Cleopatra VII , u lind ne vitin 69 BC, ne Aleksandri te Egjyptit.Ajo kishte gjak mbreteror,pasi i perkiste dinastise Ptolemaike. Dinastia Ptolemaike , edhe pse me origjine Maqedonase ,sundoi Egjyptin si faraone egjyptiane.
Babai i saj, Ptolemi, vdiq ne vitin 51 BC duke ja lene fronin Cleopatres 18 vjecare dhe vellait te saj 11 vjecar. Cleopatres i duhej te kishte nje djale ose nje bashkeshort qe te sundonte.Per te kenaqur zakonin prifteror aje martohet me te vellane 11 vjecar. Egjyptin ajo e trashegoi ne renie ; shume toka perandoria e faraoneve po i humbiste nga pushtimet romake.Fuqia e faraoneve qe ne renie.
Cleopatra cilesohet ne histori si nje grua mjaft e zgjuar. Fliste 9 gjuhe,por latinishtja nuk ishte midis tyre. Burrat e mevonshem do te mesonin gjuhen e saj, per te folur me te.
Per me shume ne histori Cleopatra njihet si patriote dhe atdhetare e flakte, qe beri gjithcka per lavdine e atdheut te saj, tokes se faraoneve.
Ne 2 Tetor 48 BC, Qesari arriti ne dyert e Aleksandrise. Duke menduar qe si grua Cleopatra do te ishte nje kukull ne duart e Romes, ai e emeron governatore te Egjyptit.
Tre dite me vone ,duke mos qene me e nevojshme te jete e martuar ,ajo formalisht divorcon te vellane 14 vjecar. Duke perdorur bukurine dhe zgjuaresine e saj, mbetet shtatzene me Qesarin.Djali i tyre Ceasarian, u lind ne 23 Qershor 47 BC.
Gjate kesaj periudhe Egjipti u rimekemb. Qesari i dhuroi disa nga kolonite e humbura
Prodhimet e grurit te famshem egjyptian, nuk shkonin me ne Rome.
Ne Korrik 46 BC, Qesari kthehet ne Rome ,dhe sjell me vehte Cleopatren dhe te birin.
Senati i frikesuar nga mundesia e nje perandoreshe te huaj, detyron Qesarin te shkruaj testamentin ku fronin nuk ja le te birit apo gruas, por senatit te vendose. Pas ketij kompromisi, ne Mars 46 BC Qesarin e vrasin ne dyert e senatit ne Rome.Gjate kesaj periudhe Cleopatra vazhdonte te ishte governatore e Egjyptit. Ajo krijoi lehtesira aq te medha sa Egjypti ishte pothuaj i pavarur nga Roma. Asnje lloj takse nuk i dergohej perandorise Romake.
Pas vrasjes te te shoqit Cleopatra kthehet ne Aleksandri, ku deklaron vehten dhe birin e saj 4 vjecar bashkeqeverises te Egjyptit. Faktikisht dinastia Ptolemaike vjen perseri ne fuqi te qeverise Egjyptin.
Ne vitin 41 BC ushtria Romake e udhehequr nga Marc Anthony vjen perseri ne dyert e Aleksandrise. Mark Anthony e fton faraonen per bisedime, ne Tarsus, jashte Aleksandrise.Mark Anthony kishte gjak mbreteror por nuk kishte zgjuaresine e Qesarit .Gjithashtu kishte debulese per femra, vecanerish per ato me gjak blu. Gruaja e tij Fluvia vinte nga klasa e mesme, edhe pse vellai i saj Oktaviani ishte gjeneral i ushtrise Romake. Cleopatra duke i ditur keto dobesi, vjen e veshur si engjell dhe si rrjedhoje bisedimet politike kthehen ne dashuri me shikim te pare.Ate nate Cleopatra siguron vazhdimesine e Egjyptit por ne te njejten kohe mbetet shtatzene me binjake,
djale e vajze.Mark Anthony i kthen Egjyptit Qipron,Siciline,Gadishullin Arabik, Libanin, e Sirine. Ne pranveren e vitit 40 Marc Anthony kthehet ne Rome, ku divorcon Fluvian. Ai rikthehet ne Aleksandri dhe ne vitin 36 BC ai dhe Cleopatra bejne femijen e trete.
Nderkohe Egjypti fillon te rindertoje floten detare dhe Aleksandria kalon periudhen me te lulezuar te saj. Por ne te njejten kohe, Oktavian, vellai i Fluvias emerohet perandor i Romes. Ne vitin 30 BC ai shkaterron floten Egjyptiane dhe rrethon Aleksandrine.
I painteresuar per Cleopatren e bukur,shkaterron qytetin (djeg biblioteken e tij te pasur).
Marc Anthony ben vetvrasje duke u hedhur mbi shpaten e tij. Cleopatra arrestohet me te kater femijet. Ajo thirret ku i behet e ditur se ne Gusht do te nxirret per shitje si skllave ne qytetin ku kishte qene mbretereshe. Ne 30 Gusht 30 BC ne moshen 39 vjecare, nje nate para se te nxirret per shitje, kryen vetvrasje duke helmuar vehten me nje gjalper helmues .Vdekja nga helmi i gjalprit ishte vetvrasja tradicionale e dinastive faraonike.
Keshtu mbyllet sundimi 3000 vjecar i faraoneve Egjyptiane. Cleopatra ishte faraoni i fundit.
Te kater femijet dergohen ne Rome ku rriten nga gruaja e Marc Anthony, Fluvia.
Krijoni Kontakt