CILESITE QE KERKOHEN TE
BASHKESHORTI
Ashtu si tek bashkėshortja, edhe tek bashkėshorti, cilėsia e parė qė kėrkohet, ėshtė besimi. Njė hadith (porosi) qė ua pėrcollėm gjatė diskutimit tė domosdoshmėrisė sė martesės, do ta pėrsėrisim edhe njė herė kėtu: "Martojeni vajzėn me atė qė do tjua kėrkonte, nė se do tė ishit tė kėnaqur me sjelljet dhe fenė e tij. Po sia dhatė, do tė shkaktohej ndonjė intrigė dhe grindje e madhe". Njerėzit thanė: "O i Dėrguar i Allahut, po spati pasuri dhe fis tė dėgjuar?" Ai u pėrgjegj kėshtu duke pėrsėritur tri herė: "Martojeni me atė qė ia pėlqyet besimin dhe sjelljet".
Barazia
Nė sistemet e tjera juridike kihej kujdes ndryshimi i mundshėm klasor midis ēiftit qė do tė martohej. Nė tė drejtėn Brehmene tė hershme, fillimisht, prapėsohej dhe zgjidhej martesa e njė burri me njė grua mė poshtė se klasa e tij, pastaj prapėsimi dhe zgjidhja e martesės sė personave qė u pėrkisnin kasteve tė ndryshme ishte bėrė traditė. Nė tė drejtėn romake martesa mund tė bėhej vetėm midis njė burri dhe gruaje me qytetari tė njėjtė. Nė se njėra nga palėt e humbiste qytetarinė romake nė ēfarėdo kushtesh, martesa prishej.
Nė tė drejtėn e Islamit pėrshkruhen disa kėrkesa nė favor tė gruas. Gruaja ose prindi i saj, te burri qė do tė bėhet dhėndėr, munden tė kėrkojnė disa kushte. Se si duhet tė jenė kėto kushte, nga ana e juristėve janė zhvilluar pikėpamje tė ndryshme. Kėsaj ēėshtjeje tė veēantė i thuhet "Kyfyv" -drejtpeshim, ngjashmėri, barazi.
Fraksionet kanė qenė tė bashkuar nė pikėpamjen se barazia e besimit midis ēiftit qė do tė martohet, pėrbėn kusht. Jashtė kėsaj, Hanefitė kishin vėnė si kusht edhe qė burri tė mos jetė poshtė gruas si nivel fisnor, sipas kėsaj formule: Kurejshėt janė tė barabartė midis tyre, arabėt e prapambetur midis tyre, joarabėt midis tyre dhe kėshtu mund tė martohen. Veēanėrisht burri duhet tė kishte fuqi pronėsore tė tillė qė tė mund ti jepte gruas garancinė e kurorės dhe ti siguronte asaj tė ardhurat pėrkatėse tė jetesės pėr 6 muaj ose 1 vit; dhe nga pikėpamja e profesionit, sipas opinionit tė bashkėsisė ku jetojnė, ta ketė tė tillė qė tė mos ia thyejė zemrėn gruas.
Sipas Shafiive, burri mund tė jetė mė poshtė se gruaja nga ana e shkallės sė besimit, fisit, profesionit dhe lirisė (por tė mos jetė skllav).
Edhe Hanbelitė kanė zhvilluar pikėpamje tė afėrt me kėtė.
Ndėrsa Malikitė kishin menduar mė lirisht duke i dhėnė mė tepėr rėndėsi ēėshtjes sė fesė. Sipas tyre, barazia duhet tė kėrkohet vetėm nė besim si dhe nė atė qė tė mos ketė tė meta trupore dhe tė organeve.
Kritika dhe parapėlqimi
Shihet se juristėt Islamė nuk kanė ardhur nė njė pikėpamje tė pėrbashkėt pėrsa u pėrket cilėsive qė kėrkohen tek burri dhe barazisė. Imami Malik, Sevri, nga Hanefitė Imam Kerhi, sipas njė tregimi Imami Shafii, nga nxėnėsit Muhammed b. Sirin dhe Omer b. Abdulaziz, janė tė opinionit se barazia kėrkohet vetėm nė fe dhe nė moral. Me tė vėrtetė, edhe hadithi (porosia), pėrkthimin e tė cilit e pėrsėritėm nė krye tė diskutimit, e pohon kėtė opinion haptaz. Hadithet qė merren me ēėshtjen e kėrkimit tė barazisė fisnore mes ēiftit, nuk i shpėtojnė dot tė qėnit tė dobėt (hadis daif) e tė sajuar (hadis mevdu). Hadithet e vėrteta nuk mund tė nxjerrin njė urdhėr tė tillė.
Pėrveē ngjashmėrisė fisnore, barazia profesionale ndėrron sipas kohės dhe mjediseve. Disa profesione qė konsiderohen tė ulta nė disa kohė dhe vende, nė kohė dhe vende tė tjera mund tė mos konsiderohen kėshtu. Nė periudhėn e Emevive ka edhe qė kėmbėngulin se mbi kėtė pikėpamje tė dijetarėve ėshtė ndikimi i fanatizmit arab.
Erdhi vendi qė tė themi se ka hadithe (porosi) tė vėrteta tė tė Dėrguarit tė Allahut qė e shkulin me rrėnjė dallimin midis njerėzve pėr shkak tė sojit. Pikėsėpari, nė kaptinėn el-Huxhurat tė Kuranit (49/13), bėhet e qartė se Providenca Hyjnore tė gjithė njerėzit i krijoi nga njė mashkull e njė femėr, pėr ēarėsye ata janė tė barabartė, vetėm se, pėr tė mundur tė njohin njėri-tjetrin me anė tė veēorive dalluese, i ndau ata nėpėr fise. Lartėsimi midis njerėzish mund tė kėrkohet vetėm nė atė se sa ata janė besimtarė. "S'ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat)". Edhe Hz. Pejgamber urdhėron kėshtu: "Njerėzit janė tė barabartė si dhėmbėzat e krėhėrit. Asnjė arab nuk ka pėrparėsi nga joarabi. Pėrparėsia ėshtė vetėm tek zbatimi i urdhrave fetare dhe ruajtja nga ndalimet (takva)" Njė nga idetė e Ligjėratės sė Lamtumirės sė njohur tė tė Dėrguarit tė Allahut, ėshtė kėshtu: "O njerėz! Jashtė ēdo diskutimi, Zoti juaj ėshtė njė dhe babai juaj ėshtė njė. Tė gjithė jemi bijtė e Ademit, kurse ai ėshtė nga dheu. Pranė Allahut, mė i vlefshmi nga ju ėshtė ai qė tregon mė shumė nderim pėr Tė. Midis arabit e joarabit ska ansjė pėrparėsi pėrveē dimensionit tė nderimit ndaj Allahut".
Le tė shtojmė edhe se Hz. Pejgamber, vajzėn e menēur e tė bukur tė Kurejshve, i pranuar si fisi mė i njohur dhe autoritar, vajzėn Kajs, tė quajtur Fatime, e kishte martuar me Husame, djalin e njė skllavi tė liruar. Veēanėrisht, nė kohėn e tij, motra e Abdurrahman b. Avfit nga fisi Kurejsh, pėrsėri me njė skllav tė liruar ishte martuar, me Habeshliun Bilal. Ebu Hudhejfe, vajzėn e motrės, Fatimen, e kishte lidhur me kurorė me skllavin e tij, Salim. I Dėrguari i Allahut, njė pjesė tė kėtyre lidhjeve i kishte bėrė vetė, njė pjesė i kishte miratuar duke u bėrė mbėshtetje e tyre.
Nė luftėn midis tė drejtės dhe tė shtrembrės, qė nga njeriu dhe profeti i parė, Hz. Ademi, gjer mė sot, ajo qė po e tregon forcėn e fundit sot, janė humbjet e mėdha nė frontin e sė drejtės, nė krye tė tė cilave qėndron familja Islame. Numri i familjeve tė lidhura pas besimit Islam, pas traditės dhe zakoneve tė tij, vjen duke u pakėsuar e u pėrhumbur. Shkaku i kėsaj ėshtė prishja e kritereve dhe vlerave tė martesės. Vajzat e rritura nė familjet muslimane hyjnė nė mjediset vėrtet me gjendje pasurore tė favorshme, por qė sbesojnė, ndėrkaq, edhe meshkuj tė kujdesshėm ndaj fesė, martohen me vajza qė si kushtojnė rėndėsi fesė. Kėshtu, nė familjen Islame, shmangia vazhdon tė dalė nė shesh nė dy drejtime. Aspekti i hidhur i kėsaj pune ėshtė qė edhe prindėrit, nė dukje besimtarė, tregohen tė pakujdesshėm. Duke thėnė "kėrkojmė besimtar", dhėndėr tė pasur kėrkojnė. Kėta njerėz, me trup tė kthyer nga Kiblja, por me zemrat nga malli, me thėniet e tyre hyjnė nė tė pėrgjithshmen e asaj qė shpreh kjo porosi e tė Dėrguarit tė Allahut: "Ēdo bashkėsi ka njė ambicje dhe ambicja e bashkėsisė sime ėshtė pasuria".
Njė nga Pasuesit, Sehl b. Sad es-Saidi, tregon: "Njė ditė, para tė Dėrguarit tė Allahut kaloi njė burrė. Atėherė ai e pyeti njerin nga ata qė i rrinin pranė: "Ēthua pėr kėtė qė kaloi?" Ai u pėrgjigj: "Ėshtė njeri nga aristokratėt, vallahi ėshtė shumė i denjė ti jepet vajzė po kėrkoi dhe ti dėgjohet fjala, po foli diēka". I Dėrguari i Allahut nuk foli. Ca mė pas kaloi njė tjetėr. Kėtė herė pėrsėri pyeti: "Po pėr kėtė, ēthua?" Njeriu u pėrgjegj: "O i Dėrguari i Allahut, ky ėshtė njėri nga tė varfėrit e muslimanėve. Eshtė i denjė tė mos i jepet vajzė, po kėrkoi, tė mos i pranohet ndėrmjetėsimi, po e bėri, tė mos i dėgjohet fjala, po foli". Nė lidhje me kėto dy pė
Krijoni Kontakt