Në moshën 76 vjeçare, sot, ditën e premte, në Damask vdiq dijetari i njohur shqiptar, Abdulkadër Arnauti. Ky dijetar shqiptar, me emrin Kadri Sokoli u lind në fshatin Vrellë në afërsi të Istogut (Kosovë) në vitin 1928. Qysh si fëmijë i vogël tre vjeçar, së bashku me familjen e vet shpërngulet në Damask (Shami i atëhershëm). Në Damask vijon shkollën fillore. Në këtë shkollë e njohur me emrin Medresetu Is’af El Hajri, mësimet e para i merr para mësuesit të tij Subhi El Attar tek i cili mësoi leximin e Kur’anit, texhvid dhe mësimet e para të fikhut (jurispudencës islame). Pas mbarimit të shkollës fillore fillon punën si orëndreqës në dyqanin e një profesori të universitetit të Az-harit, Shejh Se’id El Ahmer, në afërsi të xhamisë Emevijje. Pronari i dyqanit pas pak kohe vërejti aftësitë e Abdul Kadrit, e morri ate dhe e çoi të mëson në Xhaminë Emevite në hallkat (tubime të diturisë) të mbajtura nga Shejh Salih Farfurit gjegjësisht tek nxënësi i tij Abdur Rezzak El Halebij.
Ai mësoi edhe tek Shejh Mahmud Faiz Ed Dir’atani tek i cili vazhdoi mësimet e Kur’anit. Në hallkat e xhamisë Emevijje vazhdoi mësimet e hadithit, tefsirit dhe fikhut. Përdorja e haditheve të dobëta dhe atyre të trilluara nga ana e disave, e nxitën ate që më tepër t’i përkushtohet shkencës së hadithit.
Gjatë kësaj kohe mësoi edhe tek disa dijetar shqiptar siç ishin: Sulejman Gavoçi i ati i Vehbi Sulejman Gavoçit, dhe te Nuh efendiu, i ati i muhadithit të njohur, Muhamed Nasirudin Albani.
Pas pesë vite mësoi zanatin e orëve dhe filloi të punon në duqanin e tij. Në atë kohë me kërkesë të shkollës bëhet mësues në shkollën në të cilën i morri mësimet e para. Gjatë kësaj kohe i përkushtohet tërësisht hadithit duke mësuar dita ditës më tepër për këtë shkencë të bekuar. Gjatë kësaj kohe fillon edhe redaktimin e librit voluminoz “Xhamiul Usul fi ehadithi Resul” të cilin libër e përpunoi brenda 5 viteve. Në saje të dijes së tij si dhe për shkak të oratorisë dhe guximit zgjedhet si hatib (ligjërues) i xhamisë Muhammedije në Damask. Hutbet e tij në këtë xhami ishin të dëgjuara dhe vizituara nga ana e shumë njerëzve. Pas xhumasë ai qëndronte për t’u përgjigjur pyetjeve nga të pranishmit në xhami. Vetëm vonë para disa vitesh iu ndalua ushtrimi i këtij posti në Siri, nga ana e regjimit të atjeshëm. Njihet edhe si muxhtehid (shkalla më e lartë e diturisë) në çështjet e shkurorrëzimit (talakit).
Gjatë jetës shkencore shpesh herë është takuar me Shejh Albanin gjatë qëndrimit të përbashkët në bibliotekën edh-Dhahirijje. Për të ai thotë: “Me Albanin, All-llahu e mëshiroftë, më lidhte një lidhje plot dashuri dhe respekt edhe pse nuk pajtoheshim në disa mendime me njëri tjetrin. Gjatë qëndrimit në Siri ai jetonte afër xhamisë ku unë isha hatib dhe falej pas meje.”
Shejh Abdulkadër Arnauti kontaktonte shpesh edhe me shejh Ibën Bazin, me të cilin u takua në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ai kishte mbajtur një fjali pas namazit të xhumasë. Pas këtij takimi çdo herë që vizitonte Saudinë është takuar me të. Me iniciativë të Ibën Bazit, shejh Abdulkadër disa herë e ka vizituar Kosovën. Udhëtimet e tij në Kosovë kanë qenë shkak i dërgimit të grupës së parë për mësim në Univerzitetit Islamik në Medine. Kjo lidhje e fortë vazhdoi deri në fund të jetës së Ibën Bazit, All-llahu e mëshiroftë.
Shejh Abdulkadri asnjëherë nuk e ka kursyer kohën e as mundin në mbrojtje të Sunnetit dhe metodologjisë së shëndoshë fetare.
Veprat e tija poashtu dëshmojnë për aftësitë e tij shkencore. Si recenzent i hadithëve ai ka nxjerrur vepra voluminoze. Ai ka redaktuar 40-50 libra dhe është autor i tre librave. Kurse prej tyre ende ka që janë në dorëshkrim dhe të pabotuara.
Shënimet bibliografike për te i ka tubuar një nxënës i tij në librin “Keshfu Litham an ehad muhadithij Sham, Abdul Kadir El Arnaut”
Në gjuhën shqipe i janë botuar dy libra:
Mbi rrugën e të parëve tanë – “Urtësia”, Shkup, 1994
Porositë profetike- “Gjurma”, Prishtinë, 2001
Abdulkadër Arnauti jetoi dhe veproi në Damask, Siri. Allahun e lusim që ta mëshirojë dhe ta shpërblejë për mundin e dhënë. Amin. In-na lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun.
Krijoni Kontakt