Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    Si e vleresoni ekzistencen tuaj:?

    Ndaluni per nje moment duke lene ne mes dicka qe mund te jeni duke bere.

    Uluni ne nje vend te rehatshem dhe mbyllni syte.

    Urdherojeni mendjen te filloje nje udhetim imagjinar duke pershkuar te gjithe itinerarin e jetes suaj.

    Meditoni thelle mbi veten tuaj , per aftesite qe posedoni, per endrrat qe keni , degjoni me kujdes melodine e shpirtit tuaj dhe nje mije tinguj ndjenjash qe dalin prej tij.

    Mendoni per dashurine; e bukur dhe e fuqishme.

    Mendoni per dhimbjen ; sprovuese , nganjehere e pashmangshme.

    Filloni te udhetoni dalengadale brenda vetes.

    Me ne fund hapni syte dhe shikoni trupin tuaj; cdo gje qe na perben eshte perfekte dhe ne vendin e duhur.

    A e vleresojme vertete veten ?

    Ke duhet te falenderojme per ekzistencen tone?

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mesues me keto qe shpreh me ke pere nje seance te mire psikoterapie. Eshte mire kur njeriu vepron keshtu vecanerisht kur eshte ne poziten e vetvleresimit te ulet. Njeriut ne jete i ndodhin shume gjera te rendesishme, te mira dhe te keqija. Te gjitha jane eksperienca. Mbi bazen e tyre behet me i ditur. Nuk duhet perjetuar keq nje fatkeqesi apo gjendje e keqe shpirterore. Keto eksperienca duhet ta bejne njeriun te forte. Per te eshte dhe e mira dhe e keqja. Une nuk e kam vleresuar veten sa duhet por tani po mesoj ta vleresoj.
    Persa i perket egzistences time falenderoj Hyjin! Me pas prinderit.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    shoke!!
    eshte brenda nesh eksistenza abbsolute ???????
    apo eshte jashte nesh ajo relativja????
    apo eshte nje egoisem ipokrisi e njeriut per te gjetur te verteten???
    apo eshte vetem nje iluzion?
    apo eksistenza eshte e pa eksistueshme pasi nulla eshte e perhershme ???????

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    mesues

    ne fakt vleresimi i vetes eshte shume i keqkuptuar si nocion.kjo sepse jemi ne vete subjekti.dhe varet nga aftesia jone per te pare cilesite dhe cdo gje tjeter rreth nesh.duhet te jesh pak altruist per te ditur te vleresuar drejt veten.modest dhe te dish te kapesh detajet.
    nga ana tjeter,duhet te kaloje kohe,te rritesh,te provohesh ne jete ne menyre qe te jesh ne gjendje te thuash dicka dhe per veten.mund te flas shume per faktoret qe na bejne te shohim veten tone ashtu sic jemi.(mgjthse kurre nuk i shmangemi dot unit).gjithsesi, nje nga ato qe duhet zbuluar brenda nesh eshte gjuha e trupit.trupi yne ka veti te habitshme.shpesh e ndjen dhe e parashikon ate qe do te ndodhe pa patur asnje shkak.ndonjehere trupi te thote me mire se c'duhet te besh sesa te gjitha arsyet qe mund te perdoresh.po te arrish te lirohesh mund ta degjosh shume lehte ate gjuhe.shprehet me ane te instikteve, ndjesive te cuditshme dhe shpesh qartesise se tyre.
    me duket se dola nga tema.sidoqofte me duket se duhet te jesh shume neutral per te zbuluar veteveten.pa komplekse.pa paragjykime.pa...pa...
    vecse ajo qe ka rendesi per mua eshte dashuria per veten dhe respekti per te.kushdo qe te jesh dhe cfaredo qe te kesh arritur.ketej fillojne te gjitha.tek e fundit po nuk vleresove ti veten tende mos prit ta bejne te tjeret.
    te gjitha keto qe thashe qendrojne vetem nese ke dashur te dish mendimet tona per vleresimin e brendshem te vetes.
    se qe jemi nje krijese e persosur fizikisht kjo s'ka me asnje dyshim.
    sa per ate te cilit i detyrohemi per kete une po hesht, duke ia besuar besimit te secilit.une shpesh varioj .nje here nga shkenca dhe nje here nga zoti.dhe nuk e di a do ta mesoj ndonjehere te verteten.ne te vertete s'di as a dua ta di...

  5. #5
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    ah shoke !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    une dua te lirohem
    nga vetja ime
    dua te lirohem nga gjithcka
    kjo eshte persosja
    ne qofte se eksistenza
    do te ishte kjo
    atehere do te ishte ...................................abbsolute?????? ????????'
    si thoni???????????

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    mesues, dhe buna... (pse jo edhe te tjere).
    Vetja eshte nje burim kaq i madh prej te cilave rrjedhin te gjitha. E kam fjalen kur kemi nje vete te zbuluar pa pretenduar te jete zbuluar e tera, pasi zbulimi perfundon vetem ate dite kur mbaron edhe procesi i krijimit te vetes se njepasnjeshme ne veten tone, ate ekzistuesen, fillimoren {e kam fjalen ketu per rritjen e hapsirese se mendimit e te shpirtit, qe ti buna mendoj kete te fundit e ke me ne finksion te mendjes...( per te patur mendime edhe mete shendosha ne vazhdimesine e zubilmit gjithmone duke mos e harruar vleresimin shkalle shkalle)}.
    Megjitheate, nese me ndodh te dua vertetesisht te sodis brenda vetes, qe jo rralle me ndodh dhe jo rralle jam nje sodiste e mire e kujdes'shme dhe vigjilente...me qellon qe te shijoj edhe kenaqesi, per cfare kam mundur te bej, per te krijuar kete vete, me disa gjuhe,( edhe ate te trupit), mirpo ne shumicen e rasteve nuk me kenaq vetja deri aty ku une kam dashur te quhem vete e vertete. Kjo krejt mirfillshem mund te quhet mungese e aftesise per tu vetvleresuar. Kjo ndoshta ke tebeje edhe me qellimet qe mund te kene mbetur vetem ne nje leter pa dale prej saj e pa u bere realizime. Shpesh ngaterrohet vetvleresimi (real ) me mbivleresimin e vetves. Per te realizuar sa me drejt kete vleresim na ndimon koha qe kemi grumbulluar ne moshen tone, dhe sa kemi mundur te ngrihemi mbi kete kohe, sa kemi arritur, po ama nemosarritje qe te detyrojne te ngresh edhe dyshime ndikojne edhe faktore te jashtem. (rrethanat sociale dhe gjeografike).
    Kur bej ashtu si tha mesuesi me lart, ne imagjinaten time paksa te shthurur dhe e prirur per ti kapercyer edhe kufijte e imagjinimit me rezultojne dy vete qe ne shumicen e rasteve me vijne edhe krejt te ndryshme prej njera tjetres. (ajo e mishta me mbetet jashte dhe qe eshte e treta) Dy te parat here here me duken rivale te kesaj te tretes,(ndonese edhe me njera tjetren jane rivale), gje qe kjo e treta me ndihet inferiore para tyre.
    Dua te them se edhe atehere kur jam duke kerkuar pikerisht ate qe thote mesuesi , te dime te vleresojme saktesisht veten per ate qe jemi , dhe kete ta bejme ne paqe...kjo e fundit(paqja) me sigurohet me se shumti nga nje person qe eshte krejt "rrethane", pra nje njeri tjeter qe nuk eshte vetja ime por qe ka disa gjuhe te vetes se vet qe komunikojne ne gjuhet e vetes time.(...lol...). (te me kuptoni personi qe e paraqita si rrethane nuk eshte i dashur apo njeri i gjakut)"Ngjashmeria per mua eshte shembulli".
    Pra te qenit vetem me veten qofte edhe ne kenaqesine ose detyren e per tu marre me te symbullur dhe kembengulese ne njohje , kjo nuk me kenaq, per me teper nukjam as qete.
    Ndoshta kjo sepse jam shume e influencueshme.
    Do ta perseris aktin hyjnore te te marrurit me shume me veten e me me perkushtim. Ndoshta do te mund te kem nje vleresim real qe me duhet vetem mua ta bej.
    Nderkohe ankohem se bej nje shume te madhe punesh te vogla.
    Duke mos e bere pikerisht mire kete punen e vogel (te marrurit me veten) qe eshte edhe me e madhja.
    Ndonjehere njeriu gjen hapsira boshe brenda vetes qe ia mundin edhe hapsirat jashte vetes te cilat keto njihen si edhe me te pazbulueshmet.
    ... a duhen mbushur hapsirat tona?(nese e ndjejme se i kemi, dhe nese i besojme aftesive qe na kane mbatur pa konsumuar deri me tani. Pervec te tjerash sa ,me shume mbushet hapsira aq me shume zgjerohet..shtyhet si ajri dhe necoja e krijimit dhe e permbushjes nuk mbaron kurre.) Ndoshta edhe te vleresuarit e vetes e merr ne menyre inertike kete vazhdimesi....

    duke qene e sigurte se do te deshiroj prap te kthehem ne kete diskutim ju pershendes.
    macia_blu!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    Tim

    do kishe per te bere nje rruge shume te gjate per clirimin e vetvetes.dhe sinqerisht nuk e di a do mund t'ia dilje dot.po me siguri do arrije shume afer persosjes (ku i dihet edhe mund te arrish ta prekesh).une nuk besoj se ekziston asgje absolute.cdo gje per mua eshte relative.qe diten qe e kupton kete lirohesh nga nje nocion gjigant sic eshte "absolutja".
    p.s mundohu te lexosh librin e paolo koelhos "veronika vendose te vdese"ndoshta do te te beje te zhvishesh edhe ti.qofte edhe per nje cast.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113
    Ekziston nje shprehje e tille; ''don't take things for granted''(me falni qe nuk ja di ekuivalentin ne shqip).

    Ne fakt eshte shume e lehte te biem ne gracken e mosvleresimit te vetes dhe menyres se si jemi konstruktuar.

    P.sh. i hedhim nje sy duarve tona dhe menyres si funksionojne ato.
    A nuk jane projektuar persosshmerisht per te bere gjithcka qe deshirojme?
    Ashtu si meditojme ne lidhje me duart ,mendojme per cdo gjymtyre tjeter te trupit tone, si dhe nevojat qe plotesojme si pasoje e veprimit te tyre.

    Kush na projektoi ne menyre kaq te persosur?.

    Nuk dua ta shnderroj kete teme ne nje diskutim fetar , thjeshte po mundohemi te gjejme pergjigjet e pyetjeve qe lindin ne menyre te natyrshme nga meditimi qe bejme rreth ekzistences sone!

  9. #9
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    ah ka vetem nje rruge
    nuk eshte as e gjate dhe as shkurter
    nuk ka fillim dhe nuk as mbarim
    ajo eshte mbi ne
    dhe brenda ksaj qendron
    boshlleku
    ne se nuk do te ishte per ty
    ankthi im do te ishte i cliruar
    ku jam eshte victime
    si thua buna per sea i perket eksistenzes abbsolute nuk e di se po ta dija ........................?
    faleminderit per kshillen dhe do ta lexoj.

    buna

  10. #10
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    E vleresoj ne menyre grafike dhe statiskikore sikur Stock marketi me linja, 'up and down; donw and up; straight and curly' .

    PO ti mesues si e velreson egzistencen tuaj?
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bursa e valutave parashikim... ju vleresoni ....
    Nga studenti1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-12-2007, 12:08
  2. Cfare Vleresoni Tek Partneri Apo Partnerja Juaj?
    Nga episodestory nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 16:12
  3. Si vlerėsoni ju radiostacionet nė gjuhėn shqipe?
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-10-2003, 12:31
  4. Sa e vleresoni bukurine??
    Nga syembla nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-06-2003, 12:12
  5. Korrektesa. Sa e vleresoni ju ate?!
    Nga Mina nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •