimist ne realizimin e ketij qellimi..
    Qe te jesh Optimist duhet te kesh besim tek vetvetja..
    Te kesh besim tek vetvetja duhet te jesh i palekundur..
    Te jesh i palekundur duhet te bazohesh me kembe forte ne Toke..
    Te bazohesh forte ne Toke...do te thote mos fluturosh ne Ajer..
    Po fluturove ne Ajer...iku Jeta..iku gjithcka..Qellimi,Besimi,Optimizmi..dhe si perfundim Lekundesh.
    Pra Jetoje Jeten me Bazament te forte ne Toke,Familje,Shoqeri...!!!

    P.s E BONA ICIK LOMSH MUABETIN..po keshtu ishte dhe pyetja..
    Duhet me u ngateru icik, ne lemshin e pergjigjeve...
    Nuk eshte turp te lindesh injorant,
    te vdesesh i tille s´durohet...(Remark)

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    Ku qendron kuptimi i jetes ...

    Ku qendron kuptimi i jetes ...

    "Brutus..edhe ti?.."

    Pse kam lindur une , ku qendron kuptimi i jetes time , pse , qysh , cfare ..

    Pse nuk e morra une vendin si dekan .
    Pse nuk me morri mua ai ne pune , por ate tjetrin

    Pse ajo me la , si mundi ajo , une jam i vetmi qe e dua

    Nese nje peme bie ne pyll , por askush nuk e degjon zhurmen , a ka ekzistuar ajo ndonjehere ?

    Ah pse qysh tek.
    Kur une kthej kurrizin , vazhdon te ekzistosh ti , apo qe te gjithe jeni fryt i imagjinates time , dhe une jam thjesht nje esence ne hapesire , e gjithe kjo nje iluzion ....


    Kuptimi i jetes tende eshte ai qe ti i jep asaj. Ai qe te kane mesuar ti japesh . Ai qe arrin ti japesh
    nese ti kishe lindur per tu bere "Cesar por u bere "Chiusura ".....


    Ah me duket se sot kam shume kohe

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    A ka jeta kuptim?
    Shume më teper nga cka deshtojne, ne menyre te vullnetshme, te kuptojne disa!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anëtarësuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    si mund te flasesh ti per jeten kur nuk ke hyre akoma ne te!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. #26
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088

    Ku qendron kuptimi i jetes?

    ... në aftesine e njeriut per t'i dhene kuptim.

  7. #27
    Kuptimi i jetes qendron vetem tek vazhdimesia...

    Vuajtja dhe gezimi ne me te shumten e rasteve jane thjesht ceshtje perceptimi.
    Jemi qenie te komplikuara. Ne fakt, ne me te shumten e kohes vete-komplikohemi.

  8. #28
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kuptimi i jetes qendron ne faktin se sa jemi te afte ta menaxhojme. Jeta eshte shkolle e madhe per njeriun dhe kjo shkolle ka filozofite e veta. Deshtimet, humbjet ne jete jane eksperienca qe na mesojne te mos dorezohemi. Duaje te vetmen gje qe te dhurohet vec nje here: Jeten!!!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078

    kuptimi i jetes

    JETA-VDEKJA –RILINDJA(RECARNACIONI)

    Cfare ndodh kur nje njeri vdes?
    A ka ndonje gje mbas vdekjes ?
    A ka jete te meparshme para ekzistences tone ne kete trup?

    Keto jane pyetje qe ne menyre te pashmangshme ja bejme vetes kur fillojme te perpiqemi te kuptojme dicka per vendin tone ne univers
    Filosofia joga i pergjigjet ketyre pyetjeve sistematikisht
    me qellim qe te kuptojme pergjigjen e ketyre pyetjeve eshte e nevojshme te kuptojme mire ligjin e veprimit dhe te kunder-veprimit
    ne boten materjale ekziston nje ligj i mirenjohur qe thote ; per cdo veprim ka nje kunder veprim te barabarte dhe me drejtim te kundert
    edhe ne sferen mendore psiqike zbatohet nje ligj i tille ,sa here qe kryhet nje veprim i mire ose i keq ,ka nje deformim te ektoplazmes pjese e mendjes (CITTA)cdo here qe ne pra kryejme nje veprim mendja jone deformohet dhe kur ne marim kunder-veprimin ajo kthehet ne gjendjen fillestare ne ndjejme kenaqesi ose dhimbje ne varesi te veprimit tone fillestar ,shpesh procesi i veprimit dhe kunder-veprimit vepron ne menyre te tille ,ka nje veprim dhe menjehere pas kesaj personi provon kunder-veprimin ,ne qoftese nuk ka ndryshim ne kohe ,vend dhe person ,kunder-veprimi do jete i barabarte me veprimin fillestar
    deformimi i mendjes qe mbetet i fjetur per nje fare kohe ne filozofine joga quhet SAMSKARA,keto aksion-reaksione perfaqesojne kunder-veprimet e mundshme ,prandaj ato qe quhen aksidente ,krime,vetvrasje ,etj,jane thjesht reagime te veprimeve (jeteve)te meparshme ,shpesh duken si pa shkak ,por kjo ndodh sepse eshte harruar veprimi fillestar

    kunder-veprimi do te jete me i forte se veprimi fillestar ne qoftese ka kaluar kohe ne mes te dyve(aksion-reaksionit)dhe nese ka ndryshim ne vend dhe person ,njesoj si me parate ne banke qe shtohen me kalimin e kohes
    ligji i aksion-reaksionit njihet ndryshe edhe si ligji universal i KARMA-s ndersa reagimet e mundshme quhen SAMSKARA ose deformime te mendjes

    duke u kthyer te pyetja fillestare per jeten ,vdekjen,dhe ringjalljen (recarnacionin) tani jemi ne nje pozocion te volitshem per te kuptuar se cfare ndodh ne castin e vdekjes ,ne baze te ligjit te veprimit dhe te kunder-veprimit ne duhet te perjetojme pasojat e cdo veprimi ,dhe cdo dite ne provojme kenaqesite dhe dhimbjet deri ne castin kur mbresat e ndryshme te mendjes “te piqen,ose te ezaurohen”shpalosen ,
    ne qoftese nje njeri vdes ne ate cast kur tere momentet kunder-vepruese(samskarat)jane shterur dhe veprime-e-kunder-veprime te reja nuk jane krijuar ,atehere mendja do jete ne gjendje te purifikuar dhe do te zhytej ne VETEDIJEN-SUPREME-KOZMIKE ,kjo gjendje e shkrirjes se perjetshme eshte e njohur ne joga si MOKSHA ose ne budizem njihet si NIRVANA
    megjithate ne realitet eshte e veshtire ti zhdukesh te gjitha aksion-reaksionet(samskarat) dhe te mos krijosh te tjera,sepse sa here qe ne bejme nje veprim me mendimin “une po bej kete veprim” nje mbrese mbetet ne mendje ,keshtu ne shume raste kur nje person vdes ,ai ose ajo kane akoma shume kunder-veprime te mundshme qe duhen perjetuar ose konsumuar ,
    cfare do ndodhte ne nje rast te tille ?
    kunder-veprimet duhet te perjetohen ,por nuk kemi nje trup fizik ,keshtu qe nevojitet nje trup tjeter dhe mendja duhet te rilinde perseri
    ne menyre qe te kuptojme procesin e rilindjes (recarnacionit) fillimisht duhet te kuptojme se cfare eshte jeta ,sipas filozofise joga jeta eshte nje paralelizem midis mendjes dhe trupit
    njesoj si ne fiziken moderne joget kane thene se i tere universi eshte ne vibrim dhe se keto vibracione kane gjatesi te ndryshme vale ,ka nje gjatesi te caktuar vale per trupin ,dhe nje gjatesi te caktuar vale per mendjen ,kur keto gjatesi valesh perputhen dhe jane paralele atehere kemi jeten ,megjithate ne qoftese dicka i ndodh trupit ,si p.sh. nje aksident ose nje semundje ,etj, gjatesia e vales se trupit mund te ndryshoje dhe ky paralelizem (trup-mendje)humbet ne nje rast te tille kemi ate qe quhet ARSYEJA FIZIKE E VDEKJES

    por ndodh qe trupi mund te jete duke funksionuar mire ,por ne qoftese kemi nje shok te rende te mendjes ,vala mendore mund te ndryshoje dhe perseri paralelizmi(mendje-trup) humbet dhe nje gje e tille eshte e njohur si SHKAKU PSIQIK I VDEKJES per shembull kur nje person vdes nga nje frike shume e madhe

    nje shembull tjeter eshte ai i kafsheve qe jetojne prane njerzve ,nje qen, qe jeton me nje familje njerzish eshte vazhdimisht prane me mendjet me te zhvilluara te njerzve ,nje qen qe jeton ,udheton,ha, me nje familje njerzore ,fillon ti nenshtrohet nje zgjerimi te mendjes ,mendja e tij behet gradualisht gjithnje e me shume e ngjashme me ate njerzore ,ne qoftese ky zgjerim vazhdon atehere qeni mund te ngordhe per shkak te humbjes se paralelizmit mes valeve te mendjes dhe trupit ,ne kete rast gjatesia e valeve mendore ndryshoi per shkak te kontaktit me qenjet njerzore dhe si pasoje kerkohet nje trup me i perkryer me te cilin mund te gjeje nje paralelizem ,ky ka mundesi te jete nje trup njerzor

    ka edhe nje mundesi tjeter e cila njihet si shkaku shpirteror i vdekjes ,ne praktikuesit shume te perparuar shpirterore mendja do te perthithet ne vetedijen supreme kozmike e cila ka nje vibrim me nje gjatesi vale te pafundme ,ne qoftese mendja arrin kete paralelizem te zgjatur me ENTITETIN SUPREM KOZMIK ,atehere personi do te humbasi paralelizmin me trupin fizik ,ne kete rast personi «braktis»trupin» dhe arrin gjendjen e moksha ose nirvana-n budiste ,kjo nuk eshte vdekje ne kuptimin e asgjesimit ,por eshte nje shkrirje ne nje stad mrekullie dhe mahnitjeje te amshuar qe nuk shprehet dot

    duhet te shqyrtojme edhe nje element tjeter perpara se te kuptojme teresisht procesin e jetes ,vdekjes ,dhe rilindjes(recarnacionit) ne cdo gjallese nuk eshte vetem nje trup fizik dhe nje mendje ,por eshte gjithashtu edhe nje shpirt (ATMAN) ose njesia e vetedijes deshmuese
    vetedija deshmuese eshte deshmitari i fundit i mendjes dhe eshte burimi i “ndjenjes se unit” qe misherohet ne thenjen «e di qe ekzistoj» mendja ka tre pjese funksionale te saj

    -une bej==> AHAM
    -une ekzistoj=>MAHAT
    -une kam bere=>CITTA

    UNI qe provon ekzistencen e ketyre tre pjeseve funksionale te mendjes eshte i njohur si ATMAN (SHPIRTI) dhe eshte njesia e pa-shkaterrueshme e vetedijes eshte edhe celesi per te zgjidhur misteret e jetes ,vdekjes ,dhe rilindjes(recarnacionit)

    Kur nje person vdes ,energjia jetesore e trupit (PRANA) HYN NE GJENDJE çekuilibri dhe largohet nga trupi ,me humbjen e energjive jetesore trupi i njeriut pushon se funksionuari,personi qe me pare jetonte humbet te gjitha ndjenjat e kenaqesise,dhimbjes,dhe te vetedijes ,megjithese mendja bie ne nje gjume shume te thelle ne kohen e mbas-vdekjes ajo nuk ka vdekur si trupi ,aksion-reaksionet(SAMSKARAT) ose momentet kunder-vepruese te mendjes jane te regjistruara ne mendjen shkakesore ,dhe ATMAN-SHPIRTI mbetet si deshmitar i mendjes inaktive

    Ne varesi te llojit te SAMSKARA ose aksion-reaksioneve(veprim-kunder-veprim),mendja inaktive(jo-aktive) ka nje gjatesi te caktuar vale dhe kudo qe ka nje trup te pershtatshem fizik ne univers qe te kete gjatesi vale paralele me kete mendje ,mendja do te rilinde ,rimisherohet(recarnacioni) ne kete trup ,dhe qenja ,gjallesa,do te kete atehere mundesine per te provuar kunderveprimet e mundshme te mbledhur ne jetet e tjera te meparshme
    Sa zgjat kjo perjudhe e perkoshme pritjeje?(per tu rilindur)
    Ajo mund te jete shume e shkurter, por edhe mund te zgjase mijera vjet ,gjeja me e rendesishme eshte se duhet te jete nje trup i pershtatshem diku ne kozmos qe te perputhet me vibrimin e mendjes dhe shpirtit inaktiv te pa-trupezuar

    Nje tjeter pyetje e zakonshme ne lidhje me rilindjen (recarnacionin) eshte se nese dikush rikujton jetet e kaluara , deri ne moshen 4-5 vjec nje person ka memorje ekstra-cerebrale ose jashte trunore qe perfshin dhe kujtimet e jeteve te meparshme ,megjithate neqoftese keto kujtime do te vazhdonin edhe pas kesaj moshe atehere do te ndodhte nje dyzim i personalitetit dhe personi do te vdiste, prandaj natyra e mbron njeriun duke mos e lejuar zhvillimin e personaliteteve te shumefishta ne te njejtin trup
    Megjithse mund te jete terheqese te remosh,dhe kerkosh ,ne jetet e kaluara nuk ka asnje te mire psikologjike ose shpirterore ne nje veprim te tille ,eshte keshillueshme per aspirantet shpirterore te harrojne veprimet jeteve te tyre te kaluara,sidomos veprimet e keqija ,dhe te fillojne nje jete te re duke u perqendruar ne te tanishmen dhe duke pare perpara per nje te ardhme te lavdishme .
    Ne raste te vecanta nje udheheqes shpirteror mund ti tregoje nje aspiranti,dishepulli,etj,te kaluaren e tij/asaj per ti dhene nje mesim.

    filosofia joga e pershkruan gjendjen e vdekjes si “nje gjume te gjate te mendjes shkakesore” dhe thekson se nuk ka ndjenja kenaqesie ose dhimbje ne kete gjendje per shkak te mungeses se organeve te trupit dhe te nervave ,dhe joga shpjegon gjithashtu se keto mendje “pa trup” nuk kane organe motore dhe keshtu qe nuk mund ti bejne dem njerzve

    persa i perket parajses dhe ferrit ,parajsa eshte kur ne kete jete ne perjetojme pasojat e veprimeve te mira qe ne trashegojme nga e kaluara(jetet) ndersa ferri eshte kur pesojme rezulltatet e veprimeve te keqija nga jetet tona te kaluara

    konceptet supersticioze per vuajtje te perjetshme te propoganduara nga religjionet nuk kane vend filozofine spirituale te joges
    qellimi perfundimtar i ketij cikli kozmik jete-vdekje-rilindje(recarnacion) eshte casti kur vetedija individuale e personit lartesohet pertej jetes dhe rilindjes dhe bashkohet me VETEDIJEN SUPREME KOZMIKE qe eshte DASHURI E AMSHUAR E PA-KUSHTEZUAR

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Kuptimi i jetes qendron ne ate se jemi te vetdijshem qe jetojm dhe do vdesim ,ndersa cdo gje tjeter e gjalle nuk ka vetdije pra nuk e di se jeton dhe do vdese.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Viktor Frankl: Ku qendron kuptimi i jetes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 17:35
  2. Katekizmi i Krishterë Orthodhoks
    Nga Eni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  3. Kuptimi i përemrit “Ne” siç është i përdorur në Kur’an?
    Nga ЯinoR në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2005, 13:40
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •