Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Një miliard musliman në krah të Muhammedit a.s

    Një miliard musliman në krah të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem


    Hipokrizi


    ht[IMG]tp://www.blessedquietness.com/kisskorn.jpg[/IMG]
    Një organizatë e Vatikanit, kishte nisur një kampanjë me titull: "Një milion misionar kundër Muhamedit".

    "Shoqata botërore për përkrahjen e vulës së pejgamberëve" me seli në Arabinë Saudite publikoi një deklaratë dhe ia nisi kampanjës me moton: "Një miliard me Pejgamberin, Muhammed".

    Kampanja synon që të gjith muslimanët të japin mundin e tyre për të sqaruar të vërtetat dhe realitetin mbi personalitetin e Pejgamberit të All-llahut. Vallë, sa musliman të sodit do të kontribojnë në këtë kampanjë dhe sa prej tyre do ta vjelin frytin?!

    .......................................

    Më 30, Maj, 2004 gazeta gjermane Welt am Sonntag, publikoi një raport mbi një organizatë të Vatikanit, e cila kishte nisur një kampanjë me titull: "Një milion misionar kundër Muhamedit".

    (http://www.wams.de/data/2004/05/30/284942.html)

    Kjo organizatë me qendër në Vatikan, është organizatë që është themeluar mes viteve 1566- 1572, nga papa Pius. Kjo organizatë atëherë njihej me emrin "Lidhja e murgjërve", kurse tash e ka emrin "Lidhja e murgjërve për kristianizimin e popujve".

    Kjo organizat posedon buxhet vjetor që fillon nga minimumi 200 milion dollar, e që mund të arrijë deri në 500 milion dollar.

    Posedon 85 mijë prift, 450 mijë organizata fetare, më shumë se një milion mësimdhënës për krishterizëm, ka 42 mijë shkolla, 1600 spitale, 6 mijë organizata ndihmëse, 780 strehimore për të sëmurët nga kanceri dhe 12 mijë shoqata humanitare dhe bamirëse anemban botës.

    Ky raport, të cilin e ka botuar kjo gazetë gjermane, ndoshta edhe nuk shpalos diçka të re, sepse këto aktivitete vazhdojnë me dekada, madje edhe me shekuj, mirëpo rëndësia e këtij raporti nxjer në shesh urrejtjen që kanë ndaj Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Pejgamberit të Islamit, njëherëzi edhe Pejgamberi i fundit për mbarë njerëzimin, edhe pse në këtë kohë të fundit dëgjojmë për shumë konferenca dhe seminare për bashkjetesë dhe mirëkuptim, sidomos mes muslimanëve dhe të krishterëve.

    Kjo kapmanjë nuk është e para nga ky lloj, para disa koha Papa kërkoi nga të krishteret që të mos martohen me musliman, sepse muslimanët janë të egër kundrejt grave dhe se e krishtereja që do të martohet me muslimanin do të privohet nga të drejtat e veta!

    Kurse në vitin e kaluar në Amerikë u ngritën disa priftër ungjëllor (fanatik të krishterë), siç është Xhimi Fallwell, Pat Robertsoni, etj, duke e njollosur personalitetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe duke e emërtuar me emërtime të ndryshme neveritëse.

    Vatikani dhe organizatat që punojnë nën ëmbrellën e saj pengimin e përhapjes së Islamit dhe shëmtimin e pozitës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kanë përcaktuar si synim të vehtin, për realizimin e të cilit synim i kanë në shërbim të gjitha mundësitë materiale, kurse pas 11 shtatorit, shoqatat humanitare dhe bamirëse islame ballafaqohen me vështirësi prej ma të ndryshmëve, gjë e cila ua përkufizon mundësitë materiale dhe ua përkufizon hapësirën e veprimtarisë.

    Shoqatat dhe organizatat islame akuzohen për përkrahje të terorizmit dhe me këtë u ndalet veprimtaria, kurse organizatat për kristianizim u jepet liri e gjërë në zhvillimin e aktivitetit të tyre anë e mbanë botës.

    Me këtë liri, me këtë forcë njerëzore dhe me këtë shtrirje botërore, këto organizata dhe këtë pasuri, veprojnë organizatat misionare. Ky është shembulli i vetëm një organizatës.

    Kurse organizatat e thirrjes islame, duhet të dihet buxheti i tyre, emri i donatorëve dhe ku janë harxhuar ato donacione. E gjithë organizata duhet të ndëshkohet nëse një punëtor i asaj organizate ka marrë pjesë në ndonjë gabim, kurse qeveritë ku gjindet ajo organizatë është përgjegjëse për te dhe duhet ta llogarit ate për punën që ban.

    Pasi që Vatikani e filloi këtë kapmanjë, "Shoqata botërore për përkrahjen e vulës së pejgamberëve" me seli në Arabinë Saudite publikoi një deklaratë dhe ia nisi kampanjës së kundërt, me parollë: "Një miliard me Pejgamberin, Muhammed".

    Kjo kampanjë synon që të gjith muslimanët të japin mundin e tyre për të sqaruar të vërtetat dhe realitetin mbi personalitetin e Pejgamberit të All-llahut, Muhammedit, alejhisselam, duke i thirrur ata që të vazhdojnë në thirrjen në fenë e All-llahut, në përhapjen e Islamit në mbarë popujt. Këtë deklaratë e ka përfunduar me frazën:

    Ju, një miliard muslimanët, vallë, jeni me Pejgamberin tuaj, Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?!

    Ne mendojmë se të gjith muslimanët duhet ta japin mundin e tyre për të sqaruar të vërtetat e Islamit, ta njoftojmë botën me personalitetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilin e zgjodhi All-llahu, subhanehu ve teala, që ta dërgoj për mbrarë njerëzit dhe me te ta vulos vargun e pejgamberisë.

    Ne duhet të vazhdojmë në rrugën e davetit dhe përhapjes së kësaj feje, duke patur parasysh ajetin Kur'anor:




    "E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat". (El-Enbija: 107).



    Lufta kundër Islamit


    Urrejtjen dhe mllefin që kanë kundër Islamit del në shesh edhe në problemin e jugut të Sudanit. Ata këtë vend e konsiderojnë strategjik dhe konsiderojnë se nëse depërton islami me fuqi në këtë pozitë gjeografike, kjo domethënë se ka për të depërtuar në mbarë kontinentin afrikan, në burimet e Nilit dhe të liqeneve, rajon i cili konsiderohet strategjik dhe udhëkryq i Afrikës, andaj kisha ka vepruar me ngulm që të largojnë çdo gjurmë islame nga ky rajon.

    Lord Katshneri, në vitin 1982 thotë:

    "Ska dyshim se feja Islame është duke i pritur ngrohtë nga banorët e këtyre vendeve, e nësë forcat krishtere nuk i kapin kokat e çeshtjes së Afrikës në dorë, besoj se arabët do ta arrinë këtë gjë. Ata do të kenq pozitë qendrore në mesin e kontinentit dhe me te do të arrijnë të dëbojnë të gjtiha ndikimet civilizuese në bregdet, kurse vendi do të bie në këtë skllavëri".

    Kurse prifti Arshid Kunshu e sqaron këtë gjë qysh në vitin 1909 duke thënë:

    "Nëse nuk i ndryshojmë këto fise të zeza në vitet e pakta të ardhshme, ata do të bëhen muhamedan, pasiqë ky rajon është strategjik për qëllimet e kristianizimit…".

    Pastaj thotë:

    "Nëse kisha ka nevojë për vend që të strehohet, ajo është këtu për ta penguar përhapjen e Islamit dhe eliminimin e mësimeve të pejgamberit të rrejshëm".

    Kjo është edhe porosia e konferencës misionare botërore në Adenbera, që është mbajtur në vitin 1910, ku mes tjerash shkruan:

    "Gjëja e parë që kërkohet të bëhet, nëse mundet të përfitohet Afrika për ineteres të mesihut, të hedhet një forcë misionare e fuqishme në zemër të Afrikës për ta penguar depërtimin e Islamit".

    Misionarizmi mjeti i tyre në këtë drejtim

    Misionarizmi është lëvizje politike koloniziatore, e cila ka dalur në skenë pas dështimit të kryqëzatave, me qëllim për ta përhapur kristianizmin mes popujve të ndryshëm, në botën e tretë në përgjithësi dhe në mesin e muslimanëve në veçanti, që ti fusin nën sundimin e tyre.

    Në këtë drejtim u ndihmon përhapja e varfërisë, injorancës dhe sëmundjeve në shumicën e vendeve islame, dominimi perendimor në shumë pushtete islame, dobësia e qeveritarëve musliman, të cilët heshtin para tyre ose u mundësojnë qëndrimin në këto pozita, me stimulime ose frikësime.

    Që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, gjatë zbulimeve portugaleze misionarët katolik kanë hyrë në Afrikë, e kurse një kohë të gjatë pas kësaj kanë filluar të depërtojnë atje misionarët protestantë, ungjëllor, gjerman e francez.

    Ja disa informata që tregojnë dendshëmrinë e veprimtarisë misionare:

    Henri Martini (vdiq në vitin 1812) kishte rol të rëndësishëm në dërgimin e misionarëve në Asinë perendimore dhe e kishte përkthyer Tevratin në gjuhën hindu, persiane dhe ermene.

    Në vitin 1795 është themeluar shoqata misionare e Londrës, që më pastaj ta pasojnë ajo e Skotlandës dhe Njujorkut.

    Në vitin 1819 u morrën vesh kisha protestante me krishterët e Egjyptit për të themeluar dergesa të misionarëve dhe ata e morrën përsipër përhapjen e Ungjëllit në Afrikë.

    Në vitin 1849 dërgatat e misionarëve filluan të qarkullojnë edhe në tokat e Shamit.

    Në vitin 1855 u themelua shoqata e rinisë krishtere, prej anglezëve dhe amerikanëve, kurse synimi i tyre përkufizohej në futjen e mbretërisë mesihore në mesin e rinisë.

    Në vitin 1895 u themelua shoqata e unionit të studentëve të krishterë në botë, e cila inetresohej për gjendjen e studentëve në të gjitha vendet dhe vepronte në përhapjen e krishterimit mes tyre.

    Samuel Zvimeri, i cili ishte kryetar i dërgatave misionare arabe në Bahrejn, ishte poashtu edhe kryetar i organizatave misionare në lindjen e mesme, ishte kryeredaktor i revistës "Bota Islame", që botohej në gjuhën angleze, të cilin e kishte filluar qysh në vitin 1911. kjo revistë akoma botohet nga Hardvardi.

    Dërgatat e Zvimerit dalloheshin më shumë në veprimtarinë medicinale, andaj edhe kishte hapur ambulanca dhe spitale në Bahrejn, Kuvajt, Maskat, Uman, etj.

    Ky njeri konsiderohet shtylla më e lartë e misionarizmit modern, andaj në emër të tij kanë hapur edhe një institut hulumtues në Amerikë për kristianizimin e muslimanëve.

    Keneth Kraxh e zëvendësoi Samuel Zvimerin në postin e kryeredaktorit të revistës "Bota Islame", një kohë ishte profesor në Universitetin amerikan në Kairo, ishte kryetar i katedrës teologjike krishtere në Hardvard, i cili konsideorhet si institut i misionarëve. Prej librave të tija është edhe libri "Thirja e minares", i cili është botuar në vitin 1956.

    Pengimi i unitetit mes muslimanëve është qëllim i tyre

    Prifti Simon thotë:

    "Uniteti islamik e grumbullon shpresën e popujve musliman dhe u ndihmon për tu çliruar nga dominanca europjane, kurse misonarizmi është element me rëndësi në thyerjen e fuqisë së kësaj lëvizjeje, andaj nëpërmjet misionarizmit duhet ta pengojmë unitetin e muslimanëve".

    Lorens Brauni thotë:

    "Nëse muslimanët bashkohen në një perandori arabe, kjo mund ti bëjë ata mallkim për mbarë botën dhe rezik, ose mund të jenë dhunti, mirëpo nëse mbeten të shpërndarë, atëherë mbeten pa peshë dhe pa ndikim".

    Misionarët e kanë zakon të përhapin gënjeshtra dhe gjëra të kota në mesin e ithtarëve të tyre që ti pengojnë nga hyrja në islam dhe për ta shëmtuar bukurinë e kësaj feje.

    Henri Xhezbi thotë:

    "Muslimanët nuk i kuptojnë fetë, as nuk i vlerësojnë sa duhet, ata janë hajna, vrasës dhe të prapambetur, kurse misionarizmi ka të veprojë në qytetërimin e tyre".

    Kurse ermeni Lutfi Lefonan, i cili ka shkruar libër kundër Islamit, thotë:

    "Historia islame është një varg i trishtueshëm i gjakderdhjes, luftërave dhe masakrave".

    Adisoni duke folur mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

    "Muhamedi nuk kishte patur mundësi ta kuptojë krishterimin, andaj ai në fantazinë e tij kishte vetëm fotografi të deformuar mbi të cilën e ndërtoi fenë e tij, të cilën e sollën arabët".

    Misionari F.Xh. Harber thotë:

    "Muhamedi në realitet ishte adhurues i idhujve, sepse perceptimi mbi realitetin ishte karikatorial".

    Samuel Zvimeri në librin e tij "Bota Islame sot" thotë:

    "Në duhet ti bindim muslimanët se të krishterët nuk janë armiqët e tyre".

    Gjithashtu thotë:

    "Kristianizimi i muslimanëve duhet të bëhet prej njerëzve të tyre dhe nga rradhët e tyre, sepse pemën duhet ta këputë dega e vet".


    Koalicioni i kishes botërore dhe sionizmit

    Sionizmi botëror, Vatikani dhe Këshilli botëror i kishave, e kanë zëvendësuar armikun e vjetër duke krijuar një armik të ri, që nëpërmjet tyre të realizojnë qëllimet e tyre strategjike afatshkurte dhe afatgjate. Ata dëshiruan të godasin ma shumë se një zog me një gurë në këtë formë:

    - I ndezin luftat historike kundër islamit dhe muslimanëve, nëpërmjet tjerëve. Ata preferojnë të fusin individ, organizata dhe shoqata që janë me "dekor islamik" që të shkaktojnë fitne mes muslimanëve. Pastaj nga ana tjetër kjo bëhet shkak që të ndërhynë perendimorët në çeshtjet e brendshme arabe dhe islame, i stimulojnë thirrësit e dhunës që të veprojnë kundër vataneve të tyre, i strehojnë dhe përkujdesen për logjistikën e tyre, i fusin në tokat e tyre që të bëjnë fesad, herë herë në emër të fesë, e herë herë në emër të politikës opozitare.

    - Angazhimi i arabëve në konfilkte me të tjerët, duke e haruar Izraelin, e me këtë i japin mundësi Izraelit që ti arrijë qëllimet e veta në tokat arabe.

    - Veprim për të dridhur sigurinë dhe rehatinë e tokave arabe, që ti thuhet botës: Izraeli është i rezikuar nga destabiliteti i fqinjëve, andaj kjo bëhet shkak për të penguar çdo tentim për marëveshje ose zgjidhje të problemit.

    - Hulumtimi i fronteve të reja, pasiqë janë skajësuar Egjypti, Jordani, e disa shtete arabe, në konfliktin arabo-izraelit, e me këtë rehatohet Izraeli, sepse te arabët nuk mund të kihet qëndrim unik, i cili do të ndikonte në vendimet e tyre dhe do ta turpëronte para opinionit ndërkombtar.

    - Prishja e raporteve politike dhe marëdhënieve e miqësisë mes shteteve arabe dhe islamike, duke i ngjallur projektet të cilat mbështeten në shembujt perendimor, në aspektin politik edhe shoqëror, stimulimi i institucioneve politike perendimore që të imponojnë kërkesa prej arabëve dhe muslimanëve, të cilat arrinë deri te ndërhyrja në çeshtje të brendshme.

    - Disa ekspertë të tyre thonë: ekziston plan sekret për shndërrim të tokave të shenjta islame anë e mbanë botës në "rajone të izoluara", ku zhvillohet ritualet fetare, të udhëhiqen nga institucionet fetare, të cilat nuk kanë lidhje me politikën ndërkombëtare, përveç aspekteve që kanë të bëjnë me fenë, duke patur si shembull në këtë Vatikanin në Itali.

    - Kurse lobi grupet çifute në Amerikë kërkojnë nga administrata politike europiane dhe amerikane që të themelojnë pushtete të reja politike më të moderuara në rajonin e Gjirit Arab, për të bashkëpunuar më me shumë pozitivizëm me Amerikën dhe perendimin.

    Ne asnjëher nuk duhet të harojmë ate që na ka treguar All-llahu, subhanehu ve teala, para shumë shekujsh, si këshillë dhe porosi:



    "Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë. O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm

    T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini". (Es-Saff: 8- 11).:



    Andaj në fund ne duhet të dimë se:

    Cili është qëndrimi ynë përballë këtyre lëvizjeve misionare?!

    Vallë, mos ishte shkaktar 11 shtatori, që Vatikani ta shpalos fytyrën e vërtetë?!

    Vallë, mos janë veprimet e dhunës ato që e stimulojnë këtë veprimtari?!

    Cilat janë mjetet, sipas teje, për ta mbrojtur, ndihmuar dhe përkrahur, Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?

    (Në një artikull të publikuar më herët në Albislam ka disa mënyra për të ndihmuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: http://albislam.com/artikuj/artikull.asp?NrArtikull=197).

    Vallë, sa musliman të sotit do të kontribojnë në këtë kampanjë dhe sa prej tyre do ta vjelin frytin?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 08-07-2004 më 13:47
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Njëqind mënyra për ti dal në krah Pejgamberit



    Dëshmia e parë e Islamit është shehadeti, që nuk meriton askush të adhurohet pos Allahut të larmadhërishëm dhe Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi te, është Rob dhe i Dërguari i Tij. Pjesa e parë e kësaj dëshmie është deklarimi ynë për tevhid, besimin në një Zot të Vetmin. Ndërsa pjesa e dytë e kësaj dëshmie është se Muhamedi (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) është i Dërguar i Allahut Fuqiplotë, njeriu më i zgjedhur dhe më i mirë, i zgjedhur nga ana e Allahut, xhel-le shanuhu.

    Ne mund plotësisht ta kuptojmë kuptimin pjesën e dytë të dëshmisë nëse kultivojmë këtë në zemrat tona:

    1. Të besojmë në çdo gjë që Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem na ka thënë.

    Ne duhet të besojmë së pari se Muhamedi salalahu alejhi ve selem është i Dërguari i Fundit i Allahut të lartmadhërishëm, për tërë njerëzimin, i Dërguar nga ana e Allahut që të ju sqarojë atyre rrugën e shpëtimit dhe fitores me Kur'an dhe Synnet. Kjo është feja Islame, dhe Allahu i Madhëruar nuk do të pranoj asnjë fe tjetër nga krijesat e Tij.

    2. Bindja në urdhërat e tij me pranimin e tyre krejtësisht dhe zbatimin e urdhërave.

    Ne duhet të mbështetëmi për Synnetin e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të marrim shembullin më të mirë, dhe të largohemi nga çdo gjë që është në kundërshtim me të.

    3. Dashuria për Muhamedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

    Ne duhet ta dojmë Pejgamberin tonë, Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të, më shumë se vetëvetën tonë, më shumë se prindërit tanë, dhe më shumë se çdo njeri në këtë botë. Duhet ta dojmë më shumë se prindërit tanë dhe fëmijët tanë. Në këtë mënyrë ne do të tregojmë respektin dhe dashurinë që ai e meriton nga ne, dhe ne duhet të jemi të insipiruar me atë që duhet ta bëjmë për ta ndimuar dhe mbrojtur atë.

    -Është obligim i çdo muslimani që plotësisht ta kuptojmë në jetën tonë kuptimin e dëshmisë "Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është i Dërguar i Allahut xh. sh". Ne duhet ta vulosim këtë besim në zemrat tona. Të mos mbesë asnjëri si munafikat (Dyftyrëshat, Hipokritët) të cilët i patën thënë Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Kur vijnë munafikët tek ti (Muhamed) thonë:Ne dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut. "Allahu e di se ti je vërtet i Dërguar i Tij dhe Allahu dëshmon se hipokritët janë më të vërtetë gënjështarë. (El-Munafikun 1).

    -Është një numër i gjërave që ne duhet bërë që të i vëjmë në aksion që të vendosim dashurinë tonë për Pejgamberin a. s, të kujdesemi dhe të kryejmë obligimin ndaj tij.

    Ne duhet të konfrontohemi me gjitha kundërshtimet që vijnë nga të gjitha anët kundër Muhamedit alejhis-selam, ta ngrisim atë me vetvetën tonë, me të dashurit tanë, dhe me gjitha aftësitë tona deri në maksimumin e mundësive tona. Ne të gjithë kemi këtë përgjegjësi pa marrë parasysh se në çfarë shkalle të besimit gjendemi.

    Gjërat që mund ti bëjmë individualisht

    1. Të mendojmë rreth fakteve që bindshëm demonstrojnë që Muhamedi është i Dërguar i Allahut të lartmadhërishëm, e dëshmia e parë për këtë të vërtetë nuk është asgjë tjetër veç se Kur'ani.

    2. Ti mësojmë faktet nga Kur'ani dhe Sunneti dhe nga Ixhmaja (marrëveshja e përgjithshme e muslimanëve, koncensusi), që është obligim të ndjeket Resulullahi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe rruga e tij si shembulli më i mirë.

    3. Ti paraqesim vetes se si Allahu i Madhëruar e ka rruajtur Sunnetin e Resulullahut, alejhis-selam. Ne duhet të mësojmë për mundin e madh që është bërë nga e dijetarëve të shumtë që ta ndajnë Sunnetin e vërtetë nga ajo që është i pavërtetë(falso), dhe se si ata grumbulluan Sunnetin e vërtetë duke u bazuar në dhënat më të sakta. Asnjë qytetërim(civilizim) nga e kaluara kurrë nuk ka zhvilluar rrugë më të mundishme, mësuar dhe shënuar një kësi vërtetimi historik të dhënave.

    4. Të kultivojmë në zemrat tona dashurinë për Resulullahin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke përkujtuar atributet madhështore të tija. Mundemi që të lexojmë për karakterin e dalluar të tij dhe veprën e tij fisnike. Ne mund të mësojmë se si ai mishëroi të gjitha cilësitë e mira që mund ti arrijë një njeri i vetëm.

    5. Të mendojmë për atë që ai na dhurojë të gjithë neve , dhe se sa ne i kemi borxh këtij njeriu. Ai është që na sqaroi neve fenë e vërtetë. Ai e kreu këtë amanet në mënyrën më të përsosur. Ai realizoj besën e dhënë Allahut, në mënyrë përfekte dhe la në neve këtë mision.

    6. Ti kemi konsideratë të duhur për të gjitha të mirat, që kështu të arrijmë mirësitë e Allahut, në këtë botë dhe në botën e përjetshme. Pasi ai është ai që na tregoi mënyrën e realizimit të kësaj rruge dhe udhëheqjen me të. Allahu e ka bekuar atë me bekimin më të madhë të dhënë ndonjë të Dërguari tjetër.

    7. Ne mund të mendojmë rreth asaj se sa i mëshirshëm dhe zemërgjërë ishte i Dërguari i Allahut, xhel-leshanuhu, ndaj ndjekësve të tij, dhe sa ai ishte i shqetësuar ishte për drejtimin dhe mbarrëvajtjen tonë. Allahu thotë: Pejgamberi është më afër besimtarëve (dhe më i merituar) se sa vet ata për veten (El-Ahzab 6).

    8. Të dijmë versetet Kur'anore dhe hadithet që na tregojnë statusin e lartë të tij me Allahun, dhe dashurinë që ka Allahu i lartmadhërishëm për këtë njeri dhe respektin në të cilin Allahu Fuqiplotë e mban këtë njeri.

    9. Të zbatojmë urdhërat e Allahut, për ta dashur Resulullahin, alejhis-selam. Ne duhet ta dojmë atë më tepër se e dojmë veten tonë. Resulullahu ka thënë: Askush prej juve nuk ka besuar, derisa unë të bëhem te ai më i dashur se vetja e tij, fëmijët e tij, prindërit e tij dhe të gjithë njerëzit.

    10. Të zbatojmë urdhërat e Allahut të lartmadhërishëm për të treguar respekt për Muhamedin, alejhis-selam, dhe sunnetin e tij. Allahu thotë: O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut., All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh. (El Huxhurat 2, 3).

    11. Të kryejmë urdhërin e Allahut që ti dalim në mbrojtje Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe ta mbrojmë atë nga ata të cilët dëshirojnë ta dëmtojnë dhe ta përgojojnë atë në çfarëdo mënyre qoftë ajo. Allahu thotë: Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhë të Dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje. (El Feth 9).

    12. Të kultivojmë në zemrat tona, me sinqeritet dhe vendosshmëri, prirje për ta mbrojtur Muhamedin, dhe për ti dalë krah namit të tij të lartë.

    13. Të mbajmë në mend bekimin e madh dhe shpërblimin në këtë dhe në botën e ardhshme që i pret ata të cilët sinqerisht e vënë në praktikë dashurinë për Muhamedin. Ata do të jenë shokët më të afërt të tij në xhennet, pasi që Pejgamberi, alejhis-selam, ka thënë:"Ju do të jeni me ata që i doni".

    14. Ne duhet ta bëjmë zakon që ti dërgojmë salavate Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sa here që na kujtohet , posaçërisht gjatë kohëve të namazit dhe ditën e xhumasë, kjo do ta rritë bekimin dhe shpërblimin tonë tek Allahu i larmadhërishëm.

    15. Të lexojmë biografinë e Muhamedit, alejhis-selam, nga shënimet e sakta dhe të përfitojmë shumë mësime nga përmbajtja e saj. Ne pastaj mundemi këto mësime të i praktikojmë në jetën tonë.

    16. Ta mësojmë sunnetin e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke i studiuar shënimet e sakta. Ne duhet ta studiojmë hadithin dhe të përpiqemi që ti kuptojmë ato drejt. Ne duhet të nxjerrim nga hadithet rregullat dhe mësimet që i përmbajnë ato.

    17. Ta ndjekim sunnetin në tërësi, duke i dhënë prioritet asaj që jemi të obliguar të veprojmë.

    18. Të përpiqëmi që ta pasojmë Resulullahun, alejhis-selam, edhe në gjërat që nuk jemi të obliguar ti veprojmë. Është mire që ti veprojmë gjërat që Muhamedi i ka vepruar edhe vetëm një herë në jetën e tij, ashtu që ta praktikojmë jetën e tij deri në detaj të fundit.

    19. Të jemi syhapur që të largojmë çdo gjë që bie ndesh me sunnetin e tij.

    20. Të ndihemi të gëzuar kur shohim njerëzit që praktikojnë gjëra nga sunneti i tij.

    21. Të na vijë keq çdo herë kur ndonjë aspekt nga sunneti i tij është i neglizhuar.

    22. Të ndiejmë armiqësi për çdokend i cili kundërshton ose përbuz diç nga sunneti i tij.

    23. Të tregojmë dashuri ndaj familjes së tij të pastër dhe ndaj shokëve të tij, ndaj sahabeve. Ne mund të afrohemi drejt Allahut, duke treguar dashuri ndaj tyre për hir të afërsisë së tyre me Pejgamberin, dhe për hir të kontributit të tyre Islamit. Nëse ne gjejmë ndonjërin nga pasardhësit e tij të pabindur ndaj Allahut, ne duhet të jemi të etshëm ti drejtojmë ata, pasi që udhëzimi i tyre është një send shumë i dashur për Muhamedin a. s. "Omeri i biri i Al Hattabit i tha njëherë xhaxhait të Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: O Abbas, dita kur ti e pranove fenë Islame ishte më e dashur për mua sesa dita kur Al Khattabi e pranoi fenë Islame. Kjo ishte vetëm për arsye se unë e di se pranimi yt i Islamit ishte më e dashur te Resulullahu sesa pranimi i saj nga Al Hattabi".

    24. Të veprojmë sipas urdhërave të Muhamedit a. s, me respekt për familjen e tij kur ai tri herë ka thënë: "Ju përkujtoj me të drejtat e Allahut, xh.sh., me respekt për familjen time".

    25. Të tregojmë dashuri dhe respekt për shokët e Resulullahut dhe të pranojmë nderin dhe veçoritë e tyre në raportet e tyre me Allahun xh. sh, dhe superioritetin e tyre në diturinë dhe njohjen e Islamit dhe kryejen e punëve të mira, dhe përcjelljen e kësaj gjeneratave pas tyre.

    26. Të tregojmë dashuri ndaj dijetarëve në saje të statusit dhe dijes që kanë trashëgim nga Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Dijetarët janë trashëgues të pejgamberëve, Ata e meritojnë që të duhen dhe respektohen. Kjo është e drejta që Pejgamberi ynë ka për ne.


    Gjërat që mund ti bëjmë si familje dhe shoqëri


    27. ti edukojmë fëmijët tanë që ta dojnë Pejgamberin tonë Muhamedin, alejhis-salatu ves-selam.

    28. ti edukojmë fëmijët tanë që ta pasojnë shembullin e tij të përkryer.

    29. të pasurojmë shtëpitë tona me literaturë mbi jetën e Resulullahut, paqja e Zotit qoftë mbi te.

    30. të bëjmë të mundshme në shtëpitë tona të dëgjohen audio kaseta që rrëfejnë jetën dhe veprën e Muhamedit, alejhis-salatu ves-selam.

    31. të ju tregojmë fëmijëve tanë vizatime, me përmbajtje të lejuar, për fenë Islame.

    32. të vëndojmë orar javor të ndonjë takimi familjar për mësimin dhe praktikimin e Islamit.

    33. Burra apo gra qofshim, ne mund të pasojmë shembullin e Resulullahit, alejhi-selam, në ate se si të bashkëpunojmë me familjet tona.

    34. të nxisim fëmijët tanë të mësojnë dhe të vënë në praktikë fjalët e të Dërguarit të Allahut, dhe se si ai përkujtonte Allahun e Lartmadhërishëm në çdo rast dhe çdo moment.

    35. të nxisim fëmijët tanë që të shpenzojnë një pjesë nga të ardhurat e tyre ditore për pastrimin e veprave të tyre, në ato që Resulullahu alejhis-selam, na ka inkurajuar si: furnizimi i jetimëve, ushqimi i personave të varfër, dhe ndihma për ata që kanë nevojë. Kjo është shembulli më i mirë i praktikimit të sunnetit.

    36. Ti mësojmë fëmijët tanë të bëjnë shprehi disa fjalë të Muhamedit alejhis-selam, në të folurit e tyre ditor si: "Lehtësoni, e mos vështirësoni", "Besimtari është i zgjuar dhe i urtë” etj.

    37. të organizojmë gara për fëmijët në shtëpi tona, për ate se kush është më i ditur për jetën dhe veprën e Resulullahut, alejhis-salatu ves-selem.

    38. ti mësojmë fëmijët tanë për jetën e Muhamedit, alejhis-selam, duke u mbajtë për to, në shtëpi, programe të shkurta si p. sh: "Një ditë në shtëpinë e Resulullahut"


    Gjërat që mund ti bëjmë në fushën e edukimit


    39. të kultivojmë dashuri për Pejgamberin në zemrat e nxënësve, studentëve tanë duke iu mësuar atyre të drejtat që ai ka mbi ne dhe pasuesit e tij.

    40. të zgjerojmë vlerën e udhëzimit duke përfshirë aspekte të ndryshme nga jeta dhe personaliteti i tij.

    41. të nxisim autoritetet arsimore që të vendosin në programet mësimore subjekte me temë mbi jetën e Resulullahut a. s".

    42. të bëjmë përpjekje për të financuar caktim të profesorëve të njohur në lëndën e biografisë së Resulullahut .

    43. të bëjmë përpjekje për hulumtime serioze mbi jetën dhe veprën e Muhamedit alejhi selatu ve selam, dhe ti stimulojmë dijetarët që të publikojnë punët në aspekte të ndryshme të sunnetit.

    44. të mbajmë shfaqje dhe prezantime në shkolla dhe universitete për ti informuar njerëzit për të Dërguarin e Allahut, duke u fokusuar edhe në shtrirjen gjeografike të Islamit.

    45. Të kushtojmë sekcione të veçanta në libraritë tona për librat mbi jetën e Muhamedit alejhi selatu ve selam.

    46. Të zhvillojmë përmendjet me vlerë dhe të çmuara enciklopedike mbi jetën dhe vlerën e Resulullahut a. s.

    47. të organizojmë gara për nxënës apo studentë ku këta do mund të fitojnë shpërblime dhe lavdata për shkrimin më të mirë dhe më origjinal duke u bazuar në shënimet e sakta mbi jetën e Resulullahut.

    48. të organizojmë kampe të ndryshme për të rinj ku do të kultivohet dashuria për Muhamedin, alejhis-selam, dhe mësohet praktikimi i sunnetit të tij.

    49. të organizojmë seminare pregaditore për udhëheqës tonë të ardhshëm duke u fokusuar në pasimin e shembullit të Muhamedit alejhis-selatu ves-selem.


    Gjërat që ne mund ti bëjmë në fushën e veprimtarisë islame


    50. Të shpjegojmë gjithëpërmbajtshmërinë e porosisë që Pejgamberi na ka thirrur ti përmbahemi, duke ritheksuar vazhdimisht se ai erdhi me origjinalin, fenë e pastër dhe se qëllimi i tij ishte të udhëzojë njerëzimin në monoteizëm, besimin në një Zot të vetmin dhe zbatimin e urdhërave të Tij.

    51. Të bëjmë përpjekje që ti thërrasim të gjithë popujt dhe gjithë shoqëritë në Islamit.

    52. Ti spjegojmë njerëzve shembullin dhe karakterin e lartë që ka pas Muhamedi, që para zbritjes së shpalljes atij, nga ana e Allahut të lartmadhërishëm.

    53. Ti spjegojmë njerëzve cilësitë e mira të Resulullahut, sal-llallahu alejhi ve sel-lem, dhe se ai ishte fytyra e vërtetë e fesë Islame, duke tërhequr vëmendjen e tyre dhe pushtuar interesimin e tyre.

    54. Ti spjegojmë njerëzve shembulltyrën e Muhamedi alejhis-selam duke treguar qëndrimet ka pasur ndaj familjes së tij, ndaj fqinjëve të tij, dhe ndaj pasuesve të tij.

    55. Të fokusohemi në sqarimet se sa zemërgjerë ishte ai ndaj paganëve, hipokritëve, krishterëve, jahudive të cilët ndaj tij shfaqën urrejtje dhe armiqësi.

    56. Të spjegojmë se si fisnikërisht përkujdesej për punët e përditshme të kësaj bote.

    57. Mund të shpenzojme ndonjë kohë të caktuar gjatë hytbes së xhumasë për të trajtuar aspekte të caktuara nga jeta e të Dërguarit a.s. dhe ndonjëherë edhe duke mbajtur hytbe të tërë për këtë temë.

    58. Pas faljeve të namazeve ditore, ne mundemi që ti bëjmë ca komente se si versetet kuranore që i lexuam në namaz lidhen me Resulullahun alejhi selam dhe jetën e tij.

    59. Ne mundemi që të mbajmë orë studimi të mësimit përmendësh të sunnetit sikur ato në të cilat mësojmë përmendësh Kur'anin.

    60. Ne mundemi që ti rregullojmë idetë e gabuara që kanë shumica e njerëzve për Sunnetin e Resulullahut alejhi selam dhe duke theksuar atyre domosdoshmërinë e të vepruarit me Sunnetin e tij.

    61. Ti tërheqim vëmendjen njerëzve për rregullat dhe ligjet e nxjerura nga dijetarët drejtuar atyre që përgojojnë dhe shpifin për Muhamedin alejhi selam dhe të ju tërheqim vëmendjen dhe për largimin nga këta përsona.

    62. Të punojmë për ti kthyer njerëzit në fenë e vërtetë, duke ua prezentuar atyre porosinë e Resulullahut, thjesht e qartë.

    63. Të përdorim mediat që të nxisim njerëzit që mos ti kalojnë kufijt në përkuljen ndaj Resulullahut, alejhi selam, dhe të u lexojmë atyre ajetet e Kur'anit që sqarojnë për tejkalim dhe teprim. Allahu thotë: "Mos bëni ç'rregullime në fenë tuaj". Apo të cekim hadithin: "Mos më ngritni mua ashtu siç krishterët e ngritën të birin e Mejremes". Ne duhet të kuptojmë drejt se dashuria e sinqertë për Muhamedin, alejhi selam, shprehet duke e pasuar atë drejtë dhe bindshëm.

    64. tu japim kurajo njerëzve që të lexojnë mbi jetën e Resulullahut, alejhi selam, nga shkrimet dhe burimet e vërteta. Duhet orvatur që të ju sigurojmë edhe literaturë për këtë.

    65. të hedhim poshtë dhe të flakim tej idetë e gabuara dhe insuatat që qarkullojnë për Muhamedin alejhi selam dhe jetën e tij.


    Gjërat që mund ti bëjmë në sferën e kulturës dhe në media


    66. të shfrytëzojmë rastet në shfaqjet kulturore dhe në media, për prezantimin njerëzve jetën dhe karakterin shembullor të Muhamedit alejhis-salatu ves-selam.

    67. Të reagojmë për publikimet apo emisonet që kanë në to gjëra që janë në kundërshtim me Sunnetin e tij.

    68. të kundërshtojmë mediat perëndimore dhe të hedhim poshtë idetë e gabuara që ata propagandojnë për Pejgamberin dhe fenë tonë.

    69. të organizojmë konferenca të ndryshme dhe shfaqje edhe me mendimtarë jomusliman ku do mund haptazi të flasim për Muhamedin a.s. dhe porositë e tij.

    70. të publikojmë dhe shpërndajmë gjërat objektive që i kanë thënë jomuslimanët për Muhamedin alejhi selam.

    71. të mbajmë konferenca dhe tubime për të diskutuar jetën dhe metodologjinë e Pejgamberit a. s, duke sqaruar se si kjo metodologji është e mundshme për çdo kohë dhe vend.

    72. Të organizojmë kuize televizive me shpërblime të shumta ku njerëzit do të prezantojnë dijen e tyre për Muhamedin alejhi selam.

    73. të shkruajmë në gazeta, pamflete dhe në tjera publikime, për Resulullahin a.s. dhe jetën e tij.

    74. të bëjmë pjesë të veçanta në gazetat ditore dhe magazina të ndryshëm ku do mund të publikoheshin ajetet e Kur'anit apo hadithet e Resulullahut a. s, dhe të sqarojmë se pse muslimanët e dojnë Muhamedin a. s, dhe se vetëm shembulli i tij duhet të pasohet.

    75. të drejtojmë kërkesa deri tek ekzekutivët e stacioneve televizive që të realizojnë programe mbi Muhamedit a. s, dhe jetën e tij. Duke trajtuar shembullin e tij të papërsëritshëm dhe mënyrën e sjelljes së tij me gratë e tij, fëmijët e tij, pasuesit e tij dhe armiqtë e tij.

    76. të inkurajojmë studiot e produkcioneve që të përgadisin profesionalisht programe televizive të kualitetit më të lartë, mbi jetën e Muhamedit a.s.

    77. të inkurajojmë televizonet lokale dhe programet satelitore që të publikojnë filma vizatues për fëmijë duke përshkruar gjëra nga cilësitë e Muhamedit alejhi selam, dhe ndodhi nga jeta e tij.


    Çka mund të bëjmë përmes organizatave islamike dhe atyre humanitare


    78. të themelojmë komisione dhe departamente të veçanta në në organizatën tonë, për të tërhequr përkrahje ndaj Pejgamberit, alejhi selam.

    79. të rezervojmë hapsirë për organizatën tonë që në ekspozitat lokale dhe ndërkombëtare të distribuojmë literaturë dhe produkte tjera mediale për Muhamedin a.s, dhe jetën e tij.

    80. të themelojmë qendra permanente distribucioni për shpërndarjen e librave, pamfletëve dhe audio kasetave për Muhamedin a. s.

    81. të themelojmë çmim special, me standartet e sodit, i cili do ti jipet personit i cili më së shumti i ka kontribuar Sunnetit të Pejgamberit a. s, dhe biografisë së tij. Ky prezantim do të organizohej në një shfaqje marveloze ku do të ftoheshin në këtë ceremoni personat më të njohur të shoqërisë.

    82. të botojmë libra mbi jetën e Resulullahut a.s, në gjuhë të ndryshme dhe ti distribuojmë ato nëpër bibloteka, univerzitetet dhe qendra për studime orientalistike në tërë botën.

    83. të themelojmë një revistë periodike e cila do të specializohet në shkrimet mbi jetën e Resulullahut a. s, mësimet islamike, muslimanët në përgjithësi, dhe karakteristikat tjera të mira që Allahu xh. sh ia zbriti Muhamedit a.s.

    84. të themelojmë fonde bamirëse për të financuar programin tonë e përkrahjes Muhamedit a. s, dhe me te të paguajmë autorsitë për shkrimet dhe përkthimet e librave dhe artikujve.


    Çka mund të bëjmë në internet


    85. të themelojmë organizata të dedikuara për të propaganduar Islamin dhe përveç tjerave se si Islami na mëson ti shprehim dashuri dhe mirënjohje ndaj gjithë pejgamberëve.

    86. Të publikojmë vveb sajte dhe lajme (on line) dedikuara Islamit dhe jetës së Muhamedit a. s. Në një nivel më të vogël, ne mundemi të bëjmë vveb-faqe të dedikuara per tek vveb-faqet egzistuese që kanë një përqëndrim të gjërë.

    87. Mund të marrim pjesë në biseda të drejtpërdrejta (live chats), me njerëz dhe ti thërrasim ata të studiojnë jetën e Muhamedit alejhi selam dhe fenë që i zbriti atij.

    88. të vendosim në fund të çdo emaili tonë ndonjë hadith të Pejgamberit a. s, apo ndonjë ajet të Kur'anit.

    89. të shfrytëzojmë rastin që të postojmë letra në online grupe të ndryshme, që përmbajnë shkrime mbi jetën dhe veprën e Pejgamberit a. s. Ky lloj mesazhi duhet të jetë i dërguar në raste specifike dhe kur kushtet e kërkojnë atë.

    90. të vendosim nëpër makina kërkuese të internetit (major notice engines, search engines) linqe për librat, artikujt dhe shënimet për Muhamedin a. s.


    Gjërat që mund ti bëjmë me pasurinë tonë ose nëpërmjet qeverisjes


    91. ti japim përkrahje financiare aktivitetit islamik i cili është i fokusuar në jetën dhe veprën e Resulullahut alejhi selam.

    92. të shtypim pano dhe bilboarde që përmbajnë fjalë të Muhamedit alejhi selam dhe ti vendosim ato nëpër rrugë, në vende të dukshme.

    93. Ne mundemi të themelojmë Tv dhe Radio stacione Islamike, permanente apo periodike, ku të mundohemi që nëpërmjet këtyre të shpërndajmë mesazhin e Islamit në disa gjuhë dhe vende botërore.

    94. të finacojmë materialisht tv dhe radio emisionet në vende të ndryshme që janë të fokusuara në jetën e Muhamedit a. s.

    95. të themelojmë qendra të dedikuara për hulumtimin e biografisë së Muhamedit a. s dhe publikimin e saj në disa gjuhë botërore.

    96. të themelojmë muzeume dhe biblioteka të dedikuara për studmin të jetës së Muhamedit a. s.

    97. të financojmë publikimin e vveb sajteve profesionale, me kualitetit më të lartë, e të dedikuara jetës së Muhamedit alejhi selam.

    98. të financojmë publikimin e librave me kualitetit të lartë, audio kasetave, dhe programeve televizive në disa gjuhë botërore.

    99. të financojmë gara në dituri Islamike për jetën e Muhamedit a. s, duke caktuar shpërblime të cilat do të inkurajojnë masën e gjërë për pjesmarrjen në këto gara.

    100. mënyrën e njëqindtë ta lëmë ty lexues i ndëruar. Ne mirëpresim idetë dhe sugjerimet e juaja.


    Lexues i dashur musliman! Është detyrë edhe personale dhe edhe kolektive ti dalim krah pejgamberit tonë, Muhamedit alejhis-selam. Pra së bashku dhe të ndihmojmë Pejgamberin tonë, secili me ate ku e sheh veten e tij në këto pika.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anëtarësuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    100. Te mesojme dhe te jetojme Islamin duke u bere shembull ne shoqeri. Kjo do te tregoje madheshtine e mesuesit tone qe na ka mesuar se si duhet te sillemi ne cdo rast.

Tema të Ngjashme

  1. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Disa të dhëna mbi ekonominë e vëndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  5. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •