Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 56
  1. #11
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    CILESITE QE KERKOHEN TE

    BASHKESHORTI

    Ashtu si tek bashkėshortja, edhe tek bashkėshorti, cilėsia e parė qė kėrkohet, ėshtė besimi. Njė hadith (porosi) qė ua pėrcollėm gjatė diskutimit tė domosdoshmėrisė sė martesės, do ta pėrsėrisim edhe njė herė kėtu: "Martojeni vajzėn me atė qė do t’jua kėrkonte, nė se do tė ishit tė kėnaqur me sjelljet dhe fenė e tij. Po s’ia dhatė, do tė shkaktohej ndonjė intrigė dhe grindje e madhe". Njerėzit thanė: "O i Dėrguar i Allahut, po s’pati pasuri dhe fis tė dėgjuar?" Ai u pėrgjegj kėshtu duke pėrsėritur tri herė: "Martojeni me atė qė ia pėlqyet besimin dhe sjelljet".

    Barazia

    Nė sistemet e tjera juridike kihej kujdes ndryshimi i mundshėm klasor midis ēiftit qė do tė martohej. Nė tė drejtėn Brehmene tė hershme, fillimisht, prapėsohej dhe zgjidhej martesa e njė burri me njė grua mė poshtė se klasa e tij, pastaj prapėsimi dhe zgjidhja e martesės sė personave qė u pėrkisnin kasteve tė ndryshme ishte bėrė traditė. Nė tė drejtėn romake martesa mund tė bėhej vetėm midis njė burri dhe gruaje me qytetari tė njėjtė. Nė se njėra nga palėt e humbiste qytetarinė romake nė ēfarėdo kushtesh, martesa prishej.

    Nė tė drejtėn e Islamit pėrshkruhen disa kėrkesa nė favor tė gruas. Gruaja ose prindi i saj, te burri qė do tė bėhet dhėndėr, munden tė kėrkojnė disa kushte. Se si duhet tė jenė kėto kushte, nga ana e juristėve janė zhvilluar pikėpamje tė ndryshme. Kėsaj ēėshtjeje tė veēantė i thuhet "Kyfyv" -drejtpeshim, ngjashmėri, barazi.

    Fraksionet kanė qenė tė bashkuar nė pikėpamjen se barazia e besimit midis ēiftit qė do tė martohet, pėrbėn kusht. Jashtė kėsaj, Hanefitė kishin vėnė si kusht edhe qė burri tė mos jetė poshtė gruas si nivel fisnor, sipas kėsaj formule: Kurejshėt janė tė barabartė midis tyre, arabėt e prapambetur midis tyre, joarabėt midis tyre dhe kėshtu mund tė martohen. Veēanėrisht burri duhet tė kishte fuqi pronėsore tė tillė qė tė mund t’i jepte gruas garancinė e kurorės dhe t’i siguronte asaj tė ardhurat pėrkatėse tė jetesės pėr 6 muaj ose 1 vit; dhe nga pikėpamja e profesionit, sipas opinionit tė bashkėsisė ku jetojnė, ta ketė tė tillė qė tė mos ia thyejė zemrėn gruas.

    Sipas Shafiive, burri mund tė jetė mė poshtė se gruaja nga ana e shkallės sė besimit, fisit, profesionit dhe lirisė (por tė mos jetė skllav).

    Edhe Hanbelitė kanė zhvilluar pikėpamje tė afėrt me kėtė.

    Ndėrsa Malikitė kishin menduar mė lirisht duke i dhėnė mė tepėr rėndėsi ēėshtjes sė fesė. Sipas tyre, barazia duhet tė kėrkohet vetėm nė besim si dhe nė atė qė tė mos ketė tė meta trupore dhe tė organeve.

    Kritika dhe parapėlqimi

    Shihet se juristėt Islamė nuk kanė ardhur nė njė pikėpamje tė pėrbashkėt pėrsa u pėrket cilėsive qė kėrkohen tek burri dhe barazisė. Imami Malik, Sevri, nga Hanefitė Imam Kerhi, sipas njė tregimi Imami Shafii, nga nxėnėsit Muhammed b. Sirin dhe Omer b. Abdulaziz, janė tė opinionit se barazia kėrkohet vetėm nė fe dhe nė moral. Me tė vėrtetė, edhe hadithi (porosia), pėrkthimin e tė cilit e pėrsėritėm nė krye tė diskutimit, e pohon kėtė opinion haptaz. Hadithet qė merren me ēėshtjen e kėrkimit tė barazisė fisnore mes ēiftit, nuk i shpėtojnė dot tė qėnit tė dobėt (hadis daif) e tė sajuar (hadis mevdu‘). Hadithet e vėrteta nuk mund tė nxjerrin njė urdhėr tė tillė.

    Pėrveē ngjashmėrisė fisnore, barazia profesionale ndėrron sipas kohės dhe mjediseve. Disa profesione qė konsiderohen tė ulta nė disa kohė dhe vende, nė kohė dhe vende tė tjera mund tė mos konsiderohen kėshtu. Nė periudhėn e Emevive ka edhe qė kėmbėngulin se mbi kėtė pikėpamje tė dijetarėve ėshtė ndikimi i fanatizmit arab.

    Erdhi vendi qė tė themi se ka hadithe (porosi) tė vėrteta tė tė Dėrguarit tė Allahut qė e shkulin me rrėnjė dallimin midis njerėzve pėr shkak tė sojit. Pikėsėpari, nė kaptinėn el-Huxhurat tė Kuranit (49/13), bėhet e qartė se Providenca Hyjnore tė gjithė njerėzit i krijoi nga njė mashkull e njė femėr, pėr ē’arėsye ata janė tė barabartė, vetėm se, pėr tė mundur tė njohin njėri-tjetrin me anė tė veēorive dalluese, i ndau ata nėpėr fise. Lartėsimi midis njerėzish mund tė kėrkohet vetėm nė atė se sa ata janė besimtarė. "S'ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat)". Edhe Hz. Pejgamber urdhėron kėshtu: "Njerėzit janė tė barabartė si dhėmbėzat e krėhėrit. Asnjė arab nuk ka pėrparėsi nga joarabi. Pėrparėsia ėshtė vetėm tek zbatimi i urdhrave fetare dhe ruajtja nga ndalimet (takva)" Njė nga idetė e Ligjėratės sė Lamtumirės sė njohur tė tė Dėrguarit tė Allahut, ėshtė kėshtu: "O njerėz! Jashtė ēdo diskutimi, Zoti juaj ėshtė njė dhe babai juaj ėshtė njė. Tė gjithė jemi bijtė e Ademit, kurse ai ėshtė nga dheu. Pranė Allahut, mė i vlefshmi nga ju ėshtė ai qė tregon mė shumė nderim pėr Tė. Midis arabit e joarabit s’ka ansjė pėrparėsi pėrveē dimensionit tė nderimit ndaj Allahut".

    Le tė shtojmė edhe se Hz. Pejgamber, vajzėn e menēur e tė bukur tė Kurejshve, i pranuar si fisi mė i njohur dhe autoritar, vajzėn Kajs, tė quajtur Fatime, e kishte martuar me Husame, djalin e njė skllavi tė liruar. Veēanėrisht, nė kohėn e tij, motra e Abdurrahman b. Avfit nga fisi Kurejsh, pėrsėri me njė skllav tė liruar ishte martuar, me Habeshliun Bilal. Ebu Hudhejfe, vajzėn e motrės, Fatimen, e kishte lidhur me kurorė me skllavin e tij, Salim. I Dėrguari i Allahut, njė pjesė tė kėtyre lidhjeve i kishte bėrė vetė, njė pjesė i kishte miratuar duke u bėrė mbėshtetje e tyre.

    Nė luftėn midis tė drejtės dhe tė shtrembrės, qė nga njeriu dhe profeti i parė, Hz. Ademi, gjer mė sot, ajo qė po e tregon forcėn e fundit sot, janė humbjet e mėdha nė frontin e sė drejtės, nė krye tė tė cilave qėndron familja Islame. Numri i familjeve tė lidhura pas besimit Islam, pas traditės dhe zakoneve tė tij, vjen duke u pakėsuar e u pėrhumbur. Shkaku i kėsaj ėshtė prishja e kritereve dhe vlerave tė martesės. Vajzat e rritura nė familjet muslimane hyjnė nė mjediset vėrtet me gjendje pasurore tė favorshme, por qė s’besojnė, ndėrkaq, edhe meshkuj tė kujdesshėm ndaj fesė, martohen me vajza qė s’i kushtojnė rėndėsi fesė. Kėshtu, nė familjen Islame, shmangia vazhdon tė dalė nė shesh nė dy drejtime. Aspekti i hidhur i kėsaj pune ėshtė qė edhe prindėrit, nė dukje besimtarė, tregohen tė pakujdesshėm. Duke thėnė "kėrkojmė besimtar", dhėndėr tė pasur kėrkojnė. Kėta njerėz, me trup tė kthyer nga Kiblja, por me zemrat nga malli, me thėniet e tyre hyjnė nė tė pėrgjithshmen e asaj qė shpreh kjo porosi e tė Dėrguarit tė Allahut: "Ēdo bashkėsi ka njė ambicje dhe ambicja e bashkėsisė sime ėshtė pasuria".

    Njė nga Pasuesit, Sehl b. Sa’d es-Saidi, tregon: "Njė ditė, para tė Dėrguarit tė Allahut kaloi njė burrė. Atėherė ai e pyeti njerin nga ata qė i rrinin pranė: "Ē’thua pėr kėtė qė kaloi?" Ai u pėrgjigj: "Ėshtė njeri nga aristokratėt, vallahi ėshtė shumė i denjė t’i jepet vajzė po kėrkoi dhe t’i dėgjohet fjala, po foli diēka". I Dėrguari i Allahut nuk foli. Ca mė pas kaloi njė tjetėr. Kėtė herė pėrsėri pyeti: "Po pėr kėtė, ē’thua?" Njeriu u pėrgjegj: "O i Dėrguari i Allahut, ky ėshtė njėri nga tė varfėrit e muslimanėve. Eshtė i denjė tė mos i jepet vajzė, po kėrkoi, tė mos i pranohet ndėrmjetėsimi, po e bėri, tė mos i dėgjohet fjala, po foli". Nė lidhje me kėto dy pė
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #12
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    KERKIMI I VAJZES

    Nė kohėn e Hz. Pejgamberit, pėr tė kėrkuar njė vajzė, pothuajse veprohej lirisht. Hz. Aliu, nėnėn tonė Fatime, ia kishte kėrkuar tė Dėrguarit tė Allahut personalisht. Pasuesit e Profetit, vajzat ose motrat e tyre nė moshė tė martesės ua propozonin personave qė u dukeshin tė pėrshtatshėm dhe ata ose pranonin, ose e prapėsonin propozimin. Nga gratė besimtare tė vyera kishte dhe tė tilla qė personalisht propozonin pėr martesė. Kjo vinte nga zelli fetar, afėrsia dhe thjeshtėsia.

    I Dėrguari i Madh urdhėron e thotė: "Njė person le tė mos i bjerė nė qafė vėllait besimtar duke kėrkuar tė njėjtėn vajzė. Nė se i pari ka hequr dorė ose i jep leje, nuk ka ndonjė pengesė".

    Nuk ėshtė e lejueshme t’i propozohet haptaz pėr martesė njė gruaje qė ndodhet nė periudhėn e pritjes pas ndarjes ose vdekjes sė tė shoqit (iddet)
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #13
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    GARANCIA E KURORES (MEHIR)

    DHE DHURATA

    Garancia e kurorės nė tė drejtėn Islame quhet sasia e caktuar e mallit qė lind si e drejtė e gruas nė aktin e lidhjes sė kurorės. Kjo vlerė pasurore ėshtė e drejta pasurore personale e kandidates pėr martesė dhe jo e nėnės, babait apo mbikqyrėsit - "velī" (nė se s’i ka prindėrit). Kjo ėshtė njė pagesė kompensimi qė kryhet nga ana e mashkullit. Plotėson nevojat e femrės dhe i jep vlerė asaj. Mehiri, siē mund tė jetė i parapaguar, -quhet pagesė e rėndė-, mund tė jetė edhe i paspaguar (nė shkurorėzim ose vdekje). Mehiri ėshtė i detyrueshėm nė lidhjen e kurorės. Edhe nė s’u pėrmendtė gjatė aktit tė kurorėzmit, madje edhe nė u kryeftė akti me kusht qė tė mos jepet mehir, dhėnia e tij lind si detyrim te mashkulli pa e vėnė femrėn para njė situate.

    Nuk ka kufij maksimalė dhe minimalė pėr garancinė e kurorės. Vetėm se duhet bėrė e qartė menjėherė qė nė Islam martesa nuk vihet para ndonjė shtrėngimi. Pėrkundrazi, pėrsosja e institucionit tė martesės lehtėson shtimin e brezit dhe zhdukjen e prostitucionit. Nė vartėsi tė kėsaj, pėlqehet qė, nė pajtim me gjendjen pasurore tė burrit, garancia e kurorės tė mos jetė e tepėrt. Hz. Pejgamber urdhėron e thotė: "Mė e mira e mehirit ėshtė e pakta". Mehiri ėshtė e drejta personale ekskluzive e femrės. Ajo s’ėshtė e detyruar tė bėjė pajė me tė.

    Prindėrit e vajzės ose tė afėrmit e saj nuk mund tė kėrkojnė asnjė lloj pagese nga burri. Pagesat qė bėhen nė vendin tonė nga dhėndėri pėr nam nė formėn e bakshisheve (dhuratave) dhe tė njohjes sė parė, nuk kanė asnjė lidhje me Islamin. Eshtė mė tepėr njė praktikė e mbetur nga fiset primitive. Nė fenė Islame, njė njeri i lirė nuk mund tė shitet nė asnjė formė. Qoftė kėrkesa e tepruar nė formėn e shpenzimeve tė mėdha si parapagesė pėr nusen, qoftė dhurata e njohjes sė parė, diēka e palegalizuar, pėrbėjnė shtrėngime ndaj martesės. Dhe kjo po shton marrėdhėniet jolegale dhe rrėmbimet e vajzave. Dhe pėrfundim i kėsaj janė armiqėsitė, grindjet dhe vrasjet...
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #14
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    NDALIMET MARTESORE



    Nė tė drejtėn e Iranit tė Vjetėr nuk u jepej rėndėsi ndalimeve nė martesė, madje martesa kėshillohej edhe midis vėllait e motrės. E drejta e Iranit nuk i kishte ndaluar marrėdhėniet seksuale mes afėrsisė gjinore. Gjendja ishte e njėjtė edhe nė tė drejtėn e Egjiptit tė Vjetėr.

    Sipas sė drejtės sė Kinės, ndėrsa nuk lejohej martesa e personave me afėrsi nga ana e atit, afėrsisė nga nėna nuk i kushtohej rėndėsi.

    Nė Kuranin e Madhnueshėm, nė kaptinėn Nisa (4/22-24) dhe nė disa hadithe sqarohen personat midis tė cileve ėshtė e ndaluar lidhja e kurorės. Kėta mund tė radhiten kėshtu:

    1. Me lidhje atėrore: nėnat, vajzat, motrat, hallat, tezet, mbesat.

    2. Me lidhje farefisnore: vjehrrat, thjeshtrat, nuset, njerkat.

    3. Me lidhje qumėshti: Te gjithė sa u pėrmendėn mė sipėr, nė se kanė lidhje qumėshti. P. sh. nėnėqumėshti, motėrqumėshti, etj.

    4. Nė Islam, siē do ta shpjegojmė mė tej, kur plotėsohen disa kushte, ėshtė e lejuar martesa deri me katėr gra. Por ėshtė e ndaluar martesa me mė shumė se katėr. Pėr pasojė, njė i martuar me katėr gra, nuk mund tė martohet me tė pestėn.

    5. Eshtė e ndaluar tė bashkohen nė njė kurorė femra me lidhje gjaku. Nė kėtė ēėshtje merret pėr bazė ky rregull: Nė se dikush do tė martohet me mė shumė se njė grua dhe njėrėn nga kėto pėr njė ēast e supozojmė mashkull, nė se ky mashkull do tė martohej, pastaj, me njerėn nga ato gratė me tė cilat bie nė lidhje afėrsie sipas tri pikave tė para, atėherė ai dikushi nuk mundet t’i mbledhė ato gra nėn njė kurorė. Pėr shembull, dy motra ose tezen me mbesėn, etj.

    6. Nuk lejohet martesa me tė fejuarėn e njė tjetri ose me atė qė ndodhet nė periudhėn e pritjes (iddet) pas ndarjes ose vdekjes sė tė shoqit.

    7. Nuk lejohet martesa me njė jomuslimane, pėrjashtuar ēifute ose krishtere.

    8. Pas pėrfundimit tė plotė tė ndarjes, gruaja e ndarė nuk mund tė martohet sėrish po me atė burrė. Veē nė se gruaja e ndarė, pasi martohet me njė burrė tė dytė dhe ėshtė ndarė ose i ka vdekur burri, ėshtź e lirė tė martohet pėrsėri me tė parin.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #15
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    AFERSIA E QUMESHTIT

    Nė Kuranin e Madhnueshėm, duke numėruar gratė me tė cilat ndalohet martesa, urdhėrohet: "...nėnat tuaja tė qumėshtit, dadot e qumėshtit..." Edhe Hz. Pejgamber urdhėron: "Siē ndalohen ato nė afėrsinė atėrore, ndalohen edhe ato nė afėrsinė e qumėshtit". Edhe nė identitetin e afėrsisė farefisnore me afėrsinė e qumėshtit, imamėt e katėr fraksioneve (mezhebeve) kanė rėnė nė njė pikėpamje tė pėrbashkėt. Kėsaj vetėm Ibn Tejmijje i del kundėr.

    Nė Kuran nuk ka ndonjė shėnim nė lidhje me urtėsinė e afėrsisė sė qumėshtit. Kurse nė hadithet (porositė) janė shėnuar disa urtėsi.

    Pėrsa i pėrket ndalimit tė martesės sė atyre qė janė tė afėrt me lidhje atėrore dhe farefisnore, qėndrojnė dy shkaqe tė rėndėsishme. I pari, ėshtė shkaku gjenetik: Te fėmija qė do tė lindė nga prindėr me afėrsi gjaku, (me rrugė trashėgimie, me kromozome dhe gene kalojnė cilėsi tė ndryshme dhe veēori shpirtėrore), pėr shkak tė ngjasimit tė madh tė tyre tek tė dy prindėrit, fėmija i lindur do tė jetė i mangėt nga ana mendore ose i marrė.

    Shkaku i dytė ėshtė shpirtėror dhe moral. Nga pikėpamja e qėnies tė afėrt, personat qė duhet tė tregojnė respekt ndaj njėri-tjetrit, pas martesės, ky respekt zhduket. Gjithashtu, kjo ėshtė nė kundėrshtim me konceptet njerėzore, natyrėn e moralin njerėzor.

    Tė mendojmė tani, tė njėjtat shkaqe pėr afėrsinė e qumėshtit. Fėmija i periudhės sė qumėshtit, duke thithur nėnėn, e ushqen trupin, i rrit eshtrat dhe mishin. Me kėtė lėndė ushqyese tė shkėlqyer qė pėrmban lėndėt ushqimore bazė, mos vallė kalojnė edhe veēori shpirtėrore? Nė kėtė ēėshtje ende nuk ka ndonjė mendim pozitiv ose negativ shkencor. Por dihet nga mjekėsia se disa sėmundje imunitare ose tė fituara tė nėnės kalojnė tek fėmija. Eshtė e mundur qė njė ditė, mjekėsia tė provojė kalimin tek fėmija edhe tė veēorive shpirtėrore me anė tė qumėshtit.

    Nė hadithi sherif urdhėrohet: "Njė e dy thithje gjiri nuk lindin afėrsi". Nga dy tregimet e ardhura nga Imami Shafii dhe Imami Ahmed, sipas njėrit, pėr tė krijuar afėrsi tė vazhdueshme me rrugė qumėshti, fėmija duhet tė thithė gjirin gjer nė ngopje pesė herė nga pesė thithje. Sipas disa tė tjerėve, ėshtė e mjaftueshme tri herė. Por Hanefitė, me qė nuk ėshtė i lehtė kontrolli nė dhėnien e gjirit, duke u treguar tė kujdesshėm, kanė thėnė se, edhe sikur njė herė tė ndodhė, me njė thithje gjiri absolute afėrsia mbetet e pėrhershme. Nė njė hadith tjetėr ėshtė urdhėruar kėshtu: "Afėrsia e qumėshtit realizohet vetėm nė periudhėn e nevojės pėr qumėsht. Pas periudhės sė qumėshtit (dy-dy vjeē e gjysmė), dhėnia e gjirit eventuale nuk mund tė shkaktojė afėrsi gjiri. Kėto eventualitete tė afėrsisė sė gjirit pohojnė se veēoritė fizike e shpirtėrore qė merr fėmia me anė tė qumėshtit nga nėna, ndėrtojnė bazėn e atyre veēorive tek ai.

    Kurse tek pengesat moralo-etike, si pengesa nė martesėn midis farefisit, futet edhe qumėshti. Njė grua qė merr fėmijėn nė prehėr dhe i jep gji, qė i pėrcjell ushqim mishit, eshtrave dhe gjakut tė tij, gjithsesi bėhet e denjė pėr t’u respektuar si nėnė.

    Shah Velijjullah ed-Dihlevi thotė: "Gruaja qė bėhet shkak pėr zhvillimin dhe rritjen e njė fėmije, pėr ngritjen e tij nė kėmbė, nga kjo pikėpamje i ngjan nėnės sė vėrtetė. Aq sa nėna e ruan fėmijėn nė bark, edhe nėna e gjirit, pas lindjes, i siguron atij nevojėn pėr qumėsht. Pas nėnės sė vėrtetė, ajo i bėhet njė nėnė e dytė. Dhe fėmijėt e saj janė ashtu si motrat e vėllezėrit e vėrtetė tė tij. Kur nėna e qumėshtit i hap prehėrin atij, i ka treguar afėrsi, prandaj, sidoqė tė jetė, mbi fėmijėn ka lindur si detyrim, pėr tė mbetur e tillė gjithmonė, e drejta e nėnės. Nė vegjėli fėmija ka parė shumė tė mira prej saj. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, t’i dalėsh pėr zot asaj duke i thėnė bashkėshorte e tė kryesh marrėdhėnie seksuale me tė, ėshtė diēka qė s’do ta pranonte kurrė njė njeri i vėrtetė. Kur ka gjithato kafshė tė pamend qė nuk veprojnė kėshtu ndaj nėnės ose nėnės sė qumėshtit, njerėzit si mund tė veprojnė?
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #16
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    MARTESA ME NJE GRUA

    TE PAMORALSHME

    "Laviri nuk duhet tė martohet me tjetėr pėrveē me lavire ose politeiste, kurse lavirja tė mos martohet me tjetėr pėrveēse me lavir ose ndonjė politeist. Ajo ėshtė ndaluar pėr besimtarėt".

    Pėrmbi kėtė ajet juristėt kanė zhvilluar pikėpamje tė ndryshme. A mund tė martohet njė musliman me njė grua qė bėn zina (adulter, marrėdhėnie jashtė kurore)? Shumica janė tė opinionit se mund tė lidhet kurorė me njė grua qė ka bėrė zina. Kurse sipas njė tregimi tė ardhur nga Hz. Ali, Aisheja, Berai dhe Ibni Mesudi, kjo gjė s’ėshtė e lejueshme. Ibni Kajjimi mbron pikėpamjen e dytė. Ai thotė: "Nė Kuranin e Madhnueshėm besimtari ėshtė urdhėruar tė martohet me njė grua tė virtytshme dhe vetėm me kėtė kusht martesa ėshtė konsideruar e rregullt. Dhe martesa qė s’e pėrmban kėtė kusht, ėshtė e pamundur. Ai qė do tė martohet, ose e pranon kėtė kusht tė Allahut, ose jo. Po s’e pranoi, ėshtė femohues, ėshtė politeist. Nė se e pranon, por s’e praktikon, domethėnė martohet me njė grua qė bėn zina, kėtė radhė edhe kurora nuk ka vlerė ligjore, gjithashtu edhe vetė konsiderohet se bėn zina. Ja, pra, ky ėshtė edhe kuptimi i ajetit. Ibni Kajjimi pėr kėtė ēėshtje bėn edhe parashtrime tė tjera.

    Ēdo grua qė bėn zina, nuk qėndron nė tė njėjtin nivel tė fajit. Dikush ka shprehur pendim, dikush ėshtė zvarritur nė kėtė fatkeqėsi pa dashje, po tė gjente ndonjė qė ta shpėtonte, do tė ishte shumė e kėnaqur. Gjithsesi, tė shpėtosh njė tė tillė, duhet tė jetė njė gjė e mirė. Dikush gjen prehje nė prostitucion, edhe po u martua, syrin do ta ketė tek tjetri. Ja, pra, tė martohesh me njė tė tillė, do tė thotė tė miratosh prostitucionin. Kjo do tė thotė tė jetosh me njė qėnie qė nė Kuran ėshtė cilėsuar "habis -e fėlliqur", gjė qė nuk i pėrshtatet njė besimtari.

    Sipas sė drejtės romake, ishte e ndaluar martesa me njė prostitutė, me njė aktore dhe me njė grua tė dėnuar. Ishte e ndaluar edhe martesa e klaseve tė larta me libertė ose me fėmijtė e aktorėve tė teatrove.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #17
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    POZITA E GRUAS

    NE FAMILJEN ISLAME



    "Xhenneti ndodhet nėn kėmbėt e nėnave".

    (Hadithi sherif)



    MUNDESITE FIZIOLOGJIKE DHE PSIKOLOGJIKE

    TE BURRIT DHE GRUAS



    Eshtė njė e vėrtetė e pamohueshme fakti qė femra dhe mashkulli ndryshojnė pėr nga ndėrtimi trupor. Personat e mirinformuar qė zhvillojnė pikėpamjet nė ēėshtjen e tė drejtave tė gruas, pėrpiqen tė shqyrtojnė shkaqet e ndryshme tė kėsaj mosbarazie. Disa pretendojnė se me kohė ndryshimet fiziologjike do tė zhduken dhe, pėr pasojė, edhe si psikologji, do tė vijė njė ditė qė femra dhe mashkulli do tė jenė tė ngjashėm me njėri-tjetrin. Duke i lėnė mėnjanė kėto diskutime, kur shohim gjendjen e sotme, sekset e kundėrta qė zotėrojnė ndėrtime trupore tė ndryshme, nė vartėsi tė ndėrtimeve, kryejnė funksione tė ndryshme. Ashtu si asnjė mashkull nuk mund tė lindė fėmijė, ashtu edhe asnjė femėr nuk mund tė fekondojė. Nuk duhet minimizuar ky ndryshim midis dy sekseve. Sepse "instinkti seksual, pa qenė njė vlerė psikofizike krejtėsisht mė vete, por duke qėnė njė element bazė i fiziologjisė sė pėrgjithshme tė trupit tė njeriut, ėshtė i lidhur me sistemet e tij nė mėnyrė tė pazgjidhshme ...Duhet tė dimė mirė edhe kėtė qė analiza e instinktit seksual mund tė na ēojė nė veēoritė fiziologjike tė njė njeriu".

    Nė vartėsi tė ndėrtimit fiziologjik, edhe nė fushėn e psikologjisė, gjithsesi, do tė ketė ndryshime tė rėndėsishme. Ndjenjat e holla tė femrės, sjelljet me tė cilat ajo u pėrshtatet kėrkesave dhe ndryshimeve tek fėmija, nuk mund t’i gjeni tek njė mashkull. Mashkulli zotėron aftėsinė pėr tė pėrballuar shfaqjet e ashpra dhe zemėrthyerėse tė natyrės si dhe vėshtirėsitė e panumėrta tė jetės. Psikologėt shpjegojnė ndryshimet shpirtėrore midis mashkullit dhe femrės. Pėr mashkullin nė shtėpi ėshtė esenciale t’i dalė pėr zot femrės, kurse pėr femrėn esenciale ėshtė t’i nėnshtrohet mashkullit, ta ruajė personalitetin e saj nė njė nivel tė mundshėm dhe t’ia bėjė tė pranueshėm burrit, ta mbajė burrin "tė varur ndaj shpirtit dhe trupit tė saj". "Pėr burrin familja ėshtė njė rezidencė, pėr gruan, njė istikam". Nė organizmin e femrės ka disa veēori fiziologjike natyrore. Temperaturėn e ka mė tė lartė, pulsin dhe frymėmarrjen mė tė shpeshtuar. Te mashkulli mbisundon forca muskulare. Eshtė thėnė se kjo gjendje e ve gruan nė njė pozicion medis fėmijės dhe burrit".

    Madam Xhina Lombrozo, qė njihet pėr kėrkimet e saj nė fushė tė psikologjisė sė femrės, "me njė mendėsi akademike shumė tė zgjuar dhe tė paanshme", tek L’ame de la famme dhe La famme dans la societe actuelle bėn shpjegime qė tė tėrheqin vėmendjen: "Pėr shkak se femra ndien dashuri nga tė tjerėt, vazhdimisht ėshtė nė vartėsi tė tė tjerėve. Uni i mashkullit ėshtė njė fener vezullues qė i tregon atij rrugėt drejt vetvetes. Nga ky shkak mashkulli nuk kėrkon udhėzues dhe nuk mbėshtetet tek askush. Kurse altruizmi (vetmohimi) i gruas vazhdimisht e mbėshtet atė tek tė tjerėt dhe i bėhet pengesė pėr tė ecur vetė pa udhėzues. Kjo gjendje s’ka lidhje vetėm me dashurinė dhe me tė dashuruarit, ndoshta nė tė njėjtėn kohė ėshtė e tillė edhe nė jetėn e pėrditshme. Gruaja ėshtė si njė lianė (dredhkė), ashtu qė, edhe sikur rrėnja t’i jetė tharė, gjen njė degė tė thatė ose njė mur pėr t’u mbėshtetur dhe vazhdon tė jetojė. Fatkeqėsia mė e madhe pėr tė ėshtė qė tė mbetet pa njė mbėshtetje ose njė pėrkrahje. Ka njerėz qė kėtė nevojė pėr mbėshtetje e kėtė dobėsi pėr t’iu kushtuar tė tjerėve-gjė qė, nė tė njėjtėn kohė, pėrbėn forcėn e femrės, -ia veshin asaj si mungesė edukate. Porse edhe femra mė e arsimuar dhe e edukuar ka nevojė pėr njė mbėshtetje tė tillė.

    Specialisti Prof. Dr. Mazhar Osman, pasi prek ēėshtjen e ndryshimeve organike e shpirtėrore femėr-mashkull, thotė: "Nė kohėt e vjetra, pretendimi i tė rinjve feministė tė sotmė nė formėn e konceptit tė barazisė ligjore, nuk ekzistonte. Barazia ligjore nuk i bėn tė lumtur dy breza tė krijuar jo nė tė njėjtėn rrugė dhe qė idealet dhe kėnaqėsitė nė jetė i kanė tė ndryshme, ndoshta, si diēka jo e natyrshme, qė tė dy i shtrėngon. Meshkujt e kafshėve sa tė ashpėr e vulgarė janė ndaj femrave! Me kohė femra shkėmbehej, blihej, vidhej, shitej. Si tė thuash, s’ishte e zonja e vetvetes. Ajo ishte njė gjė, njė gjė qė nevoitej pėr vazhdimin e brezit... Madje, akoma nė vendet ku femra trajtohet si kurorė koke, martesa i jep njė formė ekzistence tjetėr, ia humb plotėsisht ndjenjėn e mėparshme tė vetevetes. Nga zonjushė bėhet zonjė, bart emrin e tė shoqit, njihet si mall i atij burri. Porse tek mashkulli martesa nuk shkakton ndonjė ndryshim. Martesa, sado e shkėlqyer qė tė bėhet, nė fund tė fundit, ėshtė akti qė e vė gruan nė shėrbim tė burrit. Nė Angli, detyra e bashkėshortes ėshtė tė dashurojė, tė shėrbejė, tė jetė e bindur, shprehje kėto qė pėrsėriten vazhdimisht. Poeti Shelly thotė: "Bindja ėshtė detyra e gruas nė botė". Pėrballė epėrsisė sė jashtme tė burrit, gruaja zotėron njė qėndresė tė fshehtė. Pėr tė nėnshtruar burrin, gruaja pėrfiton nga delikatesa natyrore e saj dhe pasivitetin e ndjenjės e zbaton nė formėn qė tė dojė. Nė kėtė martesė tė lumtur delikatesa e njėrit kėmben ashpėrsinė e tjetrit. Njėra anė kėrkon tė bėjė presion, tė urdhėrojė, tė lartėsojė vullnetin gjer nė dhunė. Kurse ana tjetėr fiton me dobėsi dhe nėnshtrim tė thellė, me bindje dhe dorėzim. Ja, pra, kjo ėshtė shija e martesės. Krijimi kaq i ndryshėm i dy sekseve nga njėri-tjetri lind respekt reciprok dhe dashuri".
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #18
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    NDARJA E DETYRAVE

    Feja Islame nė institucionin e martesės ka pėrcaktuar ndarjen e detyrave midis gruas e burrit nė pėrputhje me mundėsitė e tyre materiale e shpirtėrore. Ēdo seksi i ka dhėnė punėn qė mund ta pėrballojė, "ka respektuar specialitetin". Gruas nuk i ka ofruar punėn qė s’mund tė bėhet, nuk i ka ngarkuar pėrgjegjėsinė qė s’mund tė bartet.

    Nė Kuranin e Madhnueshėm njerėzve, nė pėrgjithėsi, u ėshtė drejtuar nė gjininė mashkullore, fjalėt u pėrkasin meshkujve. Shkaku i kėsaj ėshtė veēoria e gjuhės arabe. Nė arabisht, pėr t’iu drejtuar njė grupi njerėzish tė pėrbėrė prej meshkujsh e femrash, ose pėr tė folur nė adresė tė tyre, pėrdoret gjinia mashkullore.

    Para Islamit, ashtu si nė vendet e tjera tė botės, edhe nė Arabi gruaja ndodhej nė gjendje tė keqe. Feja Islame i kish sjellė tė drejtat gruas, e kishte ngritur atė nė njė nivel tė lartė. Nė kuadrin e lirisė qė dha ky revolucion i papritur dhe i mrekullueshėm, gratė mund t’i shprehnin krejt hapur mendimet e tyre. Ashtu siē e bėmė tė ditur edhe pak mė parė, pavarėsisht nga pėrdorimi i formės mashkullore tė pohimeve tė Kuranit tė Madhnueshėm pėr shkak tė veēorive gjuhėsore, gratė kishin kėrkuar zbritjen e ajeteve Kuranore qė bėnin fjalė posaēėrisht pėr to. Njė ditė, zonja Ummi Umare, nga muslimanet ensare, kishte shkuar pranė tė Dėrguarit tė Allahut dhe i kishte thėnė kėshtu: "O pėrfaqėsues i Allahut, shoh se ēdo gjė ėshtė pėr burrat, emri i grave nuk pėrmendet". Nė lidhje me kėtė, zbriti ky ajet: "Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e Allahut e shumėpėrmendėset e Allahut, Allahu ka pėrgatitur falje dhe shpėrblim tė madh".

    Nga pikėpamja e shpėrblimit shpirtėror, vlera nė lartėsinė e Allahut mes gruas e burrit, ėshtė pikėrisht barazia qė kėrkon gruaja muslimane! Bashkėshortja e Hz. Pejgamberit, nėna jonė Ummi Seleme, shpreh dėshirėn: Ē’bėhej sikur edhe ne tė bėheshim burra, tė luftonim si ata dhe tė fitonim shpėrblimin e tyre!" Nė lidhje me kėtė, zbriti ky ajet: "Mos lakmoni nė atė qė Allahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave u takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave gjithashtu u takon hise nga ajo qė fituan ato. Allahut i kėrkoni nga tė mirat e Tij. Allahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send".

    Djali s’bėhet dot si vajzė

    Nėna e Hz. Merjemes, Hanne, ndėrsa ishte shtatzėnė nė Merjemen, duke e parashikuar djalė fėmijėn ende nė bark tė saj, ia kushton atė shėrbimit tė Bejti Mukaddesit. Por, kur e lindi vajzė, e mbėrtheu mėrzitja dhe e shprehu atė duke thėnė: "Zoti im, unė atė e linda vajzė!" Allahu qė e dinte mirė ē’kishte lindur ajo, urdhėroi kėshtu: "Djali s’ėshtė si vajza". Si tė thuash, djali qė kėrkove ti, nuk mund tė bėhet si vajza qė tė dhashė unė. Nė shėrbim tė Bejti Mukaddesit nuk mund tė bėhet i suksesshėm si ajo.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #19
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    SOVRANITETI I BURRIT

    Pas kėtij parashtrimi, themi se nė institucionin e familjes "Grave u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre". Edhe ajeti qė bėn tė ditur kėtė epėrsi, thotė kėshtu: "Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė ngase Allahu ka graduar disa mbi disa tė tjerė dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre". Ky ėshtė ajeti qė diskutohet nga hulumtuesit jomuslimanė, tė cilėt mbrojnė pikėpamjen se e ka vėnė gruan nėn urdhėrin dhe pėrdorimin absolut tė burrit.

    Pėr ta sqaruar mė mirė ēėshtjen, ėshtė e nevojshme tė ndalemi tek fjala (e ajetit) "kavvamun" (drejtues dhe mbrojtės). Nė arabisht kjo fjalė vjen nga rrėnja "kijam". Detyrės "kijam" tė burrit burimet i japin dy kuptime: 1. Tė realizojė mjetet e jetesės dhe nevojat e tjera. 2. Ta mbikqyrė atė (gruan), domethėnė ta ketė nėn kujdes e mbrojtje. Nė kuptimin e parė nuk ka diēka nė dėm tė gruas, pėrkundrazi, nė dobi tė saj. Nė kuptimin e dytė, nė lidhje me mbikqyrjen e gruas nga ana e burrit, pėr kėtė nė Islam ka kufinj tė pėrcaktuar.

    E para, nė se gruaja ėshtė jomuslimane, (ēifute ose kristiane), burri nuk mund tė pėrzihet nė fenė e saj. Gjithashtu, burri nuk mund tė pėrzihet as nė pasurinė vetiake tė gruas. Nė aktin e lidhjes sė kurorės gruaja merr prej burrit garancinė e kurorės, pasuri, e cila, edhe kjo, ėshtė personalisht e vetja dhe burri nuk ka asnjė tė drejtė mbi tė, si dhe gruaja nuk ėshtė e detyruar tė shpenzojė pėr pajė prej saj. Nė fakt, gruaja, qoftė pėr martesė, qoftė pas martese, nuk bart ndonjė detyrim pagese.

    Gruaja, po pati edhe titull tjetėr pasurie pėrveē garancisė sė kurorės, zotėron mbi tė tė drejtė pronėsore dhe pėrdorimi tė plotė, edhe nė se burri ėshtė nevojtar. Gruaja ka kompetencė tė plotė ta shtojė pasurinė me tregti, ta dhurojė, ta japė me qira dhe pėr kėto s’ėshtė e detyruar tė marrė lejė nga burri. Ndėrsa burri s’ėshtė i autorizuar tė japė sadaka nga pasuria e gruas pėr pėlqim tė Allahut, gruaja e ka kėtė autorizim edhe pa marrė leje nga burri.

    Nė Kuranin e Madhnueshėm, kur flitet pėr bashkėshortėt burrė-grua, pėr gruan pėrdoren termat "e njohur", "ligjore", "e pėrshtatur ndaj zakoneve e traditave". Po qe se burri nuk siguron nevojat e domosdoshme tė gruas dhe fėmijėve pėr shkak tė kurnacėrisė, gruaja, pa e njoftuar tė shoqin, ėshtė e autorizuar tė shpenzojė aq sa ėshtė e lejueshme dhe e zakonshme.

    Madje, nga pikėpamja ligjore, gruaja s’ėshtė e shtrėnguar tė punojė nė shtėpinė e burrit dhe tė bėjė punėt e shtėpisė. Por, gjithsesi, nė martesėn Islame tė mbėshtetur nė dashuri, ndihmė reciproke dhe dhimbshuri, pėrgjegjėsisht, gruaja nuk mund tė mbetet jashtė kėtyre punėve.

    Gratė e Pasuesve, ashtu siē bėnin punėt e shtėpisė, ashtu u ndihmonin edhe burrave nė punėt e tyre. Dimė se si i vriteshin duart nė mullirin e dorės nėnės sonė Hz. Fatime. Nėna jonė Esma, vajza e Ebu Bekrit dhe kunata e Hz. Pejgamberit, merrte pjesė nė punėt e tė shoqit Zybejr, i bėnte tė gjitha shėrbimet kalit, nė largėsinė 1 km. bartte nė kokė bėrthama hurmaje. Njė ndihmė e tillė mes bashkėshortėve tė dashuruar dhe tė lidhur fort me njėri-tjetrin, nuk ėshtė ngarkesė, por kėnaqėsi. Njėri nga Pasuesit, Esved b. Jezid, kur i Dėrguari i Allahut pat mbetur ca kohė nė shtėpi, e pat pyetur Hz. Aishenė se me ē'merrej ai dhe ajo i ishte pėrgjigjur: "Ndihmon njerėzit e shtėpisė nė punėt e shtėpisė dhe, kur dėgjon ezanin, del nė falje".

    Pas kėtij parashtrimi, mund tė themi se burri nuk mund tė vejė dorė mbi lirinė fetare, pronėsore e juridike si dhe mbi autoritetin e gruas. Atėherė, sovraniteti i burrit ku mbeti? Le tė pėrpiqemi ta sqarojmė fushėn e kėtij sovraniteti.

    Nė ajet tregohen dy lloj shkaqesh tė sovranitetit tė burrit. 1. Pėr nga krijimi, burri ėshtė mė i fuqishėm se gruaja, i duron mė shumė vėshtirėsitė. Eshtė mė i matur, mė i kujdesshėm e kėmbėngulės. Pėr pasojė, ka fituar tė drejta tė veēanta si nė profetėsi, udhėheqje shteti, dėshmi, luftė dhe nė marrjen e njė trashėgimie mė tė madhe. 2. Burri, qoftė me dhėnien e garancisė sė kurorės, qoftė me sigurimin e jetesės nė institucionin e familjes, ėshtė nėn ngarkesė pronėsore. Sipas kėsaj, sovraniteti i burrit lind nga pėrgjegjėsitė e tij. Kjo mbėshtetet nė parimin e pranuar nga tė gjithė: "Pozita ėshtė nė raport me pėrgjegjėsinė".

    Burri ėshtė udhėheqėsi dhe pėrgjegjėsi i familjes. Fėmijėt janė tė lidhur pas tij. Gjetja e shtėpisė dhe mbrojtja e saj ėshtė borxh pėr burrin. Autoriteti i shtėpisė ėshtė i tij. Ai ėshtė zot shtėpie. Pėr pasojė, kur burri ndodhet nė shtėpi, nuk mund t’i japė lejė njė tė huaji pėr tė hyrė nė shtėpi. Nė kėrkesat e saj tė njohura, gruaja i bindet udhėheqėsit tė shtėpisė. Gruaja nuk mund t’i tregohet e pabindur burrit qė mban njė detyrė dhe pėrgjegjėsi tė rėndė, qė i ve gjoksin luftės sė jetės. E drejta e burrit ėshtė e madhe. Hz. Pejgamber urdhėron: "Po qe se njė njeri do ta urdhėroja t’i binte nė sexhde njė tjetri, pėrveē Allahut, do t’i urdhėroja gratė t’u binin nė sexhde burrave, pėr shkak se Allahu realizoi tė drejta tė burrave mbi gratė". Kuptimi i njė hadithi tjetėr ėshtė kėshtu: "Mua m’u tregua Xhehennemi. Kur pashė, shumica ishin gra. Ato bien nė femohim". Kur Pasuesit e pyetėn: "O i Dėrguar i Allahut, mos vallė ato mohojnė Allahun?", ai urdhėroi e foli: "Tregohen mosmirėnjohėse ndaj burrave, tregohen mosmirėnjohėse ndaj tė mirave. Sikur ndonjėrės prej tyre t’i bėsh tė mira me shekuj, pastaj, po pa diēka tek ty qė s’i pėlqen, do tė thotė: Se mos pashė unė ndonjė tė mirė prej teje!"

    Vatra familjare ėshtė si njė shtet i vogėl. Sigurisht, ky do tė ketė udhėheqėsin e vet. Burri ėshtė udhėheqės i domosdoshėm nga krijimi, detyrat dhe pėrgjegjėsitė. Ja, pra, epėrsia qė u njeh Islami burrave ndaj grave.

    Edhe sipas koncepteve tė sotme juridike, nė institucionin e familjes burri zotėron tė drejta prioritare nė raport me gruan. Burri ėshtė udhėheqėsi i familjes. Atij i pėrket zgjedhja e vendosjes sė shtėpisė. Bashkėshortja bart mbiemrin e burrit. Ajo ėshtė kėshilltarja dhe ndihmėsja e tij. Burri pėrfaqėson bashkėsinė e martesės. Pa lejen e burrit gruaja nuk mund tė merret me ndonjė punė ose art. Nė tė drejtėn Islame, bashkėshortja, qė nga akti i lidhjes sė kurorės gjer nė mbarimin e afatit tė pritjes (iddet) pas divorcit, ėshtė nėn kujdesin e burrit. Qoftė ēfarėdo shpenzimesh tė gruas, qoftė tė fėmijėve, burri i ndjek dhe i plotėson. Gruaja nuk pėrzihet kėtu. Pėrkundėr kėsaj, nė tė drejtėn moderne gruaja merr pjesė nė shpenzimet e domosdoshme tė rritjes dhe edukimit tė fėmijėve.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #20
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    TE DREJTAT DHE DETYRAT

    E GRUAS DHE BURRIT NDAJ NJERI-TJETRIT



    "Siē keni ju tė drejta mbi gratė, edhe ato kanė tė drejta mbi ju".

    (Nga "Ligjėrata e Lamtumirės")



    Nė Kuranin e Madhnueshėm bashkėsia e martesės emėrtohet "hududullah" - kufijtė e vėnė nga Allahu. Martesa nuk ėshtė vetėm njė ngjarje midis dy njerėzish. Nė tė njėjtėn kohė, martesa hedh themelet e familjes. Kurse familja ėshtė shtylla kryesore e shoqėrisė. Martesa, pėrveē kėtij aspekti tė rėndėsishėm njerėzor dhe juridik, ka edhe aspektin hyjnor dhe fetar, Pėr vazhdimin e saj nė kėnaqėsi dhe lumturi, pėrbėjnė kusht "kufijtė e vėnė nga Allahu". Vazhdimi i martesės bėhet duke mbrojtur kėto kufinj. Kapėrcimi i tyre ėshtė shembja e martesės. "Shkelėsit e kufinjve tė Allahut janė vetė mizorėt".

    I Dėrguari i Madh (a.s.) pėrgjegjėsitė burrė-grua nė bashkėsinė e martesės i pėrcakton kėshtu: "Dijeni mirė kėtė qė secili prej jush ėshtė njė ēoban dhe ēdokush ėshtė pėrgjegjės nė atė ēka pritet prej tij. Udhėheqėsi i shtetit ėshtė njė kujdestar dhe nė drejtimin e tij mban pėrgjegjėsi para popullit. Burri ėshtė mbrojtės i njerėzve tė shtėpisė edhe ai mban pėrgjegjėsi para tyre. Gruaja ėshtė kujdestare e shtėpisė sė burrit dhe e fėmijėve dhe pėrgjigjet pėr ta. Shėrbėtori ėshtė rojė e mallit tė zotėrisė sė tij dhe ėshtė pėrgjegjės para tij. Shkurt, secili prej jush eshtė njė ēoban dhe ēdokush ėshtė pėrgjegjės nė atė ēka pritet prej tij".



    TE DREJTAT E GRUAS MBI BURRIN

    Njė parashtrim i domosdoshėm

    "Mos e diagnostiko tė drejtėn me anė tė njerėzve, por njerėzit me kriteret e sė drejtės". Nga pikėpamja e temės sė bisedės, kjo thėnie ka njė rėndėsi tė madhe. Bazat e besimit tė fesė Islame sė bashku me adhurimin, etikėn dhe tė drejtėn, pėrbėjnė njė tė tėrė tė vetme Eshtė Muhammedi (a.s) ai qė me anė tė revelacionit tė vazhdueshėm tė Kuranit tė Madhnueshėm nga Allahu, mori urdhėrat dhe kėshillat rreth Islamit dhe ua bėri tė njohura ato njerėzve. Nė tė vėrtetė, Pejgamberi "i paarsimuar" qė ishte vazhdimisht nė lartėsinė e revelacionit, ishte bėrė zotėruesi i ēdo dijeje tė domosdoshme. Pėr pasojė, edhe fjalėt e tij janė njė burim nė fe. "Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk ėshtė tjetėr, pos shpallje qė i shpallet".

    Veprat e tė Dėrguarit tė Madh, veprimet dhe sjelljet e tij janė vetė drejtėsia. Tė drejtėn e pati bėrė tė njohur me fjalė, e pati zbatuar nė praktikė. Nė Kuran ėshtė urdhėruar: "Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė Dėrguarin e Allahut..." Pėr pasojė, Islamin e kuptojmė nga Kur’ani, komentin e tij dhe urdhėrat e Islamit nga sunneti i tė Dėrguarit tė Allahut, qė ėshtė plotėsuesi i tyre. Duke dhėnė konkluzione pėr fenė Islame, nė radhė tė parė duhet tė lexojmė burimet e tij. Edhe mėnyrat e veprimit tė muslimanėve duhet tė vlerėsohen sipas kėtij kriteri.

    Gjatė gjithė historisė sė Islamit, gruaja muslimane, nė vende tė ndryshme ėshtė pėrballur me trajtime tė ndryshme. Kjo gjė mund tė thuhet pėr tė gjitha gratė e botės. Jam i opinionit se tė thuash qė gjatė gjithė historisė gruaja muslimane nė raport me gratė e tjera ka jetuar njė jetė shumė tė prapambetur, ėshtė diēka e papranueshme. Nė periudhėn e Osmanėve, gruaja, ashtu siē u pėrball me vlerėsime kohėsh tė ndryshme, nė fshatra e qytete, nė popujt e ndryshėm tė perandorisė sė madhe, kishte pėrshkuar njė jetesė tė larmishme. Nė tė vėrtetė, kjo s’ėshtė tema e bisedės sonė. Duke pėrsėritur, le tė themi se nė disa periudha dhe nė disa popuj tė botės Islame, duke parė kah trajtimet e bėra, nė ēėshtjen e vlerėsimit tė gruas Islame nuk duhet tė bėjmė konkluzione.

    Tė drejtat e bashkėshortes

    Pyetjes se cilat janė tė drejtat e gruas mbi burrin, i Dėrguari i Allahut i ėshtė pėrgjigjur kėshtu: "Kur tė ushqehesh ti, ta ushqesh edhe atė, kur tė vishesh, ta veshėsh edhe atė. Kurrė tė mos i biesh nė sy. Tė mos i thuash "e shėmtuar" asaj ose punėve tė saj. Tė mos e lesh vetėm pas zemėrimit, vetėm brenda nė shtėpi (mund tė rrish pėrkohėsisht i zemėruar)". Nė hadithe tė tjera urdhėron kėshtu: "Ushqejini ato me ē’ushqeheni vetė, vishini me ē’visheni vetė, mos i rrihni, mos u thoni "e shėmtuar", mos pėrdorni fjalė tė kėqia".

    1. Nevojat materiale dhe mjetet e jetesės sė gruas i pėrkasin burrit. Kjo ndryshon sipas gjendjes ekonomike tė tij. E rėndėsishme ėshtė tė jetė nė nivelin e tij vetiak. Siē thamė edhe mė lart, gruaja, nga pikėpamja ligjore, nuk ėshtė e detyruar tė punojė nė shtėpi. Sipas disa Pasuesve, tabiinėve (bashkėkohėsve tė Pasuesve) dhe Imami Malikut, po qe se burri ėshtė i varfėr, gruaja duhet tė punojė. Po qe se burri tregohet dorėshtrėnguar dhe nuk bėn shpenzimet e lejueshme e tė zakonshme, gruaja, pa dijeninė e tij, mund tė shpenzojė pėr vete dhe pėr fėmijėt. Hz. Pejgamber e ka lejuar kėtė gjė.

    2. Gruas s’duhet t’i thuhet "e shėmtuar" qoftė pėr tė, qoftė pėr punėt e saj. Pėr sa mund ta pranojė ajo, e keqja mė e madhe qė mund t’i bėhet gruas, ėshtė t’i thuhet "e shėmtuar". Gruaja pėrpiqet qė t’ia bėjė tė pranueshme burrit bukurinė shpirtėrore dhe qėnien e vet. T’i thuhet asaj "e bukur", ėshtė mirėsi e madhe dhe delikatesė.

    3. Nė hadith, pranė kėsaj porosie, zė vend edhe ajo qė gruas s’duhet t’i zėmėrohesh dhe s’duhet ta lėsh vetėm. Tė shkuarit mirė me gruan ėshtė urdhėruar edhe nė Kur’an: "...Ēoni jetė tė mirė me to. Nė se i urreni ato, bėni durim, pse ndodh qė Allahu tė japė shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni".

    Nė lidhje me kėtė ēėshtje, ka shumė porosi tė Hz. Pejgamberit: "Kėshilloni pėr mirė midis njeri-tjetrit" "Besimtari tė mos i nervozohet e zemėrohet besimtares. Nė se njė sjellje e saj s’i vjen pėr mbarė, nga tjetra mund tė mbetet i kėnaqur". Ē’ėshtė e vėrteta, edhe mund tė mos na pėlqejė ēdo sjellje e njė njeriu. Por njeriu i shkuar e me prirje tė mira, tek tjetri, veēanėrisht tek gruaja e tij, do tė gjejė shumė sjellje tė mira qė do t’i vijnė pėr shtat. Duhet tė jeni tė kėnaqur e tė lumtur me to. Njė tjetėr porosi e tė Dėrguarit tė Madh ėshtė kėshtu: "Nė aspektin e besimit, mė i pėrsosuri ndėr besimtarėt ėshtė ai mė i miri moralisht. Mė i dobishmi ndėr ju ėshtė ai mė i sjellshmi dhe delikati ndaj grave".

    Tė pėrsėrisim se ėshtė e ndaluar tė zemėrohesh e tė mos flasėsh me gratė, t’i bojkotosh ato. Sepse gruaja kėrkon qė burri tė merret vazhdimisht me tė, sepse ndien nevojė shpirtėrore qė ai vazhdimisht tė pranojė qėnien dhe vlerat e saj vetiake. Duke mos e parė kėtė interesim, ajo hidhėrohet pa masė. Madje, nga anketat ėshtė kuptuar se ky ėshtė shkaku kryesor qė i ēon gratė nė lidhje tė palejueshme.

    Nė vendin tonė, nė ēdo dhjetė hapa, na vret syrin "e keqja e kokės sė vet" e Lindjes, pamja e kafeneve, ku qindra e mijra vetė me orė tė tėra pėrpiqen qė, nė indiferentizmin mė tė madh, tė kalojnė kohėn mirė me njėri-tjetrin. Dhe shumica e kėtyre tė martuar e tė moshuar. A s’ėshtė mė mirė qė, nė vend qė tė rrinė nė ato vende tė zhurmshme e tė thithin atė atmosferė tė helmuar, tė jenė pranė fėmijėve e familjes? Edhe bashkėshortet i bėjnė tė kėnaqura, edhe merren vetė me edukimin e fėmijėve. I Dėrguari i Madh urdhėron e thotė se, "edhe sikur tė mos gjeni asnjė mundėsi pėr tė bėrė diēka tė mirė nė shtėpi, mjafton qė tė flini me bashkėshortet tuaja, do tė ishte njė gjė e mirė pėr ju".

    4. Njė ndėr tė drejtat e gruas mbi burrin ėshtė qė ai tė argėtohet nė shtėpi me tė, ose tė shkojnė bashkė pėr tė ndjekur njė dėfrim tė lejueshėm. Nėna jonė, Aishe, bėnte gara vrapimi nė rrugė me tė Dėrguarin e Allahut, disa herė ajo ia kalonte, disa herė fitues dilte ai. Nė xhaminė e Medines, ndėrsa djelmoshat Habeshė bėnin lojra luftarake me shigjeta, Hz. Pejgamber me Hz. Aishenė i ndiqnin nga dera. E mbulonte Aishenė me hirkėn e vet e kėshtu ajo mund tė shihte gjersa tė mėrzitej. Pėrcillet njė thėnie e tillė e Ibni Abbasit: "Ashtu siē dėshiroj qė ime shoqe tė zbukurohet pėr mua, mė pėlqen qė edhe unė tė zbukurohem pėr tė. Sepse Providenca Hyjnore urdhėron: "Ashtu siē kanė tė drejta burrat mbi gratė, ashtu edhe gratė kanė tė drejta mbi burrat". I Dėrguari i Allahut nė njė hadith urdhėron kėshtu: "Tė gjitha lojrat janė bosh, pa vend. Mbi ēdo gjė ėshtė tė gjuash me shigjetė, tė stėrvitėsh kuaj dhe tė luash me bashkėshorten. Kėto janė tė drejta e me vend".

    5. Gratė nuk duhet tė rrihen. Duke iu drejtuar grave, Hz. Pejgamber urdhėroi: "Mos i rrihni robėreshat e Allahut". Njėfarė kohe mė vonė vjen Hz. Omeri dhe ankohet duke thėnė: "Tė gjitha gratė filluan t’i kundėrshtojnė burrat". Mbi kėtė ankesė, i Dėrguari i Allahut dha lejė pėr t’i rrahur ato. Kėtė radhė u shtua numri i grave qė vinin pėr t’u ankuar ndaj burrave tė tyre. Si pėrfundim, Pejgamberi ynė urdhėroi: "Shumė gra po parashtrojnė ankesat e tyre te familja e Muhammedit. Dijeni se ata qė rrahin gratė, kurrė nuk janė tė bekuarit ndėr ju".

    Nė Islam burri ėshtė udhėheqėsi i familjes. Udhėheqėsi i familjes, pėr tė vendosur disiplinėn nė shtėpi, a mund ta rrahė gruan pa i shkaktuar shumė dhimbje e pa plagė? Po qe se gruaja ėshtė "e fryrė", si tė thuash, ka ngritur krye ndaj tė shoqit dhe i ėshtė vėnė shembjes sė bashkėsisė sė martesės, burri mund ta rrahė atė. Te kjo rrahje ka edhe urtėsi tė tjera. Kjo temė do tė diskutohet mė tej mė vete. Jashtė kėsaj, burri nuk ka tė drejtė ta rrahė gruan. Hz. Pejgamber urdhėron e thotė: "Askush tė mos rrahė bashkėshorten sikur tė rrihte shėrbėtoren. Ndoshta edhe kthen e nė fund tė ditės mund tė bjerė nė marrėdhėnie me tė".

    Burri dėnohet po ta rrahė tė shoqen me dhimbje, plagė dhe dėmtime tė tjera. Zakonisht burri e rreh lehtė nė formė tė paralajmėrimit dhe kėshillės kur ajo i shmanget detyrės sė bashkėshortes kur bie e ngrihet me njerėz tė huaj, jo tė gjakut, kur shėtit jo si zakonisht dhe pa lejen e tė shoqit, kur pasurinė e tij e shpenzon me tė tepėrt dhe e shpėrndan. Por, edhe nė kėto raste, qoftė edhe lehtė, nuk mund ta rrahė menjėherė. Nė fillim do ta kėshillojė, do t’i flasė ėmbėl, pastaj do t’i drejtohet ashpėr, do t’ia bėjė tė qartė pakėnaqėsinė dhe zemėrimin e tij. Po s’bėnė efekt edhe kėto, mund ta rrahė lehtė. Porse, po e parashikoi se edhe kėshtu nuk do tė japė rezultat, pėrsėri nuk e rreh dot. Sepse qėllimi nuk ėshtė qė tė rrihet gruaja, por tė paralajmėrohet dhe bindet ajo. Po s’u arrit ky qėllim, rrahja konsiderohet goditje ndaj tė drejtave tė saj. Po qe se gabimi ose faji i gruas i ka kaluar njė institucioni zyrtar pėrkatės, nuk bėhet fjalė mė pėr ndonjė paralajmėrim tjetėr.

    6. Burri, duke e trajtuar gruan nėn dyshim, nuk mund t’i ushtrojė asaj presion, nuk mund ta mbajė fshehtas nėn mbikqyrje. Vetėm po u gjetėn fakte tė forta dyshuese. Nė hadith urdhėrohet: "Po qe se dikush nga ju ėshtė larguar nga familja pėr njė kohė tė gjatė, nė kthim tė mos hyjė nė shtėpi fshehtas".

    Burri nuk mund tė marrė vendim duke u bindur menjėherė tek thėniet e tė tjerėve pėr gruan e tij. Nė fakt, prishja e marrėdhėnieve midis bashkėshortėve ėshtė njė ndėr mėkatet e rėnda. Hz. Pejgamberi urdhėron e thotė: "Ai qė i bėn tė njohur informacion tė keq tė shoqit pėr gruan, nuk ėshtė prej radhėve tona". Nuk duhet qė burri t’i shkojė pranė befasisht gruas dhe gruaja nuk duhet tė jetė aq e gatshme dhe e pėrgatitur sikur do t’i dilte ballėpėrballė burrit. Disa rastėsi tė kėqia mund tė bėhen shkak pėr lindjen e pashkuarjes midis bashkėshortėve.

    7. Pėrhapja e tė fshehtave tė jetės private midis bashkėshortėve, sipas pikėpamjes morale e etikės fetare, ėshtė parė plotėsisht e palejueshme. I Dėrguari i Madh e vlerėson kėshtu kėtė veprim qė thyen (prish) ndjenjat e turpit te gruaja, ndiestė e holla dhe tė pastra tė saj: "Nė ditėn e Kiametit, nė Lartėsinė e Allahut, nė gjendjen mė tė keqe do tė jetė ai qė, ndėrsa bėn marrėdhėnie me tė shoqen, e pėrhap tė fshehtėn e saj". Sigurisht nė kėtė specifikė delikate edhe gruaja ėshtė para tė njėjtit detyrim.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •