Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 56
  1. #41
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    MBULIMI DHE LIRIA

    Ka qė thonė se mbulimi e kufizon lirinė. Po marr njė artikull qė besoj se do ta lehtėsojė kuptimin e njė koncepti shumė tė gjerė siē ėshtė liria.

    "Pse nuk ēlirohemi nga kufizimet e ndryshme? Pse jetojmė brenda gjithė atyre lidhjeve, pse e pengojmė veten pėr t’u kėnaqur nga jeta?

    Virtyti, vlerat e larta; tė mos poshtėrohemi duke kėnaqur dėshirat e ulta... Ē’vlerė kanė tė gjitha kėto? Ē’vlerė kanė gjithė kėto nė qoftė se nė anėn tjetėr tė peshores vemė atė vlerė tė lartė me tė cilėn s’do tė matej dot asgjė, lirinė?

    Liria, tė veprojė si tė dojė, liria, tė bėjė ē’tė, dėshirojė, mendėsi lirie, jetesė lirie, ...liri!

    Vallė, a mund tė gjendet nė jetė diēka mė e rėndėsishme se liria? Qė nga kohet e para historike e deri mė sot, lufta e njeriut a nuk ka synuar drejt lirisė dhe pavarėsisė, vallė? Njerėzit, njeri pas tjetrit, nė botėn e tyre materiale, mendore, ekonomike, dhe politike kanė kėputur dhe hedhur tė gjitha lidhjet. Tani kanė mbetur vetėm ato imitimet e vjetra tė quajtura virtyt dhe moral. Edhe kjo ėshtė njė mbeturinė e atyre lidhjeve tė vjetra tė copėtuara e tė asgjėsuara pėrballė inatit dhe kėmbėnguljes qė tregoi njeriu nė rrugėn e realizimit tė ekzistencės dhe unit tė vet. Nuk ka asnjė dyshim se edhe kjo mbeturinė do tė copėtohet dhe asgjėsohet. Sepse njeriu do tė vazhdojė me kėmbėngulje atė luftė esenciale drejt fitimit tė lirisė, pėrparimit, drejt zotėrimit tė plotė tė tė gjithė natyrės pėr t’u ulur kėmbėkryq nė fronin e qėnies; kėshtu, do tė shndėrrohet nė "forcėn vepruese tė botės ekzistente", gjė pėr tė cilėn ėshtė i denjė.

    Ja, kjo ėshtė pamja e shekullit tė njėzetė. Pamja e Europės dhe e botės mbi tė cilėn ajo zotėron. Nė kėtė ēėshtje, lindje, perėndim, veri, jugė, ...ēdo anė ėshtė e njėjtė Njė pamje sipas Europės, posaēėrisht njė pamje logjike, nė pėrshtatje me historinė e saj tė tre shekujve tė fundit.

    Por, ashtu siē nuk ėshtė kjo njė pamje e jetės, nuk ėshtė as edhe njė konsideratė qė ve shenjėn e barazimit midis njeriut dhe ekzistencės sė vėrtetė. Kjo logjikė e shkėlqyer qė vazhdon tė pėrparojė, -logjikė e ēlirimit nga ēdo lloj kufizimesh e konvencionesh - me qėllim pėr tė realizuar nivelet mė tė lartė qė ndodhen nė ekzistencėn e njeriut... Por kjo nuk ėshtė logjika e logjikės sė vėrtetė.

    Sot, Perėndimi qė vrapon si i marrė, nuk qėndron as edhe njė ēast pėr tė parė tė vėrtetėn.

    Njeriu ikėn nga e vėrteta, siē ikėn ai qė e ka rrėmbyer zjarri, ku tė mundė, si i marrė. Gjithė shqetėsimi i tij ėshtė qė tė largohet nga burimi i zjarrit.

    Sidomos ai qė vrapon sikur tė ishte rrėmbyer vėrtet nga zjarri, i sigurtė pėr kėtė, duke e parė zjarrin pėrvėlues me sy, ai qė bie nė tė... Ja, pra, i marri i vėrtetė ky ėshtė, madje pa pasur asnjė shkak pėr marrėzi!

    Lindja muslimane ėshtė sot vetė i marri qė vrapon drejt atij zjarri pėrvėlues ndėrsa Perėndimi ėshtė kah pėrpiqet tė presė vrullin e vet.

    Disa herė njeriu u ngjitet pas dėshirave tė vrullshme e, kur ato fillojnė tė bėjnė pėrpara, lėshon frerėt dhe me kėtė kujton se e ēliroi veten nga vargonjtė. Me qė nuk i nėnshtrohet moralit, fesė, besimit, e pranon se ėshtė i lirė.

    Unė s’dua tė diskutoj kėtu mitin e lirisė tė shekullit tė njėzetė. Tė atij shekulli qė ėshtė dėshmitari i diktaturės mė tė tmerrshme nė histori nė fushė tė politikės dhe ekonomisė. Njė shekull i tillė qė nė emėr tė shpėtimit nga uria dhe lufta e klasave e ka shndėrruar individin nė shėrbėtor tė shtetit. Gjithashtu nuk dua tė polemizoj as mitin e lirisė pėr t’u siguruar nga frika, ndėrsa njerėzimi jeton epokėn mė tė frikshme tė tmerrit dhe ankthit tė vetmisė, epokėn mė tė frikshme qė nga periudha e parė historike e gjer mė sot. Ndėrsa njeriu, me raketat dhe bombat atomike ėshtė vėnė vetė tė shkatėrrojė jetėn e tij, unė nė asnjė mėnyrė nuk do tė bėj fjalė pėr mitin e zotėrimit tė forcave tė natyrės. Njeriu ende nuk ka mundur tė jetė zotėrues madje as i forcave tė njė ylli tė shuar mbi tė cilin jeton, mbeti tė bėhet zotėrues i njė gjithėsie pa anė e pa fund!

    Po, unė s’do tė bėj fjalė kėtu pėr kėto mite. Vetėm do tė polemizoj pėr njė mit tjetėr: mitin e vetėdijės sė lirisė sė njeriut tė ēliruar nga prangat e moralit.

    Vini re kėtė tė ri plot fuqi dhe hare dhe kėtė vajzė tė lėvizshme qė lėshon klithma jete nga gjithė pamja e saj.

    Djaloshi e dėshiron vajzėn e re. Natyrisht, njė dėshirė, njė dėshirė jete! Edhe vajza nėn tė njėjtėn ndjenjė. Secila dėshirė ka gjetur pėrgjigje nė anėn tjetėr, i janė nėnshtruar thirrjes sė seksit dhe secili, i ēliruar nga kufizimet, ka gjetur kėnaqėsi.

    Ja dhe ky, njė person tjetėr. Nuk ėshtė pėrzier nė "konceptin e lirisė" sė atyre tė parėve. Ndoshta si pasojė e besimit, ose "vetėm kėtė ēast", kjo lloj pauze, mė qė s’ka ndjerė dėshirė ose s’i vjen ndoresh. Por kjo gjė s’mė duhet mua. E rėndėsishme ėshtė kjo: ai ėshtė i lirė, ngjarjet qė i kalojnė parasysh, vazhdon t’i ndjekė... Ē’sheh vallė?

    Po sodit njė tabllo tė veēantė qė s’e shohin ata dy tė rinjtė. Sheh njė pe qė tėrheq dy tė rinjtė tė lidhur nė skajet e tij, perin e epshit. Njė pe epshi azgan dhe tė fuqishėm, qė ka nėnshtruar secilin nga tė rinjtė tė cilėt s’kuptojnė gjė nė kėtė mes. Njė pe i trashė i tillė, nga i cili askush nuk mund tė shpėtojė. Sepse pėrballė tij, fuqia e tyre ėshtė mjaft e dobėt ose s’tregon rezistencė.

    Por kėtė pe djaloshi i parė nuk e sheh. Sepse kjo ėshtė njė forcė e fshehtė qė e tėrheq reciprokisht atė. Asaj i ėshtė dorėzuar me tėrė qėnien dhe nė mėnyrė tė pavullnetshme, sepse vullneti i vėrtetė ėshtė nė dorėn e saj. Po tjetri djalosh e sheh kėtė pe nė tėrė madhėsinė e tij. Sepse ndodhet larg fushės tėrheqėse tė tij. Ose ėshtė larguar.

    Cila ėshtė reale nga kėto dy tabllo?

    Tani le tė sodisim njė fushėpamje tjetėr.

    Ja pėr ju njė i ri qė pėrballon nxitjet epshore me njė zemėr tė vendosur dhe me njė forcė zotėruese. Pėrball mėsimet e epshit, por nuk tregon kujdes. Fuqinė e tij vėrshuese e drejton diku tjetėr. Ai e ndien se ėshtė i lirė, nga presioni i epshit, i lirė nga ai lloj dėfrimi si i kafshėve tė tėrhequr pėr hunde. Njė njeri i lirė qė mund tė drejtohet nga tė dojė vetė, me forcėn e tij.

    Dhe ky kėtu, njė tjetėr person. Sheh nga larg, pa u futur nė kuadrin e djaloshit tė lirė. Ē’sheh vallė? Sheh njė shfaqje tjetėr tė cilėn nuk e dallon vetė djaloshi i lirė.

    Ai sheh vartėsinė nga kufizimet, sikur sheh mishėrimin e diēkaje tė lartė. Ai po sheh perin qė ia ka lidhur duart kryq, qė e ka kufizuar nga lėvizjet, ia ka penguar veprimet. Por kėtė pe i riu vetė nuk e sheh dot, pasi mendon se veten e vuri vetė brenda kufizimeve. Kėtė e ka kėrkuar vetė. Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė peri ai qė e pengoi t’i pėrgjigjej thirrjes sė seksit, vetė ai po qėndron larg, sepse s’e do atė.

    Tani, nga kėto dy fushėpamje, cila ėshtė e vėrtetė?

    Unė s’kam ndėrmend ta le lexuesin tė habitur brenda kėtyre dy pamjeve tė kundėrta; ta themi menjėherė: secila nga tė dy pamjet ėshtė e vėrtetė.

    Vartėsi dhe liri... Dy tė vėrteta pranė njėra-tjetrės. Madje, njė e vėrtetė e vetme me dy fytyra.

    Ai i riu shpėrthyes qė i ėshtė pėrgjigjur thirrjes sė seksit, jashtė ēdo diskutimi, ka vepruar i lirė. Ai ėshtė ēliruar nga kufizimet morale, fetare e shoqėrore, ēdo gjė qė e mbėrthen njeriun e ka zgjidhur e thyer. Nė tė njėjtėn kohė, si kalė i hazdisur, qė i kanė vėnė mėgojzėn, u ėshtė nėnshtruar dėshirave tė vrullshme. Sepse ka fituar pėrvojė praktike nga qė nuk mundi tė tregojė rezistencė ndaj nxitjeve tė epshit. Ai qė do, le ta provojė prapė.

    Kurse i riu i lidhur me njė kufizim mjaft tė fuqishėm, nuk do qė ta prishė premtimin qė realizoi me Zotin mbi nefsin (dėshirat trupore) e tij. Duke valėzuar besimi nė unin e tij, e bėn premtimin tė pashkatėrrueshėm. Nė tė njėjtėn kohė ky i ri ka shpėtuar edhe nga presioni i ndjenjave tė ulta. Pėrballė dėshirave nxitėse nė nefsin e tij, duke ndjerė njė liri tė vėrtetė, me fuqinė e tij ecėn pėrpara drejt horizonteve tė shndritshme.

    Njė liri e varur nga kufizime dhe njė vartėsi, nė vlerėn e sė cilės ndodhet liria. Ja, pra, e vėrteta e njerėzve...

    Nuk ėshtė vartėsia nė njė pjatė tė peshores dhe liria nė pjatėn tjetėr. Jashtė ēdo diskutimi, ēdo liri ka vartėsitė e veta dhe ēdo vartėsi ka liritė e veta. Kėshtu qė nė ēdo pjatė tė peshores ka liri dhe vartėsi.

    Nuk ėshtė ashtu siē e mendon bota Europėn nė lartėsinė e sė vėrtetės dhe zotėruese tė sė vėrtetės. Sepse virtyti nuk ndodhet midis lirisė dhe vartėsisė, mund tė diskutohet midis dy vartėsive ose dy lirive.

    Nė tė vėrtetė, virtyti ėshtė epėrsi e konceptuar midis lirisė sė njeriut dhe lirisė sė kafshės, tė vėna pėrballė asaj qė tė jesh i kufizuar me kufizime njerėzore, ose i lidhur si kafshėt.

    Kufizimeve njerėzore u thuhet virtyt, moral ose u thuhet besim.

    Kurse kufizimeve kafshėrore u thuhet ndjenja tė ulta, epsh ose, mė trashė, u jepet emri "kėnaqėsi".

    E, sė fundi, individi ėshtė i lirė tė zgjedhė midis tė qėnit njeri a tė rėnit nė nivelin e kafshės.

    Mbulimi ėshtė pranimi i urdhėrit tė Allahut, Krijuesit tė tė gjithė neve dhe tė ēdo gjėje tjetėr. Tė vijmė tek zbulimi; do tė thotė tė bėhesh kurban i disa lloj skllavėrive drejt synimit tė pėrdorimit tė njė lirie tė pavlerė. Para ēdo gjėje tjetėr, ėshtė kundėrshtim ndaj uniformės (veshjes) kombėtare tė rikrijuar pas shkrirjes me Islamin. Do tė thotė imitim i Perėndimit. Do tė thotė, nga njė pamje, tė bėhesh rob i atyre qė dikur i kishim nėn mbrojtjen tonė, tė bėhesh shėrbėtor i shėrbėtorėve tanė. Pastaj, pas ecjes zbuluar, nganjėherė mund tė fshihen edhe qėllime tė tjera tė fshehta. Ndoshta ėshtė shumė naivitet tė thuash se zbulimi ėshtė vetėm identiteti i pėrdorimit tė sė drejtės sė lirisė. Sepse femra nė kėtė ēėshtje shkon shumė mė pėrpara se burri qė ėshtė zotėruesi i lirisė, hap vendet qė s’duhen hapur. Atėherė shtrohet pėr diskutim zotėrimi i nefsit, epshit dhe modės.

    Nuk mund tė mohojmė se femra, e pėrdor nė njė pėrpjestim tė gjerė trupin pėr tė ndikuar seksin tjetėr. Atėherė, edhe nga ana tjetėr, meshkujt janė tė dėnuar. Shihet se pas pėrdorimit tė njė lirie tė pavlerė diskutohet dalja nė shesh e robėrimeve tė panumėrta dhe e dėnimeve.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #42
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    VENDET QE DUHEN MBULUAR

    Para Islamit, femrat arabe nuk e respektonin mbulimin. Gjendja e femrės atė kohė, lart-poshtė, ishte e njėjta gjendje qė sot tė vret sytė nė qytetet tona: "Gratė shėtisnin mes meshkujve me gjoksin zbuluar. Pėrgjithėsisht nxirrnin nė pah qafėn, gėrshetat dhe vėthėt".

    Te meshkujt

    Nė Kuranin e Madhnueshėm ka urdhėra tė veēanta pėr femrat dhe meshkujt qė tė mos shohin njėri-tjetrin kur janė tė huaj dhe tė mbulojnė pjesėt e turpshme tė trupit: "Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė pastėr pėr ta. Allahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata".

    Hz. Pejgamber urdhėron: "Pjesa e turpshme e mashkullit ėshtė ndėrmjet kėrthizės dhe gjunjėve". Pėr kėtė zonė ka pasur mosmarrėveshje. Sipas Hanefive, kupa e gjurit ėshtė vend i turpshėm, kėrthiza jo.

    Te femrat

    Nė Kuranin e Madhnueshėm ka disa ajete pėrkatėse pėr mbulimin e grave. Ajetet qė u janė drejtuar bashkėshorteve tė Profetit, pranohen si tė tilla qė pėrfshijnė tė gjitha gratė muslimane: "E kur tė kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkonie pas perdes, kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre" dhe "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vejnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues". Ajeti i dytė sqaron pėr mbulimin e grave kur dalin nė rrugė.

    Ajeti i tretė qė i pėrket posaēėrisht mbulimit, ėshtė ajeti 31 i kaptinės Nur. Pasi te ajeti paraardhės u jepen urdhėra muslimanėve meshkuj pėr kėtė ēėshtje, vazhdohet: "Thuaju edhe besimtarėve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vejnė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, baballarėve tė vet ose baballarėve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmendėn) dhe robėreshave tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbėtorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femra dhe fėmijėt qė nuk kanė arritur pjekurinė pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim!"

    Siē shihet, nė kėtė ajet u kujtohet femrave tė mos shohin meshkujt e huaj, tė ruajnė nderin dhe copat e mbulesės sė kryes t’i vėnė mbi jakat duke i mbuluar ato. Kjo ka pėr qėllim mbulimin e kokės, veshėve, gjoksit dhe gjerdanėve. "Tė mos i zbulojnė stolitė e tyre..." Nga kėto, veēohen si" pėrjashtim" ato pjesė tė trupit qė mund tė zbulohen, pėr tė cilat, shumica, qė nga Pasuesit e gjer mė sot, janė bashkuar nė mendimin se janė fytyra dhe duart. Formė e stolisė dhe stoli natyrore ėshtė fytyra. Ose pėrdoret termi "zonė stolie". Nga kjo zonė, ēka mund tė hapet, janė fytyra dhe duart. Ka pasur mosmarrėveshje pėr zbulimin ose jo tė kėmbėve, shumica kanė dalė me opinionin se duhet tė mbeten tė zbuluara.

    Forma e lejueshme e zbulimit tė fytyrės dhe duarve ėshtė, pėr duart, gjer nė byzylyk, dhe pėr fytyrėn aq sa ē’duhet pėr tė marrė abdes.

    Nė njė hadith thuhet: "Allahu nuk e pranon namazin pa mbulesė koke tė njė femre qė ka arritur pjekurinė". Esmaja, vajza e Ebu Bekrit dhe kunata e Profetit, i kish dalė pėrpara njė ditė Profetit me njė veshje tė hollė. Profeti, duke kthyer kokėn, kishte urdhėruar: "Esma! Pasi femra tė vijė nė moshėn e pjekurisė, nuk ėshtė e lejueshme t’i duken pjesė tė tjera tė trupit pėrveē tė... (bėn shenjė fytyrėn dhe duart e veta)".

    Mbulim quhet mbyllja e vendeve tė turpshme qė tė mos duken. Lidhur me kėtė, njė veshje e tejdukshme qė tregon trupin, nuk quhet mbulim. Kjo i shfaq organet mė joshėse. Duke folur pėr gratė qė kurrė s’do tė ndiejnė aromėn e parajsės, Profeti, me shprehjen "tė veshura, por nė fakt tė zhveshura", me siguri ka shėnuar kėto gra.

    Nė ajetin e kaptinės Nur (31), pėrkthimin e tė cilit e dhamė mė lart, lejohet tė shohin stolitė e femrave personat e afėrt ("mahrem" - me tė cilėt s’mund tė martohen). Komentatorėt, duke parė hadithet e ndryshme dhe praktikimin nė kohėn e Hz. Pejgamberit, kanė thėnė se pjesėt e trupit qė mund tė shihen, janė krahu, flokėt dhe veshėt, gusha dhe qafa jo deri nė shpinė ose nė bark, kėmbėt nga kupa e gjurit gjer poshtė. Kėtu futen edhe tė afėrtit e gjirit qė s’pėrmenden nė ajet.

    Ajeti sqaron edhe se nuk ka ndonjė tė keqe shikimi i femrės me njė plak tė kaluar nga aftėsia seksuale ose me fėmijė qė akoma nuk kanė marrė njohuri pėr fshehtėsitė seksuale femėrore ose me meshkuj tė lindur impotentė. Nė kohėn e Hz. Pejgamberit, njė burrė qė njihej nga opinioni si mashkull me ndjenja seksuale tė pazhvilluara, mund tė hynte nėpėr shtėpi, tė bisedonte me gratė, tė hante. Njė ditė i Dėrguari i Allahut e kish parė njė njeri tė tillė nė shtėpinė e vet. Ai po i pėrshkruante kunatit tė Profetit cilėsitė e gruas. Pėr pasojė, i Dėrguari e kishte ndaluar hyrjen e kėtij burri te gratė.

    Enesi, qė i shėrbeu njėzet vjet Hz. Pejgamberit, atėherė kur ende nuk kish zbritur ajeti i mbulimit, si njė pjesėtar i njerėzve tė shtėpisė, hynte e dilte pa drojtje nė mjediset intime tė tė Dėrguarit tė Allahut. Pas zbritjes sė ajetit, hyrje-dalja e tij te gratė e Profetit bėhej sipas rregullave.

    Nė esencė, femra muslimane ėshtė e detyruar tė mbulojė trupin, pėrjashtuar fytyrėn duart gjer nė byzylyk, dhe, po tė duhet, edhe kėmbėt. Nuk ėshtė i detyruar mbulimi me ēarēaf. Mjafton tė jetė e pastėr dhe e thjeshtė, e kujdesshme dhe e bukur. Ja, kjo ėshtė gruaja qė nuk bėhet shembull pėr epsh, por pėr respekt. Kjo ėshtė gruaja qė lartėsoi Islami, gruaja pėr tė cilėn Islami lajmėroi se nėn kėmbėt e saj ndodhet Parajsa.

    * * *

    Hz. Aishe tregon kėtu pėr gratė e kohės sė vet se si, duke braktisur veset e vjetra, zakonet dhe modėn, iu lidhėn Allahut: "Pėr Zotin, unė nuk pashė mė tė virtytshme se gratė ensare nga pikėpamja e vėrtetimit tė Librit tė Allahut (Kur’anit ) dhe tė besimit mbi zbritjen e tij. Me zbritjen e ajetit tė kaptinės Nur pėr mbulimin, i morėn pranė burrat dhe u kėrkuan leximin e ajeteve tė Allahut. Secilli burrė ua lexonte kėto urdhėra gruas, vajzės, motrės dhe gjithė tė afėrmeve. Secila, pa pėrjashtim, duke iu pėrshtatur urdhėrave tė Allahut nė Kur’an, endėn mbulesa prej leshi ose pambuku dhe, nė namazin e mėngjesit u ndodhėn pas Profetit, tė mbuluara". Njė tjetėr pohim i saj ėshtė kėshtu: "Gratė muhaxhire - u dhėntė shpėtim grave nga ana e Allahut - pas zbritjes sė ajetit tė mbulimit, ishin mbuluar pas mbulesave mė tė trasha".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #43
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    PROSTITUCIONI



    "Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė rrugė shumė e keqe".

    (Kurani, Isra, 17/32)



    Me qė prostitucioni e prish bashkėsinė, e shkatėrron familjen dhe e shformon gjeneratėn, qė nga popullsi tė vjetra gjer mė sot, ėshtė ndaluar, praktikimit tė saj i janė dhėnė ndėshkimet mė tė rėnda. Para Islamit, te arabėt ishte pėrhapur mundėsia e marrjes sė njė prostitute. Disa gra e bėnin kėtė punė nė vende tė caktuara. Nė dyert e shtėpive, nė vend tė tabelave, varnin flamurė tė posaēėm tė shėnuar.

    Kurse kristianizmi, pas tė cilit ishin lidhur popujt qė zotėronin Perėndimin dhe njė pjesė tė madhe tė botės, e kishte ndaluar prostitucionin. Por krahas iluzionit tė lirisė qė kishte mbėshtjellė tė njėjtėn botė qė nuk njihte vlera tė tjera pėrveē epshit dhe parasė, ndėr ata popuj pėrjetohej edhe mungesa e respektit pėr kėto urdhėra tė fesė sė tyre. Nė veprėn e Max Kemerich'it Tarihte Garip Vakalar (tė pėrkthyera nė turqisht nga Behēet Necati), zenė vend ngjarje rrėqethėse tė dėgjuara. Madje, disa mbretėrve dhe suitave tė tyre, tek vizitonin qytetet dhe krahinat e tyre, u ishte treguar mikpritje (!) nga ana e sunduesve tė qyteteve gjer duke u hapur dyert e shtėpive publike.

    Ashtu siē u bė e njohur nė Kuranin e Madhnueshėm, kristianėt i shpikėn vetė priftėrinjtė, jo se ua dėrgoi Zoti, megjithėse ndaj tyre, me tė drejtė, nuk kanė treguar respekt. Priftėrinjtė dhe priftėreshat na qėnkėshin, me fjalė, "mohues tė botės" (braktisės sė tė mirave dhe shijeve tė kėsaj bote). Nuk martohen dhe nuk bėjnė fėmijė. Nė fakt, ky parim qė nuk i pėrshtatet krijimit dhe psikologjisė sė njeriut, nė realitet, ėshtė marrė nėpėr kėmbė, disa priftėrinj dhe priftėresha, pėrmes intrigave tė ndryshme, kanė ushtruar lloje prostitucioni.

    "Nė shekullin e trembėdhjetė, nė manastiret e murgeshave ishte zhvilluar lesbitizmi. Nė shekullin e njėmbėdhjetė, nė Angli, pederastia ishte bėrė njė ēėshtje e rėndėsishme. Veēanėrisht nė manastire ky lloj argėtimi praktikohej shumė, madje dėnimi me djegie pėrsėgjalli nuk zbatohej kėtu.

    Nuk mbaron me tė shkruar imoraliteti i priftėrinjve tė mesjetės. Njė shėmbull: Nė qytetin Nördingen, mė 1472, kuvendi i qytetit, duke mos guxuar tė ndalonte hyrjen e priftėrinjve nė shtėpitė publike, ishte mjaftuar me ndalimin vetėm tė kalimit tė tė gjithė natės nė ato shtėpi.

    Nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė, ēdo prift kishte nga njė mantenutė. Ligji u kishte njohur priftėrinjve detyrėn pėr tė ruajtur gratė e ndershme.

    Baroni Zimemrn, nė veprėn e tij Chronik, shkruan se shumė kohė manastiret e murgeshave nuk ndryshonin nga shtėpitė publike. Edhe nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė gjendja ishte po kjo. Ky prostitucion i fshehtė kohė mė kohė dilte edhe hapur. Pėrveē kėsaj, nė Strasburg, njė natė, pas rėnies sė rrufesė nė njė manastir grash, kishte rėnė zjarr dhe populli, duke thyer dyert, kishte hyrė brenda ku ishte pėrballur me skandale tė ndryshme. Kishin parė shumė murgesha nė krahė tė djemve tė rinj. Ato kohė nėpėr manastire, nė kuvli tė posaēme mbaheshin fėmijė ilegalė qė rriteshin nga murgeshat. Me ngjarjen e zjarrit, u kuptua se kėta djem tė shndėrruar nė mjet pėr tė kėnaqur epshet e murgeshave, ishin fėmijė ilegalė qė rriteshin nga murgeshat. Kėta fėmijė, kur vinin nė moshėn e pjekurisė mashkullore, mbylleshin me murgeshat plaka qė kundėrmonin myk dhe papastėrti. Nė manastire tė tilla kishte hauze tė veēuara, ujrat e tė cilave kurrė nuk zbrazeshin. Sepse nė kėto ujra murgeshat mbysnin frytet e marrėdhėnieve tė tyre tė paligjshme".

    Njė shkak i pėrhapjes sė prostitucionit nė Europė qe edhe detyrimi pėr t’u martuar me njė grua dhe, veēanėrisht, ndalimi ose vėshtirėsimi i skajshėm i shkurorėzimit nga katolicizmi. Nė tė njėjtėn kohė, kristianizmi kishte ndaluar edhe marrėdhėniet jashtė kurore (adulter) si dhe kishte prapėsuar fėmijėt e lindur jashtė martese. Ata i kishte shpallur fėmijė djalli, mėkati dhe turpi. Prof. Dr. Andreas B. Schwarz, qė kritikon me forcė kėtė mohim kategorik tė fėmijėve ilegalė nga kisha, pasi bėn tė njohur se nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė - shekull i njė lėvizjeje tė gjerė tė quajtur "Epoka e dritės" - u shtua menjėherė numri i fėmijėve jashtė martese, bėn historikun e kėsaj ēėshtjeje, mbron domosdoshmėrinė e trajtimit tė fėmijėve ilegalė si fėmijė tė vėrtetė (legalė). Kisha, ndėrsa nė njėrėn anė detyronte mjaftimin me njė grua dhe ndalonte divorcin, duke i hapur rrugė, pėr pasojė, zinasė (adulterit), nė anėn tjetėr dėmtonte fėmijėt e lindur nga zinaja. Duhej zgjidhur njėri nga kėto dy probleme.

    Profesori nė fjalė kishte zgjedhur rrugėn e trajtimit tė fėmijėve ilegalė si legalė. Europa po e bėn kėtė trajtim nė formėn qė e dėshiroi ai. Nė rast mosmjaftimi seksual me njė grua ose kur gruaja ėshtė impotente, martesa e burrit me njė grua tjetėr dhe jetesa ligjore ėshtė njė punė mjaft e turpshme dhe e prapambetur. Por nuk paska ndonjė tė keqe qė i njėjti burrė tė jetoka me disa metresa. Gjatė njė bashkėjetese tė tillė, nė se fėmijėt e zėnė arrijnė tė lindin pa u mbytur me anė tė kyretazhit ose metodave tė tjera, do tė njihen si legalė. Duke kaluar te shkurorėzimi, nė tė drejtėn katolike turpi i zinasė (adulterit) ėshtė shkak ndarjeje. Porse, bashkėshortėt e ndarė pėr kėtė shkak, pėrsėri, sipas tė njėjtės drejtėsi, gjer nė fund tė jetės nuk mund tė martohen me tė tjerė.

    Sėmundja e imitimit

    Pėrkundėr njė trashėgimie stėrgjyshore mjaft tė pastėr e tė thjeshtė, edhe tek ne ka qė e konsiderojnė prostitucionin njė mėnyrė brenda prirjes sė Europės. Prostitucioni na qenka njė domosdoshmėri e jetės moderne. Nė kėtė ēėshtje, Dr. Xhemal Zeki thotė kėshtu: "Mashtrimi reciprok midis burrit dhe gruas gjen sendėrtimin e vet nė vendet e fshehta publike, nė hotelet e caktuara, nė shtėpitė e takimeve, nė kėto fole tė tradhtisė bashkėshortore. Kjo ndodh pėrgjithėsisht nė jetėn moderne. Familje tė tilla tė mbėrthyera nė dėfrime, me koncepte familjare tė humbura, sikur tė kishin degjeneruar, nė lojrat nė koktejet, luajnė sy ndėr sy lojra amorale. Gjėrave tė tilla tė shėmtuara u thonė zbavitje.

    "Skandali nė kolegjin amerikan tė vajzave: katėr vajza qė kishin fshehur njė djalė qė kish hyrė disa herė nė dhomėn e gjumit nga dritarja, u dėbuan nga shkolla". "Vazhdon hetimi i hapur nė kolegjin amerikan tė vajzave pėr vajzėn qė kishte fshehur nė dhomėn e gjumit tė dashurin e saj dhe pėr shoqet qė e kishin ndihmuar". Kėto lajme janė shumė hidhėruese. Ato tregojnė pėr humbjen e identitetit tė konceptit tė moralit dhe edukatės. Quhet i keq ai qė shkel nė shtėpitė e takimeve, quhet katil ai qė shkel nderin e njė vajze dhe e vret atė. Po vajzės qė fut djalin nė dhomėn e gjumit tė shkollės, si mund t’i thuhet? Po s’qe marrėzi, kjo ėshtė poshtėrsi.

    Nė Amerikė, nė ēdo katėr minuta lind njė fėmijė ilegal. Dr. Schauffer kėtė gjė tė hidhur e tregon me kėtė gjuhė: "Nga dita nė ditė shtohen gratė e gėnjyera, shkatėrrohen vajza qė ende nuk e kanė njohur botėn. Mė parė gjuheshin ato pa kulturė. Sot, pėr fat tė keq, janė vajza tė familjeve tė mira dhe shumica nyėnėse tė kolegjeve dhe universiteteve. Psikologu amerikan Greonwold thotė: "Shkaku mė i madh i rėnies sė vajzave nė prostitucion ėshtė pashkuarja burrė-grua dhe mosinteresimi pėr fėmijėt".

    Sipas Vjetarit Statistikor tė emetuar nga Instituti Statistikor Shtetėror i Kryeministrisė, numri i ēėshtjeve nė Turqi lidhur me prostitucionin qė shkojnė gjer nė gjykatė, ėshtė mjaft i fryrė.

    Nė tė vėrtetė, shifrat e dhėna nė lidhje me prostitucionin, nė raport me tė vėrtetėn, tregojnė njė numėr mjaft tė vogėl. Sepse, pėrgjithėsisht, prostitucioni bėhet me marrėveshje tė dyanshme, ata qė shkojnė nė gjykatė, janė mjaft pak. Nė kushtet kur nuk kalojnė nė gjykatė ose kalojnė dhe pėr shkak tė mungesės sė provave materiale nuk iu nėnshtrohen dėnimeve dhe nė vėshtrimin ligjor nuk konsiderohen faj; gjithashtu, po qe se do tė mendonim se ndodhitė pėrkatėse pėrbėjnė faj nga pikėpamja fetare e morale, nuk vonojmė tė kuptojmė frikėn e kėsaj pune. Porse ne -siē tha edhe njė poeti ynė- jemi nipėrit e njė gjenerate qė tregon zell nė rregjistrimet e popullsisė kur pyetet emri i gruas, qė njeh nderin, fenė dhe gjėra tė tilla tė shtrenjta e tė nderuara dhe qė e bėn shpirtin fli pėr to.

    Presioni shoqėror

    Sot si njė komb Islam qė jemi, po heqim hidhėrimin e njė humbjeje tė madhe. Njė kohė nė ēdo qytet, nė ēdo fshat, madje edhe nė ēdo mėhallė kishte "njė presion shoqėror" qė vepronte i nisur nga koncepte dhe praktika Islame. Po qe se diku kryhej njė veprim nė kundėrshtim me moralin Islam dhe traditėn kombėtare, muslimanėt e atyshėm nuk mbyllnin sytė para kėsaj, protestonin ndaj veprimit, ose sillnin nė udhė atė, ose ndėshkonin me njė farė mėnyre. Kjo ndjenjė e lartė dhe njė sanksion me vlerė, ishte roja mė e madhe e moralit dhe e gjėrave tė shenjta. Nė njė vėnd tė tillė, njė amoral, njė armik, ēdo kohė e ndiente veten tė vetmuar dhe pa tė drejtė. Ky presion shoqėror bėhej njė edukator i madh pėr tė.

    Kjo ndjenjė e lartė, pėr fat tė keq, nė kohėn tonė ja ėshtė atrofizuar, ja ėshtė humbur krejt. Profeti ka thėnė kėshtu: "Kush sheh njė tė keqe mes jush, ta pengojė me dorė, po s’i mjaftoi forca, ta ndalojė me gojė, po s’i mjaftoi forca as pėr kėtė, tė paktėn me zemėr tė mos e shohė pėr mirė. Eshtė pakėsuar mjaft numri i atyre qė i pėrshtaten kėsaj porosie tė tij. Cilat janė shkaqet e kėsaj?

    Sė pari, tek ne ėshtė dobėsuar shumė, ka mbetur prapa shumė jeta fetare dhe vetėdija shoqėrore. Po qe se para syve na kryhet njė veprim nė kundėrshtim me fenė dhe moralin dhe nė vetvete s’gjejmė dot guxim pėr tė kundėrshtuar dhe ndėrhyrė, do tė thotė se kemi rėnė nė nivelin mė tė ultė tė besimit. I dyti shkak dhe me rėndėsi ėshtė ky: Tek ne, duke nisur nga qytetet e mėdha drejt qyteteve tė vogla, nė botėkuptim, nė nocionin e jetės dhe nė urdhėra tė tjera fetare, nė krahasim me tė kaluarėn, kanė dalė nė shesh ndryshime.

    Sot, nėpėr rrugėt, bulevardet dhe parqet tė bien nė sy sjellje e veprime cilėsisht amorale: prostitucioni i beqarėve, prostitucioni i tė fejuarve dhe mungesa e edukatės tek tė martuarit. Kėto a nuk janė pamjet e njė gjenerate qė ka humbur nderin dhe cipėn e syve? Profeti urdhėron kėshtu: "Njerėzit, qysh nga profetėt e parė e gjer mė sot, janė bėrė prezentė tė kėsaj fjale profetike: "Po s’pate turp, mund tė bėsh ē’tė duash!".

    Eshtė jashtė ēdo diskutimi qė edhe nefsi ynė, forcat e kėqia tė fshehta nė qėnien tonė trupore e shpirtėrore, shpesh herė, duke i dhėnė prarim punės mė tė keqe, na shtyjnė drejt kryerjes sė saj. Helmin vdekjeprurės e fusim brenda njė gjelle tė shijshme. Po qe se nė njė vend i dilet pėr zot jetės fetare dhe logjikės me mendėsi djallėzore, me dėshira trupore dhe me epsh, atje ndodhin shmangiet seksuale qė e shfaqin, nė radhė tė parė, veten, pėrmes ndjenjave tė kėqia kafshėrore tek njeriu. Sepse kjo ėshtė tek njeriu forca mė e madhe shtytėse e fshehtė. Ata qė i janė dorėzuar kėsaj force, mund tė kryeynė ēdo ndyrėsi.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #44
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    PROSTITUCIONI

    NGA PIKEPAMJA E ISLAMIT

    Nė ēdo formė qė tė paraqitet, prostitucioni ėshtė njė veprim i shėmtuar e i ndaluar nga Islami. Nė Kuran zinaja (adulteri) cilėsohet si "njė paturpėsi e madhe, njė rrugė e keqe dhe e shėmtuar". Prostitucioni ėshtė mungesė respekti ndaj njeriut si njė krijesė tepėr e nderuar, e vyer gjer nė atė shkallė sa do tė bėhej shkak pėr tė merituar sexhden e engjėjve, ndaj njeriut si mėkėmbėsi i Allahut nė tokė, mungesė respekti ndaj Allahut tė tij dhe Profetit. Eshtė tradhti ndaj amanetit hyjnor. Hz. Pejgamberi, nė haxhin e Lamtumirės, nė ligjėratėn qė ua drejto i mė se njėqindmijė muslimanėve, urdhėron kėshtu: "O njerėz! Ashtu siē ju respektohen si gjėra me vlerė kjo ditė vigjiljeje, ky muaj pelegrinazhi dhe ky qyteti juaj, Meka, po kaq janė tė respektuar edhe shpirti, malli dhe nderi juaj qė janė tė mbrojtur nga ēdo lloj dhunimi". Nė Kuranin e Madhnueshėm, duke u bėrė tė qarta detyrat e atyre qė ia arritėn shpėtimit, pėrmenden ata qė "mbrojtėn nderin dhe vendet e turpshme".

    Hz. Pejgamber urdhėron: "Njė njeri duke qėnė besimtar, nuk kryen zina. Hajduti, duke qėnė besimtar, nuk vjedh mė dhe njeriu qė pi, duke qėnė besimtar, nuk pi". Kuptimi i zbėrthyer i kėsaj porosie ėshtė qė kur njerėzit kryejnė veprime tė tilla, do tė thotė se kanė dalė nga besimi (iman). Por edhe pse, duke qenė njė ndėr mėkatet e mėdha, zinaja dhe veprimet e ngjashme me tė, ndėrkohė qė nuk pranohen si tė miratuara, ekziston edhe pikėpamja se ato, megjithatė, nuk e nxjerrin njeriun nga besimi (iman). Dijetarėt, nocionin e besimit tė shprehur nė kėtė hadith, e kanė quajtur "besimi i pėrsosur" (iman-i qāmil). Kėshtu, kuptimi i hadithit vjen nė formėn: "Kush zotėron besim tė plotė, nuk bėn zina, nuk vjedh dhe nuk pi". Por, ēfarėdo kuptimi qė t’i jepet hadithit, kuptohet se ē’e keqe e frikshme ėshtė zinaja nė Islam.

    Prostitucioni u sjell tė kėqia tė panumėrta individėve dhe shoqėrisė. Nga kėto, janė sėmundjet gonorrhea dhe sifilizi. Si dje, ashtu edhe sot, nga tmerri statistikor qė pėrvijojnė shembjet, tė ngrihen flokėt, tmerret nuk tregohen me gojė e me shkrim. Vetėm nė njė qoshe tė Evropės vdekja e pesėqindmijė fėmijėve nė vit nga sifilizi, gjysma e tė verbuarve tė Europės dhe Amerikės vetėm nga gonorrhea, janė njė tregues i vogėl i fatalitetit qė pason kėto. Kėsaj duhet t’i bashkohet edhe sėmundja mė e frikshme e shekullit XX e ndoshta edhe tė atij XXI, AIDS-i. Prostitucioni, nė tė njėjtėn kohė, tė ēon edhe nė krim.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #45
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    MASAT QE MORI ISLAMI

    PER TE PARANDALUAR PROSTITUCIONIN



    Siē u bė e ditur, nė tė drejtėn Islame ka dy lloje sanksionesh. Njėri ėshtė material dhe qė i pėrket kėsaj bote, ashtu siē ndodh edhe nė sisemet e tjera juridike; kurse tjetri, si sanksion shpirtėror, ka lidhje me botėn e Pėrjetshme. Personi i obliguar qė bėri gabim, ngarkohet me dėnim edhe nė planin material, edhe me mėkat nė planin shpirtėror. Nė kėtė kėndvėshtrim, ndėrsa ndaj personit tregohet kujdes qė tė ruhet nga kryerja e ndonjė faji ose, e thėnė ndryshe, nga rėnia nė mėkat, feja Islame na paraqitet si njė prind i dhemshur ose si njė mjek i mėshirshėm. E drejta Islame nuk ėshtė njė rregull qė s’e pėrfill njeriun, madje qė ia lehtėson rrugėt pėr tė kryer faj, por qė pastaj pas fajit, e dėnon pa u ngopur. Eshtė pėr kėto arsye qė feja Islame e pengon individin nga ēdo veprim qė do ta ēonte nė prostitucion, qė do tė pėrbėnte njė shkallare pėr tė drejt prostitucionit.

    Seksi ėshtė njė ndjenjė e fuqishme e zgjatur dhe e strehuar gjer nė thellėsitė mė tė thella tė qėnies sė njeriut. Eshtė e natyrshme kėnaqja e kėsaj ndjenje. Po s’u realizua nė rrugė tė rregullta, do tė kėrkojė rrugė tė parregullta. Nga ky kėndvėshtrim, feja Islame e lehtėson kurorėn si njė rrugė tė rregullt tė kėnaqjes seksuale, nė raste tė nevojshme poligaminė e konsideron normale dhe asnjanėse - mubah (as mėkat, as e mirė). Nė rastet kur bashkėshortėt nuk mund tė kėnaqin njėri-tjetrin, nė pashkuarjet e rėnda, lejon ndarjen dhe shkurorėzimin. Kėshtu, lumturinė e secilės palė e kėrkon nė rrugė tė tjera tė rregullta.

    RRUGET QE TE ĒOJNE NE PROSTITUCION

    Shikimi

    Feja Islame e pengon zbulimin qė kamxhikon epshin midis dy sekseve, shikimin e qėllimshėm seksual, prekjen, qėndrimin bashkė. Sepse syri, veshi, dora janė dritare tė hapura drejt zemrės. Zemrėn e pambrojtur nga entuziazmi seksual, e mbajnė vazhdimisht nėn veprim. Kurse bota e brendshme psikologjike e mbetur nė vazhdim nėn presionin e ndjenjave seksuale, ja ia prish shėndetin shpirtėror, ja i hapet si shtrojė njė parregullsie.

    Lidhja midis sekseve pėrgjithėsisht fillon me tė parė. Ndikimin e shqisės sė tė parit nė jetėn seksuale seksologėt e shpjegojinė gjerė e gjatė. Nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohen muslimanėt meshkuj e femra tė ruajnė sytė nga shikimi i ndaluar. Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Ali, pas shikimit tė parė s’duhet tė shohėsh pėrsėri. Sepse ndėrsa shikimi i parė pėr ty ėshtė i lejuar, i dyti, jo".

    Nuk mund tė mohohet prania e ndikimit tė shqisės sė tė parit nė jetėn seksuale. I rėndėsishėm ėshtė parapėlqimi i njeriut dhe kėndvėshtrimi i tė parit. Nė kėto veprime nuk duhet tė harrohen as mbivėniet pozitive e negative tė vullnetit, afėrsisht tė mjedisit dhe tė tė gjitha drejtimeve. Pėrgjithėsisht, sakrificat e vogla e tė pėrkohshme, nėnshtrimet, e zvarrisin njeriun drejt pasojave tė rėnda. Tek njeriu ka njė ndjenjė respekti dhe drojtjeje ndaj Krijuesit dhe krijesave. Kjo cipė delikate, edhe njė herė po u gris e ra, atėherė ėshtė e vėshtirė tė pengohen shėmtitė qė do tė zenė dritėn e syrit.

    Ruajtja e syrit ia mundėson shijimin e besimit e tė adhurimit. Ashtu siē pohohet edhe pėrmes parimit "ndėshkimi dhe shpėrblimi rjedhin nga lloji i aktit", po qe se njeriu pėrfiton kėnaqėsi nga diēka jo e rregullt dhe pastaj heq dorė, Allahu i Madhnueshėm i dhuron atij njė kėnaqėsi hyjnore dhe shpirtėrore. Kėtė tė vėrtetė i Dėrguari i Madh (a.s.) e shpreh kėshtu: "Kur njė musliman i hedh njė shikim bukurive tė njė femre dhe pastaj i mbyll sytė, Allahu i Madhnueshėm ia mundėson atij njė adhurim nga i cili do tė ndiejė kėnaqėsi".

    Ibni Kajjim el-Xhevzijje thotė kėshtu: "Njeriu ėshtė i prirur tė shohė forma tė bukura trupore. Syri ėshtė dorėzanėsi i zemrės; ai lėshohet tė shohė atė ēka ėshtė veē trupit. Po qe se syri gjen njė gjė qė i vjen pėr shtat dhe i jep njoftim zemrės, ajo hidhet pėrpjetė nga kėnaqėsia. Shumė herė, edhe zemra vetė, edhe dorėzanėsi i saj bien nė vėshtirėsi, sepse, siē thotė edhe poeti, syri tė tilla bukuri lajmėron sa, qoftė pėr t’i shtėnė nė dorė tė gjitha, qoftė pėr tė zgjedhur edhe njė pjesė tė tyre, nuk mjafton forca e pėrballimit tė mundimit. Porse zemra, po e pengoi dorėzanėsin e saj nga hulumtimi dhe zbulimi, edhe vetė shpėton nga vėshtirėsia e kėrkesės dhe dėshirės. Ai qė s’pushon sė hedhuri vėshtrime, do tė jetė pėrherė i pėrmalluar. Sepse shikimi lind dashurinė. Kėshtu zemra bėhet zotėruese e njė lidhjeje. Pastaj kjo lidhje fuqizohet, bėhet njė dashuri e thekshme, e pushton zemrėn. Pėrsėri merr forcė dhe bėhet njė dashuri e pandarė nga zemra. Forcohet mė shumė dhe bėhet njė dashuri e vrullshme, e rrėmbyeshme, pra, kthehet nė pasion. Fuqizohet prapė dhe kthehet nė marrėzi. Si pėrfundim, zemra kthehet nė njė shėrbėtore. E kėshtu, zemra i bėhet rob diēkaje tė padenjė. Ja, tė gjitha kėto janė krimet e shikimit. Mė nė fund, zemra ka rėnė nė robėri. Duke pasė qenė njė zot, tani ėshtė bėrė njė rob, duke qėnė njė i lirė, tani ėshtė bėrė njė i pranguar, nga sytė mjerimi digjet e ankohet pa pra. Kurse syri thotė: "unė isha dorėzanėsi yt, nėpunėsi yt, ti mė dėrgove mua". E gjitha kjo ėshtė belaja e zemrave tė mbetura zbrazur nga mungesa e lidhjeve me Allahun, me dashurinė pėr Tė. Po qe zemėr, pa tjetėr do t’i lidhet njė dashurie. Pėr kė s’qe Allahu e vetmja dashuri, i vetmi Zot dhe i vetmi tempull, zemra e tij pa tjetėr do t’i robėrohet njė tjetri. Ashtu siē kishte rėnė nė ato aventurat e njohura Zelihaja, e shoqja e Azizit egjiptas, njė grua e martuar, sepse ishte mosbesimtare; kurse Jusufi, i ri, beqar dhe tėrheqės, por me zemėr tė mbushur plot ēiltėrsi pėr Allahun, kishte shpėtuar, kishte mbetur krejt i pastėr...

    Duhet tė bėjmė tė ditur edhe kėtė qė mashkulli me parapėlqim tė sinqertė pėr martesė ka tė drejtė tė natyrshme tė shohė nė se ėshtė, sipas kėrkesave tė tij, e bukur e e pėrshtatshme shoqja e ardhshme e jetės. Madje, kjo gjė ėshtė e kėshilluar. Veēse kjo kėshillė ka tė bėjė vetėm me shikimin. Lidhur me kėtė, nuk miratohet qė njė mashkull, ende pa vėnė kurorė me njė vajzė, tė shėtisė e tė bredhė me tė, tė mbetet vetėm pėr vetėm me tė. Sepse mes tyre nuk ka njė lidhje ligjore. Shihet vazhdimisht se disa tė rinj tė lidhur me fjalė ose tė fejuar, pas njė farė kohe kthehen e bėhen shokė.

    Profeti e ka shprehur kėshtu njė kufizim edukate e mirėsjelljeje lidhur me jetėn seksuale: "Asnjė grua tė mos ia rrėfejė burrit duke ia pėrshkruar veēoritė seksuale tė njė gruaje tjetėr. Kjo ėshtė sikur burri ta kishte parė atė grua". Sepse pėrshkrimi dhe propagandimi mund tė bėhen mė nxitės se shikimi me sy.

    Prekja

    Nuk ėshtė e rregullt prekja, takimi dhe kontakti midis mashkullit e femrės qė nuk kanė afėrsi me njėri-tjetrin. Hz. Aishe thotė: "Dora e tė Dėrguarit tė Allahut nuk ka prekur dorėn e njė femre tė huaj". Hz. Pejgamber urdhėron: "Sikur kokėn ta godasė njė shufėr hekuri, ėshtė mė mirė pėr tė se sa kontakti me njė grua tė huaj!"

    Mund tė ngulet kėmbė qė ndalimi absolut i dhėnies sė dorės njė femre tė huaj ėshtė njė element fanatizmi, por edhe po tė themi se ajo nuk le asnjė ndikim nė vetėdijėn ose nėnvetėdijėn seksuale tė njeriut me ndėrtim tė posaēėm fiziologjik e psikologjik, do tė ishte njė gjė fare naive.

    Veēanėrisht, edhe nė mos mungofshin puthjet qė vijnė si pasojė e shkaqeve tė tjera pėrveē afrimeve seksuale, numri i kėtyre ėshtė akoma mė i paktė tek zemrat e shpėtuara ose qė duken tė shpėtuara, sepse ndijimet seksuale janė ndėrthurur nė jetėn e pėrditshme me njė intensitet mė tė madh se sa mund tė pranohet nga ca parashikime tė pėrcipta ose disa mendime tė guximshme.

    Dėgjimi

    Njė nga nxitėsi e tjerė tė ndijimeve seksuale, ėshtė edhe dėgjimi. "Ngjyra e zėrit (timbri), tingulli qė formon melodi gjatė shqiptimit tė fjalėve, ndoshta edhe pa qenė njė eveniment i rėndėsishėm, nė fakt, ushtron ndikime tė pabesueshme mbi emocionet dashurore". "Ka edhe fetishe (epshe tė fuqishme frymėprerėse) pėr tingullin. Bie fjala, disave u pėlqejnė shumė gratė me zė tė trashė. Ka gra qė duke u shtėnė gjer nė harrim pas zėrit tė mashkullit, braktisin fėmijėt dhe e shuajnė vatrėn familjare".

    Zinaja (mėkati) i veshit ėshtė dėgjimi i zėrit, nxitės i epshit. Nė Kuranin e Madhnueshėm u ėshtė ndaluar grave tė Hz. Pejgamberit biseda me zė tėrheqės me burra tė huaj. Sepse, nė kėto kushte, njerėzit me zemėr tė sėmurė mund tė rrėmbehen nga iluzione. Pėr pasojė, fjalėn duhet ta thonė me seriozitet. Kjo porosi pėrfshin edhe gratė e tjera.

    Sipas tregimeve tė specialistėve tė sėmundjeve psikike, ndėr gjėrat e ēuditshme ėshtė edhe zgjimi i emocioneve seksuale nga zhurma e kėmbėve. Nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohet qė "s’duhet tė pėrplasin kėmbėt pėr tė tėrhequr vemendjen pėr stolitė e fshehta", domethėnė nuk duhet tė shfrytėzojnė zhurmėn e kėmbėve pėr joshje seksuale.

    Kėnga dhe veglat muzikore

    A ėshtė e lejueshme fetarisht kėnga dhe dėgjimi i veglave muzikore? Pėr kėtė ēėshtje janė zhvilluar pikėpamje tė ndryshme.

    E para, nuk ėshtė mėkat qė nė ditėt e dasmave ose tė festave t’i bihet defit (dajres) tė argėtohet, tė kėndohen gjėra tė pėrshtatshme. Ky ėshtė argėtimi, gėzimi dhe emocioni i muslimanėve. Pas kthimit nga njė luftė e shenjtė, njė mantenutė (grua zezake) i kishte ardhur pranė Profetit dhe i kishte thėnė: "O zėvendėsi i Allahut, me qė Allahu tė ktheu ty gjallė e shėndoshė nga njė luftė e shenjtė e unė kėndoj e i bie defit duke i pėrkushtuar kėsaj njė kėngė, ē’thua?" Dhe i Dėrguari i Allahut kishte urdhėruar: "Po qe se me tė vėrtetė i je pėrkushtuar kėsaj, kėndo, pėrndryshe, s’bėhet!" Dhe mantenuta kishte kėnduar. Siē kuptohet edhe nga kjo ndodhi, nė luftė dhe evenimente tė tjera tė ngjashme ėshtė e rregullt rėnia e veglave muzikore, kėndimi i marsheve dhe i kėngėve.

    Lidhur me ēėshtjen, ka edhe njė hadith tė tillė: "Nga bashkėsia ime (ummet) do tė dalin edhe njerėz tė tillė qė do t’i miratojnė zinanė, mėndafshin (pėr burrat), pijet dehėse dhe veglat muzikore". Edhe nė pastė hadithe tė tjera pėrveē kėtij nė lidhje me kėngėn dhe veglat muzikore, ato janė pranuar si hadithe tė dobėta.

    Disa kanė pranuar se dėfrimi muzikor me tė ftuar ėshtė i ndaluar. Edhe Birgiviu, nė librin e tij Tarikati Muhammedijje e pėrmend kėtė. Por ky ėshtė njė gabim. Nuk ėshtė i paktė as numri i atyre nga Pasuesit, nga bashkėkohėsit e Pasuesve (tabiinėt) dhe nga imamėt e fraksioneve, qė nuk e quajnė tė ndaluar kėtė gjė. Pėrveē kėsaj, Shejhul Islami bashkėkohės Ebu Suud Efendi, nė njė letėr drejtuar Birgiviut, ia kish bėrė tė ditur se nuk ėshtė i drejtė se nė kėtė ēėshtje ka ixhma‘ (konsenzus). Sepse ka edhe nga Pasuesit, bashkėkohėsit tė Pasuesve (tabiinėt) dhe imamėt qė kėsaj i thonė diēka e zakonshme (mubah) ose e papėlqyeshme (mekruh). Shevqaniu, nė librin e tij Nejlu’l-evtār pėrkatėsisht me kėtė ēėshtje pasi analizon dhe sqaron gjerė e gjatė pikėpamjet dhe argumentet e secilės palė, nėnvizon se kjo, edhe nė mos qoftė e ndaluar (haram), nuk shpėton nga tė qėnit"e dyshimtė", pėr pasojė, nėnvizon se ėshtė e domosdoshme tė ruhemi veēanėrisht nga dėgjimi i kėngėve me temė femrėn dhe dashurinė (VIII, 109).

    Pasi qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė marrė edhe misticizmi me ēėshtjen e kėndimit tė kėngėve me zė tė bukur dhe me recitimin e poezive, mistiku, i pyetur pėr kėtė, ėshtė menduar gjatė dhe ēėshtjen e ka diskutuar mjaft nė njė auditor dijetarėsh tė ftuar. Imam Suhreverdiu, nė librin e tij Avarifu’l-maarif, i ka veēuar njė diskutim tė gjatė dėgjimit.

    Gazzaliu, nė veprėn e tij Ihjāu ulūmi’d-dīn, nė njė kapitull tė gjatė kushtuar dėgjimit, pas nėnvizimit tė pikėpamjeve tė dijetarėve, shpreh se nuk gjendet ndonjė argument ose provė qė dėgjimi tė jetė i ndaluar (haram), pėrkundrazi, dogma dhe analogjia provojnė se dėgjimi ėshtė diēka e zakonshme-mubah (as e ndaluar, as e lejuar). Vetėm pėrmend se ėshtė i ndaluar pėrdorimi i veglave muzikore pėr tė nxitur pirjen e pijeve alkoolike, si gjė e ndaluar. Sipas Gazzaliut, nė pesė raste kėnga dhe veglat muzikore janė tė ndaluara:

    a) Dėgjimi i zėrit tė gruas apo i njė personi tjetėr tė huaj, zė, i cili do tė nxiste entuziazėm seksual.

    b) Pėrdorimi i veglave muzikore qė do tė bėheshin shkak pėr pėrkėdhelje, pėr shpenzime ose pėr ndonjė punė tė ndaluar.

    c) Poezitė dhe kėngėt pėrkatėse pėr prostitucionin, ato qė i ngarkojnė Allahut, tė Dėrguarit tė tij dhe Pasuesve gjėra tė pavėrteta, ato qė bėjnė pėrshkrime tėrheqėse tė femrės.

    d) Eshtė i ndaluar edhe dėgjimi kur dėgjuesi ėshtė mjaft i ri, kur ēka dėgjoi, do t’ia pushtonte zemrėn dhe epshet dhe do ta hidhte nė gjėra tė palejueshme.

    e) Pėrsėri ėshtė e ndaluar qė njė njeri i popullit (i thjeshtė) qė, megjithėse ēka dėgjon, nuk vepron pozitivisht ose negativisht mbi tė, ta ēojė kohėn kot duke dėgjuar vazhdimisht muzikė.

    Pėrfundim:

    Nuk ėshtė e drejtė qė, me opinionin tonė tė japim vendime tė formės "absolutisht e lejuar" ose "absolutisht e ndaluar" lidhur me pėrcaktimet "lejuar" (hallall), "asnjanėse" (mubah), "e papėlqyer" (mekruh) dhe "e ndaluar" (haram) pėr kėngėn dhe veglat muzikore.

    Eshtė e nevojshme ta ndajmė ēėshtjen nė pjesė kėshtu:

    a. Nuk kanė ndonjė tė keqe argėtimet nė dasma ose nė festa, nė pėrcjelljet pėr nė luftė ose pelegrinazh (haxh), si evenimente kombėtare, si dhe nė kohė gėzimesh tė lejueshme.

    b. Eshtė i ndaluar dėgjimi i tingujve qė prodhojnė nxitje seksuale, janė tė ndaluara kėngėt dhe veglat muzikore qė bėhen shkak pėr pije alkoolike dhe bixhoz e pėr gjėra tė veēanta qė dihet se janė tė palejueshme, shkurt, qė bėhen shkak pėr amoralitet, pėr veprime tė kėqia, pėr humbjen e vlerave.

    c. Nė raste tė tjera nuk janė tė ndaluara.

    Jeta e pėrbashkėt meshkuj-femra

    "Jeta shoqėrore e ditės, lumturia, fatkeqėsia, pasioni pas stolive, veēanėrisht jeta e qyteteve, mbledhjet dhe argėtimet, pijet qė tė sjellin nė qejf, gruaja me kryet vėrdallė nė tavolinat e kumarit, nė kėtė rrugė ndjen dobėsi..." Ky ėshtė njė fragment nėn titullin "Tradhtia", i librit tė njė mjeku nė lidhje me seksin dhe martesėn.

    Shoqėria Islame nuk ėshtė njė shoqėri ku nuk mund tė rastiset asnjė grua nė rrugė e nė treg. Gjithsesi, gruaja del nė rrugė e shkon nė pazar pėr punė, pėr ndonjė nevojė, pėr allishverish. Por Islami s’ėshtė as dhe njė shoqėri ku gjenden pranė e pranė meshkuj e femra, ku pėrzihen pa drojtje pa qenė kjo e nevojshme dhe pa iu lidhur asnjė kushti.

    Madje, edhe shkrimtarėt dhe dijetarėt seksologė qė nuk u japin rėndėsi parimeve shpirtėrore e rregullave morale e fetare, e shohin tė domosdoshme qė nė pėrzierjen e dy sekseve me njėri-tjetrin, tė zbatohen disa kushte. Tė marrim flirtin. Nė fjalorėt shpjegohet nė kėtė formė: "Pėrkėdhelja pėrgjegjėse e mashkullit dhe femrės pa shkuar mė tej". Nė librat e seksologjisė pohohet se flirti i njė femre dhe mashkulli qė pandehin se e duan njėri-tjetrin, qė pėrjetojnė emocione nga njėri-tjetri, ėshtė brenda kufijve tė edukatės, njė marrėveshje afėrsie (intimiteti) pėr tė provuar vazhdimin ose jo tė kėtij emocioni. Nė kėto shpjegime dhe pohime, po pati afėrsi, nė mendje tė vjen menjėherė njė pyetje: Mes dy tė rinjve qė e duan njeri-tjetrin, qė ndiejnė emocion nga njeri-tjetri, qė flirtojnė, kush do tė sigurojė se ata nuk do tė shkojnė mė tej, se nuk do tė kapėrcejnė kufinjtė e njohur dhe se nuk do tė tejkalojnė afėrsinė? A mos ata vetė qė janė braktisur nė vuajtjet e epshit pa ndonjė pengesė apo detyrim? Kėtė e pėrgėnjeshtron krijimi i njeriut, realiteti, jeta e pėrditshme. Nė se nė mendimet e mbrojtura nga pėrkrahėsit e flirtit, ka sinqeritet, Islami nuk e lejon njė naivitet tė tillė, nė mos hipokrizi ose mashtrim.

    Pėrzierja e femrave me meshkujt mund tė ketė edhe disa tė mira. Nė ēfarėdo sistemi qoftė, nuk mund tė thuhet se gjėrat e ndaluara nuk kanė asgjė tė mirė. Dobia dhe dėmi i njė diēkaje janė tė matshėm, cila tė rėndojė mė shumė, ajo urdhėrohet. Sipas vjedhėsit, edhe vjedhja ka tė mirat e saj.

    Mbrohen dy dobi tė jetės sė pėrbashkėt mashkull-femėr:

    1. Gruaja fiton njohuri, etiketė dhe pėrvojė. Dija e jetės nuk merret nga shkolla, merret nga jeta e pėrbashkėt femra-meshkuj. Kurse mashkulli mėson delikatesėn dhe edukatėn e respektin.

    2. Jeta e pėrzier e lehtėson kėrshėrinė midis dy sekseve, pėr pasojė, e lehtėson dėshirėn, kėshtu jepet edhe edukatė seksuale.

    E para, jeta e pėrbashkėt femra-meshkuj nuk i siguron femrės aq njohuri sa ē’pandehet. Detyra mė e madhe e femrės nė shoqėri ėshtė amėsia e kjo nuk mėsohet nga meshkujt. Pėrparimi i Perėndimit nė planin material nuk duhet tė na i errėsojė sytė. Sepse edhe ky pėrparim nuk ka ardhur si pasojė e kėsaj jete tė pėrzier.

    Gjithashtu, nuk ėshtė e prerė se, duke u hequr kuresht ja pėr tė hetuar, nė kushtet e jetės sė pėrzier, pėr pasojė, zhduket edhe prostitucioni. Nė tė kundėrt, mbrohet kjo pikėpamje: dėshirat e dy sekseve fuqizohen nė raport me sa kohė ndodhen bashkė. Vendet perėndimore, ku praktikohet mė shumė pėrzierja, janė vendet me pėrhapje mė tė madhe tė prostitucionit. Po qe se pėrzierja femra-meshkuj sjell te disa meshkuj, nga pikėpamja seksuale, njė ftohtėsi, njė neveri, edhe kjo s’ėshtė njė gjė e mirė. Kjo do tė thotė qė mashkulli tė mos ndiejė prirjendai seksit tjetėr, do tė thotė "tė femėrzohet" dhe tė prishet specifika njerėzore mashkullore, njė gjendje kjo qė pėrbėn njė dėshirė tė padenjė.

    Moda

    Nė fenė Islame, shėndetit i jepet rėndėsi nė shkallėn mė tė lartė. Gjėra tė tilla si pijet dhe bixhozi, qė prishin shėndetin, janė tė ndaluara nė fenė Islame.

    Allahu i ka krijuar njerėzit nė dy forma, nė meshkuj e femra. Format trupore tė tyre ndryshojnė nga njėri-tjetri. Nė vartėsi tė kėsaj, edhe veshjet janė tė veēanta. Nė Islam ėshtė e ndaluar kryerja e ndryshimeve nė organet e trupit, prishja e formės sė veshjes, ngjasimi mashkull-femėr duke imituar njėri-tjetrin vazhdimisht nė ecje dhe bisede, me fjalė tė tjera, mashkullizimin e femrės dhe femėrzimin e mashkullit. Ky ėshtė depersonalizim, ėshtė rėnie morale dhe ērregullim psikik. Ibni Abbasi thotė kėshtu: Hz. Pejgamberi i ka mallkuar burrat dhe gratė qė pėrpiqen t’i ngjajnė njėri-tjetrit dhe ka urdhėruar: "Nxirrni nga shtėpitė ata!" Pėr kėtė arsye, ai vetė, po ashtu edhe Omeri dikė tjetėr ka nxjerrė (nga Medineja). Para tė Dėrguarit tė Allahut kishin sjellė njė burrė me duart dhe kėmbėt tė lyera me kėna. "Ē’ėshtė ky? -ka pyetur dhe i janė pėrgjigjur se pėrpiqet t’u ngjajė grave. Pejgamberi kishte urdhėruar zvarritjen e tij. Pyetjes sė Pasuesve "A ta vrasim?", Pejgamberi i ishte pėrgjigjur: "Unė kam ndaluar vrasjen e atyre qė falin namaz!"

    Prof. Mazhar Osman thotė kėshtu: "Tė stolisėsh njė vajzė tė vogėl si njė bebe (kukėll) t’i lyesh me bojė sytė, fytyrėn, buzėt, t’i vesh perla nėpėr gishta e veshė, do tė thotė t’i japėsh asaj para kohe mėsime histerie. Kurse tė shėtisėsh vajzat me rrobe meshkujsh, do tė thotė tė pėrpiqesh pėr mbirjen e farės sė narcizmit (pasioni ndaj vetes, pėlqimi i vetes dhe shrimi i epsheve tek vetja) dhe tė safizmit (lesbitizmit, seksit midis femrave). Pėr kėtė arsye, kėrkohet qė jetesa dhe shėtitja e fėmijėve tė bėhet me njė kujdes tė madh.

    Siē kuptohet nga shpjegimet e tė Dėrguarit tė Allahut, kur nuk ka ndonjė sėmundje, nuk ėshtė e pėlqyeshme tė cėnohet forma e krijimit tė njeriut, makiazhi i tepruar. Kjo ėshtė gėnjeshtėr dhe hile pėr t’i mashtruar tė tjerėt.

    Njė grua, vajzės sė tė cilės i kishin rėnė flokėt nga sėmundja, kishte shkuar te i Dėrguari i Allahut dhe i kishte shfaqur kėrkesėn qė vajzės t’i vihej parruke (flokė artificiale). Hz. Pejgamber kishte urdhėruar: "Allahu ka mallkuar atė qė vė parruke dhe qė ushtron kėtė punė tek tė tjerėt". Abdullah b. Mes’ud thotė kėshtu: "Gratė qė bėjnė tatuazh pėr vete e pėr tė tjerėt, gratė qė heqin qimet e fytyrės, gratė qė lyejnė dhėmbėt pėr bukuri, duke prishur kėshtu, krijimin e Allahut, Allahu i ka mallkuar ato".

    Siē ka nėnvizuar Neveviu, floku i njė njeriu nuk i vihet njė tjetri. Sepse pjesėt e trupit tė njeriut, copat (organet) e kėputura prej tij, janė tė nderuara, nuk pėrfitohet prej tyre, vetėm varrosen. Po u desh vėnia e flokėve tė kafshėve, mund tė bėhet, me kusht qė tė jenė tė pastra, tė jetė e domosdoshme njė gjė e tillė dhe me dėshirėn e burrit. Pėrsėri, lejohet makiazhi nė fytyrė dhe lyerja me kėna e duarve me lejen e burrit. Sepse, nė kėto situata, ashtu siē nuk bėhet njė ndryshim nė kėto organe, ashtu edhe bėhen pėr burrin, jo pėr tė pėrftuar njė gjendje tė palejueshme.

    Nuk ka ndonjė tė keqe qė gruaja, vetėm pėr burrin e saj tė pėrdorė kėna dhe erėra tė mira. Nga Hz. Aisheja ėshtė treguar njė hadith lidhur me kėtė ēėshtje:

    Te "prapėsitė seksuale", mbi tė cilat janė pėrqėndruar gjerė e gjatė psikiatrėt, midis shkaqeve tė ndryshme njė vend tė madh zė zakoni dhe imitimi, edukata dhe tė marrėt vazhdimisht me tė (seksin), me njė fjalė, moda.

    Kėsaj teme t’i japim fund me njė hadith tė tė Dėrguarit tė Allahut: "Nga popullsia e Ferrit ka dy klasa qė unė s’i kam parė (njė ditė ata do tė duken): njerėz me kamxhikė nė duar qė rrahin popullin dhe tjetėr, gra tė veshura, nė fakt tė zhveshura (me pjesėt e shėmtuara mbuluar dhe me pjesėt joshėse zbuluar ose veshur me rroba tė holla pėr tė treguar ngjyrėn e trupit), qė kthehen majtas-djathtas, qė ecin me krenari dhe me naze dhe me flokėt si jelet e gufuara tė deveve tė Horasanit... Kėto nuk mund tė hyjnė nė Parajsė, as aromėn s’mund t’ia ndiejnė. Mirėpo aroma e Xhennetit merret ja, nė kaq rrugė!".

    Mjetet e informacionit publik

    Njėri nga faktorėt qė i ēon tė rinjtė nė rrugė tė kėqia, janė filmat dhe pjesėt teatrale. Sigurisht, s’flitet pėr ato tė dobishmet, pėr tė moralshmet, pėr ato qė bartin vlera artistike. Por, pėr fat tė keq, brenda kėtyre veprave ėshtė mjaft i madh rasti i nxitjes sė epshit dhe i dėshirave seksuale. Edhe nė temat mė serioze e dramatike qė s’kanė lidhje me femrat dhe dashurinė, futen skena epshi duke sajuar marrėdhėnie. Vjen kėtu thėnia e njerėzve: "Tė gjitha kėto i bėjnė pėr tė prishur moralin e tė rinjve!" Sikur tė mos jetė kėshtu, atėherė pėr para, pėr pėrfitime materiale. Kėtij veprimi tė keq ē’shpjegim tjetėr mund t’i jepet?

    "Sa pėr filmat e kinemave qė bėjnė edukim destruktiv, qė kapėrcejnė tė keqen, asgjė tjetėr s’mund tė jetė mė e dėmshme. Filmat qė ngacmojnė epshin, qė mėsojnė vjedhjen, qė drithėrojnė zemrat me skenat emocionante, janė mjet propagande pėr atė edukim tė keq qė s’e duam. Edhe kinematė dhe teatrot, me tė njėjtat pamje, ndikojnė pėr keq mbi femrat, fėmijėt dhe personat nervozė. Romanet me shqetėsime dhe hidhėrime kanė shkaktuar te shumė gra neuroza".

    Nga veprat e informacionit masiv qė nxisin epshin, lipsen pėrmendur edhe njė pjesė e botimeve. Nė revistat qė botohen nė vend ose qė vijnė nga jashtė dhe qė qarkullojnė nė duart e kujtdo, nė ēdo numėr, duke bėrė njė lidhje nga afėr ose larg, shpalosin para syve tė lexuesit format mė tė turpshme. Ēdo njeri duhet tė dijė se sa i ndikojnė tė rinjtė kėto fotografi qė nxjerrin sheshit nė njė formė nga mė ngacmueset, anėt e trupit tė njeriut, nxitėse tė dėshirave trupore. Edhe reklamat qė pėrhapin mendimin se njerėzit janė tė dėnuarit e dėshirave trupore dhe epshit, se ata me tė vėrtetė kanė ndjenja kafshėrore, janė tė mbushura me keto. Madje, edhe ēokollatat qė u blejmė femijėve, janė tė rrethuara me fotografi tė turpshme...

    Sot njė rini e shumtė, qė i pėrket shtresave tė ndryshme shoqėrore, pėrpiqet tė gjejė kėnaqėsi seksuale nė kėto lloj fotografish dhe pikturash. Fundi i njė ngacmueshmėrie tė tillė ėshtė ose rėnia nė prostitucion, ose kėnaqėsia me dorė (onanizmi). Edhe onanizmi, si prostitucioni, ėshtė rrezik i madh pėr shėndetin. Gjithė specialistėt pohojnė dėmin e tyre pėr inteligjencėn dhe cilėsitė shpirtėrore.

    Dhe diēka tjetėr, tregimet erotike, romanet erotike, letrat erotike... Rrėnimi qė shkaktojnė kėto mbi brezin e ri, ėshtė mbi parashikimet. Ēdo njeri e di sėmundjen e leximit tė kėtyre lloj romanesh e tregimesh, veēanėrisht nga vajzat e reja. Duke mbetur nėn ndikimin e kėtyre veprave, ato ngrihen pėr tė imituar heronjtė e tregimeve, tė pėrjetojnė aventurat e tyre. Ndodh qė disa herė kėto aventura pėrfundojnė me vetėvrasje.

    I Dėrguari i Madh (Paqja dhe Mėshira e Allahut qofshin mbi Tė), urdhėron kėshtu: "Ka shtatė lloj njerėzish qė Allahu i Madhnueshėm do t’i mbrojė, do t’i marrė nėn hijen e Tij atė ditė kur s’do tė ketė asnjė hije: kryetari i shtetit qė vepron me drejtėsi, i riu qė e adhuron vazhdimisht Allahun, njeriu qė e ka zemrėn tė lidhur me xhamitė, dy persone qė janė bashkuar pėr dashurinė e Allahut dhe janė ndarė pėrsėri pėr atė dashuri, burri qė nuk e pranon ftesėn e njė gruaje tė bukur, duke i thėnė "unė kam frikė nga Allahu", njeriu qė ndihmon nė emėr tė Allahut dhe kėtė e mban tė fshehtė sa ta japė me tė majtėn e tė mos e kuptojė e djathta dhe ai qė e pėrmend nė vete Allahun dhe i pėrloten sytė".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #46
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    NDESHKIMI I ZINASE



    NDESHKIMI I ZINASE NE HISTORI

    Nė tė drejtėn e Egjiptit tė Vjetėr, zinaja konsiderohej dhunė kundėr tjetrit dhe moralit tė pėrgjithshėm dhe pranohej se pėrzjente gjeneratėn. Mashkullit qė kish bėrė zina, i pritej organi, kurse gruas, hunda.

    Nė tė drejtėn e Babilonisė, gruaja e kapur nė zina nė faj e sipėr, dėnohej me vdekje sė bashku me partnerin duke u mbytur nė ujė. Vetėm po qe se gruan e falte i shoqi, kurse partnerin gjykatėsi, nuk dėnoheshin (Ligjet e Hamurabit, neni 129). Burri qė mashtronte njė vajzė, dėnohej me vdekje (neni 130). Gruaja e pakapur nė faj e sipėr, shpėton me betim nga ēėshtja gjyqėsore e ngritur prej burrit. Po qe se ēėshtjen e ngre njė person tjetėr, gruaja trajtohet lidhur me praktikėn e lumit (nenet 131, 132). Zinaja ndėrmjet tė afėrmėve dhe farefisit duhej tė ndėshkohej me internim, me hedhje nė zjarr ose nė ujė (nenet 153, 155, 156).

    Nė dokumentet e sė drejtės babilonase jashtė ligjeve tė Hamurabit, gjendja e gruas sė ndarė si pasojė e zinasė, pėrshkruhej si shumė e hidhur. I shoqi, pasi i bėnte njė nishan nė gjoks, e zbonte nga shtėpia pėr tė mos e pranuar mė kurrė si bashkėshorte. Gruaja do tė shėtiste e vetme nėpėr sokakėt e qytetit dhe mund tė merrej me prostitucion. Gjykatėsi do ta detyronte tė rrinte jashtė ku e priste shiu ose kafshimet e gjarpėrinjve. Prindėrit nuk do ta njihnin. Dėnimi i dhėnė pėr tė kurrė nuk do tė falej.

    Nė Kinė, veprimet nė kundėrshtim me edukatėn dhe moralin, pasonin domosdoshmėrinė e tredhjes sė mashkullit. Ndėshkimi i mashtruesve ishte prerja e veshit.

    Nė tė drejtėn mongole, kohėt e para, rrėmbimi i nderit tė njė gruaje tė martuar (me burrė) duhej tė dėnohej me vdekje, kurse mė vonė ēėshtja pėrfundonte me pajtim nė qoftė se tė shoqit i jepej njė kalė, kurse mė vonė, nė qoftė se gjykatėsit i jepeshin nėntė kafshė.

    Nė Japoni, ndėshkimi i atij qė bėnte zina, ishte me vdekje, siē ishte edhe pėr katilin.

    Sipas disa kodeve tė sė drejtės brehmene tė vjetėr, zinaja duhej tė ndėshkohej vetėm me tė holla. Kurse sipas kanuneve Manu, pėr nxitjen dhe favorizimin e prostitucionit kėrkohej ndėshkimi me internim. Gjithashtu, ishte i ndaluar shikimi i gruas nė pjesėt e fshehta tė trupit, dėrgimi i dhuratave, prekja me dorė. Gruaja qė bėnte zina, u hidhej qenve, kurse mashkulli digjej. Sipas instituteve Narada, marrėdhėniet me njė grua tė pamartuar nuk ndaloheshin. Veēse zinaja me njė grua tė shtresės sė lartė dėnohej me vdekje.

    Ndėshkimi i zinasė sipas Librave tė Shenjtė

    Sipas Dhjatės sė Vjetėr: Po qe se njė beqar binte me forcė me njė vajzė, atit tė vajzės i paguhej njė gjobė prej pesėdhjetė miskal argjend. Kurse djali do ta merrte vajzėn pėr grua dhe nuk do ta ndante pėr jetė. Po qe se i ati refuzonte prerazi t'ia jepte vajzėn, djali do t’i paguante shumėn e kėrkuar pėr pajėn e vajzave tė virgjėra. Por, nė se dikush bėnte marrėdhėnie me vajzėn e priftit, dėnohej me vdekje, kurse vajza digjej. Po qe se njė burrė bėnte marrėdhėnie me njė grua tė martuar, qė tė dy silleshin nė sheshin e qytetit dhe vriteshin me gurė. Po qe se, nė kėtė rast, burri kishte vepruar me forcė, vetėm ai vritej, gruaja s’prekej. Pėrkundėr kėtyre ligjeve tė qarta, duke filluar njė shekull para erės sė re, ēifutėt kishin hequr dorė nga praktikimi i tyre.

    Nė krishterizėm: Ēifutėt kishin sjellė para Hz. Isait njė fajtor pėr zina dhe kishin kėrkuar njė vendim pėr tė. Qėllimi i tyre ishte tė venė Isanė nė pozitė tė vėshtirė: po tė jepte dėnim me vrasje me gurė, do tė thoshin "a doni tė pranoni fenė e Isait qė t’ju vrasė me gurė?"; edhe po tė mos jepte dėnim, do tė thoshin "Isai jep vendime nė kundėrshtim tė hapur me librin tonė". Hz. Isai, duke mos qenė njė gjykatės zyrtar, nuk posedonte as autorizimin e dhėnies sė vendimit. Pėr kėtė arsye, nuk dha vendim pėr vrasje me gurė. Ja, pra, kristianėt nga kjo ngjarje dhe nga disa tė tjera tė dėgjuara kanė nxjerrė konkluzionin vendimor se, "edhe pse zinaja e beqarėve ėshtė mėkat, nuk ndėshkohet". Sipas tė drejtės kristiane, po qe se njėri nga personat qė bėjnė zina, ėshtė i martuar, ky ėshtė njė faj, faji i shkeljes sė kurorės. Ndėshkimi ėshtė kėrkesa e mundshme pėr ndarje nga gjyqi i ngritur prej palės tjetėr, madje, burri mund tė marrė gjobė nga mashkulli qė pati marrėdhėnie me gruan e tij. Por nė shekujt e hershėm kjo ndarje nuk praktikohej, sepse asnjera nga palėt, pastaj, pėr gjithė jetėn nuk do tė mund tė martohej pėrsėri.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #47
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    VESHTRIMI I ZINASE SIPAS ISLAMIT

    Le t’i hyjmė ēėshtjes me kuptimin e njė hadithi: "O njerėz tė Muhamedit, nuk ka diēka mė tė papėlqyer pėr Allahun se sa ai nga robėrit e tij, burrė apo grua, tė cilin e sheh duke bėrė zina. O njerėz tė Muhammedit, sikur ta dinit atė qė di unė, do tė qeshnit pak e do tė qanit shumė!"

    Sipas sė drejtės Islame, zinaja, duke mos qenė vetėm njė ēėshtje "personale", ėshtė njė problem i lidhur me ekzistencėn dhe shpėtimin e njė shoqėrie. Trajtimi i zinasė si diēka e zakonshme, bėhet shkak pėr pėrhapjen e prostitucionit i cili sjell si pasojė shembjen e familjes dhe shthurjen e shoqėrisė kurse feja Islame i jep rėndėsi gjer nė fund vazhdimit dhe pėrjetimit tė shoqėrisė Islame tė fuqishme.

    Ngarkesa e zinasė

    Se sa e shėmtuar ėshtė zinaja dhe se sa e thyen prestigjin e njeriut, mund tė kuptohet nga ndėshkimi pėrkatės me goditje nė tė drejtėn Islame. Nė Islam, akuzimi i njė muslimani tė virtytshėm pėr zina (kadhf), ėshtė pranuar si njė ndėr mėkatet e mėdha. Nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohet: "Vėrtet, ata qė akuzojnė gratė e ndershme, besimtare tė pafajshme, janė tė mallkuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe ata i pret njė dėnim shumė i madh". Profeti ynė, "akuzimin pa fakte tė grave tė ndershme" e ka quajtur ndėr mėkatet e rėnda qė e shkatėrrojnė njeriun.

    Sipas sė drejtės Islame, shpifėsit pėr zina ndėshkohen me tetėdhjetė shkopinj dhe nuk u pranohet dėshmia gjer nė vdekje. Po qe se bashkėshortėt i ngarkojnė njėri-tjetrit faj pėr zina dhe kėtė gjė nuk e provojnė nė masėn e duhur, gjykatėsi merr vendim pėr ndarje. Kėsaj i thonė "mallkim" (lian). Po s’u bė ndarja, edhe ata i nėnshtrohen tė njėjtit ndėshkim. Edhe akuzimi i njė muslimani pėr homoseksualizėm dhe marrėdhėnie me kafshėt i takon njėjti ndėshkim. Nė kundėrshtim me kėtė, ky ndėshkim s’i jepet akuzės ndaj njė muslimani pėr femohim. Sepse ėshtė e mundur qė tė publikohet akuza pėr femohim, tė sqarohen njerėzit duke u treguar pafajėsinė. Kurse ngarkesa e zinasė nuk ėshtė kėshtu. Njeriun e bėn me njollė, ia thyen prestigjin. Eshtė mjaft e vėshtirė tė provohet pafajėsia e njeriut.

    Ndėshkimi i veprės sė zinasė

    Nė tė drejtėn Islame, ndėshkimi i veprės sė zinasė pėr beqarėt ėshtė njėqind goditje. "Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njėqind tė rėna dhe nė zbatimin e dispozitave tė Allahut mos u tregoni zemėrbutė ndaj atyre dyve, nė se jeni qė i besoni Allahut dhe botės tjetėr. E gjatė zbatimit tė ndėshkimit ndaj tyre, le tė jenė tė pranishėm njė numėr besimtarėsh". Bashkė me kėtė, gjykatėsi, po e pa tė nevojshme jep edhe njė vit burg ose internim. Sipas Malikive, Shafiive dhe Hanbelive, gjykatėsi ėshtė i detyruar tė japė njė ndėshkim tė tillė.

    Pėr ata qė, nė ēfarėdo forme qoftė, kanė lidhur kurorė dhe janė mbyllur nė gjerdek, ndėshkimi ėshtė dėnim me vdekje me goditje me gurė. Hz. Pejgamber kėshtu ka urdhėruar dhe kėshtu ka vepruar. Hz. Omeri ėshtė shprehur se vrasja me gurė mbėshtetet nė Kitap dhe Sunnet. Edhe po qe se nė marrėdhėniet seksuale jashtė kurore me njė grua, asaj i bėhet pagesė, veprimi pėrsėri quhet zina. Edhe zinaja e personave tė afėrt me lidhje gjaku qumėshti apo krushqie, kėrkon tė njėjtin ndėshkim.

    Vetėm se nuk ėshtė i lehtė faktimi i zinasė qė pasohet nga njė ndėshkim i tillė pėr pasojė, edhe zbatimi i kėtij ndėshkimi, ashtu qė, zinaja, pėr dy palėt qė s’janė nė kurorė, ėshtė bashkimi i tyre nė rrugėn e riprodhimit. Kjo provohet ligjėrisht nė dy forma:

    a. Me dėshminė e katėr dėshmitarėve meshkuj. Eshtė kusht qė kėta ta kenė parė vetė aktin e zinasė. Posaēėrisht, kėta dėshmitarė nė tė gjitha drejtimet duhet tė jenė tė ndershėm dhe tė drejtė. Po qenė mė pak se katėr dėshmitarė ose po s’patėn cilėsitė e mėsipėrme, zinaja nuk konsiderohet e provuar. Edhe personat nė cilėsinė e dėshmitarit, po ranė nė shpifje, i nėnshtrohen ndėshkimit tė goditjes (kadhf). Pasi qė katėr meshkuj tė kenė dėshmuar, po mohuan, pa u marrė si tė pandehur, ndėshkohen me nga tetėdhjetė shufra.

    b. Njė njeri nė moshė tė pjekurisė duhet tė pohojė zinanė e kryer nė katėr vende veē e veē. Nė secilin rast gjykatėsi ia prapėson pohimin: "Gabohesh, ndoshta ishte jot shoqe, ndoshta pe ėndėrr, nuk ishte plotėsisht zina..."; me fjalė tė tilla edhe e paralajmėron. Veēanėrisht e analizon pėr nga mendja dhe kujtesa. Po qe se tė gjitha kėto dalin pozitive dhe personi ngul kėmbė nė zinanė e tij, gjykatėsi jep vendim. I dėnuari me vetakuzė, po qe se para ose gjatė zbatimit mohon, ndėshkimi ndėrpritet dhe pėrjashtohet. Po qe se faji i dėshmuar me katėr dėshmitarė burra mbetet nė fuqi dhe i dėnuari ēohet pėr ekzekutimin e dėnimit me vrasje me gurė, gurin e parė ia hedhin dėshmitarėt. Po qe se njėri nga kėta i shmanget goditjes, ndėshkimi nuk ekzekutohet.

    Siē kuptohet nga ky shpjegim i shkurtėr, nė praktikė, vėrtetimi i aktit tė zinasė dhe ndėshkimi janė njė gjė fort e vėshtirė dhe e rrallė. Nė tė drejtėn Islame i largohet ndėshkimit duke favorizuar ēdo shkak ose mundėsi pėr mohim. Hz. Pejgamber urdhėron: "Me sa ju vjen pėr doresh, merrni rrugėn e moszbatimit tė kufinjve dhe ndėshkimeve. Po pati njė rrugė shpėtimi, tė pandehurin lereni tė lirė. Pa diskutim. gabimi i mundshėm i gjykatėsit pėrmes faljes, ėshtė mė i dobishėm se sa dėmi i dhėnies sė dėnimit". Ashtu duket qė nė tė drejtėn Islame, ndėshkimet e pėrshtatshme ndaj aktit tė zinasė, mbi gjithēka, tregojnė pėrgjegjėsinė e kėsaj pune tė shėmtuar. Praktika, bashkė me moshapjen rrugė ndaj vdekjes ose goditjes, bart edhe cilėsinė e pendimit. Duhet tė bėjmė tė ditur edhe kėtė qė gjykatėsi, edhe po s’qe plotėsisht situatė zinaje, burrit dhe gruas qė iu provua se u ndodhėn nė veprime tė pamoralshme, mund t’u zbatojė ndėshkime tė pėrshtatshme (ta‘dhir), me kusht qė kėto tė jenė mė tė lehta se ato tė zinasė. Sė bashku me kėtė, duke e bėrė tė njohur nė opinion ndėshkimin e zinasė, moszbatimi i tij nuk e shpėton personin nga pėrgjegjėsia morale e shpirtėrore.

    Dėshmorėt e urdhrave tė Allahut

    Kurani pohon qė njeriu ėshtė mė i nderuari ndėr krijesat e gjalla, qė gjithėsia ėshtė dhėnė nė shėrbim tė tij. Islami ka marrė shumė masa pėr tė ruajtur kėtė nder tė njeriut. Natyra joshėse e femrės, psikika delikate e saj, pėrgjegjėsia e mashkullit dhe familja si njė organizėm i denjė pėr respekt, e kanė detyruar Islamin pėr tė marrė masa. Ēdo trėndafil ka gjemba. Ruajtja dhe mbrojtja e ēdo bukurie pėrmban nė vetvete mundime qė duhen hequr, flijime qė duhen vėnė mbi tė. E, ja, nga ky kėndvėshtrim do tė duhej tė vlerėsoheshin ndėshkimet e caktuara pėr aktin e zinasė. Burime tė ndryshme tregojnė pėr shembujt e njerėzve qė flijojnė shpirtin pėr tė ruajtur parimet e Islamit, pėr tė mos prishur bukurinė e familjes.

    Ebu Hurejre dhe Pasues tė tjerė tregojnė: "Njė ditė erdhi tek Profeti njė person i quajtur Maiz nga fisi Eslemi e i tha: "O i Dėrguari i Allahut, mė pastro!" Hz. Pejgamberi e urdhėroi: "Sa keq! kthehu nė shtėpi, pendohu dhe kėrkoji folje Allahut!" Shkoi dhe, pa kaluar shumė, pėrsėri u kthye dhe i tha tė njėjtėn gjė. Edhe Profeti tė njėjtėn pėrgjigje i dha. Si pėrfundim, tė katėrtėn herė Profeti e pyeti: "Pėr ēfarė tė tė pastroj?" Ai iu pėrgjegj: "Nga zinaja". Sepse Maizi kishte bėrė zina me njė mantenutė. Nė lidhje me kėtė, Profeti pyeti fisin dhe kushėrinjtė nė ishte i marrė apo jo Maizi. Dhe ata i thanė qė ishte njė njeri i mirė me mend nė kokė. Profeti i tha Maizit: "Gėnjehesh, ndoshta nuk ishte zina". Ai iu pėrgjegj: "Oh, jo, ky nefsi im rezil e ka bėrė kėtė punė". Pasi ai i tregoi Profetit qė ishte i martuar, profeti urdhėroi ndėshkimin e tij me vrasje me gurė dhe dėnimi u ekzekutua. Njerėzit u ndanė nė dy pjesė pėr ēėshtjen e Maizit. Njė pjesė thoshin: "Mėkati i ra mbi kokė, e shkatėrroi". Pjesa tjetėr thoshin: "Jo, nga pendesa e Maizit s’mund tė ketė njė pendesė mė me vlerė; ai vetė kishte shkuar te Profeti dhe kishte kėrkuar tė ekzekutohej me gurė". Dy-tri ditė mė vonė, i Dėrguari i Allahut kishte shkuar pranė Pasuesve, kish dhėnė selam dhe, pasi ishte ulur, kishte urdhėruar: "Kėrkoni falje pėr Maizin!" Dhe ata thanė: "Allahu e faltė Maizin!" Pastaj i Dėrguari i Madh urdhėroi kėshtu: "Maizi u pendua me njė pendesė tė tillė qė, edhe gjithė ummetit (bashkėsisė muslimane) t’i pėrpjestohej, do t’i mjaftonte e tepronte!"

    Njė kohė mė vonė, erdhi njė grua nga fisi Xhuhejnė dhe tha: "O i Dėrguari i Allahut, pastromė!" Dhe Profeti e urdhėroi: "Sa keq! Shko nė shtėpi, pendohu dhe i kėrko falje Allahut!" Ditėn tjetėr gruaja erdhi pėrsėri dhe tha: "O i Dėrguari i Allahut, ndoshta edhe mua po mė kthen siē ktheve Maizin, pėr Zotin, unė jam shtatzėnė!" "Atėherė, linde fėmijėn!" urdhėroi Profeti. Pas njė kohe gruaja erdhi me fėmijė nė krah dhe tha: "Ja, e linda fėmijėn!" Kėtė radhė Profeti e urdhėroi: "Shko, jepi gji gjersa tė tė pritet qumėshti!" Pas prerjes sė gjirit gruaja kishte ardhur prapė te Profeti dhe i kishte thėnė: "O Profeti i Allahut, fėmijės ia preva gjirin, ja, po ha ushqim (dhe i tregon ushqimin nė dorė). I Dėrguari i Madh ia dha njė gruaje ensare pėr ta rritur dhe urdhėroi ekzekutimin e gruas. Pas ekzekutimit, e drejtoi personalisht faljen e xhenazes. Hz. Omeri i tha: "O i Dėrguari i Allahut, si e fal namazin e saj, ajo ishte njė prostitutė!" Dhe Profeti urdhėroi kėshtu: "Ajo u pendua me njė pendesė tė tillė qė, po t’i pėrpjestohej shtatėdhjetė vetėve nga populli i Medines, do tė dilte tepėr! O Omer, a mund tė gjesh gjė mė tė vyer se pendimi i njė gruaje qė ia bėn fli veten Allahut?"
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #48
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    INSTITUTI I DESHMISE DHE GRUAJA

    "O ju qė besuat, vazhdimisht tė jeni dėshmues tė drejtė pėr hir tė Allahut edhe nė se ėshtė kundėr vetvetes (interesit) suaj, kundėr prindėrve ose kundėr tė afėrmėve, le tė jetė ai (pėr tė cilin dėshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di mė mirė pėr ta".

    (Kurani, Nisa, 4/135)


    RENDESIA E DESHMISE

    Nė tė drejtėn Islame, dėshmia ėshtė mjeti mė i rėndėsishėm i vėrtetimit. Sipas rastit, me pohimin e dy ose katėr muslimanėve, merr formė e drejta mė e madhe qė i pėrket qoftė Zotit, qoftė robit, jepen dėnime qė shkojnė gjer nė ekzekutimin me vdekje. Njė ditė, nė praninė e tė Dėrguarit tė Allahut, kishte kaluar kortezhi i njė tė vdekuri. Nga Pasuesit qė ndodheshin aty, kishin lavdėruar tė ndjerin, kurse Hz. Pejgamberi kishte thėnė: "Atij iu dha Parajsa!" Njė fare kohe mė vonė, kishte kaluar kortezhi i njė tė vdekuri tjetėr dhe kėtė radhė Pasuesit kishin folur keq pėr tė, kurse Pejgamberi kishte urdhėruar e folur: "Atij iu dha Ferri!" Pasi Pasuesit kishin pyetur pėr shkakun e kėtyre dy thėnieve, kishin marrė kėtė pėrgjigje: "Besimtarėt janė dėshmitarėt e Allahut mbi tokė!" Njė ngjarje e tillė kishte ndodhur edhe nė prani tė Hz. Omerit.

    Nė Kuranin e Madhnueshėm janė pėrmendur pranė e pranė largimi nga adhurimi i idoleve dhe ruajtja nga dėshmia e rreme. Njė radhė, Hz. Pejgamberi, pasi ish ulur dhe mbėshtetur, i kishte pyetur Pasuesit: "A t’ju tregoj pėr mėkatin mė tė madh tė mėkateve mė tė mėdha?" Pasi Pasuesit i kishin thėnė "Urdhėro e fol!", i Dėrguari i Allahut kishte vazhduar: "T’i bėsh shok Allahut, t’u dalėsh kundėr prindėrve!" Pastaj, duke u drejtuar, kishte vazhduar: "Kujdes! Njė tjetėr ėshtė dėshmia e rreme!" Kėtė tė fundit e kishte thėnė me njė emocion dhe forcė tė tillė duke e pėrsėritur aq herė, sa, Pasuesit, tė ndodhur para njė pamjeje tė tillė, tė ēuditur, i kishin bėrė temena me mendimin "ah, sikur tė qetėsohej!"

    Edhe nė sistemet e vjetra apo tė reja tė sė drejtės, i ėshtė dhėnė rėndėsi dėshmisė pėr rolin e madh qė luan ajo pėr dhėnien e drejtėsisė. Nė tė drejtėn e Egjiptit tė Vjetėr ndėshkimi i dėshmisė sė rreme ėshtė prerja e duarve dhe pastaj ekzekutimi me vdekje.

    Nuk ka dyshim qė kjo rėndėsi qė i jepet institutit tė dėshmisė, ėshtė pėr daljen nė shesh tė sė drejtės. Nga ky kėndvėshtrim, nė tė drejtėn Islame kėrkohen disa kushte qė dėshmia tė ketė vlerė. Mė tė rėndėsishmin nga kėto kushte e pėrbėn tė qėnit "i drejtė" (adl). Nė Kuran kėrkohet nga dėshmitarėt qė tė jenė tė drejtė. Ē’do tė thotė "tė jenė tė drejtė"? Hz. Omer thotė kėshtu: "Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut, ēėshtjet dhe situatat e njerėzve vlerėsoheshin duke u kuptuar nga Revelacioni. Kurse tani Revelacioni ėshtė prerė. Tani juve do t’ju bėjnė pėrgjegjės sipas veprės suaj. Drejtėsia e kėrkuar te dėshmitari nga e drejta Islame, ėshtė qė te ai "tė mirat tė jenė shumė mė tepėr se tė kėqiat, me fjalė tė tjera, ndėrsa u shmanget mėkateve tė mėdha, tregohet kėmbėngulės pėr tė mos bėrė edhe ato tė voglat". Gjykatėsi ėshtė i ngarkuar tė shqyrtojė cilėsitė e dėshmitarėve.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #49
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    DESHMIA E GRUAS

    Nė tė drejtėn Islame, dėshmia e gruas vlen nė vetėn e njė dėshmitareje nė ēėshtje tė tilla tė posaēme tė sferės sė femrės si virgjėria dhe lindja. Sipas Hanefive, nė tė gjitha tė drejtat dhe aktet e tjera pėrveē atyre tė tipit "had" dhe "kisas", nė vend tė dy dėshmitarėve burra ka vlerė dėshmia e njė burri dhe e dy grave. ("Had" quhet e drejta dhe ndėshkimi pėrkatės hyjnor, tė tilla si pėr zinanė (adulter), vjedhjen, pijet alkoolike. "Kisas" quhet e drejta dhe ndėshkimi pėrkatės, i njėjtė nė formė dhe madhėsi me fajin, si dėmtimet trupore, plagosjet, vrasja).

    Njė burrė nė vend tė dy grave. Dėshmia e dy grave vlen sa ajo e njė burri. Shkakun e kėsaj Kurani i Madhnueshėm e shpjegon kėshtu: "Pėr atė se nė se njėra prej tyre gabon, t’ia pėrkujtojė tjetra". Kėtu, fjala "gabon" pėrfshin rastet e harresės, gabimit pa dashje rrėshqitjes, shmangies nga e vėrteta, tė ndodhurit tė papėrgatitur". Kjo ėshtė njė e vėrtetė e pranuar qė lidhet me psikologjinė e posaēme tė femrės. Prof. Mazhar Osman, nė lidhje me kėtė ēėshtje, thotė kėshtu:

    "Ndryshimi i karakterit midis femrės e mashkullit fillon qė nė moshė tė vogėl dhe thellohet mė tej. E para, baza e karakterit tė femrės ėshtė tė qėnit e emotive. Gjurmėt e kėsaj hasen nė tė gjitha psikozat femėrore. Pėrshembull, te gratė janė mė tė shumta shfaqjet e psikozave ku emocioni ėshtė mbizotėrues, pėrshembull si sėmundjet psikike qė kanė si indikacion mungesėn e besimit nė vetvete. Pa dyshim qė histeria formėn e vėrtetė tė saj e shfaq te femrat. Nga fiset e egra gjer te femrat e kombeve mė tė zhvilluar, nga njė vajzė fshati gjer te njė zonjushėz me njė edukatė tė plotė bashkėkohore, te femrat hasen ndjenja tė pėrbashkėta, gjeste pa ndonjė ndryshim. Ēdo femėr e kalon gjysmėn e muajit me pėrgatitje, pastaj menstruacione, pas menstruacioneve, kudo qė tė jetė, e kalon periudhėn gjysmė e sėmurė. Ndėrsa roli i mashkullit nė marrėdhėnien seksuale ėshtė identiteti i njė kohe prej pesė minutash, i njė periudhe pasuese tė pakushtėzuar prej saj (marrėdhėnies), pėrkundrazi, njė periudhe neverie, femra, frytin e dashurisė e mban nė bark nėntė muaj dhe nė gji dy vjet. Mjaft ndryshime shpirtėrore pėrkatėse tė shtatzanisė, lindjes dhe lehonisė shfaqin neuroza normale dhe tė kthyera nė shprehi, qė duhen pranuar. Pėrkundėr kėsaj, si mundet qė femra dhe mashkulli tė jenė tė barabartė? Duke pėrparuar kėrkimet psikiatrike, ndryshimet ndiesore dhe mendore midis dy sekseve do t’i shohim edhe mė hapur. Femra jeton me emocione, kurse burri bėn pėrpara me gjykim".

    Dikush tjetėr na transmeton kėshtu: "Gjykimet veprojnė jo nė mendjen e femrės, por nė zemėr. E me kėtė rrugė ndikojnė mbi tė. Pamundėsia pėr tė qenė i paanshėm, prirja kah emocioni dhe shqetėsimi, veprimi mė tepėr me ndjenja se sa me gjykime nė garėn e tė gjitha aksioneve morale e praktike, si pėrfundim i japin njė kahje mėshtetjes te parandjenjat... Nė ēėshtjet ku duhet tė bėjė kujdes, gruaja kėrkon njė pikė qė tė lidhet me gjykimin e vet, madje, me ndjeshmėrinė e vet. Mashkulli nuk gėnjen atje ku s’ka interes ose gėnjen pėr interes. Gruaja qėndron nė kuadrin e fantazisė qė e shformon realitetin, pėr pasojė, ėshtė mė e paqėndrueshme, mė e lėkundur".

    Pas kėtyre parashtrimeve, mund tė themi qė nė tė drejtėn Islame, nė disa ēėshtje, kalimi i dy grave nė vend tė njė burri dėshmitar nuk ėshtė nga qė gruaja konsiderohet njė krijesė sa gjysma e burrit, por rjedh nga veēoritė vetjake fiziologjike, pėr pasojė, psikologjike. Hz. Pejgamber e kishte shėnuar gruan nė dėshmi nga kjo veēori.

    Kėtu ka edhe njė veēori tjetėr sė cilės i duhet kushtuar kujdes. Detyra mė e madhe dhe mė e nderuar e femrės ėshtė amėsia. Nėna, nė mėnyrė tė natyrshme, kohėn mė tė madhe e kalon brenda nė shtėpi me rritjen dhe edukimin e fėmijėve. Nuk mund tė njihet me evenimentet shoqėrore tė ezauruara. Sipas ligjeve tė kujtesės brenda psikologjisė, njeriu, sa mė shumė qė tė pėrballet me ngjarje, aq mė shumė pėrshtypje merr dhe po nė atė masė ngjarjet i kalojnė nė kujtesė. Nė kundėrshtim me kėtė, si pėrshtypjet e pakta tė ngjarjeve me tė cilat u pėrball e i ndoqi, pėr pasojė, aq e dobėt do tė jetė kujtesa e tij pėr kėto. Dhe, pėr t’i rikujtuar mė vonė kėto, do tė jetė e vėshtirė. Nė lidhje me kėtė, gruaja, qė ėshtė dėshmitare e rrallė e marrėdhėnieve midis njerėzve, edhe kapaciteti pėrceptues dhe njohės i saj, nė raport me burrin, do tė jetė mė i ulėt. Kėshtu nė kėto kushte, Kurani i Madhnueshėm, nga njera anė, duke i dhėnė si ndihmės njė shok gruas, nė anėn tjetėr i ka dhėnė pėrparėsi realizimit tė drejtėsisė.

    Fshehja e dėshmisė i hap udhė fshehjes sė tė drejtės dhe mosdhėnies sė drejtėsisė. Providenca Hyjnore e ka ndaluar kėtė. Ndikimi nga gjendja e mjerė e mundshme e njerės prej palėve ose nga njė pozicion i veēantė, si tė thuash, nga fakti qė dikush nga palėt mund tė jetė hasėm ose i afėrt i dėshmitarit, pra, ndikimi nga kėto gjėra dhe shmangia e dėshmisė ēon nė pasoja tė dėmshme. Edhe Kurani i Madhnueshėm urdhėron kėshtu: "O ju qė besuat, vazhdimisht tė jeni dėshmues tė drejtė pėr hir tė Allahut edhe nė se ėshtė kundėr vetvetes (interesit) tuaj, kundėr prindėrve ose kundėr tė afėrmeve, le tė jetė ai (pėr tė cilin dėshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di mė mirė pėr ta".

    Dėshmia e rreme ka edhe ndėshkime materiale (fizike). Pėrshembull, dėshmia kundėr dikujt me akuzė pėr zina dhe mosvėrtetimi i saj nė masėn e duhur, kėrkon ndėshkimin me tetėdhjetė shufra dhe heqjen e respektimit tė fjalės dhe dėshmisė pėrgjithmonė.

    Ja, pra, nė tė drejtėn Islame, duke marrė nė sy kėtė pėrgjegjėsi tė rrezikshme e tė rėndė tė dėshmisė, pėr tė realizuar detyrėn e saj, gruas i ėshtė dhėnė njė shok. Eshtė pėr kėtė qė gruaja ėshtė lehtėsuar nga dėshmia pėr ndėshkime tė tilla si pėr zina, pirje, vjedhje, qė pėrfshihen nė sferėn e drejtėsisė hyjnore si dhe nė ato qė pėrfshihen nė sferėn e drejtėsisė njerėzore.

    Nė institutin e dėshmisė s’duhet tė ndodhė eleminimi i tė drejtės sė vėrtetė. Lidhur me kėtė, nė ēėshtjet e posaēme tė femrės ku mashkulli nuk ka njohuri, (s’ėshtė kompetent), ėshtė parė e mjaftueshme dėshmia vetėm e grave (madje edhe e njė gruaje tė vetme). Hz. Omer nė ēėshtjet e ndarjes e tė shkurorėzimit ka pranuar dėshminė e grave si njė person i vetėm. Edhe Hz. Ali ka quajtur tė vlershme dėshminė e grave tė ndodhura dėshmitare nė vrasjen e njė fėmije. Nė Kuranin e Madhnueshėm bėhet e ditur se nė situatė rruge, kur nuk gjendet ndonjė musliman, detyrėn e tij si dėshmitar mund ta kryejė edhe njė jomusliman. Pasuesit pranonin dėshminė e fėmijėve tė ndodhur si dėshmitarė nė zėnie e plagosje midis fėmijėsh. Ibni Kajjimi nėnvizon marrėveshjen e dijetarėve bazuar nė kėto praktika, nė kėtė formė: Dėshmia e papranuar nė situata normale e personave tė cilėsuar si tė tillė pėr disa specifika tė caktuara, nė situata nevoje dhe shtrengese, u pranohet dėshmia nė ato specifika.

    Mosmarrja nė konsideratė e dėshmisė sė gruas nė disa dėnime tė sferės hyjnore e njerėzore (had dhe kisas) qė shkojnė gjer nė vdekje, ka tė bėjė edhe me nevojėn pėr t’iu shmangur edhe dyshimeve mė tė vogla dhe alternativave. Sepse, nė tė drejtėn Islame, parimet "ndėshkimet mbajini larg dyshimeve" dhe "sa tė jetė e mundur, hiqini ndėshkimet nga muslimanėt" janė esenciale. Dhe ky ėshtė parimi i respektit ndaj ekzistencės sė njeriut, trupit tė njeriut, shėndetit tė njeriut.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #50
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    E DREJTA E ARSIMIMIT

    "A mund tė jenė tė barabartė ata qė dinė me ata qė nuk dinė?"

    (Kurani, Zumer, 39/9)


    Arsimimi ėshtė kushti i parė qė gruaja tė mund tė kuptojė njerėzoren nė veten e saj. Gjatė gjithė historisė, nė mjedise tė ndryshme, gruaja ėshtė pėrballur me trajtime tė ndryshme. Gruaja nė Perėndim, e privuar nga ēdo lloj tė drejte, madje nga e drejta e njohjes dhe e pranimit tė saj si njeri, e ka filluar luftėn me arsimim. Duke njohur drejtėsinė dhe njerėzoren, ka mundur tė kuptojė se duhet tė kėrkojė tė drejtat e saj dhe, kėshtu, e ka ēuar pėrpara me forcė luftėn e saj. Pėrsa i pėrket gruas nė Lindje, edhe ajo, duke marrė shembull nga shoqja e saj nė Perėndim, pati dashur tė pėrdorė tė njėjtėn armė. Vetėm Islami ishte ai qė i pranoi dhe i njohu tė drejtat e saj. Dhe gruaja ndiente mė tepėr nevojėn pėr ta mėsuar kėtė.

    Pėr ta shpėrtuar njeriun nga llumi i padrejtėsisė dhe zvetėnimit ku ishte zhytur, Kurani i Madhnueshėm, i zbritur katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, fillonte me urdhėrin "Lexo!": "Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me pendė. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte".

    Edhe gruaja, ashtu si burri, ėshtė "rob" i Allahut. Ndėshkimin apo shpėrblimin e veprės sė vet do ta marrė individualisht. "Unė nuk ia humb mundin asnjerit prej jush, mashkull qoftė apo femėr". "Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr, duke qenė besimtar, hyn nė xhennet dhe nuk u bėhet farė padrejtėsie". Lidhur me kėtė, edhe femra, ashtu si mashkulli, ėshtė nėn pėrgjegjėsinė qė gjithė veprimet e veta t’i kryejė nė pėrputhje me urdhėrat e Allahut dhe tė mos dalė jashtė porosive hyjnore. Dhe prandaj ėshtė e detyruar tė mėsojė urdhėrat dhe porositė e Allahut.

    Hz. Aliu, ajetin Kuranor pėrkatės "O besimtarė, ruani veten tuaj dhe pjesėtarėt e familjes tuaj nga zjarri (ferri)" e kishte komentuar nė kėtė formė: "I edukoni ata, u jepni dituri atyre!".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •